31.7 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 5291

Arrestohet italiani pasi tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin në Vërmicë

0

Të enjten policia ka arrestuar një shtetas italian pasi që i njëjti ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë ilegale duke iu shmangur kontrollit kufitar në Vërmicë.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”- njofton policia përmes raportit 24 orësh.

 

 

Prizreni kishte ndriçim publik si Roma e Berlini

0

Prizreni sikurse disa qytete në botë ka pasur një ndriçim publik, që në kohërat e vjetra që flet për një civilizim më të hershëm në këtë qytet. Kësisoj sikurse edhe Roma e Berlini, edhe Prizreni dikur ka pasur ndriçim publik. Prizrenasit shpjegojnë se qysh në kohën e periudhës osmane Prizreni e ka pasur këtë ndriçim.

Ata thonë se ndriçimi publik i asaj kohe është bërë përmes llambadarëve, që kanë ndriçuar rrugën kryesore të këtij qyteti, dhe se ndezja e ndriçimi i tyre është bërë me shkallë për të ndezur qirinjtë në llambadarë. Profesor dr. Simir Krasniqi tregon për gazetën “Kosova Sot” se ka hasur në literaturë historike për faktin se prodhuesit e llambadarëve dhe fenerëve prizrenasit ishin të njohur, andaj ka pasur ustallarë të dalluar që kanë punuar llambadarë dhe fenerë, bile që kanë shitur edhe përtej kufijve të Ballkanit.

Në këtë drejtim edhe profesor Vedat Kiseri dhe intelektuali Zejnel Çeko ende i kanë të freskëta tregimet se si Prizreni, ndër shekuj ka pasur ndriçim publik. “Ka pasur llambadarët me qirinj dhe ka qenë personi i veçantë, që ka bërë ndezjen dhe fikjen e tyre qirinjve. Kjo thuhet se ka vazhduar deri në ndërtimin e Hidrocentralit të parë kur edhe ka ardhur energjia elektrike”, është shprehur Kiseri.

Dy roje bënin ndezjen dhe fikjen e dy llambadarëve

Muhamet Sallauka mban mend edhe llambadarët me qirinj në Prizren. “Mbaj mend kur dritat, gjegjësisht llambadarët e Prizrenit, bënin dritë me qirinj të trashë, të cilët thuhej se i bënin nga yndyrat shtazore. Ishin dy roje që bënë ndezjen e këtyre dy llambadarëve. Pastaj, për njërin thuhet se u pat dënuar vetëm, që e kishte zënë gjumi dhe nuk arriti të ndizte me kohë llambadarët”, shprehet Sallauka. Prof. dr. Kiseri mendon se në Prizren drita e parë ka ardhur në vitin 1929, njëzet e një vjet pas nismës së parë për ndërtimin e hidrocentralit mbi lumin e qytetit, nga i cili do të bëhej elektrifikimi i qytetit. Kurse Ahmeti Dirini inxhinier ka shkruar se në këtë vit ndërtohet hidrocentrali, që sot është objekt muze nën mbrojtjen e shtetit.

“Hidrocentrali në fillim ishte me fuqi 160kVA, ndërsa pas tetë vjetësh montohet gjeneratori i dytë dhe kapaciteti elektrik zmadhohet në 320kVA”, tregon në librin e tij Ahmet Drini, tashmë i ndjerë. Ky hidrocentral në atë kohë ka qenë më rentabil dhe teknikisht më i pasuri në Kosovë. Ai ka shkruar se nga hidrocentrali i parë i Prizrenit kanë mundur ta marrin dritën vetëm familjet e pasura prizrenase. Ai kishte rrëfyer se të gjithë ishin të magjepsur me dritën që vinte nga larg.

“Llambat elektrike atëbotë ishin me një formë rrumbullake. Për shkak se ne ishim mësuar të kishim dritë vetëm të qirinjve, kjo na dukej se kishte dritën e gjithë botës” shkruan Drini. Edhe Muhamet Sallauka ruan një rrëfim interesant. “Kur kishte ardhur gjyshi së pari në Prizren dhe kishte parë dritat, këtë gjë e kishte treguar në Budakovë, kurse burrat në odë gati që nuk i thanë se kjo punë është rrenë. Pastaj rryma në Prizren kur morëm vesh se vjen nga uji mbeta i shtangur. Unë isha fëmijë atëbotë dhe shpesh shkoja vetëm për të parë atë pjesë të hidrocentralit”, shprehet Sallauka. Atij i vjen keq që ky hidrocentral nuk është ende në funksion.

Ortodoksi shqiptar, usta Steva kishte punëtorinë e llambadarëve

Adem Berisha 82-vjeçar tregon se ishin të rritur kur në Prizren, nuk kishin energji elektrike dhe kishin vetëm fener dhe llamba gazi. “Fenerët atëbotë i blinim tek usta Steva. Ishte vështirë të thyhej feneri, ngase fenerët atëbotë bëheshin si nevojë e domosdoshme. Por, kishte familje që atëbotë kur bënin tri gjëra ndiheshin rahat. Pra, bukën, drutë e shtëpisë dhe gazin për fenerë. Bile unë mbaj mend kur në shtëpitë tona ka pasur vetëm eshkë për dritë. Mirëpo fenerxhiu i Prizrenit Steva që thuhej se ishte ortodoks shqiptar deri vonë ka pasur punëtorinë e tij”, është shprehur ai. Berisha ka theksuar se nuk i mban mend llambadarët me qirinj në Prizren, por ka dëgjuar për ata llambadarë, duke shtuar se thoshin se ishte Mitar Tada, ai që i ndizte e fikte ata llambadarë.

(Kosova Sot)

Totaj-Baxhakut: Mjeku nuk i kupton këto sene!

0

Në emisionin “Debat Pernime”, Hatim Baxhaku i LDK-së ka pasur një ballafaqim me kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj i cili tha se do ta rrisë buxhetin për të investuar më shumë në Shoqërinë Kulturo- artistike, raporton Gazeta Blic.

Shaqir Totaj ka thënë se do ta rrisin buxhetin për shoqërinë kulturo- artistike.

E i menjëhershëm ka qenë reagimi i Baxhakut i cili i tha se ti si menagjer që je duhet me ditë që nuk mundesh me rritë buxhetin, ai përcaktohet nga qendra.

Totaj i tha se ti je mjekë dhe nuk i kupton këto gjëra.“Unë i kuptoj shumë mirë bile e di si janë alkuar mjetet”, ka thënë Baxhaku.

Përplasje e fuqishme mes Hatim Baxhakut të LDK-së dhe Shaqir Totajt të PDK-së!

0

Kandidati i LDK-së për Komunën e Prizrenit, Hatim Baxhaku në emisioni “Debat Pernime”, ka akuzuar Shaqir Totaj-n e PDK-së për shkelje ligjore, raporton Gazeta Blic.Gjatë kohës që Baxhaku fliste për ndërtimet pa leje, ai hodhi një akuzë edhe ndaj Totajt të PDK-së, i cili tha se edhe kandidati i PDK-së për Kryetar ka bërë një shkelje të tillë.

“Edhe kandidati për Kryetar të Komunës së PDK-së, Shaqir Totaj ka bërë shkelje, e ka një kat më tepër shtëpinë”, ka thënë Baxhaku.

“Shtëpia ime është ndërtuar me leje”, ka thënë Totaj.

Me leje por jo siç duhet përse ka thënë Baxhaku sepse ia kanë dhënë ata që kanë qenë në pushtet që i kanë dhënë të drejtë me qenë në Kuvendin Komunal.

Në anën tjetër Kandidati i PDK-së për kryetar komune të Prizrenit, ia ka përkujtuar Baxhakut se shtëpia e tij është ndërtuar në 2006, atëherë kur në pushtet ishte Eqrem Kryeziu i LDK-së.“Po ta përkujtojë që në 2006 është marrë leja për shtëpinë time, atëherë ka qenë në pushtet Eqrem Kryeziu i LDK-së”, tha Totaj.Kujtojmë se me 22 tetor pritet të mbahen zgjedhjet lokale./GazetaBlic.com/

Hoti shpalos programin e Nismës për Rahovecin

0

Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga Nisma për Kosovën, Besnik Hoti, ka thënë në Magazina Lokale në Klan Kosova se programi i tyre për qytetin do të fokusohet kryesisht në ekonomi, pasi aty çalon më shumë Rahoveci.

“Programi i Nismës konsiston në një pikë, ajo është ekonomia”, ka deklaruar Hoti.

“Ne duam shtimin e numrit të bizneseve nëpër një politikë të qartë fiskale. Binjakëzim me komuna kombëtare dhe ndërkombëtare, ulja e taksave, luftimi i informalitetit”.

“Ne synojmë gjithashtu rritjen e subvencioneve për fermerët”.

