Home Blog Page 1212

Qeveria vendos për shpronësimin e pronave për dy projekte në Shtime e Prizren

0

Qeveria e Kosovës ka miratuar dy propozim-vendimet preliminare për shpronësim të pronave të paluajtshme në interes publik, në mbledhjen e sotme më 13.03.2024.

https://www.flybileta.com/
Prona e parë në Shtime preket nga konservimi dhe restaurimi shtëpisë në Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut”, prona e dytë e objektit të ish-ndërmarrjes shoqërore “Liria” në Prizren preket nga projekti “Krijimi i hapësirave për lëvizshmërinë e trafikut dhe këmbësorëve”.

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu tha se departamenti i shpronësimit ka propozuar miratimin e këtyre vendimeve pas përmbushjes së kushteve të parapara sipas Ligjit për Shpronësim.

Aliu shtoi se kanë mbajtur dëgjime publike me pronarët e pronave më 10.01.2024 në Shtime dhe më 31.01.2024 në Prizren.

“Kemi trajtuar gjatë dëgjimit të gjitha kërkesat dhe ankesat e pronarëve” – tha ai.

Për të vazhduar tutje me këto projekte, ai propozoi miratimin e vendimeve, të cilat më pas u bën njëzëri nga Qeveria e Kosovës.

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Ilir Daja merr përgjegjësinë për humbje nga Fushë Kosova

0

Ballkani është befasuar, pasi ka pësuar humbje në udhëtim nga Fushë Kosova me rezultat 2-0.

Përkundër se ishin favorit për ta fituar sfidën, kampioni në fuqi i Kosovës nuk arriti të tregonte asgjë në këtë sfidë duke humbur.

Trajneri i suharekasve, Ilir Daja ka folur pas ndeshjes duke thënë se merr përgjegjësinë për këtë humbje.

Ndër të tjera Daja ka thënë se nuk duhet t’i ndodhë kjo situatë më Ballkanit.

“Besoj se nuk kemi bërë aq sa duhet për të shënuar fitore. Fushë Kosova në ndeshjet e fundit ka treguar paraqitje të mira dhe po ashtu ka fituar pikë. Fushë Kosova në një pjesë të madhe u mbrojt shumë mirë në zonë ne 16-metërshit, kurse neve na munguan disa gjëra për të shënuar fitore”.

“Sa i përket motivimit për këtë ndeshje marr përsipër përgjegjësitë si trajner pas dy ndeshjeve të mira, një për Kupë dhe një në kampionat. Nuk duhet të na përsëritet më kjo situatë. Duhet angazhim për fitore”, ka thënë Daja. /Telegrafi/

59 vjet nga ndarja nga jeta e Fan Nolit

0

Burrë shteti, atdhetar demokrat, klerik i lartë, poet, përkthyes, publicist, dijetar, historian e muzikolog. Fan Noli është një nga figurat më të ndritura të kombit tonë.

Fan Noli u lind në Ibrik Tepe në Edrene (Turqi), ku përfundoi dhe shkollën e mesme. Më 1903 shkoi në Egjipt, ku punoi si mësues e gjatë kësaj kohe u njoh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare të Egjiptit.

Në këtë kohë përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç’do të bëhet”.

Më 1907, pas vajtjes së tij në Amerikë, krijoi shoqërinë “Besa-besë” në Boston. Më 9 shkurt 1908, Fan Noli u dorëzua dhjak dhe në mars 1908, kryeprifti ortodoks i Nju Jorkut e shuguroi prift ortodoks.

Disa ditë më pas, Noli mbajti liturgji në gjuhën shqipe për herë të parë në Boston. Në korrik 1919, Noli u zgjodh Peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë.

Përpjekjet e Nolit për një kishë kombëtare shqiptare, u përmbushën më 1937, kur Patriarkana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Shqiptare Autoqefale.

Nga viti 1909 deri më 1911 botoi gazetën “Dielli” dhe së bashkë me Faik Konicën themeloi më 1912 Federatën Panshqiptare Vatra të Amerikës.

Në vitin 1912 përfundoi studimet e larta në fakultetin e filozofisë në Universitetin e Harvardit dhe vite më vonë, më 1938 mbaroi studimet e larta në Konservatorin e Muzikës së Bostonit.

Në vitin 1920 Noli u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku nëpërmjet antarsimit të Shqipërisë në këtë lidhje, Shqipëria mori një njohje ndërkombëtare. Në 1921 ai botoi veprën e rëndësishme “Historia e Skënderbeut”.

Në qershor 1924, Fan Noli u bë kryeministër. Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publicistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat Omar Khajamit, romanin Don Kishoti të Servantesit etj. Fan Noli u shua më 13 mars 1965 në Ford Laurderdale, Florida të SHBA.

Batatina: Dëshira e madhe për fitore ndikoi që të humbim ndaj Malishevës

0

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë pas humbjes nga Malisheva se ekipi i tij pati dëshirë të madhe për fitore dhe kjo ndikoi të humbin. Llapi u mposht me rezultat 2-1 në udhëtim te Malisheva, duke shijuar humbjen e parë në sezonin pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës.

“Dëshira e madhe për fitore ndikoi që të humbim raste të shumta. Duhej të ishim më të vëmendshëm. Kishim katër raste. Djemtë dhanë maksimumin, por nganjëherë nuk mund të fitosh edhe nëse angazhohesh. Nuk ishte dita e Llapit”, ka thënë fillimisht Batatina pas ndeshjes.

“Në dy raste, vlerësimin i lë gjyqtarëve. Gjyqtarët mund të gabojnë. Jemi edhe ne trajnerët, lojtarët të gabueshëm, por nuk duhet gjykohen për një gabim, ashtu siç ndodhi ditë më parë dhe gjithë Kosova u ngrit në këmbë. Mos të shqetësohen. Llapi ka bërë skuadër, ka bërë ekip të fortë, ndërsa Malishevës i dëshiroj suksese. Kampionati është i gjatë”, përfundoi trajneri i Llapit.

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

I zhdukur që nga shtatori i vitit 2022/ Policia e Prizrenit kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 28-vjeçari

0

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi, që është raportuar i zhdukur nga familjarët që nga shtatori i vitit 2022. Bëhet fjalë për Melidin Adilin nga fshati Borje i Shqipërisë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se hera e fundit që i njëjti është parë është më 4 shtator, në vendin e quajtur Zhilibeg në afërsi të fshatit Brod në Dragash, ku kishte dalë për të mbledhë boronica.

Tutje thuhet se në ditët e fundit në një program televiziv një dëshmitare thotë se e ka parë të njëjtin në Prizren.

“Pasi që është iniciuar rasti i Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonal të Policisë së Prizrenit që nga ajo kohë e janë kërkuar personin e përmendur, në ditët e fundit në një program televiziv një dëshmitare thotë se e ka parë të njëjtin në Prizren.

Megjithatë personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo di diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren, apo në cilin çdo stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri”, thuhet në kërkesë.

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fushë Kosova befason Ballkanin, Llapi dështon në Malishevë

0

Skuadra e cila po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar, Fushë Kosova ka shkaktuar befasi të madhe në javën e 25-të në Superligë, duke e mposhtur liderin dhe kampionin aktual, Ballkanin.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan është mbyllur me fitoren e Fushë Kosovës, me rezultat 2:0. Heroi i fitores ishte Alden Shkreli, i cili shënoi të dy golat për skuadrën e tij. Fillimisht realizoi në minutën e 12-të dhe më pas në minutën e 52-të.

Megjithatë, humbjen e Ballkanit nuk ka arritur ta shfrytëzojë Llapi, që gjithashtu është mposhtur si mysafir. Skuadra e Tahir Batatinës ka pësuar në stadiumin “Liman Gegaj” në përballje me Malishevën, me shifrat 2:1. Të dy golat për Malishevën i realizoi Drilon Hazrollaj. Të parin në minutën e 28-të nga penalltia, kurse të dytin në minutën e 48-të. Ndërkaq, për llapjanët shënoi Ahmed Januzi, në minutën e 53-të. Kësisoj, Llapi mbetet në pozitën e dytë me një pikë më pak se Ballkani, derisa Malisheva e forcon pozitën e katërt, me 44 pikë.

Fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë ka realizuar Gjilani, që e mposhtur Lirinë tashmë të dorëzuar, me rezultat 3:0. Elvedin Heriq (8’), Marko Roganoviq (46’) dhe Edi Basha (85’).

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” dhurojnë 1051 euro për fëmijët me Sindromin Down

0

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” kanë treguar një frymë të jashtëzakonshme të solidaritetit dhe altruizmit duke dhuruar 1051 euro shoqatës “Down Syndrome Kosova” përmes blerjes së kartolinave.

Kjo veprimtari tregon përkushtimin e tyre ndaj kategorive të ndryshme shoqërore dhe dëshirën për të ndihmuar.

“Nxënësit e kësaj shkolle kanë qenë gjithmonë në gjendje gatishmërie për të qenë pjesë e aksioneve humanitare. Ata treguan humanizmin e tyre gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë në vitin 2019 dhe atë në Turqi në vitin 2023. Kësaj radhe, ata grumbulluan një shumë të konsiderueshme, duke përdorur kartolina të përgatitura me dashuri nga fëmijët me Sindromin Down. Nga kjo shumë, 50 euro ishin donacion për këtë çështje të rëndësishme”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Falenderojmë prindërit dhe nxënësit për kontributin e tyre të çmuar. Kjo shumë do të përdoret për të mbështetur nevojat e fëmijëve të veçantë dhe kreativ që janë pjesë e shoqatës “Down Syndrome Kosova”. Shkolla “Emin Duraku” vazhdon të jetë një derë e hapur për shpërndarjen e mirësisë, duke treguar se edhe veprimet e vogla, si blerja e kartolinave, mund të sjellin ndryshime të mëdha në jetën e njerëzve.”, njofton shkolla.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Totaj priti në takim Konsullin e Konsullatës së Turqisë në Prizren dhe kolonelin e KFOR-it

0

Kryetari i Prizrenit,  Shaqir Totaj, sot priti Konsullin e Përgjithshëm të Konsullatës së  Turqisë në Prizren, Celal Do?an, dhe Kolonelin e KFOR-it turk, Sabri Gokhan Karamürsel.

Gjatë takimit, ata diskutuan për çështjet aktuale të qeverisjes lokale dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në të mirë të qytetarëve të Komunës së Prizrenit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Kurilla” mbetet pa ujë

0

Kompania e Ujësjellësit ”Hidroregjioni Jugor” njofton se për shkak një defekti lagjja “Kurillë” e Prizrenit nuk ka ujë.

Njoftimi pa ndërhyrje

Konsumatorë të nderuar KRU”Hidroregjioni Jugor” sh. a – Prizren ju njofton se për shkak të defektit të shkaktuar nga ana e Kompanisë ALB STAR në gypin transportues fi 180mm në rrugen Kasembeg, do të paraqitet problem me furnizim të ujit të pijes? në ?Lagjen Kurilla.

Me rastin e sanimit të defektit do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes?
Ju falënderojmë për mirëkuptim!

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Osmani i kërkon Serbisë ekstradimin e sulmuesve të Banjskës, vlerëson rolin e Amerikës në dialog

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Këtë deklaratë, presidentja e bëri pas takimit me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, takim për të cilin tha se ishte përmbajtësor për zhvillimet e fundit në Kosovë.

E para e shtetit u shpreh se Serbia duhet të ekstradojë të gjithë ata që ishin pjesë e planifikimit, financimit dhe organizimit të këtij akti agresioni kundër Kosovës

“Grupi terrorist dhe paramilitarë nga Serbia i përfshirë në sulmin e 24 shtatorit duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë për këtë akt agresioni dhe sulm terrorist duhet të ketë përgjegjësi. Serbia duhet të ekstradojë të gjithë ata që ishin pjesë e planifikimit, financimit dhe organizimit të këtij akti agresioni kundër Kosovës dhe stabiliteti në Rajon. Ne do të vazhdojmë t’i zbatojmë standardet më të larta për një gjykim të drejtë dhe do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me aleatët tanë, në veçanti me ShBA-të që kufiri ynë të jetë i sigurt dhe të parandalojmë edhe sulme të tilla në të ardhmen, për çka jam e bindur që edhe në qoftë se Serbia tenton një gjë të tillë, përderisa punojmë së bashku do të dështojë ashtu siç ka dështuar edhe më 24 shtator”, tha Osmani.

Më tej, Osmani tha se sa i përket Dialogut me Serbinë, ky proces varet edhe nga qasja parimore dhe e barabartë e ndërmjetësuesit, në këtë rast, Bashkimit Evropian ndaj palëve.

“Procesi i dialogut me Serbinë, është proces në të cilin jemi të përkushtuar. Kam potencuar se suksesi i këtij procesi varet edhe nga qasja parimore dhe e barabartë e ndërmjetësuesit në këtë rast e Bashkimit Evropian ndaj palëve dhe se është kruciale të këtë zbatim të plotë të marrëveshjeve të dakorduara në vitin e kaluar, veçanërisht të marrëveshjes bazike të shkurtit të vitit 2023 dhe aneksit të Ohrit të marsit 2023. Angazhimi dhe roli i ShBA-vë mbetet kyç për një përmbyllje të suksesshme të procesit të dialogut që do të çonte në njohje të ndërsjellë”, tha ajo.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri