Home Blog Page 1201

Ish-i dashuri palestinez i Dua Lipës, Anwar Hadid shkon në Mekë për të kryer pelegrinazhin

0

Vëllai i supermodeleve Bella dhe Gigi Hadid, Anwar, zbuloi se kishte kryer një pelegrinazh në qytetin më të shenjtë të Islamit, Meka, në vazhdën e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

I riu 24-vjeçar, i cili ka qenë i dashuri i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, publikoi disa fotografi në Instagram të shtunën nga udhëtimi i tij në vendlindjen e Profetit Muhamed në Arabinë Saudite.

“Umrah me vëllezërit e mi të vërtetë! Nën dëshirën e Zotit. Mirënjohës përjetësisht për këto momente. Tani në shtëpi” – shkroi ai në një postim, shkuan DailyMail.

Babai i tij, Mohamed Hadid, 75 vjeç – i cili është një mysliman palestinez – komentoi me krenari në postimin e djalit të tij, duke shkruar: “Djali im me shoqëruesit e tij të besimit”.

Ndërkohë, nëna e Anwarit, ish ylli i “Real Housewives of Beverly Hills”, modelja holandeze Yolanda Hadid, 60 vjeçe – e cila u divorcua nga zhvilluesi i patundshmërisë në vitin 2000 – la një emoji zemre të zezë si koment.

Nata e 27-të e Ramazanit – e quajtur Laylat Al Qadr, ose Nata e Fuqisë në anglisht – besohet të jetë mbrëmja më e shenjtë në kalendarin Islam.

Ajo shënon momentin që myslimanët besojnë se Kurani u dërgua në tokë nga qielli, dhe kur u zbuluan për herë të parë versetet e librit të shenjtë të botës nga profeti Muhamed.

Për të shënuar këtë rast që bie brenda dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, besimtarë nga e gjithë bota mblidhen në vendin më të shenjtë të botës Islamike – Meka – për të lutur dhe për të reflektuar.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Gjatë Ramazanit, myslimanët e devotshëm përmbahen nga ngrënia dhe pirja gjatë orëve të ditës dhe zakonisht mblidhen me familje dhe miq për të thyer agjërimin në mbrëmje.

Agjërimi gjatë Ramazanit është një nga pesë “shtyllat” e Islamit – përveç besimit, lutjes, bamirësisë dhe pelegrinazhit.

Shtylla e pelegrinazhit thotë se çdo mysliman, që është i shëndetshëm dhe mund të përballojë udhëtimin, duhet të vizitojë Mekën të paktën një herë gjatë jetës së tij për të shënuar Hajjin – pelegrinazhin vjetor në Mekë që këtë vit bie në muajin korrik.

Myslimanët besojnë se Kaaba – që ndodhet në qendër të Mekës – është shtëpia që Abrahami ndërtoi për Zotin.

Në vitin 2022, motra e mëdha e Anwarit, Bella, 27 vjeçe, rrëfeu për “mërzinë” e saj që nuk iu dha mundësia të rritej në “kulturën Myslimane” me babanë e saj palestinez, pasi nëna e tyre i çoi në Kaliforni pas divorcit të prindërve.

Të tre fëmijët Hadid kanë qenë të hapur në lidhje me qëndrimet e tyre pro-palestineze dhe mbështetjen e vendit gjatë luftës së tij me Izraelin.

Babai i tyre, Mohamed, së fundmi e quajti presidentin Joe Biden “kriminel lufte sionist” dhe tha se ai do të gjykohej bashkë me “kriminelët tjerë sionistë”.

Ndërkohë, Gigi, pak kohë më parë, shkaktoi trazira me një postim në Instagram ku e portretizoi gabimisht terroristin palestinez Ahmed Manasra si një “fëmijë të burgosur të luftës”.

Pas një reagimi të madh kundër postimit të saj, Gigi u kërkoi falje për “gabimin” e saj, të cilin e quajti të papërgjegjshëm. /Telegrafi/

===

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Një humnerë pas Mbappes te PSG

0

Edhe pse Luis Enrique ka përsëritur sistematikisht javët e fundit se PSG duhet të mësohet herët a vonë për të luajtur pa Kylian Mbappen, duke u përpjekur ta bëjë këtë në Ligue 1 duke e zëvendësuar atë në ndeshjet e fundit, realiteti është se të dhënat nuk e bëjnë këtë.

Skuadra parisiene vazhdon të jetë shumë e varur nga francezi, një nga lojtarët më të mirë në botë, në mos më i miri, i cili po thyen të gjitha rekordet edhe për një vit. Largimi i tij në verë, në fakt do të jetë një problem i vështirë për t’u zgjidhur.

Të dielën, në Montpellier, u demonstrua edhe një herë se 25-vjeçari është më shumë se gjysma e PSG. Më parë, në tri ndeshjet e mëparshme të ligës, Luis Enrique e kishte kontrolluar, duke e zëvendësuar në dy dhe duke e lënë si zëvendësues në një të tretën, duke rezultuar në tri barazime radhazi, në të cilat, çuditërisht, kapiteni i skuadrës nuk kishte luajtur plot 90 minuta.

Statistikat janë edhe një herë zbuluese dhe tregojnë se PSG ka një varësi ekstreme nga Mbappe. Është logjike, sepse ka pak sulmues në botë, në mos asnjë, që bëjnë diferencën kaq lehtë.

Në total, ylli i Les Blues ka shënuar 38 gola dhe 9 asistime në të gjitha garat, 47 përfshirje gola, ku Kolo Muani është i dyti, vite dritë pas shokut të tij të skuadrës, me 9 gola dhe 5 asistime, dhe Ousmane Dembele i treti, 1 gol dhe 11 asistime.

Sado që Luis Enrique këmbëngul të përpiqet të krijojë një ekip që nuk varet nga Mbappe, prania e tij në fushë e afron PSG-në drejt fitores. Në pesë ndeshjet e fundit të Ligue 1, pasi njoftoi largimin e tij në fund të sezonit, lideri i Ligue 1 fitoi vetëm një në të cilën sulmuesi nuk shënoi, kundër Lille, në të cilën ai nuk luajti asnjë minutë pasi u lëndua në kyçin e këmbës. /Telegrafi/


 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 13 gradë

0

Këtë të mërkurë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Parashihet që në orët e mëngjesit të jetë më acar, ku era gjatë ditës do të fryjë me shpejtësi prej 10 deri në 35 km/h, shkruan Meteokosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të jenë mes 9 deri në 13 gradë.


 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Roli i punonjësve të shërbimeve sociale në përmirësimin e mirëqenies shoqërore

0

Punonjësit e shërbimeve sociale kanë një rol të rëndësishëm në shoqëri për të ofruar mbështetje dhe ndihmë për individët dhe familjet që përballen me sfida të ndryshme sociale, emocionale dhe ekonomike.

Përmes shërbimeve si këshillim, ndihmë financiare, mbrojtje e të drejtave, dhe ndërveprim me sistemin e drejtësisë, ata ndihmojnë në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së njerëzve në komunitet. Shoqëria përfiton nga puna e tyre duke përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet individëve, për të rritur nivelin e mirëqenies dhe përparimin e shoqërisë në tërësi.

Mungesa e një shërbimi social të koordinuar dhe prioritar mund të jetë një sfidë për komunitetin në Kosovë. Nëse shërbimet sociale janë të fragmentuara dhe pa prioritet, ka mundësi që nevojat e tyre të mos adresohen në mënyrë efektive dhe të plotë.

Disa arsye për këtë mund të jenë:

Mungesa e burimeve financiare dhe njerëzore: Në disa raste, mungesa e burimeve të mjaftueshme mund të bëjë që shërbimet sociale të jenë të pakënaqshme dhe të fragmentuara.

Koordinimi i dobët mes institucioneve: Nëse nuk ka një koordinim efektiv mes institucioneve sociale, mund të ketë parërgjeqëshmeri ose mungesë koordinimi në ofrimin e shërbimeve.

Mungesa e prioriteteve të qarta: Kur nuk ka një qartësi në prioritetet e shërbimeve sociale, mund të ketë një shpërndarje e pakëndshme të burimeve dhe përqendrim të pavetëdijshëm.

Burokracia dhe zvogëlimi i resurseve: Burokracia e tepërt dhe zvogëlimi i resurseve mund të krijojnë pengesa për ofrimin e shërbimeve sociale në mënyrë efektive dhe të koordinuar.

Për të adresuar këto sfida, është e rëndësishme të ketë një angazhim i vazhdueshëm për të forcuar koordinimin mes institucioneve sociale, për të identifikuar dhe përcaktuar prioritetet e nevojave sociale të komunitetit, dhe për të siguruar që resurset janë përdorur në mënyrë efektive dhe efikase për të përmirësuar mirëqenien sociale të të gjithë qytetarëve.

Në disa vende, siç është Kosova, zhvillimi i shërbimeve sociale mund të jetë një sfidë për shkak të shumë faktorëve, përfshirë sfidat ekonomike, politike dhe organizative. Megjithatë, qeveria dhe institucionet e Kosovës kanë bërë disa hapa jo të mjaftueshëm për të përmirësuar shërbimet sociale në vend.

Këto hapa përfshijnë themelimin e strukturave të specializuara pa sulse për menaxhimin e shërbimeve sociale, hartimin e politikave dhe ligjeve për mbrojtjen sociale, si dhe bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare dhe joqeveritare për të përforcuar kapacitetet dhe për të përmirësuar qasjen në shërbimet sociale.

Megjithatë, ka ende nevojë për përpjekje të mëtejshme për të forcuar sistemin e shërbimeve sociale në Kosovë dhe për të siguruar që nevojat sociale të të gjithë qytetarëve të adresohen në një mënyrë efektive dhe të drejtë. Kjo kërkon përkushtim të vazhdueshëm nga autoritetet vendore dhe qendrore, si dhe nga komuniteti dhe shoqëria civile.

Përgjegjësit e Komunës

Komunat kanë një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve sociale në Kosovë dhe në shumë vende të tjera. Këto janë disa nga mënyrat sesi komunat kontribuojnë në këtë fushë:

Përmirësimi i qasjes lokale: Komunat janë më afër komunitetit dhe kanë njohuri më të mirë mbi nevojat dhe shqetësimet e banorëve të tyre. Kjo i bën ata të pajisur për të ofruar shërbime sociale që janë të përshtatshme dhe të orientuara drejt nevojave të vendit.

Administrimi i programeve lokale: Komunat janë përgjegjëse për zbatimin e programeve dhe politikave sociale në nivel lokal. Kjo përfshin shpërndarjen e ndihmës financiare, këshillimin social, dhe koordinimin e shërbimeve të tjera për banorët e tyre.

Partneritet me organizatat lokale dhe ndërkombëtare: Komunat punojnë shpesh në partneritet me organizatat joqeveritare dhe ndërkombëtare për të zgjeruar gamën e shërbimeve sociale në nivel lokal. Kjo mund të përfshijë marrëveshje për financim, bashkëpunim në zbatimin e projekteve, dhe shkëmbim të njohurive dhe përvojave.

Zhvillimi i politikave lokale: Komunat zhvillojnë politika dhe plane të veçanta për të adresuar çështjet sociale në nivel lokal. Këto politika mund të përfshijnë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, mbështetjen për familjet në nevojë, dhe veprime për të luftuar varfërinë dhe diskriminimin.

Në përgjithësi, roli i komunave në ofrimin e shërbimeve sociale është i rëndësishëm për të siguruar qasje të barabartë për të gjithë banorët dhe për të përmirësuar mirëqenien sociale në nivel lokal.

Duke shënuar Diten Botërore të Punonjësit Social apo duke organizuar ngjarje të tjera për të vlerësuar punën e tyre, mund të jetë një mënyrë e mirë për të nxitur ndërgjegjësimin dhe vlerësimin për kontributin e tyre në shoqëri. Kjo mund të ndihmojë në rritjen e vetëdijes së publikut për rëndësinë e shërbimeve sociale dhe për të mbështetur përpjekjet për të adresuar sfidat sociale dhe për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve.

Phd.can. Bashkim Rakaj


“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

Ora pëson ndryshime nga kjo ditë

0

Dy javë na ndajnë nga ndryshimi i orës verore. Mes të shtunës 30 dhe të dielës së 31 marsit kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin një orë përpara.

Prej dekadash, vendet e Bashkimit Evropian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit.

Krahas shteteve që e kanë përkrahur nismën e ndërmarrë për kursimin e energjisë elektrike, ka vende si Turqia e Rusia që kanë një orë vjetore

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Gjendet e gjallë e moshuara e cila ishte zhdukur në rajonin e Dragashit

0

Një grua e moshuar e cila është raportuar dje e zhdukur në rajonin e Dragashit, sot është gjetur e gjallë.
Lajmin e ka dhënë Policia e Kosovës.

“Sot me datën 19.03.2024 rreth orës 14:10 min nga ekipet policore të cilit ishin në teren kemi pranuar informatën se në një rrugicë fshati, në fshatin Bresanë, gruaja e raportuar e zhdukur është gjetur e gjalle por në gjendje të rënduar shëndetësore, ajo fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Bresanë dhe pas tretmanit mjekësor fillestar, viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, njofton Policia e Kosovës .

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Deri në tre mijë euro gjobë për bizneset që lejojnë pirjen e duhanit brenda

0
Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar bizneset se do të ketë gjobë prej një deri në tre mijë euro për lokalet që lejojnë pirjen e duhanit brenda.

 

Sipas postimit në Facebook, muajin e parë gjobat kanë qenë minimale, me qëllim që të nxisin bashkëpunim të ndërsjellë pa i ngarkuar bizneset.

Tutje, MSh thotë se nga janari deri më 14mars janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 328 gjoba.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

MOS PI DUHAN, MERR FRYMË LIRSHËM

Po vazhdon pa kompromis zbatimi i Ligjit për Kontroll të Duhanit, në të gjithë territorin e Republikës, ku nga janari deri me datë 14.03.2024 janë shqiptuar gjithsej 1328 gjoba.

Muajin e parë të vitit gjobat kanë qenë minimale, me qëllim që të nxisim bashkëpunim të ndërsjellë pa i ngarkuar bizneset, ndërsa tash e tutje gjobat për ata që thyejnë ligjin do të jenë maksimale, prej 1000 deri në 3000 euro.

Duhani vret më shumë se 8 milionë njerëz çdo vit në botë, duke përfshirë rreth 1.3 milionë jo-duhanpirës të cilët janë të ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë;

Në çdo 6.5 sekonda një njeri vdes në botë nga pasojat e duhanpirjes;

Duhani vret gjysmën e përdoruesve të tij. Është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë;

Pirja e duhanit vlerësohet se shkakton: 67% të gjitha vdekjeve nga kanceri i mushkërive; 34% të vdekjeve nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe 8% të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare.

Prandaj, mos pi duhan.

Jeto, merr frymë lirshëm!

 

Shkelje të shpejtësisë/ Gjobë dhe masa kundër një vozitësi të Prizrenit

0

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Prizren ka shqiptuar një gjobë dhe masë të përkohshme ndaj një kundërvajtësi të kapur në rrugën ‘Ismajl Kryeziui’.

Personi në fjalë ka shkelur kufizimin e shpejtësisë prej 50 km/h, ndërsa ka vozitur me shpejtësinë prej 109 km/h.

Sanksionet janë si vijon:

  1. Gjoba: Pesëqind (500) euro.
  2. Pikët Negative: Pesë (5) pikë negative në dokumentin e drejtimit të mjeteve motorike.
  3. Masa e Përkohshme: Ndalim i drejtimit të mjeteve motorike për një afat prej një viti.
  4. https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/

     

    “Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

     

    https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/

Totaj takon përfaqësuesit e OVL të UÇK-së Dega në Has, diskuton për nevojat dhe sfidat e tyre

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e OVL të UÇK-së -Dega në Has.

Totaj ka bërë me dije se me përfaqësuesit e OVL të UÇK-së Dega në Has ka diskutuar për nevojat dhe sfidat e tyre si dhe për gjetjen e mënyrave të bashkëpunimit në projekte të përbashkëta me Komunën e Prizrenit.

 


“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shkyçje nga furnizimi me ujë për konsumatorët borxhlinj në fshatin Zhur

0

Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka nisur me shkyçjen nga furnizimi me ujë për konsumatorët borxhlinj në fshatin Zhur, ka bërë të ditur zëdhënësja e kompanisë, Nderona Kurtaj.

Ajo tha se duke pasur parasysh faktin se në këtë zonë rënia e inkasimit ka pësuar ulje të ndjeshme, si kompani jemi detyruar të fillojmë me shkyçjet për mospagesë, konsumatorët të cilët kanë borxh mbi 200 dhe ata që nuk kanë paguar asnjëherë.

Ajo ka bërë apel tek konsumatorët e kësaj zone që të bëjnë pagesën e borxhit, në të kundërtën, vijoi zëdhënësja Kurtaj, jemi të detyruar që me ekipet e inspektoriatit të bëjmë shkyçjet nga rrjeti i ujësjellësit dhe në rastet kur konsumatori shkyçet për rikthim duhet të bëhet pagesa e 50% të borxhit total dhe të bëhet riprogramimi i borxhit.

Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, aksione të tilla për shkyçje të konsumatorëve borxhllinj do të ketë edhe në zona të tjera./tv Prizreni/


“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren