Home Blog Page 1222

Duke kërcënuar me kallashnikov, kishte grabitur stoli ari dhe para të gatshme në Rahovec, arrestohet dhe i sekuestrohet arma

0

Me 23 shkurt në fshatin Ratkoc-Rahovec ishte raportuar një rast grabitje ku persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, kishin grabitur stoli ari dhe para të gatshëm nga dy viktimat (mashkull dhe femër kosovarë) me ç’rast kishin pësuar edhe lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes, në kohën e incidentit, ishte gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishekë.

Sektori i Hetimeve Rajonale i ngarkuar me hetimin e rastit, ka filluar me hetime intensive në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të kryesve të rastit të raportuar.

Fillimisht është arritur të identifikohet vetura e cila dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit me rastin e kryerjes së grabitjes.

“Ndërsa me datën 05.03.2024, është zbatuar urdhër kontroll i lëshuar nga Gjykata në dy lokacione të ndryshme. Gjatë kontrollit një njërin lokacion është gjetur dhe sekuestruar një amë zjarri automatike e llojit AK47 me një karikatorë dhe dy (2) copë fishekë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin e grabitjes”, thuhet në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Mbi dyshimin e përfshirjes në rastin e raportuar është arrestuar një i dyshuar (mashkull kosovar i lindur në vitin 1994), me vendim të prokurorit të shtetit, në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore, i njëjti është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa jemi në kërkim edhe të një të dyshuari tjetër të identifikuar, po ashtu mashkull, kosovar i lindur në vitin 1984.

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dy skuadrat e Suharekës i bashkohen Prishtinës dhe Dritës në gjysmëfinale

0

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të çerekfinaleve të Kupës së Kosovës në futboll.

Ballkani dhe Suhareka i bashkohen Prishtinës dhe Dritës në gjysmëfinalen e kësaj garë interesante në vendin tonë.

Ballkani mundi në udhëtim Malishevën, me rezultat 0-3, të enjten pasdite.

Danfa (25’), Gripshi (44’, 50’) shënuan për fitoren e skuadrës së Ilir Dajës, e cila kalon në rrethin e radhës në Kupën e Kosovës.

Ndërkohë, “vizën” për në gjysmëfinale e siguri edhe Suhareka, e cila në udhëtim mundi Vjosën, me rezultat 0-1. Zeka (81’), realizoi golin e fitores për suharekasit.rtklive.com

Ancelotti thyen heshtjen pasi prokuroria kërkoi gati 5 vite burg për italianin

0

Carlo Ancelotti këmbëngul se ai nuk ishte “rezident” në Spanjë në 2015 dhe tashmë ka paguar një gjobë. “Jam i bindur se jam i pafajshëm”, tha trajneri i Real Madrid-it.

Prokurori i Madridit kërkoi katër vjet e nëntë muaj burg për teknikun italian të mërkurën për shkak të mashtrimit tatimor.

Ancelotti foli për këtë çështje për herë të parë mbrëmë pas barazimit 1-1 në Champions League kundër RB Leipzig, i cili i lejoi Real Madrid-it të kualifikohej në çerekfinale.

“Autoriteti tatimor thotë se unë kam qenë rezident në atë kohë dhe nuk mendoj se kam qenë rezident”, u tha Ancelotti gazetarëve pas ndeshjes, cituar nga “AP”.

“E kam paguar tashmë gjobën dhe tani avokatët po flasin për të gjetur një zgjidhje. Jam i bindur që jam i pafajshëm, nuk kam qenë rezident në 2015 dhe mendojnë se kam qenë banor. Le të shohim se çfarë thotë gjyqtari”, shtoi Carlo.

Megjithatë, raportet pretendojnë se evazioni fiskal i supozuar i Ancelotti-t i referohet viteve 2013 dhe 2014, gjatë dy viteve të para të italianit në krye të Real Madrid-it. Gjigantët e La Liga-s nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për këtë çështje.

Kjo është periudha e dytë e Ancelotti-t në Madrid. Ai u transferua për herë të parë në kryeqytetin spanjoll në vitin 2013 dhe qëndroi në klub deri në vitin 2015. Ai u kthye në vitin 2021 dhe së fundmi ka nënshkruar një zgjatje të kontratës në “Bernabeu” deri në qershor 2026.

Ancelotti ka fituar Champions League-n katër herë si trajner, më shumë se çdo teknik tjetër, dhe është i vetmi trajner që ka fituar titullin vendas në secilën nga pesë ligat më të mira evropiane. Albanian Post

26 vjet pa Adem Jasharin, simbol i unitetit dhe sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

0

Sot, më 7 mars, Kosova dhe shumë shqiptarë nëpër botë po kujtojnë një prej figurave më legjendare të historisë së tyre: Adem Jasharin.

Adem Jashari ishte kryekomandanti dhe themeluesi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 28 nëntor 1955 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Drenicës, në Kosovë dhe ra dëshmorë më 7 mars 1998 në të njëjtin fshat, gjatë Sulmit në Prekaz. Pas luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

Së bashku me vëllain e tij Hamzën, Adem Jashari ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore–ushtarake serbe, të cilët më vonë e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Adem Jashari ra heroikisht së bashku me 58 anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unikat në historinë e luftërave. Ai njihet si “Komandanti Legjendar i UÇK-së”. Urdhëri “Hero i Kosovës” iu dha atij në vitin 2008 nga Kryeministri i Kosovës.

Jeta dhe Vepra Patriotike

Adem Jashari lindi në një familje me tradita patriotike. Ishte djali i tretë i mësuesit Shaban Jashari. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa Shkollën e Mesme Teknike e përfundoi në qytetin e Skënderajit. Adem Jashari gjithmonë ishte i vetëdijshëm se vetëm krisma e pushkës do ta çlironte Kosovën nga okupimi serbo-sllav. Rrallëherë e shihje pa armë. Ai ishte rritur në frymën e trimërisë, heroizmit dhe atdhedashurisë, nga e cila ia kishte mbjellur heroizmin babai i tij Shabani. Në vitin 1991, Adem Jashari u zhvendos në Shqipëri sipas marrëveshjes së autoriteteve kosovare me Ramiz Alinë, për t’u trajnuar me vullnetarët e parë, që më vonë u bashkuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Më 28 shkurt 1998, një grup luftëtarësh të udhëhequr nga Adem Jashari, sulmuan patrullat e policisë serbe duke vrarë katër policë dhe plagosur dy. Familjen Jashari e luftuan forcat serbosllave në Kosovë në vitet e 90-ta, por ky fakt u mbajt i fshehur nga opinioni i gjerë, nga ana e politikanëve të moderuar shqiptarë dhe nga qeveria e Beogradit, si mënyrë për të ruajtur status-kuonë. Beteja e parë mes Ademit dhe shokëve të tij kundër Forcave Federale Jugosllave u bë në mëngjesin e 30 dhjetorit të vitit 1991. Shtëpia e Jasharajve ishte rrethuar nga një numër i madh i forcave të sigurimit serbosllav duke kërkuar dorëzimin e tij. Adem Jashari sëbashku me shokët e tij, e thyen rrethimin dhe më vonë morën pjesë në disa aksione kundër ushtrisë jugosllave dhe policisë. Shtëpia e Adem Jasharit në Prekaz u sulmua përsëri nga forcat e policisë federale jugosllave më 22 janar të vitit 1998. Sulmi u përballua përsëri me sukses.

