Home Blog Page 1105

9 vite pas ndarjes; Zayn Malik kujton fejesën me Perrie Edwards!

0

Zayn Malik ka folur së fundmi për marrëdhëniet e tij të kaluara nga prishja e fejesës me Perrie Edwards deri te mirëpritja e një vajze me ish-të dashurën Gigi Hadid.

Në një intervistë me Nylon, ish-anëtari i “One Direction” tregoi se aktualisht është beqar i lumtur. Por vite më parë, ai po bënte plane dasme me vokalisten e “Little Mix”, përpara se çifti të anulonte fejesën e tyre dyvjeçare në 2015-ën. “Nga 17 deri në 21 kam qenë në një lidhje”, tha ai për botimin.

9 vite pas ndarjes; Zayn Malik kujton fejesën me Perrie Edwards!

“Isha i fejuar dhe planifikova të martohesha dhe nuk dija asgjë në atë moment. Mendova se dija, sepse isha 21 vjeç. Më lejohej ligjërisht të bëja gjithçka”, vazhdoi Malik. “Prindërit e mi ishin disi me mentalitet të vjetër, kështu që nuk solla kurrë një të dashur në shtëpi . Kur pata mundësinë për ta bërë këtë, thashë: Do të kem një të dashur dhe ajo do të jetojë me mua. Kjo më bën një burrë të rritur”.

Disa muaj pasi ai dhe Edwards u ndanë, këngëtari i “Love Like This” ndezi thashethemet për romancë me Hadid. Çifti vazhdoi të takohej për rreth gjashtë vjet dhe mirëpriti vajzën Khai në shtator 2020, përpara se të ndaheshin përgjithmonë në fund të 2021.

“Nga 21 deri në 27, unë isha me Gi, dhe ne patëm një fëmijë”, tha Malik në një koment për supermodelen. “Nuk kam marrë shumë kohë për të njohur veten time”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dueli i tretë final mes Trepçës dhe Yllit

0

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në ndeshjen e tretë të serisë finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas dy dueleve të luajtura në këtë seri, njëri në Mitrovicë dhe tjetri në Suharekë, rezultati i përgjithshëm është 1:1.

Trepça e fitoi ndeshjen e parë, ndërsa Ylli iu revanshua në të dytën për ta bërë edhe më dramatike finalen, ku skuadra që regjistron tri fitore do të shpallet kampione e këtij edicioni.

Ndeshja e tretë, luhet prej orës 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku pritet të jetë një atmosferë e zjarrtë dhe përballje tejet e fortë mes këtyre dy skuadrave.

Trepça synon ta shfrytëzoj përparësinë e terrenit vendas për ta mposhtur Yllin dhe ta kthejë epërsinë 2:1 në rezultatin e përgjithshëm përball ekipit nga Suhareka.

Në anën tjetër, Ylli kërkon ta mposht Trepçën në Mitrovicë për ta marrë përparësinë e terrenit vendas dhe në vikend në Suharekë të ketë mundësinë për ta fituar titullin.

Deri më tani, këto dy skuadra janë ndeshur mes vete shtatë herë këtë edicion, me Trepçën që ka katër fitore karshi tri humbjeve të shkaktuara nga Ylli.

Trepça stinorin e rregullt e ka përfunduar në pozitën e parë, ndërsa Ylli doli i treti dhe për të arritur deri në finale, ka mposhtur Bashkimin në çerekfinale dhe Pejën në gjysmëfinale.

Ndërkohë, Trepça eliminoi Sigal Prishtinën në gjysmëfinale dhe po kërkon trofeun e katërt këtë edicion pas Superkupës, Kupës së Kosovës dhe Ligës Unike. Skuadra nga Mitrovica nuk e ka fituar titullin e kampionit prej vitit 2012, ndërsa Ylli po e kërkon titullin e tretë në katër vjetët e fundit.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rahoveci e bën hapin e parë drejt finales

0

KH Rahoveci e ka bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Në “Mizahir Isma”, Rahoveci e mposhti Trepçën me rezultatin 37:28. Ishte kjo gjysmëfinalja e parë e plejofit. Ndeshja e dytë zhvillohet në fundjavë në Mitrovicë. Me dy fitore sigurohet kalimi në finale. Rahoveci e nisi ndeshjen mirë, ndërsa në pjesën e parë ishte vazhdimisht në epërsi prej 4-5 golash.

https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/776367217955014

Mitrovicasit nisën të reagojnë vetëm në minutat e fundit, kur u afruan në dy gola 19:17. Me të nisur pjesa e dytë rezultati u barazua në 19:19. Më pas Rahoveci kaloi para me një e dy gola, por në pjesën e dytë u zhvillua lojë shumë e fortë. Vetëm në minutat e fundit Rahoveci bëri shkëputje në rezultat.

Mali Luzha i realizoi 6 gola për “vreshtarët”, ndërsa nga 5 i kishin Jon Muqolli e Florian Rexha. Te Trepça, Akram El Kassassi u shqua me 8 gola. Nga 5 i realizuan Sali Maxhera e Wael Mtibaa. Me nga 11 pritje u dalluan portierët Arti Luzha i Rahovecit e Marwane Soussi i Trepçës.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kuvendi i Kosovës miraton disa marrëveshje ndërkombëtare

0

Kuvendi i Kosovës ka miratuar shumicën e marrëveshjeve ndërkombëtare, ratifikimi i të cilave kishte mbetur pezull që një kohë për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme.

Sipas ligjit në Kosovë, marrëveshjet ndërkombëtare mund të ratifikohen vetëm me votat e dy të tretave të deputetëve.

Dy prej marrëveshjeve ndërkombëtare nuk kanë marrë mbështetjen e nevojshme të deputetëve gjatë seancës plenare të 16 majit. Bëhet falë për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, si dhe marrëveshjen e kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.

Me përkrahjen e deputetëve nga partitë opozitare, u arrit miratimi, ndër të tjera, edhe i Ligjit për ratifikimin e “amendamentit 3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”.

Gjithashtu, Kuvendi ka miratuar Ligjin për aderimin e Kosovës në Konventën për importin e përkohshëm.

Deputetët miratuan edhe Ligjin për marrëveshjen ndërkombëtare me Bashkimit Evropian në atë që quhet Programi i tregut të vetëm.

Në seancën e 16 majit është miratuar edhe marrëveshja ndërkombëtare me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim.

Partia Demokratike e Kosovës bëri të ditur më 15 maj se do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, vetëm një ditë pasi kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi, zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Marrëveshjet ndërkombëtare arrijnë vlerën e 300 milionë eurove, ka thënë më herët ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Në seancën e së enjtes, që është vazhdim i asaj që është mbajtur më 2 maj, në rend dite ishte edhe votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit amerikan të Shtetit.

Me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, votimi është shtyrë për një seancë tjetër meqë sipas tyre “rezoluta nuk është e plotë”.

“Kërkojmë më tepër kohë për (harmonizimin e qëndrimeve) për plotësimin e rezolutës”, ka thënë shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqipton mbi 2 mijë e 155 gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2155 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 22 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 42 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 17 persona.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Konjufca: Shteti i Serbisë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit

0

Sot bëhen 25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit. Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti.

Kuvendi i Kosovës sot ka nderuar me një minutë heshtje Ukshin Hotin.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se shteti i Serbisë është përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit. Ai ka kërkuar që për rastin e Ukshin Hotit të merret drejtësia vendore dhe ndërkombëtare.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bayern dëshiron ta mbajë Tuchel-in si trajner

0

Pas një kthese të befasishme, Bayern Munich thuhet se dëshiron të mbajë Thomas Tuchel-in si trajner.

Në shkurt, Bayern njoftoi se do të ndahej me Tuchel si trajner në fund të sezonit.

Megjithatë, pasi u refuzua nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Tuchel-in, Bayern tani me sa duket dëshiron që ai të qëndrojë si trajner kryesor.

Kështu shkruan “Sky Germany”, i cili raporton se pas takimit me përfaqësuesit e Tuchel-it të mërkurën, Bayern ka vendosur që ai të qëndrojë.

Tuchel mendohet se dëshiron të qëndrojë pavarësisht kritikave publike që mori së fundmi nga presidenti i nderit i Bayern-it, Uli Hoeness, por ende nuk ka marrëveshje.

Pika kryesore e pengesës në negociata thuhet të jetë kohëzgjatja e kontratës së re, me Tuchel që kërkon një marrëveshje deri të paktën në vitin 2026.

Tuchel zëvendësoi Julian Nagelsmann si trajner të Bayern Munich-ut në mars të vitit të kaluar me një kontratë deri në vitin 2025.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dy raketa hedhës me predha, granata dore – gjenden dhe konfiskohen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren

0

Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy personave të tjerë, si dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur arsenal armësh.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:05, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy raketahedhës me dy predha, dy granat dore, një armë zjarri dhe katër fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy viktimave, një mashkulli dhe një femre kosovare. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar, dy raketahedhës me dy predha, dy granata dore, një armë zjarri dhe katër fishekë të kalibrit të panjohur”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raportin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

E rrahën një person dhe e futën me forcë në veturë, arrestohen katër burra në Prizren

0

Katër burra janë arrestuar në Prizren pasi që të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht një person.

Sipas policisë, të dyshuarit e kanë futur me forcë në veturë viktimën dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër.

https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/776367217955014

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, thotë tutje policia në raport.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

0

Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti.

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më 17 qershor 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.

Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues ne disa universitete të Amerikës ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar.

Për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Millosheviqit. Për herë të fundit ishte arrestuar më 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundër Jugosllavisë dhe pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’rast ishte dënuar me 5 vjet burg.

Më 16 maj 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.

Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë, kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve.

Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti edhe sot e kësaj dite konsiderohet ende i zhdukur.

Komuna e Rahovecit sot mban takim në 25-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, në Shtëpinë-muze të Ukshin Hotit, Krushë e Madhe, ora 19:00. /KP/