31.7 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 5541

Shkelet një fëmijë në Vlashnje të Prizrenit

0

Një fëmijë është shkelur me veturë në fshatin Vlashnje të Prizrenit.

Vozitësi ende i pa identifikuar nga policia, ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit dhe më pas është liruar në shtëpi./PrizrenPress.com/

Ndahet një tjetër çift i famshëm

0

Jesse Williams dhe gruaja e tij Aryn Drake-Lee i kanë dhënë fund martesës së tyre 5 vjeçare.

35-vjeçari dhe gruaja e tij kanë paraqitur edhe letrat për të filluar procesin për divorc, javën e kaluar, megjithëse është e paqartë se kush i parashtroi i pari dokumentet.

Jesse dhe Aryn kanë dy fëmijë së bashku, birin Maceo dhe vajzën Sadie. Ata u martuan më 1 shtator të vitit 2012.

Futet në Facebookun e të dashurës, por zbulon atë që s’e mendonte kurrë

0

Një djalë nga Tirana ka dërguar në redaksinë tonë mesazhet që i ka gjetur të dashurës në Facebook-un e saj me një djalë tjetër.Djali shkruan se do fejohej me të, por pas gjithë këtyre mesazheve që i gjeti, e quan të dashurën si një vajzë pa moral

Përshendetje JOQ, ju lutem a mund t’i postoni këto mesazhe që ia kam gjetur të dashurës në telefon, duke më tradhtuar me dikë tjetër. Kjo ka qenë e dashura ime dhe ishim në prag fejese, ajo vazhdon t’u flasë të tjerëve për gjëra që s’mund t’i bëj një femër. Për moralin që ka…”, shkruan ai në mesazhin e tij.

Djali i Enver Hoxhës refuzon të dëshmojë për laboratorin e drogës

0

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj të arrestuarve të kapur për laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit.

Mësohet se ditën e sotme ishte parashikuar që të dëshmonin dy kolumbianët, të cilët u gjetën në laboratorin e drogës.

Ndërsa, nga ana tjetër, nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, edhe ky i arrestuar si pjesë e grupit të drogës nuk ka pranuar që të dëshmojë në gjykatë.

Për këtë arsye, seanca gjyqësore është shtyrë për një ditë tjetër. Kujtojmë se nga operacioni i policisë, i zhvilluar në vitin 2015, u arrestuan 9 persona lidhur me laboratorin e drogës që kishin ngritur në fshatin Xibrakë të Elbasanit.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE SE SHTETIT ME 15 JANAR 2015

Drejtorie e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, D.P.Q Tiranë, D.P.Q Elbasan, dhe DPQ Durrës, si dhe në bashkëpunim me autoritetet policore Gjermane, pas një hetimi proaktiv disa mujor, ku janë aplikuar të gjitha format dhe metodat bashkëkohore të hetimit, më datë 14.01.2015, u finalizua me sukses operacioni policor “Xibraku”.

Prej disa kohësh, Policia e Shtetit ka qënë duke hetuar për aktivitetin e këtij grupi të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar dhe shkëmbimit të informacionit, është bërë e mundur identifikimi i pjesëtarëve të këtij grupi, dhe mbajtja e tyre në kontroll si dhe dokumentimi i aktivitetit kriminal.

Në funksion të këtij hetimi, është regjistruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, procedimi penal nr. 335, viti 2014 dhe për hetimin e këtij grupi, strukturat e hetimit në Departamentin për Krimin e Org.&Kr.e Renda kanë përdorur të gjitha format dhe metodat e parashikuara në ligj me qëllim dokumentimin e këtij aktiviteti kriminial.

Nga hetimet paraprake, rezulton se bëhet fjalë për një grup të strukturuar, me një aktivitet kriminal me shtrirje ndërkombëtare të trafikut të narkotikëve nga Amerika Latine në Ballkan dhe me destinación Europën Perëndimore.

Ky grup kriminal, siguronte lëndë me përmbajte të substancave narkotike, të cilat më pas i nënshtroheshin një procesi përpunimi dhe nxjerrjes së substancës së pastër kokainë, me qëllim përdorimin në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Me qëllim përpunimin “profesional” të lëndës narkotike dhe përgatitjen përfundimtare të saj për treg, organizata kriminale ka rekrutuar dhe angazhuar në përbërjen e saj, shtetas kolumbian, të arrestuar në këtë operacion.

Në kuadër të këtij operacioni policor, të shtrirë në tre qarqe, Tiranë, Elbasan dhe Durrës, u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

1. Saimir Sadik Batku, vjeç 43, lindur dhe banues në Tiranë. 2. Fatmir Xhemal Hoxha, vjeç 48, lindur dhe banues në Tiranë. 3. Kastriot Haxhi Imeri, vjeç 47, lindur dhe banues në Tiranë. 4. Gentjan Hasan Gjonaj,vjeç 43, banues në Vlorë. 5. Arjan Zeni Dalipi, vjeç 50, banues në Elbasan. 6. Kelment Zeni Dalipi, vjeç 45, banues në Elbasan. 7. Cezar Adolfo Avila, lindur në Tunja Kolumbi, vjeç 67. 8. Ëalther Moren Juan Moreno, vjeç 42, banues në Bucaramanga, Kolumbi. 9. Ilir Skender Hyseni, vjeç 47, banues në Tiranë. 10. Ermal Ilir Hoxha, vjeç 40, banues në Tiranë. 11. Egest Dankësi, vjeç 27, lindur dhe banues në Elbasan.

U bë sekuestrimi i provave materiale të lidhura me aktivitetin kriminal:

• Sasia prej 19 kilograme e 416.2 grame lëndë narkotike e dyshuar kokainë. • 77.727 kg e dyshuar si lëndë narkotike e llojit kokainë. • 19.8 kg e dyshuar si përziers i lëndës narkotike kokaine. • 359.400 Euro. • 2.769.000 lek të reja. • 4150 Dollarë Amerikan. • Janë sekuestruar pesë copë karta krediti dhe një cek me vlerë 4.500 dollarë. • Një armë zjarri automatik model 56. • Një armë zjarri Revolver me mulli. • Një armë zjarri e tipit pistoletë me caliber 9 mm. • Tre armë gjahu, shotgan, cifte dhe një teke. • 174 fisheke të modeleve dhe kalibrave të ndryshme. • 50 fishekë luftarake me calibër 9 mm. • Katër automjete të tipeve të ndryshme. • Një makineri vakumi e cilësisë së lartë. • Një peshore elektronike. • 25 aparate telefoni celulare. • Janë sekuestruar pesë ora të markave të ndryshme. • Janë sekuestruar edhe dy automjete.

• Janë sekuestruar aksesorë për prodhimin dhe paketimin e lëndës narkotike të llojit kokainë, si presa, peshore të llojeve të ndryshme, mikrovala etj. • Janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të substancave dhe perkursoreve, dhe përzieres që shërbejnë për prodhimin e substancave narkotike. • Si dhe një sasi e konsiderueshme dokumentash të ndryshme si mandate arkëtimi, kupona tatimore etj, të cilat hedhin dritë mbi aktivitetin kriminal të shtetasve të lartëpërmendur.

Gjithashtu strukturat e specializuara të hetimit në Departamentin për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme, kanë filluar menjeherë hetimin e pasurive dhe vendosur sekuestron për asetet kriminale të pjesëtarëve të kësaj organizate kriminale.

Hetimi i kësaj Organizate Kriminale, bëhet për veprën penale të “Trafikimit të Lëndëve Narkotike”, 283/a/2 “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale lidhur me prodhimin, fabrikimin ose trafikun e paligjshëm të narkotikëve“ 284/a, dhe “Armëmbajtje pa leje e Armëve dhe Municioneve Luftarake“

Lexuesi mbetet mbështetja e vetme për shkrimtarët

0

Lexim skenik, poezi e muzikë, shkëmbim librash e debat, kanë qenë menyja e “Festivalit të Librit 2017”.

U janë ndarë mirënjohje lexuesve, e në panelin e diskutimit për gjendjen e librit në Kosovë dhe kulturën e të lexuarit tek të rinjtë janë bërë tok botues e shkrimtarë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përfaqësues institucionesh që bëjnë politikat në fushën e kulturës nuk janë parë. Pikërisht mungesa e përkrahjes nga shteti, mbijetesa e shkrimtarit në një vend ku libri nuk merr trajtimin e merituar dhe rëndësia e librit, kanë qenë temat që janë prekur në edicionin e tretë të këtij festivali, organizuar në Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit. Janë përmendur edhe roli i teknologjisë në raport me librin dhe trajtimin e poezisë në këngë.

Shkrimtari i njohur Ibrahim Kadriu me këtë rast ka thënë se libri është një barrë që shkrimtari e bart mbi vete.

“Konsideroj se shkrimtarët sot, në këto kushte, janë heronj që merren me veprën e shkruajnë libra vetëm në bazë të vullnetit personal”, ka thënë Kadriu. Mbështetja e vetme, sipas tij, është ajo në forca dhe vullnete personale.

Për numrin e lexuesve ka folur Munish Hyseni, drejtor i bibliotekës së qytetit “Hivzi Sulejmani”. Ai ka thënë se në këtë bibliotekë vazhdohet të lexohet. “Për ata nëntë muaj janë marrë për lexim 92 mijë libra”, ka thënë Hyseni.

Për rëndësinë e shkrimtarit dhe të librit në shoqëri ka folur botuesi e shkrimtari Abdullah Zeneli, nga shtëpia botuese “Buzuku”. Ai e ka konsideruar si armë të fuqishme librin, ndërsa lexuesin si luftëtar të dijes.

Të ftuar në këtë panel kanë qenë edhe shkrimtari Albatros Rexhaj, gazetari Milaim Zeka, teknologia Fiona Shehu dhe tekstshkruesi e reperi, Burim Kursani – BimBima…

Balotelli në ‘radarët’ e gjigantit turk

0

Klubi i famshëm turk, Galatasaray është i interesuar për yllin e Nice, Mario Balotellin, raportojnë mediat turke.

Sulmuesi italian i cili verën e kaluar iu bashkua skuadrës franceze, ka rigjetur më të mirën e tij.Balotelli, i cili ka ‘rilindur’ tek Nice kërkohet nga disa klube, por siç raportohet, Galatasaray është skuadra e radhës që ka futur në listë ish-yllin e Manchester Cityt, Interit e AC Milan.

Klubi turk synon që këtë verë të bëjë disa përforcime në mënyrë që të ndërtojë një skuadër të fortë për edicionin e ardhshëm, dhe Balotelli është një nga objektivat e skuadrës nga Stambolli.

Mediat spanjolle: Perez ‘trondit’ bankinën e Zidane-s

0

Humbja nga Barcelona në “Santiago Bernabeu” mbrëmjen e djeshme për kampionat (2-3) duket se ka tronditur bankinën Zinedine Zidane, i cili në rast se dështon për të fituar Ligën e Kampioneve dhe La Ligen, më shumë gjasa do të largohet.

Sikurse shkruan gazeta sportive spanjolle ‘AS’, presidenti klubit madrilen, Florentino Perez, si zëvendësues të francezit në bankinë sheh trajnerin e kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low.Në fokusin e tij janë edhe italiani i Chelsea, Antonio Conte dhe argjentinasi i Tottenham, Mauricio Pochettino.

Vetëm para pak ditësh Zidane mori një konfirmim së do të vazhdojë të jetë në krye të madrileneve edhe vitin e ardhshëm.Sikurse shkruante gazeta “Marca”, presidenti Perez “nuk ka dyshim se tekniku francez do të vazhdojë të jetë trajner i klubit te Real edhe pas 30 qershorit”.Por, gjerat nuk kanë shkuar siç duhet për francezin, i cili duhet të bëjë pak durim.

Dy lojtarët e Arsenalit befasojnë me ekip të ri

0

Olivier Giroud dhe Laurent Koscielny mund t’i bashkohen Marseilles gjatë verës

Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, skuadra e Marseille po synon ta bëj një ekip të fortë për sezonin e ri.

Ekipi nga Velodrome, e cila është në pronësi të biznesmenit amerikan, Frank McCourt, pritet të jetë shumë aktiv gjatë verës.
Thuhet se Marseille po synon të transferoj dy yjet e Arsenalit: Olivier Giroud dhe Laurent Koscielny.

“Zvicerani me prejardhje kosovare” mbyt drejtorin e fabrikës

0

Si “një i ri me prejardhje të huaj” e identifikonin fillimisht mediat zvicerane 21 vjeçarin e akuzuar për vrasjen e Fabrizio C., drejtorit 44 vjeçar të një fabrike orësh.

Ndërkohë blick.ch duke folur për shkaktarin e vdekjes së fabrikantit shkruan se ai është një “zviceran me prejardhje kosovare”. Po kështu shkruajnë edhe mediat në gjuhën italiane, në regjionin ku ka ndodhur vrasja, e cila ka shkaktuar tronditje në kantonin jugor të Zvicrës, në Tiçino.

Është mëngjesi i hershëm i të shtunës, ora 4.30. Dy persona qëndrojnë në hyrjen e garazhit nëntokësor para lubit të natës “La Rotonda”. Më i riu prej tyre e godet të vjetrin me një goditje të karatesë dhe e rrëzuar përdhe, ku ai mbetet pa shenja jete. I riu pastaj e lë viktimën dhe niset të largohet gjakftohtë nga vendi i ngjarjes.
Por atë e ka parë njëri nga personat e sigurimit të lokalit, i cili e kap dhe e mban kosovarin deri sa të vijë policia. Ndërkohë autoambulanca e dërgon të lënduarin rëndë në spitalin e Luganos. Por babai i dy fëmijëve (8 dhe 9 vjeç) vdes pas pak nga pasojat e lëndimit.

Tash hetimet janë drejtuar ndaj Alexander M. i cili fajësohet për goditje vdekjeprurëse. Por përse ai e ka sulmuar drejtorin e fabrikës së orëve nga Stabio, është ende e paqartë. Ka mundësi që puna të ketë qenë për ndonjë vogëlsirë ose edhe të mos ketë pasur asgjë mes tyre, transmeton albinfo. Por, personi i fajësuar, në facebook prezantohet si një maço, brutal, muskuloz, me vetura të shpejta.

Komuna dhe rrethi i miqve të Fabrizios reagojnë të tmerruar. Edhe politikani i partisë Lega, Norman Gobbi, i cili është drejtor për siguri në kanton, është i pikëlluar për 44 vjeçarin, me të cilin ka qenë së bashku në shërbimin ushtarak.

Politikanët e mbrapshtë lënë kosovarët në geto

0

Derisa për të gjitha vendet e Ballkanit janë eliminuar barrierat e lëvizjes së lirë dhe është hapur e qartë perspektiva e integrimit në BE, janë vetëm qytetarët e Kosovës, për shkak të politikës së papërgjegjshme që po e drejton vendin, po mbeten në izolim të plotë nga bota demokratike. Analistët konsiderojnë se kjo situatë është pasojë e politikanëve të papërgjegjshëm kosovarë, të të gjitha partive pa dallim, të cilët po sillen duke kalkuluar vetëm për interesa personale e duke rrënuar kështu të tashmen dhe të ardhmen e të gjithë qytetarëve. Analisti Jeton Kelmendi thotë se kjo çështje do të duhej trajtuar jo vetëm nga politika, por edhe nga qarqet intelektuale.

“Kosovës i mungon edhe shoqëria civile, sepse pothuajse të gjitha OJQ-të në vend janë mekanizma të subjekteve të caktuara politike e parapolitike, prandaj kemi një qasje jokorrekte. Kur këto dy segmente nuk funksionojnë, atëherë partitë politike nuk përmirësohen, sepse nuk ka kush ushtron presion ndaj tyre dhe nuk ka se kush të mund t’i përmirësojë ato”, është shprehur ai.

Trinomi kriminal mban peng Republikën

Analisti politik, Faton Mehmeti, konsideron se Kosova është dhe vazhdon të jetë e izoluar jo për shkak të demarkacionit, por për shkak të nivelit tepër të ulët të sundimit të ligjit, për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe të gjitha formave të tjera të mundshme të ekzistimit të dukurive, që pamundësojnë funksionimin efikas të një shteti ligjor.

“Kosova vazhdon të jetë në listën e zezë të vendeve, ku trafikohen qeniet njerëzore dhe si vend tranzit për drogën. Klasa politike në Kosovë është bërë një me krimin dhe banditët, të cilët përmes marionetave të politikës zhvillojnë veprimtarinë e tyre lirshëm. Të gjitha partitë politike pa përjashtim kanë grupacionet e tyre të krimit, ata kanë mbushur vendin me drogë, me kasino, me trafik armësh dhe ushtrim prostitucioni. Këto të gjitha janë të ditura edhe nga AKI-ja, por që nuk ndërmarrin masa, sepse zinxhiri komandues është ai që nuk lë mundësi për veprim”, tha Mehmeti. Për fat të keq, sipas gjykimit të tij, edhe për një kohë të gjatë nuk pritet që kjo klasë politike të ndryshojë mentalitetin e tanishëm kriminal, pasi trinomi politikë- biznes-gjyqësor, është i lidhur “si mishi me thoin”, dhe është vështirë të depërtohet për ta shkulur të keqen. “Njerëzit e ndershëm nuk arrijnë të depërtojnë, pasi ose do të eliminohen politikisht me akuza të rreme ose do të të vrasin dhe të paraqesin si vetëvrasje. Vendi është i izoluar nga ndërkombëtarët, të cilët kanë frikë të liberalizojnë vizat, duke mos rrezikuar që në vendin e tyre të shkojnë njerëz të krimit”, tha Faton Mehmeti.