Home Blog Page 1217

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 700 gjoba në trafik

0

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1732 gjoba në trafik.

 

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 17 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 30 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 12 persona, ndërkaq 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse një person është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Voziti 253 km/h në zonën 100 km/h, shoferi gjobitet me 300 euro

0

Është gjobitur një burrë me 300 euro dhe me tre muaj ndalim drejtimi të automjetit, ku i njëjti në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 100 km/h ka vozitur me shpejtësi 253 km/h.

Kështu bëri të ditur policia përmes një njoftimi në Facebook.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 253 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Komuna e Malishevës: Nga shtatori deri më tani, 183 nxënës kanë kërkuar fletëkalime

0

Nga 1 janari, kosovarët gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza në vendet e zonës Schengen.

E, pavarësisht që ky lajm ka vite që është pritur, për shumë sektorë ka ngritur edhe shqetësime.Kosova, tashmë po përballet edhe me ikje të punëtorëve.

Trendi i ikjes po vërehet edhe tek nxënësit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Numër i madh i nxënësve që kërkuar fletëkalime është paraqitur në Komunën e Malishevës.

“Të dhënat për nxënës të cilët kanë kërkuar fletëkalime për në botën e jashtme në Komunën e Malishevës nga shtatori e deri më tani janë 183. Ndërsa, i mësimdhënësve që janë në pushim pa pagesë është 8”, është shprehur për Front Online, Sabit Berisha, shef i arsimit në Malishevë.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

43 vjet nga demonstratat që tronditën ish-Jugosllavinë

0

Sot mbushen 43 vjet nga demonstrata e studentëve të Kosovës më 11 mars e vitit 1981. Kjo demonstratë është vlerësuar njëra ndër to që tronditi ish-Jugosllavinë.

43 vjet më parë, në mars të vitit 1981, në Prishtinë shpërthyen demonstratat e studentëve me kërkesa sociale.

Demonstratat që ndodhën në Kosovë, 43 vjet më parë, më 11 mars, nisën si shprehje e pakënaqësisë së studentëve shqiptarë të Universitetit të Prishtinës, të cilët me 4 mars të vitit 1981, në Mensën e Studentëve brenda Qendrës së Studentëve në Prishtinë, protestuan spontanisht ndaj kushteve jo të mira, sipas tyre, në të cilat jetonin dhe studionin në atë kohë.

Por, më pas, më 11 dhe 27 mars, si dhe më 1 dhe 2 prill të vitit 1981, kërkesat fillimisht me përmbajtje sociale, evoluuan në kërkesa që shpërfaqnin pakënaqësitë politike, shoqërore dhe kombëtare.

 

Gruaja që u zhduk në Malishevë gjendet nën shoqërimin e dy të dyshuarve

0

Një grua e cila ishte zhdukur në Malishevë nga data 10 mars, është gjetur nën shoqërimin e dy personave të dyshuar një ditë më pas.

Policia bën me dije përmes raportit se viktima kishte dalë nga shtëpia dhe se nuk dihej për lokacionin e saj.

Megjithatë, me datë 11.03.2024 rreth orës 00:50 njësitet e hetuesi ka lokalizuar viktimën e cila ishte e shoqëruar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Sot nisi muaji i shenjtë i Ramazanit

0

Sot ka filluar muaji i shenjtë i Ramazanit, ku besimtarët myslimanë për 30 ditë do të agjërojnë dhe do përmbushin një nga pesë obligimet shtyllë të fesë islame.

Ramazani për ne e shumë shtete të tjera ka filluar sot, por jo në të gjitha vendet fillon njësojë, duke marr parasysh vëzhgimet pamore të Hënës së re, njofton klankosova.tv.

Çdo besimtar myslimanë në këtë muaj të shenjtë Ramazani do të agjërojë nga agimi deri në muzg, si sakrificë ndaj Zotit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

 

 

 

 

Dy pilotë i zuri gjumi gjatë fluturimit, njëri ishte i lodhur nga kujdesi për binjakët

0

Dy pilotë i ka zënë gjumi për 28 minuta në mes të fluturimit.

Dy burrat të cilët janë pezulluar përkohësisht, kanë rënë në gjumë gjatë një fluturimi që u zhvilluya më 25 janar nga Sulawesi për në kryeqytetin Xhakarta, shkruan BBC.

Njëri prej tyre thuhet se ishte i lodhur duke ndihmuar në kujdesin për binjakët e tij të porsalindur.

Aeroplani kishte 153 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Piloti 32-vjeçar i kishte thënë bashkëpilotit të tij që të merrte kontrollin e avionit rreth gjysmë ore pas nisjes, duke thënë se duhej të pushonte. Sipas një raporti nga ministria e transportit, bashkë-piloti 28-vjeçar ra dakord. Por, pa dashje edhe bashkëpilotin e ka zënë gjumi. Sipas raportit, gruaja e tij sapo kishte sjellë në jetë binjake njëmuajshe dhe ai po ndihmonte në kujdesin e fëmijëve.

Kontrolli i trafikut ajror të Xhakartës u përpoq të kontaktonte kabinën e Batik Air A320 pas transmetimit të tyre të fundit të regjistruar, por nuk mori asnjë përgjigje.

Ajo heshtje e radios zgjati 28 minuta derisa piloti kryesor u zgjua dhe kuptoi se edhe bashkëpilotin e tij e kishte zënë gjumi. Ai zbuloi gjithashtu se avioni kishte devijuar për pak kohë nga kursi.

Më pas pilotët iu përgjigjën thirrjeve nga Xhakarta dhe e ulën avionin në mënyrë të sigurt.

Testet mjekësore para fluturimit vlerësuan se burrat ishin të aftë për të fluturuar. Presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës së tyre ishin normale dhe testet e alkoolit dolën negative. Por ndërsa pilotët dukej se ishin plotësisht të pushuar, testet dështuan për të përcaktuar nëse cilësia e pushimit të tyre ishte e mirë, tha eksperti i aviacionit Alvin Lie për BBC Indonesian.

Autoritetet tani kanë “qortuar fuqishëm” Batik Air për incidentin, me kreun e transportit ajror të Indonezisë, M Kristi Endah Murni, duke thënë se Batik Air duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje kohës së pushimit të ekuipazhit të tyre.

Bashkimi me fitore të pritur ndaj Istogut

0

Bashkimi shënoi fitore ndaj Istogut me rezultat 128:65 (34:12, 32:20, 21:18, 41:15), në javën e 24-t të Prince Caffe Superligës.

Prizrenasit nga fillimi deri në fund ishin më të mirë, për të shënuar fitore bindëse, ndaj istogasve që kanë vetëm një fitore në këtë edicion dhe atë e kanë pikërisht kundër Portokallezinjëve. Istogasit numërojnë edhe 23 humbje, kurse prizrenasit janë në vendin e gjashtë me nëntë fitore e 15 humbje.

Erik Copes ishte më i miri te Bashkimi me 21 pikë e nëntë kërcime, derisa te istogasit, Arian Azemi kishte 28 pikë e gjashtë kërcime dhe Donat Rexhepi 20 pikë e gjashtë kërcime.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ylli mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike

0

Në një ndeshje dramatike, ku fituesi u përcaktua pas vazhdimeve, Golden Eagle Ylli shënoi fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 103:95 (17:26, 24:25, 25:15, 19:19, 18:10), në javën e 24-t të elitës së basketbolli tonë.

 

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë dhe në çerekun e parë kishin epërsi deri në 11 pikë, 15:26, derisa kjo pjesë përfundoi 17:26. Bardhekaltrit epërsinë më të lartë e kishin 14 pikë, 19:33, derisa periudha e dytë u karakterizua si e barabartë, ku pjesa e parë përfundon 41:51.

Megjithatë, therandasit u rikthyen në periodën e tretë, ku në fund të kësaj pjese barazojnë rezultatin në 66:66. Lojë interesante e me kthesa u zhvillua në çerekun e katërt, ku bardhekaltrit në fund po fitonin 80:82, por vendasit me pesë pikë radhazi kaluan në epërsi 85:82, kurse Henrik Sirko me një treshe barazoi shifrat në 85:85, 38 sekonda nga fundi, që ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes, pasi dy skuadrat nuk shënuan dhe sfida shkoi në vazhdim, ku Jan Palokaj shënoi tre treshe dhe ishte vendimtar në fitoren e Yllit me rezultat 103:95.

Te Golden Eagle Ylli më të mirët ishin Alonzo Verge Jr me 37 pikë, pesë kërcime e tetë asistime, Jan Palokaj me 21 pikë dhe Nate Grimes me 21 pikë e 13 kërcime, kurse te Sigal Prishtina më i miri ishte Diamond Stone me 28 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime.

Golden Eagle Ylli tani renditet në vendin e tretë me 15 fitore e nëntë humbje, derisa Sigal Prishtina e katërta me 14 fitore e dhjetë humbje.  /rtklive

Publikohet kënga “Jeta e gurbetqarit” nga këngëtarët e mirënjohur prizrenas, Fatmir dhe Erblin Hoxha

0

Është publikuar kënga “Jeta e gurbetqarit” nga këngëtarët e mirënjohur prizrenas, Fatmir dhe Erblin Hoxha.

Teksti dhe muzika e këngës kushtuar jetës së bashkëatdhetarëve tanë në mërgim, të mbushur me mall për vendlindjen e tyre, është shkruar nga vetë Erblin Hoxha, ndërsa orkestrimi i këngës është bërë nga Ardian Kastrati.

Këngëtarët kanë njoftuar se kënga është lansuar në të gjitha platformat.

Videoklipi është xhiruar në vende të ndryshme dhe është realizuar nga produksioni BUG./TVPrizreni/