Sulmi mbi Prekaz

Sulmi i parë ndaj Familjes Jashari

Më 30 dhjetor 1991, forca të mëdha policore serbe, të mbështetura edhe nga forcat ushtarake jugosllave, rrethuan shtëpinë e Shaban Jasharit në Prekaz. Sigurimi Shtetëror Serb ishte në dijeni për arritjen e këtyre luftëtarëve në Prekaz. Në Kullë ndodheshin: Adem Jashari, me vëllezërit Rifatin dhe Hamzën dhe me bashkëluftëtarët, Sahit Jashari, Fadil Kodra e me trima të tjerë të Kodrajve e të Lushtakëve të Prekazit. Përleshja kishte zgjatur prej mëngjesit e deri në orën 15:00 të asaj dite. Trimave të lirisë u kishin shkuar në ndihmë qindra liridashës të tjerë, në mesin e tyre edhe daja i Adem Jasharit, Osman Geci, nga Llausha. Meqenëse bërthamës çlirimtare, në krye të së cilës ishte Adem Jashari, po i arrinin përforcime nga të gjitha anët, forcat serbe u detyruan të tërhiqen. Ato e kishin kuptuar se luftëtarët e lirisë po i mbanin armët për të luftuar kundër tyre. Prej 30 dhjetorit të vitit 1991, Adem Jashari dhe bashkëluftëtarët e tij nuk e ndërprenë luftën e armatosur kundër pushtuesit serb, deri në çlirimin e Kosovës. Ai edhe ishte i zgjedhuri i trimave dhe asnjë nga shokët nuk e kishte vënë në dyshim asnjëherë pozitën e tij të prijësit. Adem Jashari tashmë ishte bërë komandant legjitim i formacioneve ushtarake çlirimtare, që më vonë do të quhen UÇK-ja. Ai ishte në dijeni paraprakisht për të gjitha aksionet që ishin kryer kundër forcave serbe në Kosovë, që prej vitit 1991 deri më 1998. Në shumicën e këtyre aksioneve ai kishte marrë pjesë edhe vetë. Gjatë periudhës së viteve 1991-1994, vetëm në Skënderaj e në Drenas, në këto aksione janë vrarë dhjetëra policë. Ndërsa më 23 mars të vitit 1993, me urdhërin e komandantit Adem Jashari, në udhëkryqin e hekurudhës në Drenas, është sulmuar automjeti i policisë serbe, me ç’rast janë vrarë 5 dhe janë plagosur 6 policë serbë. Këtë aksion e kishin kryer Sami Lushtaku, Ilaz Kodra dhe Rafet Rama. Gjatë viteve të veprimtarisë ilegale guerile, Adem Jashari ka koordinuar pothuajse të gjitha aksionet që kanë ndodhur, jo vetëm në Drenicë, por në mbarë Kosovën. Në vjeshtë të vitit 1994, Shërbimi Sekret Serb zë në befasi dhe e arreston njërin prej bashkëveprimtarëve të Adem Jasharit, Besim Ramën nga Prekazi. Në procesin gjyqësorë të organizuar kundër tij, Gjykata e Qarkut në Prishtinë i dënoi prej 6 deri në 20 vjet burg: Adem Jasharin, Besim Ramën, Ilaz Kodrën, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Fadil Kodrën, Zenun Kodrën, Nuredin Lushtakun, Sami Lushtakun, Sahit Jasharin, ldriz Asllanin, Ali Jonuzin dhe Jakup Nurën. Adem Jashari u dënua me 20 vjet burg në mungesë. Për aktivitetin luftarak, qëllimin e Adem Jasharit dhe të bërthamës së tij çlirimtare, e dinin edhe politikanët pacifistë shqipfolës, të cilët këto zhvillime i përcillnin me skepticizëm dhe mosbesim. Kishte edhe raste kur aktiviteti i tij interpretohej me dubioza të liga dhe me kualifikime antikombëtare. Prania e grupeve të armatosura ilegale në Kosovë, në gjysmën e dytë të viteve 90-ta, shkaktoi konfuzione të caktuara në rrjedhat politike. Të gjithë kryeparët e partive politike pacifiste, pa dallim, u distancuan nga aktiviteti ushtarak i këtyre grupeve çlirimtare të udhëhequra nga Adem Jashari dhe konfirmuan para faktorit ndërkombëtar, si alternativë të vetme, lëvizjen pacifiste.

Përleshja e parë frontale në Rrezallë të Re

Më 25 nëntor 1997, policia serbe kishte pësuar disfatë në Lagjen Binakaj të Vojnikut, në përpjekje për ta arrestuar luftëtarin Abedin Sokol Rexha. Të nesërmen, më 26 nëntor, forca të shumta të policisë ishin nisur në relacionin Skënderaj-Llaushë-Rrezallë e Re. Në vendin e quajtut Klisyra, në drejtim të Turiqecit, kishte zënë pritë komandanti Adem Jashari me njëzet luftëtarët e tij. Atë ditë, forcat serbe, në këtë pritë, u sulmuan në befasi. Edhe pse ato kishin armatim të rëndë dhe ishin me numër të madh, që në fillim e humbën orientimin, meqë sulmi i rrufeshëm i çlirimtarëve të Adem jasharit dhe i vetë Komandantit nuk u linte shteg për t’i akorduar veprimet luftarake. Forcave policore u kishte shkuar në ndihmë një helikopter ushtarak, i cili vërtitej mbi vendbetejë. Piloti nuk kishte guxim të lëshohej më poshtë për t’iu shkuar në ndihmë të plagosurve, meqë ndodhej në rreze të veprimit të armëve të luftëtarëve të Adem jasharit. Gjatë tërheqjes së turpshme në drejtim të Skënderajt, forcat serbe qëllojnë shkollën e fshatit Llaushë, me ç’rast merr plagë vdekjeje mësuesi Halit Geci, ndërsa plagoset edhe arsimtari tjetër, Shaban Rreci, nga Llausha. Serbët kthehen të mundur. Shtypi, i quajtur i lirë dhe i pavarur i Beogradit e përshkruan ngjarjen, duke u mbështetur kryesisht në versionin zyrtar serb. Pranohet botërisht humbja e betejës, por paralajmërohen ndeshje të reja. Pranohet po ashtu fakti se policia serbe qysh moti e kishte humbur kontrollin gjatë natës në Drenicë, ndërsa tanimë po e humbiste kontrollin edhe gjatë ditës. Shtypi zyrtar i Beogradit propagandonte me të madhe se në Kosovë kishin hyrë dhe vepronin grupe “terroristësh” nga shumë shtete të Evropës dhë nga ato islamike. Më 28 nëntor të vitit 1997, me rastin e varrimit të mësuesit dëshmor Halit Geci në fshatin Llaushë, me miratimin e Adem Jasharit, tre luftëtarë të lirisë: Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj, dalin publikisht të maskuar, por me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me armë automatike. Ata shpalosin qëllimin e luftës çlirimtare, si alternativë të vetmë për ta shporrur nga Kosova pushtuesin serb. Brohoritjet e mijëra pjesëmarrësve në varrim, për UÇK-në, konfirmonin plebishitin alternativ të lëvizjes paqësore. Trimat dhe trimëreshat e komandantit Adem Jashari, tanimë lëviznin lirshëm në Drenicë dhe në Dukagjin.

Rrethimi i Tretë i Kullës së Jasharëve në Prekaz më 5, 6 dhe 7 Mars 1998

Kulla dhe shtëpia e Adem Jasharit, të shkatërruara gjatë Sulmit në Prekaz

Në orët e hershme të mëngjesit të 5 marsit 1998, në Prekaz u sulmua sërish familja Jashari nga Ushtria Serbe dhe forcat policore serbe. Forcat sulmuese përbëheshin nga transportues të blinduar dhe pjesëtarë të policisë, të mbështetura nga artileria nga një fabrikë municioni në afërsi. Lagjen Jashari e kishin rrethuar me 100 policë serbë. Sulmi zgjati 3 ditë dhe 2 netë.

Forcat Serbe filluan sulmin pa asnjë paralajmërim. Pas kësaj kanë filluar të shtënat e automatikëve dhe mitralozëve. Nga një shtëpi, policia serbe qëllonte me mortaja, pasuar nga gazi lotësjellës. Shumica e familjes së gjërë e Jasharajve u mblodhën në një dhomë të vetme, e cila ishte e murosur me tulla. Një predhë pastaj ra përmes çatisë, duke vrarë një numër të anëtarëve të familjes. Granatimet e vazhdueshme për 52 orë ia mundësuan policisë më në fund të hyjë në shtëpi.

Organizata “Amnesty International”, në një raport të bërë për rastin, tha se sulmi kishte për qëllim eliminimin e të gjithë dëshmitarëve. Adem Jashari së bashku me 56 anëtarët e familjes së tij u vranë. Gjithsej 58 persona janë vrarë, në mesin e tyre 18 ishin gra dhe 10 fëmijë nën moshën 16 vjeçare. Këtij sulmi i mbijetoi vetëm vajza e vogël e familjes, Besarta Jashari, e cila asokohe ishte vetëm 11 vjeçare.

Nga ana tjetër televizioni serb “B-92” lajmëroi për 62 policë serbë të vrarë në Prekaz.

Pas mbarimit të Luftës

Memoriali “Adem Jashari” në Prekaz, Kosovë

Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike u bë simboli i pavarësisë për shqiptarët e Kosovës dhe për shqiptarët kudo që janë. Kështu shumë prej tyre veshën bluza me fotografinë e tij pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj të dielën, më 17 shkurt të vitit 2008. Mbishkrimi në bluzat ishte ?Bac u kry”, duke iu referuar shprehjes së përdorur gjatë homazheve në varrin e tij me rastin e shpalljes së pavarësisë, si realizim i qëllimit sublim të të gjithë jetës dhe veprimtarisë së Adem Jasharit. / KultPlus.com

Kim Kardashian tregon gjoksin në veshjen provokuese nga “Balenciaga” gjatë Javës së Modës në Paris

0

Kim Kardashian bëri një shfaqje karakteristike dhe provokuese në një album të ri fotografish në Instagram të mërkurën. Fotografitë duket se janë realizuar të dielën, kur Kim shfaqi një stil të përsosur si gruaja e një mafiozi, e veshur me një pallto të “Balenciaga”-s, me printe të kafshëve, teksa shijonte bukuritë e Parisit.

Ajo mbështolli veten me xhaketën ndërsa shkonte për të drekuar në “Costes”, një hotel luksoz shumë pranë Place Vendôme. Gjatë asaj daljeje ditore, u pa duke mbajtur fasha në dy nga gishtërinjtë e saj, megjithatë Kim nuk ka shpjeguar ende se si ka lënduar dorën e saj.

Në albumin e saj të ri në Instagram, ajo mbante të njëjtën pallto provokuese me printe të kafshëve – teksa shfaqi një pjesë të madhe të gjoksit të saj në dekoltenë e hapur, shkruan DailyMail.

Kim ngriti duart për të rregulluar syzet e saj futuristike me ngjyrë të kuqe, duke bërë që fashat në dorën e saj të majtë të bëhen edhe më të dukshme.

Kardashian ndodhej në kryeqytetin francez për Javën e Modës në Paris, ku padyshim siguroi një vend në rreshtin e parë për të parë shfaqjen e “Balenciaga”-s.

Ndërsa ishte atje, u ul pranë ikonës së ekranit meksikan, Salma Hayek, dhe përpiqej t’i mësonte asaj si të bënte një ‘selfie’.

Duket se Kim kishte një sukses të kufizuar në transmetimin e aftësive të saj si influencuese, pasi fytyra e Salma-s u pre nga ‘selfie’ që më në fund e mori dhe e postoi në Instagram.

Salma është e martuar me manjatin francez François-Henri Pinault, kryetar i gjatë dhe CEO i grupit mëmë të “Balenciaga”-s, Kering Group.

Ndërkohë, Kim ka gjithashtu një lidhje të gjatë me shtëpinë e modës, duke modeluar shpesh herë dizajnet e saj përpara se të bëhej ambasadore e markës këtë janar.

Të dy, Kim dhe Salma, u përballën me akuzat e ashpra verën e kaluar kur “Balenciaga” u godit për një fushatë reklamimi që përfshinte fëmijët.

Disa fotografi tregonin fëmijë që mbanin çanta në formë ariu të veshur me dukje sikur janë veshje për skllavëri seksuale.

Një nga fotografitë tregonte një çantë mbi një tavolinë të mbushur me letra – nga të cilat njëra ishte një vendim i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara që përfshinte pornografinë e fëmijëve.

Një foto e veçanërisht kontroverse tregonte një fëmijë të shtrirë në një kolltuk pranë një tavoline kafeje me gota verë dhe çelësa Stella Artois bosh. Edhe pse Kim nuk ishte pjesë e fushatës, lidhja e saj e kaluar me markën e bëri një magnet për reagimet në rritje. Nën presionin në rritje, ajo lëshoi një deklaratë duke denoncuar fushatën, duke thënë se ishte “e tmerruar” dhe “e zemëruar” nga fotografitë.

“Unë aktualisht po rishikoj marrëdhënien time me markën, bazuar në gatishmërinë e tyre për të pranuar përgjegjësinë për diçka që nuk do të kishte duhet të ndodhur kurrë për të filluar – dhe veprimet që po pres të shoh nga ana e tyre për të mbrojtur fëmijët”, tha biznesmenja, në atë kohë.

Nga ana tjetër, Salma heshti, çka e bëri atë objekt të reagimeve të ashpra duke qenë se burri i saj është në krye të kompanisë mëmë të “Balenciaga”-s.

 

“Kobra” i bërtet të akuzuarit tjetër për vrasjen e të riut, përjashtohet nga salla e gjyqit

0

Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli u deklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.

Deklarimin rreth fajësisë, të akuzuarit e bënë në seancën fillestare të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Merita Bina-Rugova, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Absolutisht, për asnjërën hiç edhe kisha pas qejf nëse vetëm njëra prej provave që i ka cek ajo figuron dora jem apo diçka…qitu burgim të përjetshëm”, tha Hoxhaj.

Më pas iu i akuzuari Hoxhaj drejtua të akuzuarit Roland Susuri “Zotni, keni me pjellë DVR, 16 muaj jam tu majt burg, kemi me pjellë DVR”.

E pas kësaj, i njëjti u përjashtua nga salla e gjykimit, por u soll pas pak momentesh.

Pas kthimit në seancë, kryetari i trupit gjykes Kujtim Krasniqi i kërkoi që të jetë i sjellshëm në seancë.

“Unë i bëj thirrje familjes së të ndjerit dhe kushdo që të jenë, unë po du që ta gjejnë veten këtu, po kur s’jam unë e kush ka bo pazare me mu, oficerë-policë apo këta, e atëherë masandej… veç në Jupiter të shkofshin. Për Dibranin ma asnjë vërejtje s’ke me pas deri në fund, ki me pa, po ta jep fjalën që jo për frikë, për frikë në bunar m’u mshefë, kam me ndejt gjithmonë në heshtje. Ju kërkoj falje… kushdo që ka bo pazar policë apo këta me jeten teme…”, tha Hoxhaj.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohet një person në Prizren

0

Një person është arrestuar në Prizren.

Ai dyshohet për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë

Njësiti i antidrogës me vendim të prokurorit kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore si dhe disa fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Balotelli mbetet ‘problematik’ (VIDEO)

0

Mario Balotelli nuk është i panjohur për historitë e tij problematike apo dhe shakatë e tepruara. Italiani ka vijuar me veprimet e tij dhe së fundmi ka hedhur fishekzjarr në dhomën e zhveshjes te Adana Demirspor.

Sulmuesi 33-vjeçar, i cili u kthye në klubin turk për një periudhë të dytë në shtator, ka një histori shakash absurde dhe të papritura, si kur ai ndezi një sërë fishekzjarre në tualet gjatë kohës së tij te Manchester City.

Balotelli vendosi të bënte shaka me shokët e tij të Adana Demirspor-it, duke hedhur një fishekzjarr në dhomën e zhveshjes para se të qeshte dhe të mbulojë veshët.

 

 Albanian Post

Aksidenti me fatalitet në Prizren, policia jep detaje

0

Policia e Kosovës ka jap detaje lidhur me aksidentin me fatalitet që ka ndodhur dje në rrugën rajonale Prizren-Reqan.

Sipas policisë, një vozitësi duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin ndaj  automjetit dhe godet anësoret e rrugës dhe më pas bie nga një lartësi në lumë.

Më pas nga ekipi i urgjencës është konstatuar që vozitësi ka vdekur, teksa pasagjerja grua, pas marrjes se tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

“Rr. Rajonale Prizren-Reqan, 06.03.2024, 15:40. Vozitësi mashkull kosovar,  deri sa ishte duke drejtuar  automjetin e tij, duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin ndaj automjetit dhe godet anësoret e rrugës dhe më pas bie nga një lartësi në lumë. Në vendin  e ngjarjes kanë dalë ekipi i urgjencës ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e vozitësit. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar edhe një femër kosovare e cila pas marrjes se tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Sekuestrohen mbi 3 mijë euro false në një bankë në Prizren

0

Përfaqësuesi i një banke në Prizren ka njoftuar në Policinë e Kosovës, se nga kompani të ndryshme janë deponuar 3.045 euro false.

Parat janë sekuestruar për hetim të mëtutjeshëm.

“Rr. Besim Shalla, Prizren 24.02.2024. Ankuesi mashkull kosovar, përfaqësues i bankës ka raportuar se kompani të ndryshme kanë deponuar 3045€ që dyshohet të jenë të falsifikuara. Parat janë sekuestruar për hetim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve