Home Blog Page 1225

Moti sot: Me vranësira e reshje lokale shiu, temperaturat deri në 15 gradë

0

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale shiu.

Reshjet e shiut në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve afatshkrutra, ndërsa mund të ketë edhe vetëtimë dhe bubullimë.

Temperaturat minimale për sot pritet të lëvizin në mes 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 13 deri në 15 gradë./MeteoKosova

GAP: Ndikimi i “Dokufest 2023” në ekonominë kosovare rreth 4 milionë euro

Kjo, sipas GAP-it, tregon  një rritje në krahasim me vitet e fundit pas pandemisë COVID-19, duke kontribuar kështu në sektorë siç janë gastronomia, akomodimi dhe transporti.

Për më shumë, thuhet në raport, krahasuar me shpenzimet e bëra për organizimin e “Dokufest 202”3, gjetjet tregojnë se për çdo 1 euro të investuar janë gjeneruar 7.8 euro për ekonominë e Kosovës.

“Nga analiza e ndikimit në Bruto Produktin Vendor (BPV), e cila heq efektin e importeve në llogaritje, del se vlera e ndikimit të ‘Dokufest 2023’ në BPV ishte 2.8 milionë euro. Bazuar në llogaritjet e kthimit në investime, del se për çdo 1 euro të investuar janë gjeneruar 7.8 euro për ekonominë e Kosovës. Ndërsa, nëse analizohet kthimi në investime vetëm nga fondet publike, del se për çdo 1 euro të investuar, janë gjeneruar 22.8 euro”- thuhet në raport.

Sipas GAP-it, nga 16,756 vizitorë në “Dokufest 2023”, rreth 7,138 (43%) prej tyre ishin për herë të parë në festival, ndërsa 9,618 (57%) vizitorë kanë marrë pjesë edhe në edicionet e mëparshme.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kurse, rreth 5,050 (30%) prej tyre ishin shtetas ndërkombëtar që kishin ardhur enkas për “Dokufest”-in.

Bazuar në raportin e GAP-it, arsyet kryesore për pjesëmarrje në festival ishin: interesi për filmat (64%) dhe dëshira për të përjetuar atmosferën e festivalit (60%).

Ndikimi ekonomik i “Dokufest 2023”, sipas GAP-it është gjithashtu rezultat i shpenzimeve të vetë festivalit, të cilat arritën shumën prej 516,858 euro.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Nga analizimi i të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) rreth qarkullimit të bizneseve në Prizren, thuhet më tej në raport, gjatë muajit gusht 2023, (periudhës kur është organizuar festivali), rezulton se të hyrat e bizneseve janë rritur me 20% (gjithsej 117 milionë euro) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 (98 milionë euro).

Sipas raportit del që shpenzimet mesatare ditore të blerësve të biletave që janë banorë të Prizrenit gjatë “Dokufest 2023” ishin 52.9 euro, ndërsa të pjesëmarrësve nga vendet jashtë Prizrenit ishin 101.17 euro.

Shpenzimet e vizitorëve nga vendet jashtë Prizrenit shkojnë për kategorinë e akomodimit (28%) dhe atë të ushqimit dhe pijeve (23%).

Anketimet lidhur pjesëmarrësit dhe shpenzimet e pjesëmarrësve në “Dokufest 2023” janë kryer nga “UBO Consulting”.

“Të dhënat parësore janë mbledhur nga një pyetësor i cili vlerëson shumën dhe mënyrën e shpenzimeve të vizitorëve gjatë ditëve dhe netëve të ‘Dokufest 2023’. Pyetësori që është përdorur ka për qëllim të zbërthejë shpenzimet e përgjithshme të vizitorëve nëpër sektorë të ndryshëm për të parë destinimin e tyre dhe rrjedhimisht për të vlerësuar ndikimin e festivalit nëpër këta sektorë”- thuhet në raport.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Festivali “Dokufest” është themeluar në vitin 2002, me qëllim të rigjallërimit të kinemasë dhe jetës kulturore në Prizren.

Gjatë 22 edicioneve ky festival është zhvilluar duke bërë ndër festivalet më të  rëndësishëm të filmit dokumentar dhe të shkurtër në Evropën Juglindore. Nga viti 2019 është festival kualifikues BAFTA për filma të shkurtër.

Edicioni i 23-të i këtij festivali do të mbahet nga 2 deri më 10.08.2024 në Prizren.

https://kallxo.com/lajm/gap-ndikimi-i-dokufest-2023-ne-ekonomine-kosovare-rreth-4-milione-euro/

Pela e De Radës

0

Nga: Moikom Zeqo (pjesë nga Libri i sinopseve)

Kur mbushi tetëdhjetë vjeç, poeti Jeronim De Rada e shkroi një farë autobiografie, pra bëri një rikthim drejt zanafillave. Flet për një stërgjysh të quajtur Pjetër Anton Rada prej Shqipërisë, nga i cili ruhet në arkivin e Venedikut një dokument i vitit 1300, më saktë një kontratë shitblerjeje me Dogjën. Flet për Kapelën e Radave, ndërtuar më 1460. Gjithashtu dhe për emblemën e shtëpisë së lashtë, që ka Lisin e Dodonës mbi një fushë të bardhë, si të guelfëve (edhe Dantja qe guelf). Ky është një parashtrim i thjeshtë të dhënash, një trazim historik për fisin e tij.

Ajo që më ka bërë përshtypje duke lexuar kujtimet e De Radës është një fakt tjetër, ndoshta shumë i rëndësishëm, pa kuptimet zanafillore. Kur ishte shtatë vjeç, De Rada ende një fëmijë i imët, lëvizte në natyrë. Shoqëronte gjyshin e tij i cili e donte shumë. Gjyshi kishte një pelë të bardhë plakë. Poeti tregon se njëherë arritën në një vend të thurur, në një farë gardhi, mesa duket në një stan jashtë katundit.

De Rada fëmijë u përpoq që të hapte hyrjen e gardhit, por nuk mundi dot dhe u rrëzua. Atëherë ndodhi diçka e papritur. Pela që ishte pranë fëmijës hapi gojën dhe e kapi me kujdes kokën e tij, pa e dëmtuar fare me dhëmbët e saj, e ngriti lart në ajër dhe e lëshoi me kujdes gati mistik pas gardhit. Ky është një rast që fton për një meditim. Mund të kishte ndodhur që pela, që mbajti në gojën e saj kokën e fëmijës, të ishte treguar e pakujdesshme, madje t’ia copëtonte kafkën. Copëtimi i kafkës do të kishte pasojë tragjike në histori. Botës do t’i mungonte përfundimisht poeti De Rada, letërsia nuk do ta kishte Milosaon dhe mrekulli të tjera poetike. Por, pela veproi ndryshe. Ndoshta ajo e pati vetëtimthi ndjesinë e mëmësisë, ndjeu një alarm dhe një dëshirë të papërmbajtur për të ndihmuar fëmijën, si të qe një mëz i saj i pafuqishëm dhe delikat.

Këtu kemi të bëjmë me një mister, që në mënyrë të rëndomtë e klasifikojmë si rast. A mund të jetë thjesht një trill e gjithë kjo histori, krejt e parëndësishme për të tjerët, por jo për fëmijën De Radë? Me një dell simbolik, por ndoshta edhe mitik, mund të thuhet me fantazi të ndezur dhe të papërmbajtur se pela e bardhë nuk ishte gjë tjetër, veçse një nga ato kafshët hyjnore të racës së kalit Pegas, që për poetët është emblema zoomorfe e poezisë në Parnas. Dihet simbolika e kafshëve ungjillore, që për një pashpjegueshmëri gjithashtu mistike, përfaqësojnë apostujt. Pela e bardhë e De Radës e kreu aktin e saj, e zotëruar nga një profeci absolute e së ardhmes. Ajo e kapi fëmijën pikërisht në pjesën më delikate dhe intelektuale, nga koka, diçka e ngjashme me gjestin e një mamie që ndihmon nxjerrjen e një fetusi të gjallë, të një jete të re nga mitra e së ëmës. Ky krahasim është tundues, por dhe i besueshëm. Gardhi qe thjeshtëzimi, ose një metamorfozë, në dukje krejt e rëndomtë, e malit të jashtëzakonshëm të Parnasit. Duke e shënuar këtë rast unik në formën e një sinopsi, mua mu kujtuan të gjitha rastet e kuajve të famshëm në historitë e pafundme të botës. Vlen të shkruhet diçka për pelën e De Radës, ashtu si Xhonatan Suifti qe shkroi republikën utopike të kuajve që zotëronin një humanizëm më madhështor dhe se të njerëzve.

Ky sinops tregimi ka karakter epigramatik. Mund të jetë dhe subjekti i një poeme drithëruese, plot parandjenja dhe metafora të ndritshme. Pela largpamës e shmangu versionin e një aksidenti, duke garantuar jetëgjatësinë e fëmijës deri në moshën e një patriarku. Mbase ajo parandjeu vegimthi, por me një qartësi absolute se ky fëmijë do të ishte poeti i madh; pela ndërmjetësoi, pa mburrje, thjeshtësisht dhe mrekullisht, që ky fëmijë të mbante në amshim në tëmthat e kokës, prekjen e lehtë të një dashurie të parrëfyeshme të dhëmbëve të saj, që fëmija të kapërcente një pengesë, të mos merrte parasysh hapjen e hyrjes (që në të vërtetë nuk funksionoi) të një gardhi të thjeshtë të thurur prej degëzave të prera të pemëve dhe të shkurreve. Por, edhe gardhi e ka një konotacion. Fëmija De Radë e kapërceu këtë gardh dhe fare mirë mund të metaforizohet si caku i shekujve të errët ku mungonte poezia e shkruar, për të çelur një epokë të re madhështore të poezisë. Heroi Milosao do të shfaqej përherë në vegimet e lexuesve, i hipur pikërisht mbi këtë pelë të bardhë. Por, askush nuk mund të thotë se Milosao nuk është gjë tjetër veçse rimishërimi i vetë poetit të madh De Radë.

Totaj:Lufta e UÇK-së ishte përcaktuese për lirinë e Kosovës

0

Në një seancë solemne është shënuar nga Kuvendi i Prizrenit, 26 vjetori i Epopesë së UÇK-së dhe sakrifica e familjes Jasharaj nga Prekazi i Skënderajt.

Para të pranishmëve në këtë seancë solemne, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se lufta e UÇK-së ishte përcaktuese për lirinë e Kosovës, pas përpjekjeve paqësore që bëhëshin në fundshekullin e kaluar. Për rëndësinë e kësaj ngjarje ka folur edhe kryesuesja e Kuvendit, Antigona Bytyçi.

Ndërkaq, edhe përfaqësuesit e partive politike në organin më të lartë legjislativ komunal të Prizrenit, kanë thënë se 5,6 dhe 7 marsi i vitit 1998 janë data të shenjta për kombin tonë, duke velrësuar sakrificën sublime të familjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Ndryshe, aktivitete të ndryshme pritet të organizohen ditën e nesërme me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, Memorialin e Lirisë dhe para shtatoreve të dëshmorëve në Prizren./Tv Prizreni /

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Qeveria shkarkon bordin e kompanisë “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

0

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar sot Bordin e Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.

Ky bord ishte emëruar në gusht të vitit 2022 nga Qeveria Kurti.

Arsyetimin për shkarkim e dha Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Bazuar në raportin vjetor për vitin 2022 dhe raportin vjetor për 2023, Kompania Rajonale e Ujit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka devijuar nga caqet e përcaktuara nga Bordi i Drejtorëve në planin e biznesit. Përveç devijimeve nga plani i biznesit, gjithashtu është evidentuar edhe moskomunikimi i rregullt me njësinë për politika dhe monitorim të ndërmarrjeve publike. Në përgjithësi, konsiderohet se bordi nuk ka arritur të sigurojë planifikim dhe mbikëqyrje rigoroze të planit dhe për këto arsye rekomandojmë shkarkimin”, tha Rizvanolli.

Në po këtë mbledhje u emërua edhe Bordi i Përkohshëm me Ismet Vrapçani – kryesues, Dhurata Gutaj – anëtare, Taulant Tanushaj – anëtar dhe Sibel Halkoshatri – anëtare.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet ‘Euro 2025’

0

Në selinë e UEFA-s në Nion të martën është bërë tërheqja e shortit për fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2025 në konkurrencën e femrave.

Kjo fazë kualifikuese sivjet zhvillohet në tri liga. Kosova bën pjesë në Ligën B dhe në bazë të shortit është përfshirë në Grupin B4, ku janë edhe Uellsi, Kroacia dhe Ukraina.

Kualifikimet nisin në muajin 3 prill, derisa në Evropian direkt kualifikohen vetëm nga dy përfaqësuese prej katër grupeve të Ligës A, derisa vendet e tjera plotësohen përmes “play-off”-it. Nga Liga B, ku bën pjesë edhe Kosova, tri përfaqësueset e para në secilin grup kalojnë në “play-off”, ku përcaktohen shtatë përfaqësueset e fundit që kualifikohen në Evropian.

Përfaqësuesja e Kosovës ka një seri prej 14 ndeshjeve pa humbje dhe nën drejtimin e Anneli Andersen ka treguar formë shumë të mirë.

MINT-i merr vendim për caktimin e çmimit të naftës në Kosovë

0

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave të tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.

Këtë vendim, MINT-i ka njoftuar se e ka marrë me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencës, duke theksuar se ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botërore.

Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy eurocentë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë eurocentë për litër.

Vendimi hyn në fuqi sot (e martë) dhe mbetet në fuqi për 90 ditë.

“Me këtë rast, MINT-i njofton se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ditëve në vijim do të intensifikojë mbikëqyrjen e tregut edhe sa i takon cilësisë dhe sasisë së produkteve të naftës”, ka njoftuar MINT-i.

Trusti ka një lajm të mirë rreth mjeteve të investuara

0

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trust) ka njoftuar se po vazhdon ngritja e vlerës së mjeteve të investuara.

Në njoftimin e Trustit është thënë se kthimi bruto nga investimet arriti në rreth 49 milionë euro.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Për këtë periudhë të raportimit, prej 1 janar deri më 29 shkurt 2024, Portofoli Standard njohu ngritje të çmimit të njësisë prej 1.80 për qind, që përkthehet në kthim bruto nga investimet rreth 48 milionë euro. Ndërsa Portofoli Standard kishte ngritje prej 0.58 për qind  të çmimit të njësisë ose rreth 0.8 milion euro kthim bruto nga investimet. Historikisht, bashkë me rezultatin e këtij fillimviti, FKPK-ja i ka akumuluar afër 800 milionë euro kthim bruto nga investimet”, ka njoftuar Trusti.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Lulzim Jashari me porosi para ushtarëve të Kosovës: Duhet të përgatitemi për të ardhmen

0

Djali i Adem Jasharit, Lulzimi, ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve në ceremoninë për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Insajderi.

Para ushtarëve dhe të pranishmëve tjerë, Jashari dha porosi që vendi duhet të përgatitet për të ardhmën, që sipas tij, mund të jetë më e trazuar se që është tani.

“Mos e harroni asnjëherë që armët tuaja janë vazhdimësi e armëve më të pastra në Ballkan. Ato nuk sulmuan civilët. Shqiptarit nuk i ka munguar guximi por municioni, prandaj jemi mësuar ta qëllojmë cakun sepse është dashur t’i ruajmë plumbat. Në luftë e vetmja frikë duhet të jetë humbja. Duhet të përgatitemi sa më mirë për të ardhmen që mund të jetë edhe më e trazuar”, ka thënë Lulzim Jashari në fjalën e tij.

Lulzim Jashari ka folur për guximin dhe sakrificën e popullit në luftën e fundit, derisa ka theksuar që muaji mars duhet të na dëshmojë që duhet të tregojmë punë dhe përkushtim.

“Këto data na e kujtojnë sa shumë ka vuajtur populli shqiptar. Sa heroizmi është dashur që të jetojmë të lirë. Marsi na dëshmon që duhet të tregojmë punë, përkushtim, logjistikë dhe guxim”.

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahet në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë./Insajderi.org/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Kurti: Adem Jashari – emri i përveçëm me të cilin i referohemi lirisë

0

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Adem Jashari ka bashkëdyzuar lirinë e tij individuale me lirinë e popullit, duke u bërë emër i përveçëm në histori.

“Kosova është çliruar nga Serbia okupatore pikërisht nëpërmjet trashëgimisë politike që e prodhoi personalitetin dhe figurën e Adem Jasharit. Nga po kjo trashëgimi është ngritur dhe po ndërtohet e forcohet edhe shteti ynë. E kam fjalën për trashëgiminë e dalë nga kultura e rezistencës së armatosur dhe aktivizmit të kulluar politik, sidomos që nga Lidhja e Prizrenit e këtej, që i ka karakterizuar shqiptarët dhe veçanërisht Kosovën”, ka thënë ai.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Rrezistencën e familjes Jashari, Kurti e ka ndërlidhur si frymëzim nga kryengritësit që kundërshtuan pushtetin otoman në krye me Hasan Prishtinën, nga lëvizja e Azem Bejtës dhe Shaban Polluzhës dhe një vargë nismash të tjera historike për çlirim.

“Në këtë histori të çlirimit dhe shtetndërtimit, Adem Jashari dhe krejt çfarë përfaqëson figura e tij ka një hise të madhe. Në të vërtetë kjo është hisja më e madhe që mund ta ketë një njeri në historinë e vendit dhe kombit të tij. Ajo është hisja e një njeriu që brenda kohës dhe qenies së tij vepruese, lirinë e tij individuale e përbashkoi me lirinë e popullit të tij, gjatë gjithë jetës, deri në rënien heroike. Liria ishte kushti i jetës, e që u bë edhe kushti i vdekjes së Adem Jasharit. Nëse historia është përparimi i vetëdijes së popullit për liri, Adem Jashari është emri i përveçëm i njeriut me të cilën mund t’i referohemi lirisë sonë”, ka thënë Kurti.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve