Home Blog Page 1110

Osmani: Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë

0

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Korishës. Osmani ka thënë se mizoritë e kësaj Masakre na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë.

“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc.Barbaria e regjimit kriminal u manifestua ndaj të gjithë shqiptarëve pa dallim moshe, ngase i vetmi qëllim ishte shfarosja.

Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë, ndaj angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka shtuar se i përhershëm qoftë kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Hodaj: 1697 ankesa nga qytetarët në Inspektoratin Policor të Kosovës

0

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka nisur raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës për raportin vjetor të punës për vitin 2023.

Mirëpo në mungesë kuorumi pasi që në sallë janë veç 6 anëtarë të komisionit, sipas kryetarit të komisionit, Bekë Berisha, Hodaj vetëm do të dëgjohet, derisa në mungesë kuorumi tani për tani nuk mund të vazhdohet me pyetje nga deputetët e pranishëm, raporton RTKlive.

Kreu i IPK-së, Kushtrim Hodaj, tha se IPK ka pasur arritje, falë edhe mbështetjes nga akterët e jashtëm. Sipas tij, lufta ndaj korrupsionit është prioritet i IPK-së.

Hodaj foli edhe për ankesat që qytetarët e Republikës së Kosovës i kanë bërë në IPK. “Kemi pranuar dhe administruar 1697 ankesa nga qytetarët gjatë vitit 2023, 32 % e këtyre ankesave i kemi orientuar për hetim penal të cilat janë trajtuar nga IPK, pjesa tjetër prej 68% janë orientuar për hetim disiplinor”, tha ai.

Ndryshe IPK ka qëllim parandalimin, zbulimin, dokumentimin dhe hetimin e veprave penale të kryera nga punonjësit e Policisë, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj, përfshirë edhe hetimet mbi incidentet e profilit të lartë disiplinor si dhe hetimin disiplinor të zyrtarëve policor me gradën më të lartë të nivelit të lartë të menaxhimit dhe zyrtarëve të lartë të nivelit ekzekutiv.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen: “Ja ku po shkojmë”

0

Kylian Mbappe është rrugës për t’u bërë galaktiku i radhës i Real Madridit.

Sulmuesi francez njoftoi fundjavën e kaluar se po largohet nga Paris Saint-Germain.

Natyrisht se ka kohë që pritej një veprim i tillë nga 25-vjeçari, pasi në fund të vitit të kaluar u bë e ditur se ai ka marrëveshje verbale me Los Blancos.

Derisa ende nuk ka konfirmim zyrtar nga Real Madridi apo Mbappe, tashmë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano e quan të kryer këtë proces.

Gazetari italian ka postuar një foto me Mbappen në rrjetet sociale, ndërsa ka shkruar: “Ja ku po shkojmë”.

Ende nuk është konfirmuar nëse francezi i ka thënë Romanos datën se kur mund t’i bashkohet Real Madridit, por një gjë e tillë pritet të mësohet shumë shpejtë. /Telegrafi/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot me temperatura deri në 20 gradë celsius

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit

0

Sot janë bërë 25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit.

Për të shënuar këtë ditë sot nga ora 11:00, do të mbahet manifestim përkujtimor në nder të 25 vjetorit të rënies të martirëve të rënë për lirinë e Kosovës.

Manifestimi mbahet në Kompkeksin Memorial të Dëshmorëve dhe Martirëve në Korishë.

Ndryshe më 13 maj 1999, u krye masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullatën e kësaj ane dhe fshatrave përreth, duke vrarë 77 prej tyre.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ylli e barazon serinë finale ndaj Trepçës

0

Golden Eagle Ylli e ka barazuar serinë ndaj Trepçës, duke fituar me rezultat shumë të ngushtë në Suharekë.

Ylli triumfoi me një pikë diferencë 80:79 (23:18, 18:16, 19:7, 20:38).

Vendasit e nisën më mirë, duke e mbyllur me pesë pikë epërsi çerekun e parë (23:18), ndërsa vazhduan me të njëjtin ritëm edhe në çerekun e dytë 18:16, apo rezultati i përgjithshëm 41:34.

Ylli ishte i pandalshëm në çerekun e tretë për ta rritur edhe më shumë distancën dhe fituar me rezultat 19:7.

Trepça u zgjua vonë nga gjumi, në fakt ishte afër një përmbysje të madhe, duke e fituar çerekun e fundit me 18 pikë difernecë (20:38), por e pamjaftueshme për ta dërguar ndeshjen në vazhdime ose bërë ndonjë përmbysje.

Më i miri te Ylli ishte prapë Alonzo Verge Jr që shënoi 27 pikë, fitoi tre topa të kthyer si dhe dhuroi katër asistime, ndërsa te Trepça u dallua Tmusic me 17 sosh.

Kësisoj, seria finale barazohet 1:1, ndërsa ndeshja e radhës do të zhvillohet në Mitrovicë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dita e Martirëve në Korishë të Prizrenit, Kurti: Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vrasjet e Serbisë pa dallim moshe dhe gjinie në vend janë dëshmi e gjenocidit serb.

Kurti ka përkujtuar masakrën e Serbisë të kryer në Korishë të Prizrenit më 13 maj 1999, ku ishin vrarë 77 civilë, prej tyre 14 fëmijë, duke thënë se viktimat civile ishin futur në kurthin e vdekjes.

“Më 13 maj të vitit 1999, forcat e armatosura të Serbisë kryen masakër mbi popullsinë civile të pafajshme në Korishë. Aty u vranë 77 civilë. Prej tyre, 14 ishin fëmijë. Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, janë dëshmi e pafajësisë së tyre dhe e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Në Ditën e Martirëve të Korishës, kujtojmë civilët shqiptarë nga Korisha dhe fshatrat Bllacë, Budakovë, Greikoc, Reshtan, Mushtisht e Maçitevë, të vrarë në maj të vitit 1999. Përkujtojmë viktimat civile që ishin futur në kurthin e vdekjes prej forcave serbe”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Abdixhiku nga Suhareka godet Kurtin: Nuk është patriotizëm me të ikë 50 mijë njerëz nga Kosova

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverinë Kurti gjatë një tubimi me qytetarët në Suharekë.

Sipas kreut të LDK-së, patriotizmi nuk nënkupton me “të ikë 50 mijë njerëz prej Kosovës” por “me mujtë Serbinë me njerëz duke nejt në Kosovë”.

“Patriotizëm më të madh se me mujtë Serbinë me njerëz duke nejt në Kosovë nuk ka, patriotizëm e mujta Serbinë duke të ikë ka 50 mijë njerëz prej Kosovës nuk është. Me ja dhanë Amerikën Serbisë nuk është patriotizëm duke lënë njerëz pa shkolla e spitale, është dorëzim. Patriotizëm është me qenë i fortë politikisht, ekonomikisht”, deklaroi ai, transmeton Express.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj Atdheut përmes shumë luftëtarëve të zotë

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit.

Haradinaj ka thënë se betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël, shënuan një kapitull të ri për Luftën.

“Rahoveci e ka dëshmuar kontributin ndaj Atdheut në luftën e fundit për liri përmes shumë luftëtarëve të zotë sa që edhe historia do të rrëfejë për ta tek brezat e ardhshëm. Me 12 maj 1998, pushkët e luftëtarëve të lirisë kumbuan në Anadrini. Betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël, shënuan një kapitull të ri për Luftën Çlirimtare në Zonën Operative të Pashtrikut”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar edhe të rënët e 12 majit.

“Jo rastësisht 12 Maji shënohet si Ditë e Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit. Atë ditë ranë heroikisht, Milaim Krasniqi dhe Elmi Morina. Një vit më pas, ra dëshmor një nga luftëtarët më të dalluar në rrethin e Anadrinisë, Bedrush Gashi. Sot, i shoqëruar nga kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, mora pjesë në manifestimin qendror kushtuar Ditës së Dëshmorëve, në Kompleksin Memorial në Gradish”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka kujtuar udhëheqësin e njësiteve të hershme guerile, Agron Rrahmanin dhe të rënët në Katundin e Ri të Pejës.

“Sot kujtojmë gjithashtu, në ditën e përjetësimit, udhëheqësin e njësiteve të hershme guerile të UÇK-së, Agron Rrahmani. Po ashtu, kujtojmë e nderojmë të rënët në Katundin e Ri të Pejës, të ekzekutuar nga dora e shtetit fashist serb. Kujtojmë rënien por dhe humbjen pa gjurmë të anëtarëve të familjes atdhetare Prelvukaj. Lavdi të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës ndër breza! Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë e përhershme!”, ka përfunduar Haradinaj.