Home Blog Page 1213

Osmani i kërkon Serbisë ekstradimin e sulmuesve të Banjskës, vlerëson rolin e Amerikës në dialog

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Këtë deklaratë, presidentja e bëri pas takimit me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, takim për të cilin tha se ishte përmbajtësor për zhvillimet e fundit në Kosovë.

E para e shtetit u shpreh se Serbia duhet të ekstradojë të gjithë ata që ishin pjesë e planifikimit, financimit dhe organizimit të këtij akti agresioni kundër Kosovës

“Grupi terrorist dhe paramilitarë nga Serbia i përfshirë në sulmin e 24 shtatorit duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë për këtë akt agresioni dhe sulm terrorist duhet të ketë përgjegjësi. Serbia duhet të ekstradojë të gjithë ata që ishin pjesë e planifikimit, financimit dhe organizimit të këtij akti agresioni kundër Kosovës dhe stabiliteti në Rajon. Ne do të vazhdojmë t’i zbatojmë standardet më të larta për një gjykim të drejtë dhe do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me aleatët tanë, në veçanti me ShBA-të që kufiri ynë të jetë i sigurt dhe të parandalojmë edhe sulme të tilla në të ardhmen, për çka jam e bindur që edhe në qoftë se Serbia tenton një gjë të tillë, përderisa punojmë së bashku do të dështojë ashtu siç ka dështuar edhe më 24 shtator”, tha Osmani.

Më tej, Osmani tha se sa i përket Dialogut me Serbinë, ky proces varet edhe nga qasja parimore dhe e barabartë e ndërmjetësuesit, në këtë rast, Bashkimit Evropian ndaj palëve.

“Procesi i dialogut me Serbinë, është proces në të cilin jemi të përkushtuar. Kam potencuar se suksesi i këtij procesi varet edhe nga qasja parimore dhe e barabartë e ndërmjetësuesit në këtë rast e Bashkimit Evropian ndaj palëve dhe se është kruciale të këtë zbatim të plotë të marrëveshjeve të dakorduara në vitin e kaluar, veçanërisht të marrëveshjes bazike të shkurtit të vitit 2023 dhe aneksit të Ohrit të marsit 2023. Angazhimi dhe roli i ShBA-vë mbetet kyç për një përmbyllje të suksesshme të procesit të dialogut që do të çonte në njohje të ndërsjellë”, tha ajo.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Festa Çoçaj uron të dashurin për ditëlindje me fjalë zemre

0

Festa Çoçaj është një nga figurat publike që di shumë mirë ta menaxhoj jetën e saj me punë dhe me dashuri.

Prej vitesh është në lidhje dashuri me Bonartin, ku janë të pandashëm nga njëri-tjetri.

 

Sot në ditëlindjen e Bonartit, Festa ka disa fjalë shpirti për të ia dedikuar “Urime ditëlindjen shpirti jem të dua shumë”.

Dyshja simpatike, duken gjithmonë të lumtur krah njëri-tjetrit, shkruan “Kosovarja’.

Fulham do t’i paguajë Chelseat 4 milionë paundë për Brojën

0

Fulham është vendosur të paguajë 4 milionë paundë te Chelsea për sulmuesin Armando Broja sipas kushteve të marrëveshjes së tij të huazimit të janarit.

“Cottagers” arritën një marrëveshje huazimi për Brojën që të lëvizte nëpër Londrën perëndimore, pasi fillimisht ishin kërkuar 50 milionë paund për ta nënshkruar atë përgjithmonë.

Duke refuzuar gjithashtu të paguajnë një tarifë huazimi prej 5 milionë paundësh, Fulham dhe Chelsea përfundimisht ranë dakord për një strukturë marrëveshjeje të varur nga numri i ndeshjeve që ai luan.

“Mail Sport” raporton se kushtet specifike të marrëveshjes janë që Fulham nuk do të paguante asgjë nëse Broja luante 60 për qind ose më shumë të ndeshjeve, nga të cilat ishin 16 në kohën kur ai u bashkua.

Megjithatë, “Cottagers” do t’u kërkohet të paguajnë një tarifë prej 4 milionë paundë për rivalët e tyre vendas nëse Broja nuk fillon çdo ndeshje nga tani deri në fund të sezonit.

Chelsea kishte shpresuar se Broja do të kishte një ndikim të rëndësishëm te Fulham, gjë që do të rriste vlerën e tij përpara përpjekjeve për ta shitur atë përgjithmonë gjatë verës. Nëse nuk do të funksiononte në këtë mënyrë, ata të paktën do të kompensoheshin.

Në të vërtetë, marrëveshja deri më tani ka qenë e pasuksesshme në fushë pasi Broja nuk ka filluar ende një lojë të vetme që nga ardhja e tij dhe nuk ka arritur të shënojë.

Broja u nënshkrua si një alternativë ndaj sulmuesit të parë të Fulham, Raul Jimenez, i cili ka munguar gjashtë javë për shkak të dëmtimit, por Rodrigo Muniz është rritur duke shënuar pesë gola në gjashtë të tij të mëparshme. Albanian Post 

Ministria e Bujqësisë hap procesin e aplikimit për subvencione

0

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur nga sot periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për 28 nënsektorë dhe kultura bujqësore.

 

Për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2024, afati për aplikim fillon nga sot dhe përfundon më 12 prill 2024, në ora 16:00.

Sipas njoftimit të ministrisë, në kuadër të këtij Programi, MBPZhR-ja ka vazhduar me rritjen e përkrahjes, ku mbështetja për kulturën e grurit këtë vit varion nga 464 në 564 euro për hektarë. Ndërsa, për kulturën lavërtarë të misrit, përkrahja do të jetë 329 € /ha, për elbin, thekrën dhe tërshërën 304 €/ha. Ndërkaq, një hektarë luledielli do të subvencionohet me 454 euro.

“Përmes PD 2024, do të ketë rritje për vreshtarët në 1104 euro për çdo hektarë, ndërsa pemishtet ekzistuese do të subvencionohen me 504 €/ha. Rritje të përkrahjes ka edhe për sasinë e dorëzuar/shitur të frutave të mjedrës në 0.20 €/kg.  Risi tjetër në këtë program është rritja e përkrahjes për kulturat perimtare në fushë të hapur dhe prioritizimi i atyre që është rritur kërkesa dhe të cilat kanë shënuar rritje në eksport, ku përfshihen speci – Varieteti Kurtovka dhe somborka, domatja, trangujt, qepa, patatja dhe hudhra, ku për këto kultura pagesat direkte nga 500 €/ha do të jenë 654 €/ha, ndërsa për fasulen monokulturë pagesat direkte nga 500 €/ha në 754 €/ha”, thuhet në njoftimin e MBPZhR-së.

Tutje është bërë e ditur se këtë vit vazhdon përkrahja edhe për perimet e tjera në fushë të hapur me 554  €/ha,  ndërsa perimet në serra do të subvencionohen me 904 €/ha.

“Bimët mjekësore dhe aromatike, si dhe bimët mjaltëdhënëse do të subvencionohen me 504 euro për hektarë, si dhe do të ketë rritje të përkrahjes për sipërfaqet që janë të certifikuara në 304 €/ ha për Bujqësi Organike. Subvencionimi për lopë qumështore do të jetë nga 90 € për krerë, ndërsa ka rritje të përkrahjes për kafshët e imta nga 25 € ne 30 € për krerë, konkretisht për dhitë.  Dyfishim i përkrahjes për kafshët e mëdha nga 90 € në 180 € për krerë, konkretisht për buallica. Dosat në riprodhim do të subvencionohen 25 €/krerë, si dhe vazhdon subvencionimi për zogjtë për majmëri apo broilerët me 0.20 euro për zog”, theksohet tutje në njoftim.

 

Ndryshe, fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar, njëkohësisht do të përfitojnë edhe nga subvencionimi  i pjesshëm i çmimit të naftës për litër, në vlerë prej 0.36 €/litër, për sasinë e naftës prej 150 l/ha, e cila është e nevojshme për kultivimin e 1 ha të tokës bujqësore, dhe është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha sipërfaqet e tokës bujqësore që pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për t’u subvencionuar në këtë program.

Të gjithën të interesuarit, aplikimin për mbështetje në kuadër të PD 2024 mund ta bëjnë në Zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi, ndërkaq në rastet kur fermerët aplikojnë për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion.

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vepra e Ismail Kadaresë nominohet për çmimin ndërkombëtar ‘The Booker 2024’

0

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare ka arritur që me librin e tij “Kur sunduesit grinden”, të nominohet në listën e gjatë të çmimit ndërkombëtar “The Booker 2024”.

Vepra e Kadaresë arriti që të jetë pjesë e 13 librave në listën e gjatë, në një garë prej 149 librash të tjerë. Juria vlerësuese ishte e përbërë nga gazetarja në kryesi Eleanor Wachtel; poetja e vlerësuar me çmime Natalie Diaz; romancieri i njohur ndërkombëtarisht Romesh Gunesekera; artisti novator vizual William Kentridge; dhe shkrimtari, redaktori dhe përkthyesi Aaron Robertson.

Lista e ngushtë me gjashtë libra do të shpallet më 9 prill, ndërkaq vepra që do ta fitojë trofeun do të shpallet më 21 maj.

Vepra e përkthyer në gjuhën angleze quhet “A dictator calls” dhe flet për historinë e shkrimtarëve të mbijetuar ndaj diktaturave. Një nga ta është historia e shkrimtarit rus Boris Pasternak.

Policia shqipton 2.347 gjoba në trafik

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2.347 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve janë evidentuar 9 aksidente me lëndime, ndërsa 41 me dëme materiale.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe kohore janë arrestuar 8 persona dhe 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Luhet në Malishevë, Gjilan dhe Lipjan, ndeshje interesante në xhiron e 25-të në Albi Mall Superligë

0

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së 25-të që do të zhvillohen në mesjavë.

Në program janë tre sfida ditën e sotme (e mërkure) dhe dy të tjera nesër (e enjte) me fillim nga ora 13:00.

Padyshim që ndeshja kryesore e ditës së sotme dhe kësaj xhiro do të zhvillohet në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në mes Malishevës dhe Llapit.

Vendasit vijnë në këtë sfidë pas humbjes nga Ballkani dhe synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive, ndërsa Llapi në top formë kërkon fitoren e radhës.

Sfidë shumë interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ ku Fushë Kosova pas katër pikëve radhazi synon ta befasoj edhe kampionin në fuqi Ballkanin. Në anën tjetër suharekasit kanë synim vetëm tre pikët për ta mbajtur pozitën e parë në tabelë.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Dueli i fundit i ditës së sotme, por jo nga rëndësia zhvillohet në Gjilan. Dy skuadrat që ende nuk e kanë shijuar fitoren në pranverë Gjilani dhe Liria do të përballen në një sfidë shumë të rëndësishme.

Gjilanasit kërkojnë tre pikët për të shtuar gjasat që t’i ikin barazhit, derisa mysafirët thuajse të dorëzuar për mbijetesë synojnë të shkaktojnë befasi. /Telegrafi/

Sot moti me vranësira dhe intervale me diell

0

Sot mbi vendin tonë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, kryesisht në sasi të pakta. Në zonat malore reshje bore.

Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 14°C. /MeteoKosova/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vetëm në tre vitet e fundit, Liria ka fituar qindra mijëra euro nga transferimet e Vedat Muriqit

0

Liria e Prizrenit është skuadra e parë e Vedat Muriqit, pasi sulmuesi dardan e ka nisur karrierën te skuadra e qytetit të tij.

Sulmuesi prizrenas është larguar nga Liria në vitin 2013 dhe pas dy aventurave të shkurta në Shqipëri te Teuta e Durrësit dhe Besa e Kavajës ka vazhduar karrierën në Turqi.

Giresunspor, Genclerbirligi, Rizespor e Fenerbahce kanë qenë skuadrat turke të Muriqit, derisa ai pastaj bëri karrierë edhe te Lazio në Serie A dhe te klubi i tij aktual Mallorca.

Në total transferimet e Vedat Muriqit te të gjitha klubet kanë kushtuar 36,17 milionë euro, derisa nga çdo transferim i tij ka fituar edhe Liria si klubi që e ka rritur atë.

Ish-kryetari i Lirisë, Qemal Krasniqi nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se prizrenasit kanë inkasuar të hyra prej 240 mijë euro në tre periudha të ndryshme nga Vedat Muriqi. Bardhezinjtë kanë fituar njëherë 160 mijë euro, një herë tjetër 50 mijë dhe së fundmi 30 mijë euro.

Këto të hyra Liria i ka fituar vetëm pasi është dhënë në menaxhim privat ku në krye të skuadrës është menaxheri i njohur Rrahman Kice.

Sigurisht që klubi prizrenas nga shitjet e Muriqit ka fituar edhe në të kaluarën, pasi ai kishte kryer transferime dy herë nga 500 mijë euro nga Griesunspor te Genclerbirligi dhe nga Genclerbirligi te Rizespor.

Ndërkohë në vitin 2019 sulmuesi dardan ishte transferuar te Fenerbahce nga Rizespor për 5,6 milionë euro dhe nga këto herë Liria ka fituar para, por që shumat nuk janë bërë të ditura.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve