Kapiteni i Stacionit të Policisë së Prizrenit-Veri, Haxhi Kabashi, ka zhvilluar një takim me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të zonës së përgjegjësisë së këtij stacioni.
Qëllimi i takimit ishte që drejtorët e shkollave të njiheshin drejtpërdrejt me situatën e sigurisë në shkolla dhe rreth tyre.
Gjatë takimit, u diskutuan çështje të ndryshme lidhur me sigurinë. Nga të dy palët u zotua për të shtuar bashkëpunimin, me synimin e ngritjes së niveleve të sigurisë në shkolla, si dhe në tërë zonën në përgjithësi.
Takimi u vlerësua si i frytshëm dhe i mirëpritur nga drejtorët e shkollave./PrizrenPress.com/
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 13-të me anë të Drilon Hazrollajt, i cili shënoi për 0-1.
Në pjesën e dytë, Malisheva ishte dukshëm skuadër më e mirë duke pasur parasysh që luajtën me një lojtar më shumë për më shumë se gjysmë orë dhe kështu shënuan edhe dy gola tjerë.
Fillimisht ishte Brruti, i cili shënoi për 0-2 në minutën e 70-të, pasi disa minutë më herë iu anulua një gol pas rishikimit të VAR-it.
Mbrëmë, në Prizren u bë inaugurimi i punimeve të fazës së parë në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës.
Hamami u hap për komunitetin në një aktivitet që bëri bashkë qytetarë të shumtë, përfaqësues të institucioneve, organizatave e shoqërisë civile.
Minitri Çeku në fjalën e tij foli për rëndësinë e investimeve në trashëgimi kulturore që po bëhen nga Ministria e Kulturës, gjithashtu për profesionalizmin e punimeve të deritanishme në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës.
Fjalën e mori po ashtu drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha që njoftoi të pranishmit për fazën e fundit të punimeve në Hamam dhe punët e bëra deri tani.
“Caras y Caretas” ka botuar, me 30 nëntor 1912, në faqen n°60, intervistën me një politikan shqiptar në Buenos Aires. Bëhet fjalë për Thomas Touché, i cili asokohe ka braktisur ndërmarrjen e tij në jug të Brazilit për të bërë propagandë për lirinë e Shqipërisë në Amerikën e Jugut. Këtë intervistë, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Lufta e Shqipërisë për pavarësi
Reportazhi aktual për një politikan shqiptar
Burimi : Caras y Caretas, 30 nëntor 1912, faqe n°60
Për çështjet e Evropës Lindore është thënë gjithmonë me të drejtë se ato përfshijnë një numër problemesh të tjera dytësore, saqë zgjidhja e kryesorit bëhet e pamundur. Ky kriter konfirmohet nga deklaratat që na bëri politikani shqiptar Touché Thomas i cili teksa po kalonte në Buenos Aires u intervistua nga Caras Y Caretas.
“Duhet, – na tha ai, – kur flasim për çështjet e Ballkanit, të kujtojmë se, nën problemin kryesor është ai që i referohet gjendjes politike të Shqipërisë, atdheut tim. Ne shqiptarët kemi kohë që luftojmë për lirinë e vendit tonë, i cili nën sundimin e turqve është i detyruar në të njëjtin stanjacion në të cilin ndodhet e gjithë Turqia. Në më shumë se një rast, ne shqiptarët kemi luftuar për rrëzimin e procedurave tiranike të Turqisë.
Mirëpo, ky zjarr në Ballkan na befason në një moment të rëndë. Politikanët kryesorë të patriotizmit shqiptar po përgatisnin një rebelim kundër Turqisë jo shumë kohë më parë, kur në Perandorinë Osmane ndodhi zgjimi i partisë së quajtur Xhonturqit. Këta, që kishin nevojë për opinion kudo për t’i mbështetur, kërkuan patriotë prestigjiozë shqiptarë dhe u kërkuan atyre t’i ndihmonin, duke premtuar në këmbim se nëse partia xhonturke do të vinte në pushtet, Shqipëria do të kishte ligje të buta, qeverinë e saj dhe pavarësi pothuajse të plotë, sepse autoriteti i Turqisë nuk do të rëndonte mbi të.
Rezultati ka qenë i ndryshëm. Regjimi i ri mbizotëroi në Turqi dhe, sapo xhonturqit ishin në krye, ata nuk u kujtuan më as për Shqipërinë, as për premtimet e tyre. Për këtë arsye nuk do të habiteni që shqiptarët tani janë kundër Turqisë, në të njëjtën kohë edhe kundër kombeve fqinjë, të cilët synojnë të marrin Shqipërinë, duke i mohuar çdo të drejtë për lirinë e saj.
Dëshiroj që kjo të dihet, sepse në Republikën e Argjentinës, një vend i lirive, lufta e shqiptarëve duhet parë me simpati, siç dëshirojmë ne, për popullin tonë, lirinë që është baza e progresit.”
Kështu është shprehur zoti Thomas, i cili aktualisht po bën një propagandë të mirë mes bashkëqytetarëve të tij, banorë të Amerikës së Jugut, për të mbledhur fonde dhe njerëz me të cilët do të luftojnë për liritë.
Burimi : Caras y Caretas, 30 nëntor 1912, faqe n°60
Nga ana tjetër, veprimi i shqiptarëve në favor të lirisë së tyre nuk reduktohet me kaq.
Në Shtetet e Bashkuara, patriotët e Shqipërisë botojnë një gazetë të përjavshme të quajtur “El Sol – Dielli” dhe qëllimi i saj i vetëm është të mbajë gjallë idenë e lirisë shqiptare, duke mbështetur në të njëjtën kohë qendrat e kulturës dhe mbledhjen e fondeve për të armatosur revolucionarët.
Z. Touché Thomas braktisi një ndërmarrje industriale që zotëron në jug të Brazilit për t’iu përkushtuar propagandës së tij patriotike dhe kjo mjafton për të demonstruar rrënjosjen e ndjenjave të tij për të mirën e vendit të tij./KultPlus.com
Ka dal në qarkullim libri më i ri titulluar “Labirintet e mallit” i shkrimtarit Genc Mekaj.
Libri u publikua nga Shtëpia Botuese “ Koliqi” në Prishtinë. Në këtë libër vargjet e poezisë trajtojnë temat aktuale, ku secili prej nesh përballemi me to thuajse çdo ditë dhe kemi përjetimet tona.
Në librin me poezi “Labirintet e mallit” qysh me fillimin e shfletimit të librit dhe poezive të shton kureshtjen dhe ndjenjën e padurueshme për të lexuar poezitë e thurura bukur. Ky libër është frymëzues dhe tërheqës për lexuesit.
Autori në librin me poezi ka një stil të veçantë me “përmbajtje me ngjyrë”, ku secila prej tyre ngërthen dhe reflektojnë ndjenja dhe mesazhe të ndryshme, gjithashtu mund të themi se është: frymëzues, kreativ, emocionues, tërheqës dhe i shkëlqyeshëm.
Përveç krijimtarisë autori në librin “Labirintet e mallit” shfaq edhe reflektimin e brendshëm shpirtëror, i cili në çdo poezi përcjell ndjenja të fuqishme si: ndjenja malli, vuajtje, largësie dhe mesazhe për jetën, dashurin, sëmundjen etj. ku të gjitha këto i fut në labirintin e pafund.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Irlandës të organizuar nga Ambasada e Irlandës në Kosovë. Në po të njëjtën ditë Irlanda feston edhe festën e Shën Patrikut, i cilësuar ndryshe si shenjtori mbrojtës i shtetit të Irlandës.
Siç thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit, në këtë festë të dyfishtë, duke e cilësuar si një nderë të madh që ndodhet aty për të festuar, Kurti u shpreh se Kosova dhe Irlanda kanë pasur gjithmonë marrëdhënie miqësore që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Moti në Maqedoninë e VeriutLuiz Ejlli publikon video të punimeve në shtëpinë e tij të rePresidenti i ish-klubit ka besim për rikthimin e pashmangshëm të NeymaritPërballja për vendin e parë në Suharekë mes Ballkanit dhe Llapit, Liria pret Malishevën“Serbia kishte lidhje me sulmin terrorist në Banjskë”, deputetë e analistë …
“Ai nënvizoi faktin që Irlanda ishte ndër vendet e para që njohu shtetin dhe shtetësinë tonë, qysh dymbëdhjetë ditë pas shpalljes së pavarësisë. Kryeministri Kurti e cilësoi fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Irlandës si një nga bekimet e vitit 2024. Në më pak se dy muaj u realizuan dy vizita shtetërore bilaterale. Fillimisht vizita e Kryeministrit të Irlandës, Leo Varadkar në Prishtinë më 10 janar, dhe vizita e Kryeministrit Kurti në Dublin më 29 shkurt dhe 1 mars”, thuhet në njoftim.
Në këto takime, kryeministri veçoi se janë pajtuar që ta intensifikojnë bashkëpunimin në një numër fushash, sidomos në sektorin e teknologjisë, për të mirën e qytetarëve të të dy vendeve.
“Ne në Kosovë e vlerësojmë dhe e çmojmë partneritetin tonë me Irlandën”, tha kryeministri. Ai shtoi se në një kohë kur kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje, integrimi i Kosovës në institucionet Euro-Atlantike është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë për paqen, sigurinë dhe të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor. Në këtë drejtim, kryeministri iu shpreh veçanërisht mirënjohës kryeministrit irlandez, Varadkar për mbështetjen e tij të zëshmen për aplikimin tonë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, ai gjithashtu foli edhe për historinë e rëndësishme të Ditës së Shën Patrikut.
Një rast i rrallë është regjistruar në Kinë dhe në internet është shfaqur një video e një foshnje me bisht prej dhjetë centimetrave.
Nëna ka lindur në një spital fëmijësh në qytetin Hangzhou dhe ekspertët mjekësorë besojnë se “teprica” është rezultat i sindromës të palcës së lidhur kurrizore.
Në kushte normale, palca kurrizore ndodhet në kanalin kurrizor, duke lejuar lëvizjen dhe funksione të tjera.
Megjithatë, në rastet e palcës kurrizore të lidhur, ka disa kufizime, pra probleme neurologjike, transmeton metro.co.uk.
Kjo nuk është hera e parë që një fëmijë lind me bisht në Kinë dhe raste të pazakonta janë raportuar në vende të tjera të botës.
Ekzistojnë të ashtuquajturat bishta të vërtetë të njeriut që hiqen lehtë, pa efekte të mbetura, si dhe pseudo bishta, karakteristikë e të cilëve është se përbëhen nga elementë yndyrë, kërc dhe eshtra./Telegrafi/