24.9 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 5292

Në 80-vjetorin e lindjes së Anton Pashkut

0

Nikollë Kërhanaj

Dromca kujtimesh për Anton Pashkun

Nga fjalët njërrokëshe të Anton Pashkut në “Oh” dhe “Gof”
Anton Pashku u lind më 08 janar 1937, nga i ati Ton-i dhe e ëma Getë-a (nga familja Kërhan-i –aj nga Zymi), në Grazhdanik të Prizrenit-fshat afër Drinit të Bardhë, në rajonin e quajtur fusha e Prizrenit, përkatësisht Arat e Qytetit (Arat e Shehrit), e jo të Hasit, siç e shenojnë shumë biografë të Anton Pashkut..Familja Pashku ishte familje e madhe patriarkale e vendosur shumë herët në fshatin Shëgjeq (Shëngjergj) afër Zymit të Hasit të Thatë.

Tash, fshati i dikurshëm Shëgjeq, është në përbërje nga lagjia Dodaj (me dy lagje tjera: Kajtaz-i dhe Lekaj) me familjen e Anton Pashkut, e cila me sa dihet ka rreth dhjetë breza deri te fëmijët e Anton Pashkut – djali Paulini dhe vajza- Lulja.me këtë vijë gjenealogjike:-Paulini (djali i Antonit)-Antoni (Ndou)- i Tonit- Pashku—Gjoni- -Kola- Ndreka (Kolndrekaj)-Prenka- Gjoni dhe Leka. Siç dihet, migrimet e popullsisë apo të fiseve shqiptare brenda trojeve të veta etnike kanë qenë të shpeshta. Edhe të parët e familjes Pashku janë të zbritur nga përtej Pashtrikut, përkatësisht nga Bëtyçi i Vendit, që edhe tani përfshinë Rajonin Verior e Verilindor e që bën pjesë në Nënrajonin Verilindor dhe ndodhet në Zonën e Malësisë së Gjakovës e Hasit, në Shqipërinë e sotme.

Nga ku kanë ardhur në Shëngjergj – vetëm duke kaluar në anën e këtejme të Pashtrikut. Në kohën e Mbretërisë së SKS-it kjo familje mbante mbiemrin Gjoni, mirëpo në vazhdim nën administratën e pushtuesit serb (1930/35) ia kishin ndërruar në Gjonoviq (duke punuar si furrëtar në vende të ndryshme). Megjithatë, me ndërrimin e pushtuesve, në vitin 1947, kur kërkohej riemërimi i mbiemrit të familjeve, këta e morën emrin e të parëve – për ta mbiemërzu- Kolndrekaj (Kolë Ndreka). Këtë e bëri vetëm e vetëm për t’i ikur mbiemrit që ia kishin sllavizuar në Gjono-viq, duke ia shndërruar emrin e gjyshit: Gjon në mbiemër –Gjono-viq. Gjyshi i Nout (Antonit ) Pashku, me familjen e vet kishte bërë shumë lëvizje për të kërkuar kushte më të mira jetësore.

Ai me familje ishte shpërngulur nga Shëngjergji dhe ishte vendosur në Gjakovë, pastaj në fshatin Kushavec, afër Gjakovës, më pastaj kalon në Prizren e nga aty në fshatin Grazhdanik (ku u lind Anton Pashku) dhe përsëri për t’u kthyer në Prizren. Me kalimin e familjes nga një vend në tjetrin, ata edhe e kishin ndërruar mbiemrin për ta kthyer në mbiemrin e fisit, në Bytyç-i . Nga vendbanimi i fundit në -2- .Grazhdanik, familja e madhe Kolëndrekaj ishte ndarë. Gjysma prej tyre kishte kaluar e vendosur në Prizren, ndërsa pjesa më e madhe ishte kthyer përseri në Shëngjergj, ku edhe tash jetojnë. Pjesa e vëllazërisë që ishin vendosur në Prizren e mbajten mbiemrin Bytyçi, kurse ata që ishin kthyer në Shëngjergj të Hasit, përsëri ruajtën për mbiemër Kolëndrekaj. Ndërkaq, babai i Anton Pashkut – Toni nga Prizreni, pasi punonte në furrë në Prishtinë, ishte vendosur në Fushë Kosovë, ku mbante mbiemrin- Bytyç-i

.Ndërsa Antoni, pasi i kishte humbur leja e identifikimit, dhe për ta siguruar të renë, e ndërroi mbiemrin, nga Bytyçi, në Pashku (duke e shdërruar emrin e gjyshit: Pashk në mbiemër –Pashku- pra:Anton Pashku. Vlenë të shtojmë se edhe i ati i Antonit ishte një shakaxhi i përsosur, kur thoshte “Burri pa gru – si zjarri pa dru” etj. Andaj,Anton Pashku së bashku me motrën e vet Verën kryesisht u rriten pa nënë. Nëna u pat vdekur kur Antoni i kishte shtatë vjeçar. I ati – Toni iu pat martua tri herë. Bashkëshortja e parë i vdiq pak muaj pasi kishte lind një vajzë. Më pastaj Toni u martua me Getë Nikë Kërhanajn (1913-1944).

Me te, Toni pat katër fëmijë – dy i vdiqen, kurse dy të tjerë, Nou alias Anton Pashku dhe Vera u rriten. Më vonë Tonit i vdiq edhe gruaja e dytë (nëna e Anton e Vera Pashkut) e më pastaj Toni (i ati i Anton Pashkut) u martua për të tretën herë. Kësaj radhe me Lubicën nga Janjeva me të cilën ka pasur pesë fëmijë. Siç thotë Zef Bytyçi-mësues në pension (tash i ndjer) axhë prej babe e kishte Antoni, dhe Dila (kunatë prej babe), Antonin si fëmijë të vogël e sollem nga Grazhdaniku në Prizren. Aty, Nou (Anton Pashku) e kreu shkollimin fillor në Shkollën fillore “Bajram Curri” në Prizren ku mësues e kishte Pal Lumezin (i njohur edhe si Pal Shkollari), që ishte nga Zymi, të cilin, njëherësh e kishte edhe fqinj të parë.

Po ashtu, në shtëpinë e Antonit në Prizren banonte edhe Frrok Nikë Hilë Pecolli, nga Zymi, i cili ishte mësues në fshatrat e afërme të Suharekës, i cili edhe i ndihmonte Antonit për nxënje të njohurive të reja. Antoni, shton Zef Bytyçi, nuk kishte tekste dhe mjete të tjera mësimore, mu për këtë edhe qysh herët kishte filluar të shkonte në bibliotekën e qytetit (të Prizrenit). Më vonë Antonit i kishte dhënë mësim edhe Gani Luboteni, i cili thoshte se Antoni e donte shumë gjuhën dhe letërsinë shqipe dhe se kishte prirje për hartime.

6 librat më të shtrenjtë në botë

0

Një nga kënaqësitë më të mëdha të njerëzve është hartimi i listave: lista për librat më të bukur, për këngët më të mira, për filmat më të suksesshëm, për veshjet më të shitura. Lista për qëllimet që i vëmë vetes; lista për arritje dhe mosarritje dhe… lista nuk ka fund.

Sot do të sjellim një listë “luksoze”. Ashtu si pikturat, edhe librat nuk kanë çmim ndonjëherë. Më poshtë do të gjeni librat më të shtrenjtë në botë.

1. “The Codex Leicester” – Leonardo da Vinçi, 30.8 milionë dollarë

72 faqe të mbushura me dorëshkrime të mendimtarit të madh. Libri përmban teoritë e tij mbi çdo gjë, që nga fosilet te astronomia. Dorëshkrimi ishte blerë për herë të parë në vitin 1717 nga Thomas Coke, i cili më vonë u bë “Earl & Leicester”, pastaj në vitin 1980 u ble nga koleksionisti i artit Armand Hammer. Në vitin 1994, Bill Gates e bleu në një ankand për 30.8 milionë dollarë, duke e bërë librin më të shtrenjtë në botë.

2. “Ungjijtë, Urdhri i Shën Benediktit” – Henry Lion, 11.7 milionë dollarë

I porositur fillimisht nga Henry Lion, Duka i Saksonisë, për altarin e Virgjëreshës Mari në katedralen “Brunswick”, ky libër ungjilli u ble nga qeveria gjermane në vitin 1983 për 11.7 milionë dollarë. Libri ka 266 faqe, 50 prej të cilave me ilustrime. Konsiderohet një kryevepër e shekullit të 12-të, shkruan botimeshqip.com

3. “Zogjtë e Amerikës” – James Audubon, 11.5 milionë dollarë

Në vitin 2000, një kopje e këtij libri u shit për 8.8 milionë dollarë. Dhjetë vjet më vonë, një tjetër botim i plotë i kopjes së parë u shit në Londër për 11.5 milionë.

4. “The Canterbury Tales” – Geoffrey Chaucer, 7.5 milionë dollarë

Një botim i parë i shekullit të 15-të është shitur për 7.5 milionë dollarë në Londër.

5. “Folio i parë” – William Shakespeare, 6.1 milionë dollarë

Në vitin 2001, bashkëthemeluesi i Microsoft, Paul Allen, e bleu një kopje në Nju Jork.

6. Bibla – Gutenberg, 4.9 milionë dollarë

Një kopje e Biblës së Gutenbergut është shitur në vitin 1987, për një shumë rekord 4.9 milionë dollarë, në Nju Jork.

Drogë në Tregun e Gjelbërt në Prizren

0

Policia në Prizren, ka konfiskuar një sasi të substancës narkotike.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë në Tregun e Gjelbërt.

“Gjatë zbatimit të planit operativ është ndaluar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, dhe gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë”, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Malishevën PO, besojmë se fitojmë edhe në Drenas e Prizren

0

Kryetari aktual i Malishevës, njëherësh kandidat i Nismës për Kosovën, Ragip Begaj, ka shprehur bindje se më 22 tetor do të fitojë edhe një mandat qeverisës.

Ai ka thënë se optimizmin për fitore e bazon në punën dhe qeverisjen e mirë katërvjeçare në Malishevë. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Begaj ka deklaruar se në mandatin e ardhshëm qeverisës prioritete do të jenë vazhdimi i projekteve kapitale, përmirësimi i infrastrukturës, investimet në bujqësi si dhe mbështetja për bizneset e vogla.

Megjithatë, ai ka thënë se sfida në këtë komunë mbesin shkalla e lartë e papunësisë si dhe mungesa e zhvillimit ekonomik. Përveç fitores në Malishevë, Begaj ka shprehur optimizëm për fitoren e Nismës edhe në Drenas dhe në Prizren.

“Klinikat private duhet të largohen nga qendra e mjekësisë familjare në Suharekë”

0

Kadri Balaj, kandidati i Nismës për Kryetar Komune në Suharekë, tha se shëndetësia në këtë komunë nuk është keq por ka hapësirë për t’u bërë më mirë, njofton Klan Kosova.

“Nuk e shoh krejt zi punën e shëndetësisë në Suharekë, por ka hapësira për t’u bërë më shumë dhe më mirë, vërejtjen më të madhe e kam aty ku është qendra e mjekësisë familjare e vetmja që është në Suharekë, më e madhja. Ajo është e rrethuar prej klinikave private që me sa di unë ato duhet të jenë larg ambulancës së qytetit ku është”.

“Laboratori që është i ambulancës publike duhet të zgjerohet dhe jo të paguajnë qytetarët në laboratore private. Janë dy prej tyre aty që bëjnë analiza, ato duhet të largohen”, tha Balaj në Magazina Lokale të Klan Kosovës.

Zyba: Oferta e VV-së në përshtatshmëri me qytetarët e Therandës

0

Sali Zyba, kandidat i Vetëvendosjes për Therandën, konsideron se do të dalin fitues në zgjedhjet e 22 tetorit pasi ka thënë se qytetarët e kësaj komune tashmë e dijnë se kush e sjellë ndryshimin në komunën e tyre.

Zyba në emisionin special Magazina Lokale, tha se Vetëvendosje ka parë tash e sa vjet keqqeverisjen që i është bërë komunës së Therandës, prandaj sipas tij në programi i tyre qeverisës ka ofertat në përshtatshmëri me nevojat e qytetarëve, transmeton Klan Kosova.

”Mund të mos e dijnë qytetarët e Therandës se kush mund të fitojë sonte në futboll por e dijnë se në komunën e tyre kush do të fitojë. Ajo është Vetëvendosje”.

”Kjo keqqeverisje e deritashme duhet të ndryshojë. Ka 12 vjet që deri tani kemi kërkuar votën e qytetarëve, por pas 12 qershorit, ka arritur ndryshimi”.

”Në komunën e Therandës, meqenëse nuk është qeverisur mirë, Vetëvendosje ka përshtat dhe trajtu në mënyrë të veçantë nevojën e qytetarëve. Arsimi në komunën tonë nuk është në gjendje të mirë”.

Ky është plani i Sali Asllanajt për Suharekën

0

Kryetari aktual i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj i cili po kërkon edhe një mandat, ka shpalosur programin e tij në rast se del sërish fitues në zgjedhjet e 22 tetorit, njofton Klan Kosova.

“Suhareka është një komunë e rëndësishme dhe e udhëhequr mirë dhe kjo më bënë të jem optimist për edhe një mandat. Plani i parë është zhvillimi ekonomik, duke mos harruar që kemi plane që ta zhvillojmë turizmin malor dhe rural”.

“Sivjet do të fillojë ndërtimi i rrugës prej Mushtishtit që shkon në Brezovicë. Mundësi tjetër kemi edhe në aspektin e përmirësimit në arsim, do të mundohemi që me programin tonë të krijojmë kushte të mira dhe ambiente të mira. Pajisje të laboratorëve për fizik, kimi e biologji në mënyrë që të ndikojë në kualitetin e mësimit”, tha Asllanaj në Magazina Lokale në Klan Kosova.

Programi i Bali Muharremajt për arsimin në Suharekë

0

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, ka thënë në Magazina Lokale se arsimi në Suharekë dhe në gjithë vendin kohëve të fundit ka degraduar, njofton Klan Kosova.

E në mënyrë që arsimi të jetë sa më cilësor në Suharekë, Muharremaj tha:

“Duhet të ketë së pari siguri në shkolla, duhet të ketë disiplinë më të madhe, duhet të ketë kabinete, mjete dhe njashtu duhet për çdo vit të kontrollohet performance e personelit të cilët punojnë në arsim”.

“Shumë pak prej tyre rrinë nëpër shkolla, mandatin tonë do të ketë kritere për pranimin e arsimtarëve dhe profesorëve në shkolla. Mandatin e ardhshëm duhet të ketë disiplinë në rend të parë dhe mësim plotësues në disa shkolla”.

Mytaher Haskuka : Me 22 tetor do t’i ndalim vjedhjet në Prizren

0

Mytaher Haskuka, është i bindur që vjedhjet në këtë qytet, do të ndalen me 22 tetor.

Sipas tij, VV ka dëshmuar se mund ta ndryshojë gjendjen në vend.

Haskuka ka ftuar banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren, që të votojnë Vetëvendosjen.

“Ne kemi dëshmuar se mund ta ndryshojmë gjendjen në vend. Kemi dëshmuar se mund ta ndalim korrupsionin. Vetëm duke e ndalur vjedhjen dhe keq qeverisjen në Komunën e Prizrenit, qytetarët do ta kuptojnë se të gjitha shërbimet e komunale do të jenë shumë më të kënaqshme se sa janë sot”, tha Haskuka.

“Që gjërat në këtë lagje të mund të shtyhen përpara, duhet që pos kryetarit, të votohen edhe kandidatë për asamblistë nga kjo lagje: Dafina Kolukaj dhe profesori i nderuar Muharrem Elezkurtaj”.

“Të gjitha nevojat e juaja do të keni mundësi t’i adresoni përmes përfaqësuesve tuaj. Ditëve në vijim do të kemi sërish takime në lagjen tuaj, do të bashkëbisedojmë edhe për shërbimin shëndetësor, që me të drejtë këtu u paraqit si shumë e nevojshme. Dhe për këtë jam shumë i sigurt, sic e di mirë edhe arsyen e frustrimit të rivalëvve të mi politikë sa i përket shëndetësisë”.

“Me 22 tetor do t’i ndalim vjedhjet, sepse do të kemi referendum popullor dhe pastaj me paratë që do të mbesin në arkën e Komunës do të kemi mundësi që nxënësve, nga klasa e parë e deri në të e pestën, t’u ofrojmë nga një shujtë nëpër shkollat tona”.

“ Vetëm ata që janë të ngopur mund të ironizojnë në lidhje më këto shujta ditore për nxënës. Me këtë veprim tonin, ne poashtu, nxënësve u sigurojmë barazi në shkolla. Hapësirat e uzurpuara publike do t’i lirojmë, dhe në vend se të përfitojë individi, do të përfitojë Komuna, e cila më pas ato para do t’i vë në shërbim të qytetarëve e për të cilat lagjja juaj ka shumë nevojë.”

LDK premton ndryshime rrënjësore në Prizren

0

Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë shprehur të martën të bindur se qytetarët e Prizrenit do të përcaktohen për të lënë prapa qeverisjen e keqe 10 vjeçare të kësaj komune, duke votuar më 22 tetor Hatim Baxhakun për kryetar komune dhe kandidatët e LDK-së për këshilltarë komunalë.

Gjatë shpalosjes së programit qeverisës dhe prezantimit të kandidatit për kryetar dhe kandidatëve për këshilltarë komunalë, kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka theksuar se qeverisja me në krye Hatim Baxhakun do ta ndalë keq-qeverisjen, korrupsionin dhe nepotizmin.

Duke folur para të pranishmëve, të mbledhur në sheshin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pavarësisht motit me shi, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se është i bindur që Prizreni duhet t’i kthehet LDK-së.

“Kjo forcë garanton se ky qytet do të qeveriset mirë. Ka kaluar një dekadë e qeverisjes së keqe. Me fitoren e Hatim Baxhakut dhe kandidatëve të LDK-së për këshilltarë komunalë, më 22 tetor, Prizrenit do t’i kthehet qeverisja e drejtë, e shëndoshë dhe që garanton prosperitet”, ka theksuar Mustafa.

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Hatim Baxhaku, është shprehur i bindur në fitoren e tij dhe LDK-së më 22 tetor në Prizren dhe ka premtuar ndryshime radikale në mënyrën e qeverisjes së kësaj komune.

“Ne do t’ia kthejmë qeverisjen qytetarëve, pa asnjë dallim, duke ndalur degradimin e deritanishëm”, ka thënë Baxhaku, sipas të cilit, ai dhe LDK në Prizren kanë program konkret dhe të realizueshëm, për ta ndryshuar radikalisht Prizrenin.

“Fitorja jonë në këto zgjedhje është shkëputje nga qeverisja shkatërrimtare, e uzurpuar nga pushtetarët dhe familjarët e tyre. Ne do të ndërpresim praktikat e nepotizmit dhe ryshfetit për të kryer punë”, ka thënë Baxhaku, sipas të cilit, qeverisja nën drejtimin e tij, pas 22 tetorit, në fokus kryesor do të ketë zbatimin e ligjit me çdo kusht dhe ndaj çdokujt.

 

“Unë dhe qeveria lokale që do ta udhëheqi, do të jemi të hapur e transparent. Paranë publike do ta menaxhojmë me përgjegjësi dhe do ta përdorim vetëm për investime në të mirë të qytetarëve”, ka theksuar Baxhaku.

Baxhaku ka premtuar bashkëpunim me qytetarët dhe ekspertët e shoqërinë civile për zbatimin e programit të tij qeverisës për Prizrenin, i cili, sipas tij, do të sjellë ndryshime pozitive për të gjitha fushat e jetës në këtë komunë.

Ai ka premtuar luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar e korrupsionit, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të komunës së Prizrenit për t’ua kthyer shpresën e vrarë nga qeverisja e keqe 10 vjeçare e kësaj komune.