Home Blog Page 1114

Në Prizren vazhdon sekuestrimi i motoçikletave dhe gjobitja e kundërvajtësve (FOTO)

0
Me datën  8 dhe 9 maj 2024 policia në Prizren ka sekuestruar disa motoçikleta dhe u janë shqiptuar 563 gjoba për kundërvajtje të ndryshme ngasësve të motoçikletave dhe automjeteve tjera.

“Të gjithë ngasësit e motoçikletave, mopedëve dhe trotineteve janë pjesëmarrës të barabartë në komunikacion dhe pritet që pjesëmarrësit  e tjerë në komunikacion t’i respektojnë ata, por edhe ngasësit e motoçikletave, mopedëve dhe trotineteve elektrikë duhet t’i respektojnë rregullat  e komunikacionit, e ndër to është: Mjetet e tyre duhet të doganohen dhe regjistrohen, targat të vendosen në vendin e duhur, ngasësit duhet të kenë patentë shoferi për kategorinë përkatëse, ngasësi dhe pasagjeri duhet të ketë helmetën e përshtatshme për siguri, duhet të respektohen shenjat e komunikacionit, etj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Jashanica shpallet “Ylli i javës” në Superligë

0

Paraqitja e mirë e Bajram Jashanicës kundër Malishevës i është shpërblyer: mbrojtësi i Ballkanit është shpallur “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës për xhiron e 33-të. 

Në ndeshjen e fundit, skuadra nga Suhareka ka fituar në Malishea, ndërsa Jashanica ka qenë protagonist me gol.

Duke folur për çmimin, ai ka thënë se e gëzon forma aktuale e skuadrës.

“Jam i lumtur për çmimin ‘Ylli i Javës’. Çdo sukses e çmim është motiv shtesë. Më gëzon fakti që skuadra është në formë të mirë dhe po rrugëton drejt titullit të tretë radhazi. Uroj që edhe në tri ndeshjet e mbetura të kemi paraqitje të mira dhe ta përmbyllim edhe këtë edicion me trofe”, ka thënë Jashanica.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Nxënësit e shkollës “Abdyl Frashëri” në Prizren organizuan aktivitet humanitar për nxënësin Benjamin Beqirin

0

Quni: Nëse vërtetohen largimet e hetuesve, duhet të ketë hetim nga Prokuroria

0

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se nëse vërtetohen largimet e hetuesve, atëherë duhet të ketë hetim nga Prokuroria. Sipas tij, nëse këto qëndrojnë, është shqetësuese dhe se nuk mund të heshtin kundrejt këtyre pretendimeve

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, në raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, ka diskutuar edhe rreth raportimit për largimin e hetuesve të policisë.

Quni ka thënë se nëse vërtetohen largimet e hetuesve policorë duhet të ketë hetim nga Prokuroria.

“Nëse këto qëndrojnë, nuk është problem i Policisë por edhe i shoqërisë, problem shtetëror. Prokuroria do të duhej me u marrë ose me kryetarin për shpifje, ose me drejtorin për këto zhvillime. Situata kërkon përgjigje”, ka thënë deputeti i LDK-së.

Sipas tij, nëse qëndrojnë këto, atëherë është shqetësuese dhe se nuk mund të heshtin kundrejt këtyre pretendimeve.

“Nëse këto qëndrojnë është shqetësuese, dhe do të duhej me u shqetësu edhe kolegët e mi deputetë. Nuk mundemi me kalu përtej këtyre pretendimeve dhe thjesht me hesht”, ka thënë tutje ai.

“Edhe unë kur jam nis për takim, jam nis për natyrë tjetër të takimit, duke besuar se do të flasim për çështje që kanë të bëjnë për performancën e Policisë, nevojat e tyre. Kjo që u ngrit nga ju e ndryshoi natyrën e takimit. Është fakt se të gjitha që listuat ju mund të gjenden në media, në portale të ndryshme. Në kujtesë po na ktheni disa zhvillime e ngjarje, të cilat nuk kanë epilog. Pajtohem me ju për të gjitha çështjet që ju ngritët dhe jam i interesuar me dëgju nga drejtori i Policisë, si i adreson të gjitha këto”, ka shtuar deputeti i partisë opozitare.

Kujtojmë që kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Bekë Berisha, ka akuzuar drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën, për emërime dhe punësime me urdhër të Qeverisë së Kosovës, duke cekur konkretisht ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlën.

Në mbledhjen e komisionit, ku drejtori i Policisë është thirrur për raportim, Berisha ka theksuar se emërimet e reja në pozitat udhëheqëse janë kryer kryesisht me persona të lidhur ngushtë me pushtetin dhe me prejardhje nga qyteti i ministrit Sveçla.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqipton 1.777 gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1777 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 18 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 34 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 35 persona.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Lansohet skema e granteve ‘Mbështetja e ndërmarrjeve ekzistuese dhe Start-Up në komunën e Prizrenit’

0

U lansua sot skema e granteve “Mbështetja e ndërmarrjeve ekzistuese dhe Start-Up në Komunën e Prizrenit”, që financohet nga Komuna e Prizrenit, ndërsa, implementohet nga Agjencia për Zhvillim Rajonal – Jug.

“Ky projekt, ku përparësi do të kenë projektet nga sektori i IT-së, tekstilit, përpunimit të drurit dhe metalit, do të përqendrohet në rritjen e inovacionit dhe zhvillimin e bizneseve si dhe do të sjellë një frymë të re pozitive për bizneset ekzistuese dhe për ata që janë duke filluar një biznes të ri në komunën tonë, duke ndihmuar në ngritjen e kontributit të tyre në ekonominë lokale në tërësi, që rrjedhimisht ndikon në krijimin e vendeve të reja të punës, ngritjen e eksportit dhe zvogëlimin e importit”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Takimi për teleferikun e Prizrenit, Totaj: Liburn Aliu veç hyri në takim, akuzoi dhe iku

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit që vije nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka akuzuar nivelin qendror për mos bashkëpunim me komunat.

Ai thotë se po kanë vështirësi të takohen me ministrat e qeverisë.

Totaj në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, ka treguar një rast për një takim lidhur me projektin e teleferikut në këtë qytet, ku ministri i Infrastrukturës nuk ka marrë pjesë, si shenjë “hakmarrje” ndaj Totajt.

Në këtë takim ai ka thënë se ka qenë prezentë zv.ministri Durmishi, përfaqësues nga MKRS dhe kompanisë projektuese të projektit për teleferikun.

“Kemi qenë duke e pritur ministrin Liburn Aliu dhe ka hyrë në zyrë me ka thënë ti ma ke sabotuar një takim të rëndësishëm dhe unë nuk rri në këtë takim edhe shkoi dhe asnjë fjalë nuk e ka fol”, ka treguar Totaj në Tëvë 1.

Ai nuk e ka përjashtuar se ka mund të mungojë në ndonjë takim të thirrur nga ministri, por thotë se nuk e ka bërë me qëllim dhe nuk ka njohuri që ka bojkotuar atë takim.

Totaj ka thënë se veprime të tilla tregojnë papërgjegjësi nga ministrat.

Kryetari i Prizrenit ka thënë se do të vazhdojnë me punën për realizimin e këtij projekti duke shprehur besimin se do të realizohet. /teve1.info/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mot i vranët dhe me shi

0

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu në zona të caktuara. Gjatë pasditës priten intervale të shkurta me diell.

Nga sot fillon konvertimi i patentave ilegale të shoferëve në RKS

0

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nga 10 maji deri më 9 gusht 2024 të gjithë qytetarët mund t’i konvertojnë patentat e shoferëve të lëshuar nga strukturat jolegale serbe në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

MPB-ja thekson se kalimi në patentë shoferë të Republikës së Kosovës mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se nga data 10 maj 2024 do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferit të lëshuar nga strukturat jo legale serbe në patentë shoferi të Republikës së Kosovës dhe do të zgjasë deri më 9 gusht 2024”, thuhet në njoftim.

MPB-ja tutje shton se nuk kërkohet përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit, por vetëm aplikim të cilin çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë letërnjoftimin, origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmi të pagesës së taksës, dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK-u ose RKS-ja në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ndërkaq, këtë vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme e ka mirëpritur edhe ambasadori amerikan Jeff Hovenier. Ai në një postim në “X” ka shkruar se SHBA-ja mbështet përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm.

“Ne mbështesim përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancojnë vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike”, shkroi Hovenieri.