31.7 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 5374

DokuFest, imazhi pozitiv i Kosovës

0

Edicioni i “DokuFest, do të mbahet nga 4-12 gusht në Prizren.

Nita Deda drejtoreshë e festivalit “Dokufest”, tha edicioni i 16-të të këtij festivali sjellë shumë risi.

‘Këtë vit kemi pasur 500 aplikime për vullnetarë. Është një mundësi dhe potencial për të punuar në “Dokufest”. Për ta është krenari”, tha ajo në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas saj 140 persona do të angazhohen si vullnetarë për të mbarëvajtur këtë festival që sot është bërë imazhi pozitiv i Kosovës.

Ajo tha se festivali “Dokufest”, është bërë pikë takim i kulturës botërore. Deda bëri me dije se do të ketë shuam aktivitete të ndryshme në kuadër të “DokuFest”.

Një imazh pozitiv të këtij festivali do të jenë edhe gazetarët e mediat e ndryshme të botës, që do të jenë në këtë festival. Sipas Dedës, shumë media e gazetarë janë akredituar për të bartur imazhin nga ky festival.

Policia jep detaje për aksidentin fatal në autostradën Prizren-Vërmicë

0

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mbrëmë rreth orës 19 e 10 minuta në autostradën Prizren-Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në mes të dy automjeteve.

Në raportin e Policisë thuhet se si pasojë lëndime vdekjeprurës ka pësuar një person i gjinisë mashkullore, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, shkruan PrizrenPress.

“Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas këtij raporti bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Aksident në rrugën Vërmicë-Gjurgjicë, katër të lënduar

0

Një shtetas i Maqedonisë gjersa ishte duke drejtuar veturën, është vetëaksidentuar në rrugën Vërmicë-Gjurgjicë dhe si pasojë lëndime trupore kanë pësuar katër pasagjerë, shkruan PrizrenPress.

Policia njofton se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Forcat e rendit janë duke hetuar rastin. /PrizrenPress.com/

Prizren: Publikon në Facebook foto intime të një femre, arrestohet

0

Në Prizren, është arrestuar një mashkull i komunitetit egjiptian, pasi që i njëjti dyshohet se në rrjetin social Facebook ka publikuar fotografi intime të një femre të komunitetit ashkali.

Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan PrizrenPress.

Plagoset një femër gjatë një dasme në Suharekë

0

Mbrëmë rreth orës 21:45 minuta në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës gjatë një ahengu familjar në oborrin e shtëpisë, nga arma e zjarrit është plagosur një femër.

Sipas hetuesve që kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer hetime thuhet se një i dyshuar kishte shtënë me pistoletë në ajër, mirëpo një plumb e gishte goditur ballkonin e shtëpisë dhe kishte ndërruar kahe me ç’ rast e ka plagosur një femër në këmbë, shkruan PrizrenPress.

Pas plagosjes, viktima fillimisht ka pranuar ndihmë mjekësore në një ordinancë private në Suharekë e më pas është udhëzuar për trajtim në Spitalin Rajonal në Prizren.

Në vendin e ngjarjes policia e ka sekuestruar një pistoletë e prodhimit kroat, modeli HS-9 e kalibrit 9×19 dhe katër gëzhoja.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor. /PrizrenPress.com/

Rrahje në Rahovec: Viktima në spital, i dyshuari në arrati

0

Në Ratkoc të Rahovecit ka ndodhur një rrahje në mes dy personave pas një mosmarrëveshjeje, shkruan PrizrenPress.

Sipas Policisë, viktima është sulmuar fizikisht dhe ka marrë lëndime të lehta trupore. Ai është dërguar në spitalin e Gjakovës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërsa i dyshuari gjendet në arrati./PrizrenPress.com/

Burri rrah gruan në Rahovec

0

Në Rahovec është arrestuar një person i gjinisë mashkullore, pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, shkruan PrizrenPress.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.

Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Ndahet nga jeta aktorja Jeanne Moreau

0

Komediania Jeanne Moreau, ikonë e kinemasë franceze, vdiq në moshën 89-vjeçare, bëri të ditur sot agjenti i saj.

“Aktorja me bukuri sensuale dhe me zërin e pakrahasueshëm, që tërhoqi regjisorët më të mëdhenj gjatë një karriere 65-vjeçare, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj”, theksoi Jeanne d’Hauteserre, kryetarja e bashkisë së njësisë administrative të zonës 8 në Paris duke konfirmuar një informacion të revistës “Closer”.

Sipas disa burimeve, ajo u gjet e vdekur sot në mëngjes nga shërbyesja e saj.

Lindur më 23 janar në vitin 1928 në Paris nga një restaurues dhe një kërcimtare britanike, interpretuesja e paharrueshme e “Tourbillon” në filmin “Jules dhe Jim” ka luajtur në më shumë se 130 filma.

Laureate e çmimit për interpretimin femëror më të mirë në vitin 1960 në Kanë për “Moderato Cantabile”, ajo ka qenë vetmja komediane që ka drejtuar dy herë jurinë e këtij Festivali në vitin 1975 dhe 1995.

Ajo ka luajtur në më shumë se 130 filma, me emrat më të mëdhenj të kinemasë të tillë si Orson Welles, Wim Wenders, Rainer Werner Fassbinder, François Truffaut apo Elia Kazan./BW/

Veterani i UÇK-së, Jon Harrison shërohet nga tumori

0

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, britaniku Jon Harrison me një shkrim në gjuhën shqipe, ka njoftuar se pas vizitës që ka kryer të mjeku, është konfirmuar se ai nuk ka më tumor, nga i cili vuante që pesë vite. Po ashtu Harrison ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar, të cilët dëshiron që t’i përqafojë një nga një.

Postimi i plotë i Jon Harrisonit në Facebook:

Zonja dhe zoterinj Unë kam një njoftim në lidhje me shëndetin tim mendoj se ndoshta ju intereson Pas një vizite të improvizuar në Neurologun tim Z. Paignton, më kanë thënë se pas dy raundeve të trajtimit me thikë gama, pak më shumë se 3 orë rrezatimesh janë projektuar në trurin tim. Është konfirmuar se tumori im që ka kërcënuar të më vrasë për 5 vjet. Është i vdekur, po është i vdekur, nuk ka tumor të trurit !! Ju falënderoj të gjithë ata që dhuruan ata që ndihmuan ata që bënë ndonjë gjë për të nxitur çështjen time Secilit prej jush dëshiroj që ju mund të përqafoj, të shkundni dorën, të hapni një shishe shampanjë dhe të festoni lirinë që më është dhënë tani. Perëndia yt bekoftë secilin dhe secilin prej jush dhe familjeve tuaja. Sepse sot është një ditë e mirë.

Image may contain: 1 person, close-up

Një i vdekur nga aksidenti në autostradën Prishtinë-Prizren (Foto)

0

Një person ka humbur jetën nga një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së hënës në autostradën Prishtinë-Prizren.

Rastin e ka konfirmuar për Klan Kosova, Bajram Krasniqi nga policia e rajonit të Prishtinës, i cili tha se përplasja e veturave ka ndodhur saktësisht kilometrin e 47 të autostradës, në ardhje nga Prizreni.

Klan Kosova ka siguruar dhe fotografi të aksidentit, detaje të tjera pritet të publikohen së shpejti.