Vehapi premton ujë të pijshëm në gjithë Rahovecin

0

Kryetari aktual i komunës së Rahovecit i cili po synon edhe një mandat tjetër, Idriz Vehapi, në Magazina Lokale në Klan Kosova, tha se do të vazhdojë të punojë fuqishëm në mbylljen e infrastrukturës, sa i përket kanalizimit dhe rregullimit të të gjitha rrugëve në Rahovec.

“Problemet si infrastruktura, kanalizimi, mirëmbajtja e ndriçimi në Rahovec, sidomos ndriçimi, është punuar mjaft dhe është një fakt që mund të argumentohet. Unë besoj që Rahovevi është qyteti më i ndriçuar por ne do të vazhdojmë të punojmë në këto pika sidomos për mbylljen e infrastrukturës, sa i përket kanalizimit dhe rregullimit të të gjitha rrugëve në Rahovec”.

“Edhe në mandatin e ardhshëm, problemet me ujë të pijes dhe kanalizimit do të kryhen deri në vitin 2018. Asnjë fshat deri në vitin 2018 nuk do të jetë pa ujë të pijshëm”.

Prizren: “Polici Nuredin Begolli s’ka hyrë në sistem”

0

Administratori i bazës së të dhënave në Policinë e Kosovës, Hajrush Lenjani, të mërkurën, ka thënë se i akuzuari për zbulim të informatës zyrtare, Nuredin Begolli, nuk është qasur në sistemin informativ për të kontrolluar të dhënat penale për të dëmtuarin Deli Hoxha.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor, të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, kundër të akuzuarit Begolli, eksperti Lenjani ka thënë se kushdo që në çfarëdo mënyre e përdor sistemin, qoftë për lexim të të dhënave, për ndryshimin apo fshirjen e tyre, lë gjurmë në sistem. Ai ka shtuar se në raportin që e ka nxjerr nga sistemi, nuk figuron që i akuzuari ka hyrë në të.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Hajrip Krasniqi, ka deklaruar se nuk ka vërejtje në raportin e prezantuar nga eksperti Lenjani, duke shtuar se nga raporti rezulton se i mbrojturi tij, nuk ka pasur qasje në informatën, për të cilën akuzohet se e ka keqpërdorur.

Po ashtu edhe prokurori i rastit, Genc Nixha nuk ka pasur vërejtje në raportin e prezantuar nga eksperti Lenjani, por ka kërkuar që eksperti të sqarohet nëse i akuzuari fare nuk ka qasje në sistem apo nuk është qasur në të, megjithëse ka mundur.

Eksperti ka thënë se i akuzuari ka të drejtë qasjeje në sistem, por se nuk e ka shfrytëzuar një mundësi të tillë brenda periudhës për të cilën gjykata ka kërkuar që të bëhet raport.

Ndërsa, përfaqësuesja e palës së dëmtuar, avokatja Ermira Gavazaj-Gashi, ka deklaruar se ky raport nuk është fare relevant me këtë çështje pasi që, sipas saj, aktakuza nuk e ngarkon të akuzuarin për kyçje në sistemin informativ, por për zbulim të informatës së mbrojtur me ligj.

Kryetarja e trupit gjykues, Raime Elezi, me kërkesë të palëve në procedurë, ka shtyrë shqyrtimin për 19 tetor 2017, në ora 09:00, ku pritet që i akuzuari të jep mbrojtjen e tij dhe të jepen fjalët përfundimtare nga palët.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Nuredin Begolli, akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren, se në cilësinë e zyrtarit policor, ka zbuluar informatën zyrtare për personin tjetër, duke i dhënë atij një përparësi që nuk i takon.

Sipas aktakuzës, Begolli ka njoftuar qytetaren Altina Kolukaj, për numrin e veprave penale dhe të kundërvajtjes, të kryera nga qytetari Deli Hoxha, e i cili informacion, ka ndikuar në prishjen e raporteve në mes këtyre dy personave./betimiperdrejtesi/

Mustafa: Prizrenit do t’i kthehet qeverisja e drejtë

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ka kaluar një dekadë e qeverisjes së keqe në Prizren. Përmes një postimi në Facebook, Mustafa thotë se me fitoren e kandidatit të tyre për Prizrenin, Hatim Baxhaku, vendit do t’i kthehet qeverisja e drejtë.

