Home Blog Page 1205

Familjari i çiftit që u gjet i vdekur në Rahovec: Mbushësi i telefonit shkaktoi zjarr

0

Një çift i moshuar bashkëshortor janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, sot në fshatin Pataçan i Poshtëm në Rahovec. Policia njoftoi se nga hetimet e para, dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e asfiksimit nga tymi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ndërkohë, një familjar i tyre ka deklaruar për RTK-në se të moshuarit, burrë e grua, jetonin vetëm sepse dy djemtë tyre jetojnë jashtë Kosovës ndërsa vajzat janë të martuara.

Kushëriri Kushtrim Zeka thotë se kur një familjare kishte shkuar t’i vizitonte të moshuarit në shtëpi, e kishte gjetur derën të mbyllur. Më pas ajo kishte hyrë nga dritarja dhe ka kuptuar se të moshuarit kanë vdekur.

Sipas tij, vdekja e çiftit mund të ketë ardhur nga një zjarr që është ndezur nga mbushësi i telefonit në prizë. Ai thotë se priza është djegur dhe nga tymi ata janë asfiksuar.

“Menjëherë sapo është njoftu policia kanë ardhë, edhe zjarrfikësit e Forenzika kanë ardhë dhe aty për aty është vërejte se nga ka ardhë vatja e zjarrit. Siç duket ngjarja ka ndodhur në mëngjes sepse racioni i mëngjesit ka qenë i bërë gati dhe i pa ngrënë ka thënë mes tjerash Zeka.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

Totaj: Beteja e Kabashit nuk do të harrohet kurrë

0

Është shënuar 25 vjetori i Betejes së Kabashit.

Kryetari i Prizrenut, Shaqir Totaj, tha se dëshmorët e kësaj beteje nuk do të harrohen kurrë.

“Më 17 mars të vitit 1999, në bjeshkët e Kabashit u zhvillua njëra nga betejat më heroike të UÇK-së – “Beteja e Kabashit”.”

“Për nder të 25 vjetorit të kësaj beteje të lavdishme, sot, së bashku me familje të të rënëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, zyrtarë komunalë, qytetarë dhe aktivistë kombëtarë e ish luftëtarë të kësaj zone, morëm pjesë në një organizim, në sheshin e Dëshmorëve në fshatin Korishë, ku, përkujtuam vlerën dhe kontributin e 6 dëshmorëve e të të rënëve të tjerë të kësaj pjese, në luftën për çlirim e liri”.

“Kujtimi për ta nuk do të shuhet kurrë! Lavdi!”

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Gjenden dy të vdekur në shtëpinë e tyre në Rahovec, dyshohet nga asfiksimi

0

Dy përsona janë gjendur të vdekur në shtëpinë e tyre në fshatin Pataqan i Poshtëm të Rahovecit. Siç njofton policia, viktimat janë burrë e grua. Sipas dyshimeve të para. Deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi

 

“Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave.

Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk, dyshohet nga një prizë elektrike.

Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast hetim i vdekjes”, thuhet në komunikatën e policisë.

Malishevë: Një burrë raportoi rrejshëm se ishte dhunuar nga një burrë tjetër

0

Një person është ndaluar për 48 orë pasi kishte bërë një raportim të rrejshëm në polici se kinse ishte dhunuar seksualisht nga një burrë tjetër.

25 vjeçari rastin e kishte denoncuar në Stacionin Policor në Malishevë, të shtunën më 16 mars.

Ai pas raportimit ishte dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Lidhur me rastin, hetuesit policor në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, menjëherë kanë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, pas së cilave ka rezultuar se rasti i raportuar si dhunim nuk kishte qenë i vërtet”, njofton policia.

“Pas marrjes së këtyre veprimeve hetimore, vërtetimit të gjendjes faktike dhe intervistimit tani të të dyshuarit (i cili ka pranuar se e tëra ajo që kishte raportuar lidhur me dhunimin ka qenë e pavërtet), në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është ri-kualifikuar në “lajmërim apo kallëzim i rremë” dhe i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e organeve të rendit.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Totaj ndan pamje të fshatit Jeshkovë: Fshat i bujarisë dhe trimërisë

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj,  ka përshëndetur qytetarët, të dielën, duke ndarë pamje nga fshati Jeshkovë.

Ai në postimin e tij në Facebook ka thënë se ky vend ka rritur shumë heronj duke lënë gjurmë të thella në historinë tonë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

”Mirëmëngjesi nga fshati i bujarisë dhe trimërisë, Jeshkova!

I vendosur ndërmjet kodrave dhe maleve të mahnitshme, ky vend ka rritur shumë heronj duke lënë gjurmë të thella në historinë tonë.

Jeshkova, është një fshat i kullave të trashëgimisë, ku arkitektura tradicionale shkëlqen në harmoni me pasurinë natyrore përreth dhe me mikpritjen e banorëve, që për t’u shijuar duhet me domosdo të vizitohet.”, shkruan Totaj në Facebook.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Mos mbani kontakt me ishin, prish lidhjen e re

0

Një studim i ri thotë se shumica e njerëzve që mbajnë kontakte me ish të dashurin/ën, mund të kenë probleme dhe t’i shkaktojnë dëme lidhjes aktuale.

Kjo mund të jetë për shkak se njerëzit vazhdojnë t’i flasin “ish-ave” shpeshherë kur kanë probleme me lidhjen e re, vetëm sa për të krijuar një “plan rezervë”.

Studimi ka zbuluar se personat që ende komunikonin me ish të dashurat/it kishin raportuar për ndjenja më të larta romantike për ta. Veç kësaj, ata kishin raportuar edhe për angazhim më të dobët me partnerët aktualë.

Një studim tjetër thotë se personat të cilët mbajnë kontakte me ish-at janë më pak të kënaqur me lidhjet aktuale dhe i cilësojnë partnerët e kaluar si lloj plani rezervë. Kjo bën që të vuajnë në lidhjen aktuale.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Prandaj, Lindsey Rodriguez, asistente e profesorit të psikologjisë në Universitetin e Floridës Jugore dhe udhëheqëse e një studimi, thotë se me ish-in është normale të qëndroni miq vetëm për arsye platonike. Faktori i vetëm i rëndësishëm është se përse personi vazhdon të komunikojë me partnerin e kaluar?

Pra, nëse dëshironi ta kaloni dhimbjen e një ndarje, më mirë është ta shkëputni komunikimin.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Syri i kaltër

0

Enver Sulaj

Të marrët nuk e humbin kurrë rrugën
Në labirintet e jetës
mëkatet e tyre
trishtimin e bëjnë më të bukur…

Sa herë rrëzohem përtokë
Me sytë kah shpëtimi
Para më del i marri
I gëzuar nga trishtimi.

Sarandë, 13 qershor 2023

Kurti përmbledh javën: Nga jugu në veri me shumë punë e projekte (VIDEO)

0

Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një video ka përmbledhur projektet e kryera gjatë javës që po e lëmë pas.

“Javë e mbarë me shumë punë të mira. Nga interneti e rrugët e reja që na lidhin me veriun te investimet shtesë në FSK. Vazhduam në Prizren me transformimet në shëndetësi e investime në fabrikën e ujit në Gjilan”, ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook.

Ai tutje ka shkruar se pjesë e kësaj jave ka qenë edhe nisja për herë të parë e rrugëve ndërkufitare që e lidhin Kosovën me Shqipërinë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Basketbolli i Kosovës sot vjen me dy ndeshje interesante

0

Sot në basketbollin e Kosovës në kuadër të Prince Caffe Superliga do të zhvillohen dy ndeshje interesante.

Duke filluar nga ora 19:00, Sigal Prishtina do të përballet me Istogun.

Ndërkaq nga ora 20:00 bllafaqohen Proton Cable Prizreni me Bashkimin.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Avokatja Nina Tavakoli i bashkohet ekipit mbrojtës të Thaçit

0

Avokatja Nina Tavakoli i është bashkuar ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit.

Kështu ka bërë të ditur Gjykata Speciale përmes një njoftimi.

“Në bazë të rregullit 26(1) të Rregullores 1, Sekretari njofton Trupin Gjykues të miratimit të znj. Nina Tavakoli si Bashkëavokate për Hashim Thaçin dhe në përputhje me rregullën 26(1) të Rregullores dhe nenin 18(6) të Direktivës për avokatin, 2 e informon Trupin Gjykues për përfundimin e emërimit të Albert Moskowitz si bashkë-avokat i Thaçit”, thuhet në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Tutje, bëhet e ditur se më 4 mars të këtij viti, avokati Misetic e ka informuar sekretarin se do të dëshironte të ndihmohej nga Tavakoli si bashkëavokate.

“Tavakoli është pranuar në listën e avokatëve në përputhje me nenin 7(3) dhe 18(1) të Direktivës për avokatin.3”, thuhet tutje në njoftim.

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri