Home Blog Page 1111

Fitojnë Ballkani e Llapi po jo edhe Drita

0

Ballkani dhe Llapi kanë arritur të fitojnë në Javën e tridhjetë e katërt të Superligës, por jo edhe Drita.

Ballkani ka mposhtur bindshëm Fushë Kosovën, me rezultat 3-0.

Hamidi (32′), Kryeziu (52′) dhe Karrica (88′) kanë realizuar për skuadrën nga Suhareka.

Ndërsa Llapi ka mposhtur Malishevën me rezultat 1-0, me golin e Januzit në minutën e tridhjetë e shtatë.

Drita ani se vendas nuk ka arritur të triumfojë ndaj Feronikelit. Ndeshja është mbyllur me rezultat 0-0.

Nga ana tjetër, Dukagjini ka mposhtur Prishtinën me rezultat 1-0, pas golit të Sylës (58′), si dhe Gjilani ka mposhtur Lirinë me rezultat 3-1, ku në listën e realizatorëve të golave janë shënuar Jarovic (29′) dhe Shabani (46′, 57′). Goli për Lirinë ka qenë autogol nga Shehi (35′).

Pas ndeshjeve të sotme, Ballkani kryeson me shtatëdhjetë e dy pikë, Llapi gjendet në vendin e dytë me gjashtëdhjetë e tetë pikë, ndërsa Drita në vendin e tretë me gjashtëdhjetë e gjashtë pikë.

Fillon realizimi i projektit për restaurimin e shtegut drejt Kalasë së Prizrenit

0

Ka nisur shtrimi i shtegut drejt Kalasë së Prizrenit.

Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës në zonën e nënkalasë, duke rikthyer identitetin e kësaj zone përmes përdorimit të gurëve lumur dhe skajoreve granitike.

Projekti, i cili është nisur nga Komuna e Prizrenit, Drejtoria e Shërbimeve Publike, do të ndikojë pozitivisht në qasjen e lehtë në njërin nga monumentet më të rëndësishëm dhe më të vizituara të Prizrenit dhe të gjithë Kosovës.

Përballë sfidave të mundshme të terrenit të vështirë, projekti synon të përfundojë me sukses dhe të kontribuojë në rritjen e turizmit kulturor në qytetin historik të Prizrenit, si dhe në rajonin në përgjithësi.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Haradinaj qëndroi në familjen e Frrok Sakicës në Prizren

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ishte sot në familjen e Frrok Sakica në Prizren.

“Në nderim të miqësisë së djemve tonë, Gjinit e Frrokut të ri, për t’i uruar festën familjare të Shën Kollit. Gjyshi Frroku me djemtë Zefin e Prekun, nipat Frrokun e ri dhe Patrikun, zonjat dhe mbarë familja, na nderuan me mikpritje shqiptare! Faleminderit familje Sakica!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohet një person në Rahovec, ushtroi dhunë në familje nën ndikimin e alkoolit

0

Një person në Rahovec është arrestuar, pasi i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë në familje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima mashkull kosovar, ka raportuar se babai i tij i dyshuari mashkull kosovar–nën ndikim të alkoolit, ka ushtruar dhunë në familje si dhe e ka sulmuar fizikisht viktimën.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se babai i tij i dyshuari mashkull kosovar–nën ndikim të alkoolit, ka ushtruar dhunë në familje si dhe e ka sulmuar fizikisht viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ylli sot pret Trepçën në ndeshjen e dytë finale

0

Sot zhvillohet përballja e dytë finale e “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

Ylli synon titullin e kampionit, që do të ishte i treti në histori, kurse mitrovicasit të fitojnë titullin e parë pas vitit 2012.

Mitrovicasit ishin liderë në garat e rregullta me 25 fitore e tri humbje, derisa therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje, aq sa kishte edhe Peja e dyta.

Deri më tani në të gjitha garat janë përballur gjashtë herë, ku katër fitore i kanë takuar mitrovicasve.

Ndeshja e dytë zhvillohet të dielën në Therandë nga ora 17:00.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rikthehet Superliga: Ballkani kërkon fitoren për t’iu afruar titullit, Drita e Llapi presin ‘gabimin’ e suharekasve

0

Sot do të rikthehet Superliga, ku do të zhvillohet java e 34-të.

Lideri Ballkani do të ketë punë në shtëpi me skuadrën që tashmë është përshëndetur nga elita, Fushë Kosova. Portokallinjtë qëndrojnë liderë me 69 pikë, katër pikë më shumë se dy përcjellësit, Drita e Llapi me nga 65.

Llapi ndërkohë do ta mirëpresë në “Zahir Pajaziti” skuadrën e Malishevës. Podujevasit bën një hap fals xhiron e kaluar pas barazimi 1-1 me Gjilanin, duke u shkëputur katër pikë nga lideri Ballkani.

E Drita do të luajë në Gjilan me skuadrën e Feronikelit 74, e cila po luan për të shpëtuar nga elita.

Gjilanasit triumfuan 2-1 si mysafir ndaj Prishtinës, për të mbajtur gjallë ende shpresat për titull, megjithëse ndodhet katër pikë nga lideri Ballkani.

Dy duelet tjera janë Dukagjini – Prishtina dhe Liria – Gjilani.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohen dy të dyshuarit për tentim-vrasje në Prizren

0

Dy persona janë arrestuar në Prizren.

Ata dyshohen për rastin e tentim-vrasjes që pati ndodhur para dy ditësh.

Më 11.05.2024 lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Po ashtu, në cilësi të provave materiale, është sekuestruar edhe një veturë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shpallja e finalistit të dytë, Juli dhe Meritoni në televotim kokë më kokë

0

Juli dhe Meritoni janë në televotim kokë më kokë, ku njëri prej tyre do të jetë finalisiti i dytë.

Të martën njëri prej banorëve të këtij edicioni të Big Brother VIP do të presë përfundimisht biletln për në finale.

Pasi iu komunikua vendimi i Vëllait të Madh, Meritoni dhe Juli e kanë pritur me pozitivitet këtë vendim.

Që të dy shprehën vlerësimin për kohën që kanë kaluar brenda shtëpisë.

Më pas ky vendim iu njoftua edhe banorëve të tjerë që ndodheshin në living.

Deri më tani është shpallur finalist vetëm Romeo, ndërkohë të martën do të merret vesh se cilin prej tyre do të shohë publiku në finale./TCh

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot me diell dhe vranësira

0

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes të ketë kohë pas kohe rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh në lokalitete.

Era do fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 22°C. /MeteoKosova