“Ka kaluar një dekadë e qeverisjes së keqe në Prizren. Me fitoren e Hatim Baxhakut dhe kandidatëve të LDK-së për këshilltarë komunalë, më 22 tetor, Prizrenit do t’i kthehet qeverisja e drejtë, e shëndoshë dhe që garanton prosperitet’, ka shkruar Mustafa, derisa ka shpërndarë fotografi të tubimit elektoral atje.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/zgjedhjet-lokale-2017/mustafa-prizrenit-do-t-i-kthehet-qeverisja-e-drejte-439850/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Kërkon falje Zafiri

0

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka kërkuar falje për publikimin e një deklarate ndaj ambasadorit britanik, Ruari O`Connell.

Sips tij, rreth kësaj deklarate është kriejuar një keqkuptim, pasi që ka qenë bisedë private.

“Lidhur me disa shkrime ne portale ku po lakohet emri im, ka disa keqkuptime lidhur me bisedën time private”, shkruan Berisha në Facebook.

Ambasadori O`Connell në një bashkëbisedim me qytetarët është shprehur se Supremja u ka dhënë rast kriminelëve të kandidojnë, anipse ligji ka qenë i qartë që kush dënohet për krime, nuk mund të kandidojë.

“KQZ ka marre vendim te mire për decertifikimin ne fillim, dhe Gjykata Supreme ia ka dhëne te drejtën krimineleve me kandidu. Ka qene pak befasuese sepse ligji ka qene i qarte qe nëse dikush dënohet për disa krime nuk lejohet te kandidojë për zgjedhje”, është shprehur ai.

Ndërkaq, Zafir Berisha thotë se të gjithë duhet të respektojnë ligjin.

“Siç i respektoj unë vendimet e drejtësisë si organ i pavarur, respekt i cili është fondament i demokracisë, të njëjtën gjë pres ta bëjnë edhe tjerët dhe nuk është mirë me i bërë presion politik gjykatave dhe te ndërhyhet ne punën e tyre”,shprehet ai.

Ai tregon se fjalori fyes i publikuar në media ka qenë private.

“Keqpërdorimi dhe keqinterpretimi i deklaratave të personave publik nuk i bën nder mediave dhe nuk i shërben misionit te tyre për informim te drejte qytetareve”.

“Unë jam në fushatë elektorale dhe tani sapo përfundova disa vizita në lagjen Tabakhane, Tusuz dhe në fshatin Zhurë dhe e hapa telefonin dhe pashë se ka vërshuar një mal akuzash në adresën time të cilat i llogaris jo korrekte.

“Besoj që mediat, qytetarët dhe të tjerët e kanë parasysh që jemi nën stresin e kampanjës zgjedhore dhe kërkoj falje të gjithë atyre që mund të preken nga ndonjë deklaratë e imja”.
/PrizrenPress.com/

Zafir Berisha: Nisma, subjekti i vetëm politik që mund ta ndal korrupsionin në Prizren

0

Kandidati i Nismës pëër kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, fushatën zgjedhore e ka vazhduar në fshatin Poslisht.
Ai, në këtë fshat ka marrë mbështetje për ta drejtuar Prizrenin.

“Korrupsioni, nepotizmi që kanë vërshuar qytetin e Prizrenit, mund të ndalen vetëm me ekipin e NISMA-s, të cilët kanë objektiva të qarta dhe progresive”, tha Berisha.

“ Prandaj, jemi këtu, për të kërkuar nga ju besimin që me 22 tetor të votoni NISMA-n me numrin 31, me kryetar Zafir Berishen dhe ekipin e tij”.

“ Ky besim nga ju, do të nënkuptonte një reflektim të arsyeshëm për fitoren e radhes dhe çrrënjosje të krimit të organizuar në Prizren”, potencoi Berisha.

Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, duke falenderuar pjesëmarrësit, ftoi të gjithë në përkrahje për Zafir Berishën.

Kandidati për Kuvend, Skender Susuri, ndërkaq në këtë tubim ka përshkruar personalitetin e Zafir Berishës.

Zafir Berisha nuk shquhet vetëm për guximin e tij në luftë, por kontributi i tij i madh ka qenë dhe po vazhdon edhe pas luftës, duke qenë kështu tre herë radhazi deputet në Kuvendin e Kosovës, krejt kjo falë votes dhe besimit tuaj”, tha ai.

“Konkurrentët politik u munduan që NISMA-n në Prizren, ta fusin në këtë proces zgjedhor me hendikepin pa kandidat për kryetar. Kjo pra nuk do koment dhe e njejta konstaton më së miri atë, se kush do të festoj fitoren në Prizren pas 22 tetorit. Pa dyshim se ai do të jetë Zafir Berisha dhe ekipi i tij, derisa kjo do të arrihet bashkë me ju dhe përherë me ju”.