Home Blog Page 1224

Filloi realizimi i projektit në ‘Shatërvan’ të Prizrenit

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka  inauguruar fillimin e punimeve  për projektin e rregullimit të sheshit “Shatërvan”.

“Me  këtë projekt, ‘Shatërvanit’ do t’ia rikthejmë sharmin e dikurshëm dhe do të ndikojë në vëmëndjen edhe më të madhe të turistëve”, tha Totaj.

Sipas tij, ky projekt  dëshmon përkushtimin tonë për qytetin, me një intensitet edhe më të lartë.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, tha se kemi të bëjmë me një mega-projekt në zonën e parë historike të Prizrenit, ku do të bëhet rregullimi i tërësishëm i infrastrukturës nëntokësore me kabllo elektrike,  operatorëve kabllovik, ujësjellës, kanalizim dhe ridizajnim i plotë i ‘Shatërvanit’.

Lamaj tha se do të zhvillohen punime të kujdesshme që të mos iu pengohet lëvizja e lirë qytetarëve dhe vizitorëve, por edhe mos të dëmtohen bizneset.

Kostoja e këtij projekti ndër më të mëdhenjtë të qeverisë Totaj, kap vlerën e 3 milionë euro  dhe dinamika e punimeve pritet të realizohet brenda nja afati rreth 3 vjeçar.TV Prizreni

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Mediat shqiptare: Princ Leka rrahet nga ish-bashkëshorja dhe babai i saj

0

Princ Leka është sulmuar pasditen e 5 marsit nga ish-bashkeshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Mësohet se Leka ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe me pas me dhunë fizike ndaj tij.

Nën kërcënimin verbal dhe fizik, princ Leka është detyruar të largohet nga oborri mbretëror për të shmangur këtë moment të pakëndshëm që po ndodhte në sy të vajzes së tij 3 vjeçare.

Menjeherë pas kësaj përplasje fizike, Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje, mëson Report Tv.

Gjithashtu Princi është paraqitur edhe ne ambientet e spitalit ‘Nënë Tereza’ për të marrë ndihmën mjekësore shoqëruar dhe me kartën përkatëse. Pritet seanca gjyqësore për të marr një vendim në lidhje me këte çështje.

Çmimi i arit rritet në nivele rekord

0

Çmimi i arit është rritur në një nivel rekord, i nxitur nga pritshmëritë në rritje për uljen e normave të interesit në SHBA, investitorët që kërkojnë asete dhe muaj të tërë blerjesh të jashtëzakonshme nga bankat qendrore dhe investitorët kinezë.

Metali i verdhë u rrit në 2,141 dollarë për ‘ons’ të martën, duke mposhtur rekordin e mëparshëm prej 2,135 dollarësh të vendosur në dhjetor, sipas të dhënave të LSEG, përpara se së shpejti të pakësonte fitimet për t’u shkëmbyer me 0.8 për qind në 2,131 dollarë në ditë, transmeton Telegrafi.

Lëvizja e së martës përfaqëson një vazhdimësi të një rritjeje të shkaktuar të premten nga shpresat në rritje për një ulje të normës së Rezervës Federale në qershor, pas të dhënave më të dobëta ekonomike.

Ari, një aktiv pa rendiment, përfiton nga kostot më të ulëta të huamarrjes pasi investitorët mendojnë se nuk kanë humbur aq shumë duke mos vënë paratë e tyre në obligacione.

Ari ka qenë në një rritje 16-mujore, duke u rritur me 30 për qind nga pak mbi 1600 dollarë për ‘ons’ në fund të vitit 2022, i mbështetur kryesisht nga blerja rekord nga bankat qendrore në tregjet në zhvillim, pasi SHBA-ja ‘armatosi’ dollarin në sanksionet e saj kundër Rusisë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Prokuroria spanjolle kërkon 5 vite burg për Ancelottin

0

Prokuroria e Madridit ka kërkuar dënimin me katër vjet e nëntë muaj burg për trajnerin e Real Madrid-it, Carlo Ancelotti për mashtrimin tatimor prej mbi 1 milion euro në vitet fiskale 2014 (386,361 euro) dhe 2015 (675,718 euro).

Prokuroria e akuzon atë për dy krime kundër Thesarit. Ancelotti deklaroi se ishte rezident tatimor në Spanjë dhe konsideronte se vendbanimi i tij ishte në Madrid, por në deklaratën e tij ai nuk raportonte të ardhurat që rrjedhin nga shpërblimi i punës për Real-in.

Për më tepër, tekniku hoqi të ardhurat që korrespondonin me shfrytëzimin e të drejtave të tij të imazhit.

Sipas akuzës, “për të shmangur taksimin mbi të ardhurat që rrjedhin nga të drejtat e mësipërme të imazhit”, trajneri përdori një rrjet “kompleks” dhe “konfuz” kompanish për të kanalizuar fitimet.  Albanian Post

Homazhe në Landovicë

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, për nder të Epopesë së UÇK-së, së bashku me familjet e dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, veteranë të UÇK-së dhe zyrtarë komunalë, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

“Ndikimi i flijimit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari me familjarët dhe të afërmit e tij, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, është i thellë në luftën e UÇK-së dhe në ndërgjegjen kolektive të popullit gjatë luftës sonë të lavdishme”, tha ai.

“Sot, nderuam guximin dhe qëndresën e trimave tanë që luftuan me vetëmohim për çlirim, derisa, sakrificat e tyre do të shënohen përgjithmonë në analet e historisë sonë, duke frymëzuar brezat e ardhshëm për t’i mbështetur vlerat e lirisë dhe të shtetit të Kosovës”./PP/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Publikoi video të një vajze pa lejen e saj, arrestohet i dyshuari në Prizren

0

Një person është arrestuar në Prizren, pasi kishte publikuar video të një vajze pa lejen e saj.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”, më 9 shkurt të këtij viti.

“Rr. Haxhi Zeka, Prizren /09.02.2024. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte publikuar video të viktimës femër kosovare pa lejen e saj”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Kylian Mbappe dërgon PSG-në në çerekfinalet e Champions League

0

Paris Saint-Germain ka kaluar në çerekfinalet e Champions League pasi mposhti Real Sociedad-in me rezultat të përgjithshëm 3-0 në ndeshjet e raundit të 16-të.

Gjigantët francezë pasuan një fitore 2-0 në shtëpi në ndeshjen e parë tre javë më parë me një sukses 2-1 në ndeshjen në “Reale Arena” të martën, falë dy golave të yllit Kylian Mbappe.

Numri “7” i PSG-së hapi rezultatin me golin e tij të 45-të në Champions League, duke u bërë lojtari i dytë më i ri (25 vjeç e 76 ditë) që arrin këtë pikë pas Lionel Messi-t (24 vjeç e 257 ditë). Mbappe më pas shënoi golin e dytë.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Mikel Merino realizoi golin e nderit për vendasit, kur arriti të kalonte portierin e PSG-së një minutë para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.

PSG, i cili do të zbulojë kundërshtarët e tyre në çerekfinalen e Champions League kur të hidhet shorti më 15 mars, kthehet në detyrën e Ligue 1 të dielën kur mirëpret Reims në “Parc des Princes”, ndërsa Real Sociedad do të kërkojë t’i rikthehet fitimeve kur të udhëtojë te Granada në La Liga të shtunën.Albanian Post

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

 

 

Dhunë në familje në Malishevë

0

Në Malishevë, një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga dy burra dhe një grua.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ish-luftëtarja e UÇK-së, Mimoza Shala bashkëbisedon me gratë e Vetëvendosjes në Prizren

0

Gratë e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kanë organizuar një bashkëbisedim me ish-luftëtaren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Mimoza Shala. Kjo ngjarje u zhvillua në kuadër të Epopesë së UÇK-së.

Mimoza Shala, ishte vetëm 16 vjeçare dhe në shkollën e mesme, iu bashkua thirrjes për çlirim të atdheut së bashku me shumë të rinj.

Ajo ndau tregime dhe përvojën e angazhimit të saj në UÇK, duke rrëfyer arsyet që e shtynë dhe detyrat që kishte nga vija e frontit deri tek bartja e armatimit. Shala u plagos në Betejën e Çabratit më 1999.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Në atë kohë, një nënë gjakovare e shpëtoi nga plagët e luftës.

Sot, Mimoza Shala vazhdon ende angazhimin e saj për një shoqëri të lirë, të drejtë, dhe të barabartë 12.

“Kujdesi dhe guximi i saj janë frymëzim për të gjithë ne”, tha ajo./PrizrenPress.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Krerët e shtetit përkujtuan rezistencën e familjes Jashari

0

Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti, bënë sot homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Presidentja Osmani ka thënë se Epopeja e UÇK-së është epope e krenarisë së popullit tonë, epope që ka rikthyer dinjitetin e shtetit tonë dhe epope që simbolizon lirinë.

“Kemi ardhur këtu të shprehim përkujtimin e përjetshëm për familjen Jashari. Epopeja është e krenarisë e cila ka kthyer dinjitetin e popullit dhe epope që simbolizonë lirinë. Familja Jashari do të mbetet udhërrëfyes për të gjithë brezat”, tha presidentja Osmani

Kurse kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se sakrifica e Jasharëve dhe lufta e UÇK-së përbëjnë ndër ngjarjet më të rëndësishme për vetëdijen tonë kombëtare.

“Jemi këtu ti bëjmë nderimet tona. Në gjithë historinë tonë sakrifica e Jasharëve dhe lufta e UÇK-së përbëjnë ndër ngjarjet më të rëndësishme. Për sa kohë të ketë popull shqipar do të jetë një vend ku jo vetëm përkulemi por edhe gjejmë frymëzim”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Kryeministri Kurti tha se në Prekazin heroik dhe historik kthehemi dhe rikthehemi, që të kujtojmë dhe përkujtojmë çmimin dhe rrënjët e lirisë, të cilën e gëzojmë.

“Kthehemi  këtu që të përkujtojmë çmimin dhe rrënjët e lirisë. Secili duhet të vijmë në këtë vend që mos të harrojmë të kaluarën. Me përkulje dhe ndjenjë admirimi gjithmonë i jemi mirënjohjes familjes Jashari”, tha kryeministri Kurti.

Pas homazheve, kryeministri Kurti së bashku me presidenten Osmani, Sadriu, kryeparlamentarin Konjufca dhe ministra të kabinetit qeveritar vizituan familjen Jashari, ku u pritën nga Rifat Jashari.

Të martën Prekazi u vizitua nga shumë qytetarë të ardhur nga të gjitha viset shqiptare. Kurse, në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seancë solemne për Epopenë e UÇK-së.

=====

Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me
kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin, Albin Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Të martën Prekazi u vizitua nga shumë qytetarë të ardhur nga të gjitha viset shqiptare.

Kurse, në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seancë solemne për Epopenë e UÇK-së.

Gjithashtu një manifestim është mbajtur në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Në të gjitha aktivitetet u vlerësua lartë sakrifica e familjes Jashari për lirinë e Kosovës.RTKLive

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve