21.1 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 5358

Kadri Veseli thur elozhe për Adem Mikullovcin

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) Kadri Veseli, nuk e ka asnjë fjalë të keqe për deputetin e Lëvizjes së Vetëvendosjes, Adem Mikullovcin, i cili po e drejton seancën themeltare të Kuvendit të Kosovës.

Përkundrazi, Veseli i thur elozhe Mikullovcit

“Mikullovci është një veprimtar që e ka dëshmuar vetën në vitet ’90-ta”, tha Veseli për TV Besën,transmeton PrizrenPress.

Sipas tij, Mikullovci është nën presion të madh nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ai ka shumë presion nga Vetëvendosja”.

Veseli ka një këshillë për Mikullovcin.

“E kisha këshillu që të mos bëjë gabime,sepse mbi partinë është Kosova”.

Edhe Veseli ka premtuar se brenda 10-të ditësh do të formohet Qeveria e Kosovës./PrizrenPress.com/

Ramush Haradinaj: Vonesën do ta arsyetojë

0

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, premton se vonesa e formimit të Qeverisë së Kosovës, do të arsyetohet.

“Tash e kemi një bazë me të gjerë të zhvillimeve nga z. Pacolli, prandaj edhe kjo vonesë do të arsyetohet”, tha Haradinaj në Prizren për RTV Besa.

Sipas tij, formimi i Qeverisë së Kosovës, do të ndodhë brenda 10 ditësh.

“Qeveria e ardhshme do të jetë e përgjegjshme për obligimet që do ti marrë”, tha Haradinaj, transmeton PrizrenPress.

Ai, premtoi se pas formimit të Qeverisë, do të fillon ndryshimi në Kosovë.

Policia sekuestron drogë në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një sasi të dyshuar të narkotikëve në Prizren.

Në raportin ditor të Policisë thuhet se gjatë kontrollit të katër të dyshuarit meshkuj është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë rreth 8.96 gramë, shkruan PrizrenPress.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar ndërsa rastet vazhdojnë në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Suharekë: Banorët e dy fshatrave në ‘hall’ me erën e keqe (Video)

0

Kompania e pastrimit në komunën e Suharekës largimin e bërllokut po e bën thuajse çdo ditë nëpër fshatrat e kësaj ane. Mirëpo, banorët e Tërrnjës dhe Leshanit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për erën që po kundërmon.

“Kamioni është aq i vjetër sa uji që ato rrjedhin na mbyti nga era e keqe dhe po ndodhë vazhdimisht”, thotë njëri prej tyre, i cili nuk deshi që t’i përmendet emri.

Sipas tij, ditën kur vijnë të marrin bërllokun nuk dilet në fshat nga era e keqe që kundërmon.

Për më shumë, shikojeni videon më poshtë:

Arrestohet një burrë në Zhur, dërgohet në burgun e Dubravës

0

Policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore në fshatin Zhur të Prizrenit. Arrestimi i tij, sipas raportit të sotshëm të policisë, është bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

I arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës. /PrizrenPress.com/

160 shqiptarë të akuzuar nga Serbia për krime lufte

0

Zyra e Prokurorisë në Gjykatën për Krime Lufte në Serbi ka akuzuar 160 shqiptarë për krime lufte duke thënë se për të gjithë këta ka dëshmi se kanë kryer krime, shkruan gazeta serbe Blic, njofton Klan Kosova.

Shumica prej të akuzuarve janë ish-anëtarë të UÇK-së, për të cilët Serbia thotë se ka fakte se kanë kryer krime ndaj civilëve serbë dhe civilëve të etnive të tjera.

Gjykata Serbe përkundër elanit të madh për të gjykuar ish-prestarët e UÇK-së, është treguar e paaftë të dënojë pjesëtarët e ushtrisë serbe që kanë kryer krime në Kosovë.

Milaim Zeka ka tri lajme të mira për Kosovën

0

Anëtari i Nismës Milaim Zeka ka tri lajme të mira për Kosovën. Thotë se javën që vjen zhbllokohen institucionet dhe zgjedhet Kryesia. Flet edhe për qëndrimin e Pacollit që sipas tij po i shikon interesat e Kosovës. Ndërsa e quan lajm të mirë edhe kandidaturën e Arbër Vllahiut për kryetar të Prishtinës.

Postimi i tij i plotë:

Tri lajme te mira për Kosovën

1. Javën qe vjen zhbllokohen institucionet e Kosovës. Zgjedhet Kryesia e Parlamentit. Deri me tani dy kandidatura të mira: Kujtim Shala nga LDK-ja, dhe Aida Derguti nga VV-ja. PAN-i po pret të përzgjedh në mes Kadri Veselit dhe meje. Unë e propozoj Kadrine.

2. Lajmi i dytë është qëndrimi i Behgjet Pacollit, i cili, me deklarimet e tija, tregoi qe nuk është robot politik, po njeri racional, qe shikon interesat e Kosovës, pastaj të AKR-se.

3. Lajmi i tretë i mirë, është kandidati për kryetar të Prishtinës, Arber Vllahiu. Njeri me një bagazh të jashtëzakonshëm.. Lum ai qytet qe e ka fatin me pas një kryetar te tillë.

Letra e Albert Kamysë për mësuesin e fillores, sapo fitoi Çmimin Nobel

0

Pasi fitoi Çmimin Nobel, filozofi Albert Kamy mendoi që të falënderojë të parën nënën e tij, dhe të dytin një mësues të shkollës fillore. Kamy e shkruajti këtë letër mirënjohjeje (lexo më poshtë) për mësuesin e tij, Louis Germain, i cili ushqeu potencialin që pa tek ai dhe e shtyu Kamynë e vogël drejt një rruge, nëpër të cilën do të shkruante romane dhe ese shumë të respektuara, fituese të dhjetëra çmimeve.

Albert Kamy e fitoi Çmimin “Nobel” për Letërsinë në vitin 1957. Ai është më shumë i njohur për librin e tij “I Huaji”, dhe e fitoi Çmimin “Nobel” po atë vit që shkruajti esenë “Reflektime për gijotinën”.

Babai i Kamysë ishte vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore, kur Kamy ishte ende foshnje, dhe nëna e tij ishte “pjesërisht e shurdhër dhe analfabete:.

Ndërkohë që shumëkush e konsideron Kamynë një filozof dhe shkrimtar ekzistencialist, ai vetë e urrente këtë term. Një herë, në një intervistë i thoshte: “Jo, unë nuk jam ekzistencialist. Sartri dhe unë gjithmonë habitemi që emri ynë lidhet me këtë term. Ne kemi menduar madje që të botojmë  një deklaratë të shkurtër, ku firmosësit të deklarojnë se nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre…”.

Më poshtë letra.

“19 Nëntor 1957

I Nderuar Monsieur Grmain,

Lashë turbullirën që më ka rrethuar këto ditë të bjerë pak, përpara se të të flas nga thellësia e zemrës sime. Sapo më është dhënë një nderim shumë i madh, një që as i isha vënë pas, as e kisha kërkuar.

Por kur dëgjova lajmin, mendimi im i parë, pas nënës time, ishte për ty. Pa ty, pa dorën e dashur që ti shtrive drejt vogëlushit të vogël e të varfër që isha unë, pa mësimet dhe shembullin tënd, asgjë prej këtyre nuk do të kish ndodhur.

Nuk është se e mendoj kushedi çfarë këtë lloj nderi. Por të paktën ai më jep mundësinë të të them, atë që ti ke qenë dhe je ende për mua, si dhe të të siguroj se përpjekjet e tua, puna jote, dhe zemra bujare që ti vendos në to, jetojnë ende tek njëri prej vogëlushëve të shkollës ku jepse mësim që, pavarësisht viteve që kanë kaluar, nuk ka pushuar kurrë së qeni nxënësi yt mirënjohës. Të përqafoj me gjithë zemër.

Albert” 

/Bota.al

Monumentit të Skënderbeut i shtohen dy elemente kombëtare

0

Sot përfundon projekti i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për rregullimin e Monumentit të Gjergj Kastriotit në Prishtinë. Përveç rregullimit të shkronjave të monumentit, po ashtu do të shtohen edhe dy elemente tjera kombëtare, të cilat i kanë munguar deri sot monumentit të kryeheroit kombëtar, flamuri kombëtar dhe harta e Shqipërisë së Bashkuar.

Sot do të bëhen të ditur edhe emrat e anëtarëve të LSHB-së, që ndihmuan këtë aksion.

DokuFest në ndihmë të Manolja Kabashit

0

Në qytetin e Prizrenit po vijon edicioni i 16-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër e Dokumentar “DokuFest”.

Ditën e fundit të festivalit, këtë të shtunë, organizatorët kanë marrë përsipër një kauzë të veçantë. Ata kanë vendosur që të kontribuojnë financiarisht në fondin e hapur për mbledhjen e mjeteve të nevojshme për shërimin jashtë vendit të vajzës nga Prizreni, Manolja Kabashi, shkruan “Zëri.info”.

Organizatorët kanë njoftuar se të gjitha parat e grumbulluara nga biletat e shitura për filmin “Last man in Aleppo” që jepet të shtunën në Lumbardh të të shkojnë për Manjolën.

“’Last man in Aleppo’ shfaqet në këtë edicion të ‘DokuFest’, së bashku me një mision human. Të gjitha të hollat e grumbulluara gjatë shfaqjes së filmit do të shkojnë në ndihmë të Manjola Kabashin, e cila vuan nga leukemia.

Ju ftojmë të bashkoheni në këtë nismë të ‘DokuFest’ XVI të shtunën, me 12 gusht në duke filluar nga ora 14:00 në Lumbardh, për të dhënë kontributin tuaj dhe për të shijuar shfaqjen e filmit fitues të çmimit të madh të Jurisë së ‘Sundance’ për Dokumentarin e vitit 2017”, thuhet në njoftimin e tyre.

Rikujtojmë se mbrëmjen e 12 gushtit, të shtunën, ky festival bën edhe mbylljen e këtij edicioni me ceremoninë e ndarjes së çmimeve. /Zëri