17.6 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 5293

Fati i Qeverisë Haradinaj varet nga rezultati i zgjedhjeve lokale të 22 tetorit

0

Shkruan: Nehat Hyseni

Java e parë e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, pëfundoi.

Në këto zgjedhje garojnë reth 7000 kandidatë për asambletë komunale në 38 komunat e Republikes së Kosovës dhe 200 kandidatë për kryetarë komune.

Kjo i bie se për një mandat këshilltari komunal, garojnë 184 kandidatë.

Kurse, për postin e kryetarit të komunës garojnë reth 5,3 kandidatë.

Pra, është ofertë relativisht e lartë dhe interesim i madh për poste politike në pushtetet vendore.

Megjithatë, tubimet e mbajtura gjatë kësaj jave tregojnë se, përveç familjarëve dhe mbështetësve e simpatizantëve të ngushtë të kandidatëve në garë, në tubime nuk kemi pjesëmarrje masive dhe interesim të madh të elektoratit.

Arsyet për këtë mosinteresim evident të elektoratit, mbase duhet kërkuar në mosbesimin e votuesve ndaj premtimeve boshe dhe “gënjeshtrave të ëmbla” të kandidatëve dhe realitetit gjithënjë e më të hidhur dhe të papersektivë për gjenerarat e reja dhe të padenjë për të jetuar.

Mirëqenie e popullatës dhe cilësia e jetesës gjithënjë e më tepër po degradihet dhe shpërthimi i sërishëm i ekzodit drejtë vendeve europiane aktualisht është duke u mbajtur me mjete represive dhe me ndalesa të ndryshme administrative.

Ndërkaq, gara kryesore edhe në këto zgjedhje, sikur në ato të vitit 2013, do të zhvillohet midis LDK-së dhe Vetëvendosjes për komunën e Prishtinës.

Por, risi e këtyre zgjedhjeve lokale do të jetë edhe rivaliteti i madh dhe gara e ngushtë midis LDK-së edhe në Gjilan e Ferizaj, mbase edhe në Prizren.

Pikërisht, ky rivalitet midis këtyre dy partive dhe ambiciet e pretendimet e tyre për t’i qeverisur këto komuna, realisht ishin pengesë për arritjen e koalicionit parazgjedher, si pandan i PAN-it, por dhe të koalicionit paszgjedhor, për t’i dhënë fund keqqeverisjes shumëvjeçare të PDK-së.

Prandaj, zgjedhja lokale të 22 tetorit kanë rëndësi të madhe dhe do të shërbejnë si testim i fuqisë elektorale, sidomos të Vetëvendosjes, për t’u parë se a do të vazhdoj apo jo trendi i rritjes së saj i arritur në zgjedhjet e jashtëzakonëshme parlamentare të 11 qershorit.

Poqese rikonfirmohet trendi i tillë i rritjes, atëherë është e pritëshme rënia e menjëherëshme e Qeveria Haradinaj dhe koalicionit PANA-Lista Srpska, mbase edhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonëshme parlamentare në muajtë e parë të vitit të ardhshëm kalendarik.

Dënohet polici nga Prizreni

0

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Habib Morina, i cili akuzohej për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, të hënën, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren dhe është dënuar me dy mijë euro gjobë.

Fillimisht, trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Xheladin Osmani, të akuzuarin Morina e ka dënuar me burgim efektiv prej gjashtë muajsh, por me kërkesë të të akuzuarit, dënimi me burgim prej gjashtë muajsh i është zëvendësuar me dënim me gjobë prej dy mijë eurosh.

Para se të shpallej aktgjykimi në këtë rast, palët në procedurë kanë paraqitur fjalët e tyre përfundimtare, andaj me këtë rast, prokurori i çështjes, Mehdi Sefa, ka deklaruar se nga administrimi i provave dhe dëgjimi i dëshmitarëve është vërtetuar fajësia e të akuzuarit.

Sefa ka kërkuar që i akuzuari të shpallet fajtor dhe me rastin e shqiptimit të llojit dhe lartësisë së dënimit, të merret parasysh se i akuzuari për herë të parë është akuzuar, se i njëjti është familjar dhe ka shërbyer për shumë vjet në Policinë e Kosovës.

Ndërsa, i akuzuari, Habib Morina, ka paraqitur me shkrim fjalën e tij përfundimtare, në të cilën ka thënë se është akuzuar padrejtësisht pasi që, sipas tij, edhe dëshmitarët kanë vërtetuar se ai nuk ka pasur dijeni për kamionin e ndalur me çimento qysh pretendon prokuroria.

Morina ka thënë se të gjitha veprimet i ka ndërmarrë sipas normave ligjore dhe kompetencave të tij, duke mohuar se me qëllim ka kryer një veprim për t’i sjellë dobi pasurore dikujt tjetër, apo për ta dëmtuar dikë. Për më tepër, ai ka thënë se rasti atë natë vetëm ka filluar dhe veprimet për të cilat pretendon prokuroria se nuk i ka ndërmarrë, të njëjtat veprime sipas tij, janë ndërmarrë ditën e nesërme dhe se të dëmtuarit në këtë rast i është kompensuar dëmi.

I akuzuari, po ashtu në fjalën përfundimtare, ka thënë se nuk ka pasur qasje në tërësinë e lëndës kundër tij andaj ka thënë se është dashur të merren të gjitha procesverbalet e bëra nga policia në këtë rast ku do të dëshmoheshin veprimet e ndërmarra dhe koha kur janë ndërmarrë.

Sepse, sipas Morinës, nuk qëndron fakti se ai është lajmëruar menjëherë kur është ndaluar i personi me çimento, por më vonë kur edhe është lajmëruar rasti për vjedhje nga i dëmtuari, e që veç personi ishte larguar nga pika e kontrollit. Andaj ka kërkuar që të lirohet nga akuza.

Ky rast zhvillohej në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur ndaj Habib Morinës, të cilin e akuzon se duke vepruar në cilësinë e zyrtarit policor, ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare. Sipas aktakuzës, Morina, me qëllim që t’i shkaktojë përfitim material Miftar Papës, ka lejuar që i njëjti të largohet me 39 thasë çimento të vjedhur, me ç’rast i ka shkaktuar dëm Nuhi Bytyqit.

Aktakuza përshkruan se si pala e dëmtuar Nuhi Bytyqi nga Suhareka, kishte lajmëruar rastin në Stacionin Policor të Suharekës, për vjedhjen e 39 thasëve çimento nga oborri i shtëpisë së tij.

Sipas aktakuzës, në të njëjtën kohë, gjatë një pike kontrolli është ndaluar Miftar Papaj, i cili kishte të ngarkuar në automjet 39 thasë çimento, mirëpo rreshteri Morina nuk kishte lejuar që i njëjti të ndalohej dhe të konfiskohej sasia e çimentos së bashku me automjetin.

Prizren:Dënohen me burg dhe me gjobë të akuzuarit për posedim dhe shitje të narkotikëve

0

I akuzuari B. Gj., të martën, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me një vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë, për posedim dhe shitje të narkotikëve.

Po ashtu, edhe i akuzuari për përdorim të substancës narkotike, të llojit marihuanë, Kushtrim Kabashi, është dënuar me 500 euro gjobë.

Kryetari trupit gjykues, Xheladin Osmani, ka shpallur aktgjykimin dënues për të akuzuarit, duke shtuar se si rrethanë lehtësuese në këtë rast janë marrë pranimi i fajësisë nga të akuzuarit, mosha e tyre relativisht e re dhe se për herë të parë kanë rënë ndesh me ligjin.

Ky rast zhvillohej në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, me të cilën, B. Gj. akuzohej për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të narkotikëve të llojit marihuanë.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit i është gjetur rreth 700 gramë narkotik të llojit marihuanë, të përgatitur në foli alumini për t’i shitur.

Ndërsa, i akuzuari K. K., akuzohej se më 6 dhjetor 2016, në një kafene në Prizren, në prani të të akuzuarit Gjinovci dhe disa shokëve tjerë, ka poseduar 0.75 gram narkotik të llojit marihuanë, në formë të cigares, të cilën e ka përdorur.

Kërkesa e Zafirit për qytetarët e Prizrenit

0

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, kërkon nga qytetarët mbështetje pr t’u zgjedhur kryetar i Komunës.

Sipas tij, Prizreni deri më tash është keqqeverisuar nga njerëzit e papërgjegjshëm.

Postimi në Facebook
Me 22 tetor mbahen zgjedhjet për kryetar të Prizrenit , prandaj më lejoni me shumë respekt t’ju drejtohem me këtë letër permes së cilës kërkoj mbështetjen tuaj, që bashkarisht të angazhohemi në 4 vitet e ardhshme për të ruajtur krenarinë dhe identitetin kulturor e historik të qytetit tonë të bukur.

Prizreni për vite të tëra është qeverisur nga njerëz të papërgjegjshëm, të cilët kanë keqpërdorur besimin tuaj për interesa personale dhe të grupeve parapolitike; duke na bërë të ndihemi keq të gjithëve si qytetarë të ndershëm, me skandalet korruptive të tyre.

Mbështetja juaj për vizionin dhe ekipin e Nisma-s që në zgjedhje mban nr. 31, është mbështetje për vendosmërinë tonë, për t’i rikthyer krenarinë e nëpërkëmbur, qytetit të Prizrenit.
Me respekt Zafir Berisha

Artan Abrashi : Mytaher Haskuka, mësues i kuadrove të PDK-së

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren,Artan Abrashi ka komentuar publikimin e fotografive të Mytaher Haskukës në aktivitetet e PDK-së.

Abrashi thotë se Haskuka ka qenë mësues i kuadrove të lartë të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe partive tjera politike.

Postimi i plotë në Facebook

Prof.Dr.Mytaher Haskuka si drejtues i lartë i UNDP-së në Kosovë ka marrë pjesë në trajnimet e shumta të kuadrove të lartë të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe partive tjera politike.

Por pasi nxënësit e tij nëpër parti dolën harama që e katranosën keq vendin, si mësues i urtë dhe i përgjegjshëm vendosi t’i marr gjërat vet në dorë.

Ai pas fitores në zgjedhjet parlamentare si deputet, tani garon për Kryetar të Komunës së Prizrenit si kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

I falemnderojmë sinqerisht kundërshtarët tanë që na e rikujtojnë vazhdimisht peshën e tij.

Turqia premton vazhdimin e mbështetjes të projekteve kulturore në Kosovë

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kiliç. Gjatë këtij takimi njohës, sipas njoftimit për media, ata biseduan për projektet e përbashkëta në të cilat Kosova e Turqia kanë bashkëpunuar deri më tani, si dhe vazhdimin e mëtejmë të tyre.

Ministri Gashi e falënderoi ambasadoren dhe përmes saj shprehu mirënjohjen për Republikën e Turqisë në përkrahje të Republikës së Kosovës dhe të kontributit të shtetit turk dhënë për Kosovën në përgjithësi, e në veçanti për fushat në të cilat është përgjegjëse MKRS-ja.

Ministri tha së është në gatishmëri dhe shërbim të plotë për thellim të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve konkrete, me theks, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Turqia ka qenë dhe mbetet partner i çmuar i shtetit të Kosovës, u shpreh ministri.

Ndërkaq ambasadorja turke Kiliç, e uroi ministrin Gashi për detyrën e re dhe e premtoi se bashkëpunimi dhe përkrahja ndaj MKRS-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Mysafirët e informuan ministrin për projektet që janë realizuar deri më tani, sidomos në restaurimin e shumë objekteve të trashëgiminë kulturore, duke u shprehur të hapur për mbështetje të mëtejme si në trashëgimi, por edhe në kulturë, rini e sport.

Ajo theksoi se Turqia e Kosova do të vazhdojnë të jenë përkrah njëra-tjetrës edhe në të ardhmen dhe rikonfirmoi se mbështetja e Ambasadës në projekte të ndryshme do të vazhdojë dhe bashkëpunimi do të thellohet edhe më tej.

Rinia, sovran i fitores së PDK-së në Prizren

0

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë mbështetje nga të rinjët e subjektit të tij politik.

“Rinia Demokratike e Kosovës Prizren, në takimin e mbajtur me kandidatin për kryetar, njëherit kryetarin e ardhshëm të Prizrenit, z.Shaqir Totaj, treguan gaditshmëri dhe optimizëm në përkrahjen e fuqishme për numrin 94 dhe Partinë Demokratike të Kosovës”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Prizren.

“Njëzëri, ata konstatuan se i vetmi vizion i cili garanton mundësi të mëdha për rininë dhe fuqizimin e tyre është ai i PDK-së dhe kryetarit Totaj”.

“Kandidati për kryetar komune, z.Shaqir Totaj u shpreh i entuziazmuar nga numri i madh i strukturës së të rinjve të PDK-së në këtë takim, duke qenë i bindur se kjo rini do të jetë uragani i fitores së 22 tetorit dhe mbështetja më e madhe për të, si kryetar i ardhshëm i komunës së Prizrenit”.

“Nga ky takim u transmetua mesazhi se PDK vazhdon të jetë e vetmja forcë politike në Prizren e cila e ka platformën qeverisëse më të qëlluar për të rinjët e kësaj komune”.

Zafir Berisha në vendlindjen e tij: Billusha do kthehet në hartat e investimeve

0

Zafir Berisha, kandidat për kryetar të Prizrenit, në njërin nga tubimet e mbajtura me banorët e fshatit Billushë ku edhe kishte lindur, u ka kërkuar atyre të bëhen pjesë e Nismës.

Ai ka thënë se Nisma është garancë për ndryshim në qeverisjen e Prizrenit.

Sipas një komunikate të Nismës, bëhet e ditur se Berisha i ka siguruar vendasit e tij se fshati do të jetë pjesë e planeve për investime, çka ishte anashkaluar nga qeverisjet e kaluara.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Berishës:

Zafir Berisha në vendlindjen e tij, u zotua për angazhim edhe më të madh në interes të qytetarëve!

Shkolla fillore “Dëshmoret e Vrrinit”, në fshatin Billushë (Kushtrim), ishte e ngushtë për ti zënë të gjithë të interesuarit, që kishin dal për ta prit kryetarin e ardhshëm të Prizrenit, nga radhet e NISMA për Kosoven, Zafir Berisha. Në vendlindjen e tij kryetari Berisha kerkoi nga të gjithë pranishmit jo për të votuar, sepse kjo veç është e nënkuptuar, por për tu bërë pjesë e ekipit të madh të NISMA-s, i cili është një garancë për një qeverisje ndryshe në Prizren. Z. Zafir Berisha i siguroi vendasit e vet, se edhe si kryetar i komunes do të mbetet ai që ka qenë si në femijërinë e hershme dhe fshati i tij i lindjes do të rikthehet në hartat e investimeve të komunes së Prizrenit, i cili për shtatë vite rreshtë për fat të keq ka qenë i anashkaluar. Z. Berisha mes tjerash tha se, ka besimin e plotë të qytetarëve të Vrrinit dhe Prizrenit për të udhëhequr në katër vitet e ardhshme.

Ndërsa kryetari i nëndegës në fsh. Billushë, Pranverim Berisha, kandidat i nominuar për kuvend komunal, tha se kandidati për kryetar Zafir Berisha dhe ekipi i tij, jo vetëm që din, por edhe kan guximin të punojnë për interesat e qytetarëve të komunes së Prizrenit, për dallim nga kandidatët tjerë.

Në Suharekë sot shfaqet premiera e dramës “Dashnorët”

0

Në kuadër të aktiviteteve të “Festarit”, sot në Suharekë shfaqet premiera e dramës “Dashnorët” e Osman Gorancit me regji të Katsriot Saqipit.

Regjisorit Saqipi thotë se në skenë artistët do ta shpërfaqin një punë të madhe dhe një energji të jashtëzakonshme ndërsa  beson se salla do të mbushet plot.

“Do të jetë publiku ai që do ta jep verdiktin final por mendoj se është diçka e veçantë dhe do të pëlqehet” tha ai për Gazetaere.  Saqipi e njeh mirë publikun e Suharekës dhe shpreh besimin se shfaqja do të jetë jetëgjatë.

Në dramën “Dashnorët luajnë: Ilir Parpashtica, Qëndresa Jashari, Butrint Lumi, dhe Burim Koprani./Gazetaere.com/

Ministri i ri i arsimit e fillon punën me shkarkime bordesh

0

Shyqri Bytyqi, ministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e ka filluar punën me shkarkime bordesh.

Në ditët e para të punës së tij ai ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (Këshillit Shtetëror të Cilësisë KSHC) dhe për shkakrimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të kësaj agjencie – shkruan sot e përditshmja Koha Ditore.

Sipas gazetës, vendimin për shkarkimin e këtij bordi ministri e ka marr pasi Kryeministri Haradinaj ka kërkuar me anë të një letre, që ky bord të zëvendësohet me njerëz me <<kredenciale të larta etike dhe profesionale>>. Ndërkohë AKA-ja e ka cilësuar vendimin si ndërhyrje në pavarësinë e agjencisë