21.1 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 5294

Arrestohet për sulm ndaj një femre dhe kanosje të ish-bashkëshortit të saj

0

Në rrugën “Ismet Gashi” në Prizren, dje në orën 11:00, ka arrestuar një mashkull të dyshuar për sulm ndaj një femre.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare duke i shkaktuar lëndime trupore, ku njëkohësisht ka kanosur verbalisht ish-bashkëshortin e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Viktima, sipas PK-së, ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren: Sulmon ish-bashkëshorten dhe nënën e saj

0

Në një rast që policia e ka cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”, është arrestuar një i dyshuar për shkak të sulmit ndaj nënës dhe motrës së tij në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Boshnjak, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktima femra K/Boshnjake ish-bashkëshorten e tij dhe nënën e saj”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Premtimet e Mytaher Haskukës për fshatin Piranë

0

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka është takuar me banorët e fshatit Piranë të Anadrinisë.
Ai, gjatë këtij takimi, ka shpalosur prioritetet që do t’i ketë si kryetar i Prizrenit.

“Në fokus të prioriteteve tona, kemi edhe banorët e Piranës e të Anadrinisë në përgjithësi. Për prodhuesit bujqësorë do t’i krijojmë tregjet lëvizëse, ku prodhuesi do t’i shesë prodhimet e veta drejtpërdrejtë te qytetarët pa ndërmjetësues. Do ta rrisim subvencionin në bujqësi, por pa korrupsion”, tha Haskuka.

“Edhe Pirana do të jetë nën radarin e regjenerimit urban për të zgjidhur mungesën e trotuareve dhe të hapësirave publike, sepse zhvillimi ekonomik mund të bëhet edhe përmes Komunës, duke ndalur korrupsionin dhe vjedhjen.”

“Dyfishimi i votës më 11 qershor, do të thotë fitore në shumë komuna të Kosovës me 22 tetor nga Lëvizja Vetëvendosje!”
“Kjo ndodh për tri arsye: Dëshira për ndryshim e qytetarëve të Kosovës, konsistenca e vazhdueshme në qëndrimet tona si dhe analiza e saktë politike e bërë nga Lëvizja vetëvendosje! “

“Akademia e Kosovës në vend se të jetë busollë e lëvizjeve në vend, ajo ka vijuar të jetë e verbër dhe e shurdhër karshi nevoja të vendit. Në këtë aspekt, Lëvizja Vetëvendosje ka zëvendësuar Akademinë e Kosovës”.

“Falë këtij angazhimi, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë atë që nuk e ka bërë askush në Kosovë. Në Prishtinë, ka ngritur në këmbë një kompani e cila ka qenë në prag të falimentimit dhe ka arritur të punësojë punëtorë të rinj. “

Shaqir Totaj kërkon falje për “prishtinalitë e sëmurë”: U keqkuptova, pasi unë e thashë në kuptim pozitiv (VIDEO)

0

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Prizrenin, Shaqir Totaj, ka kërkuar falje për të gjitha ata që e kanë keqkuptuar shakanë e tij, kur ka thënë se “prishtinalitë janë të sëmurë”, prandaj edhe shkojnë më shpesh te mjeku, njofton Klan Kosova.

“Ajo që thashë unë se janë të sëmurë, ka qenë një kompliment, sepse prishtinalitë e përdorin vet si barsoletë, apo si batutë dhe thonë: ‘i smutë’, që i bie në hap me kohën”, ka shpjeguar Totaj, komentin e ti të më hershëm në Magazina Lokale në Klan Kosova.

Gashi: Kandidatët e Prizrenit pa propozime konkrete

0

Analisti Astrit Gashi në Analiza Zgjedhore në Klan Kosova tha se debati mes Kandidatëve për Kryetar të Prizrenit, ishte pa propozime konkrete, njofton Klan Kosova.

“Prita një debat më të madh për Prizrenit dhe shumë më të fuqishëm. Në pjesën e parë nuk dëgjuam diçka konkrete, në atë pjesë u vërejtën vetëm dy kandidatë, ai i PDK-së Shaqir Totaj dhe Zafir Berisha nga Nisma, të cilët edhe kanë replikuar më së shumti”.

“Nga Hatim Baxhaku kam pritur më shumë. Totaj u stër-potencua që është një menaxher i mirë, por aq shumë gjëra mendoi me i zënë në minutë, por në fund pak e kuptova, pres nga ai të ketë një performancë më të mirë”.

“Nga Haskuka prita më shumë të jetë luftarak, është një kandidat serioz, potenca që ka VV, fuqia që ka kjo parti në Prizren është përtej kësaj çfarë kemi parë nga Haskuka”.

“Lulëzim Kabashi ishte luftarak në debat”.

“Osman Krasniqi u vonua në debat dhe e pati një mangësi qysh në start, por më vonë e pashë që në një formë arriti me marrë pak veten por të paktën ishte korrekt në parime, pra i tha disa gjëra që i shihte nga këndi parimor por nuk dha shumë në aspektin e projekteve”.

“Debati ka qenë mestar”.

Kur Haskuka merrte pjesë në aktivitetet e PDK-së

0

Mytaher Haskuka sot garon kundër Partisë Demokratike të Kosovës, por para disa vitesh ai merrte pjesë në shumë aktivitete të kësaj partie, shkruan gazetametro.net.

Deputeti i Vetëvendosjes dhe tash kandidat për kryetar të Prizrenit, madje paraqitej si panelist në ngjarjet e PDK-së.

Kështu, në një fotografi shihet Mytaher Haskuka si panelist në një konferencë të PDK-së për arsimin në Kosovë. Përkrah tij është Memli Krasniqi, ministër në dy mandate, tash nënkryetar dhe deputet i PDK-së. Në fotografi shihet edhe Leon Malazogu, ish anëtar i shoqërisë civile e tash ambasador i Kosovës në Japoni.

Ky aktivitet, siç shihet nga baneri kishte si temë diskutimi sfidat për arsimin e lartë, e që organizohej nga PDK. Kjo parti atë kohë mblidhte ekspertë të ndryshëm për të diskutuar për këto sfida, shkruan gazetametro.net.

Në fotografitë e siguruar, në të njëjtin panel me Haskukën e VV’së, është edhe Enver Hoxhaj, ish-ministër e tani zëvendësministër i PDK-së.

Totaj: Duhet të rritet siguria në shkollat e Prizrenit

0

Shaqir Totaj, Kandidat për Kryetar Komune në Prizren, nga radhët e PDK-së, ka shpalosur shkurtimisht planin e tij për arsimin në rast se do të dalë fitues në zgjedhjet komunale të cilat mbahen më 22 tetor, njofton Klan Kosova.

Në Magazina Lokale, Totaj tha se duhet një menaxhim më i mirë dhe udhëheqje më e mirë nëpër shkolla, gjithë-përfshirje dhe ngritje të cilësisë së arsimit duke kompletuar shkollat me kabinete dhe duke rritur sigurinë në shkollat e Prizrenit.

Tutje, ai tha se ka mundësi për përmirësim në arsim, por për çështje të tjera, komuna nuk ka kompetenca

Baxhaku për arsimin në Prizren, premton tabela të mençura në shkolla

0

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, ka thënë se program i tij për Shëndetësinë dhe Arsimin në këtë komunë, është më u duhuri për prizrenasit.

Baxhaku në Magazina Lokale ka thënë se gjatë mandatit të tij do të sigurojë shërbimin shëndetësor shtëpiak ndërsa në arsim ka thënë se primare për të do të jetë depotilitizimi i stafit në këtë lëmi, transmeton Klan Kosova.

”Komuna është përgjegjëse për shëndetin primar. E shëndeti primar duhet të mbulojë 80 % të kërkesave të qytetarëve”.

”Neve mendojmë që nuk kemi kohë dhe s’kemi nevojë për rritjen e QKMF-ve por duhet të sigurojmë rritjen e stafit dhe sigurimin e tyre që të jenë në punë gjatë festave e gjatë vikendeve”.

”Do të siguroja sigurimin shëndetësor shtëpiak. Nuk ka problem me rrjetin, ka mjaft QKMF në Prizren”.

”Puna e parë që do të bëjmë në arsim është depotilitizimi i arsimit. Po flas për Prizrenin. Është rritja e bashkëpunimit në mes këshillit të arsimtarëve, me prindërit etj”.

”Do të angazhojmë maksimum sigurinë në shkollë. Do të ketë sigurim fizik, ose do paguajë komuna ose policia e lagjes. Stazhi i praktikanëve do të paguajë komuna pavarësisht se ku do e kryejnë në shkollë private apo publike po flasim për shkollimin e lartë”.

Tutje Baxhaku ka thënë se në të gjitha shkollat e Prizrenti do të kenë pajisje sic janë tabelat e mençura të cilat sipas tij zëvendësojnë ato të deritanishmet me shkumës.

Kabashi akuzon Vetëvendosjen se kishin politizuar rastin tragjik të Xheneta Gashit

0

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulzim Kabashi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se e kishte politizuar rastin e vdekjes tragjike të trevjeçares, Xheneta Gashi, e cila kishte vdekur nga shembja e një ndërtese në Prizren, njofton Klan Kosova.

Kabashi, derisa po debatonte me kundërkandidatin e tij nga Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka thënë në Magazina Lokale në Klan Kosova, se është e turpshme që të politizohet një tragjedi e tillë.

“Ka qenë një politizim i skajshëm i këtij rasti. Është e ulët përdorja e rasteve të tilla për agjenda politike”, pohoi Kabashi.

“Po ta kishin ditë (Vetëvendosja) që në Prishtinë do të ndodhte rasti i njëjtë ku dy fëmijë gjetën vdekjen, atëherë nuk do të bënin çfarë kanë bërë”.

Kandidati i PDK-së për Prizrenin thotë se prishtinalitë janë të sëmurë

0

Kandidati i PDK-së për Prizrenin, Shaqir Totaj ka replikuar në Magazina Lokale të Klan Kosovës, me kanidatin e VV-së, Mytahir Haskukaj rreth çështjes së shërbimeve shëndetësore.

Totaj tha se arsyeja pse në Prishtinë marrin më shumë shërbime shëndetësore është se ”prishtinalitë janë të sëmurë”, transmeton Klan Kosova.

”Po dua të ja përkujtoi atij të VV-së se pse në Prishtinë marrin më shumë shërbime shëndetësore. Arsyeja pse në Prishtinë, 600 mijë njerëz marrin shërbime shëndetësore është se prishtinalitë janë të sëmurë” ka përfunduar Totaj.