24.9 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 5542

Bujar Nishani, do të shpallet “Qytetar Nderi i Prizrenit”

0

Presidenti në largim i Shqipërisë,Bujar Nishani, do të shpallet të enjten “Qytetar Nderi i Prizrenit.

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, tha se ky titull, Nishanit do t’i ndahet me për kontributin që i ka dhënë Kosovës.

“Për shpalljen e presidentit, Bujar Nishani, “Qytetar Nderi të Prizrenit”, bëhet me motivacionin për mbështetjen që kanë dhënë dhe po i japin shtetit dhe popullit të Kosovës institucionet e Republikës së Shqipërisë”, tha Gashi./PrizrenPress.com/

Koalicioni prishet këtë të shtunë, zgjedhjet më 4 qershor

0

Koalicioni qeveritar PDK-LDK merr fund këtë fundjavë, kanë bërë të ditur për Gazeta Metro, burime të afërta me dy partitë, të drejtuara nga kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Këto burime kanë bërë të ditur se do jetë dita e shtunë e kësaj jave kur të dy partitë do të dalin me deklarata përmes të cilave do të njoftojnë opinionin se koalicioni i dalë nga zgjedhjet e qershorit 2014 ka marrë fund.

Më pas, në bazë të afateve ligjore, zgjedhjet e parakohshme do të caktohen me datë 4 qershor, ashtu siç ka raportuar edhe më herët Gazeta Metro.

Deri te marrëveshja për prishje të koalicionit ka ardhur pas presionit nga partneri i madh i koalicionit PDK.

Kurse, LDK’ja e kryeministrit Mustafa, duke qenë e pafuqishme për të kaluar në Kuvend, temat e mëdha, në veçanti Demarkacionin, ka qenë e detyruar ta pranojë këtë kërkesë të PDK’së.

Mustafa, sot ka udhëtuar për në Bruksel për të bërë përpjekjen e fundit, lidhur me liberalizimin e vizave, por më shumë për t’u arsyetuar para opinionit se sa që beson se BE do të suspendojë Demarkacionin si kusht për heqje të vizave.

“Kryeministri Isa Mustafa, ka udhëtuar për në Bruksel që të takohet me pushtetarë edhe me politikanë, njerëz të qendrës së djathtë në EPP’së që kanë ndikim krucial në zhvillimet politike në Bruksel, ku prej tyre ka kërkuar që të shihet mundësia e suspendimit të kushtit të demarkacionit për liberalizim vizash”, kanë thënë në kabinetin e kryeministrit Mustafa. Por, në anën tjetër, është kuptuar se Demarkacioni është e pamundur të kalohet nga kjo legjislaturë.

Mësohet, se ekzistojnë dy variante se si do të veprohet me Demarkacionin, para se të shpallet prishja e koalicionit.

Varianti i parë është që Demarkacioni të mos procedohet fare në Kuvend, dhe të të thuhet se ky koalicion merr fund për shkak se tri partitë opozitare Vetëvendosje, AAK, dhe NISMA po pengojnë votimin në Kuvend, dhe edhe vet pozita nuk ka arritur t’i bëjë votat e mjatueshme për kalimin e kushtit të vetëm për liberalizim të vizave.

Ndërsa varianti i dytë, është procedimi në Kuvend i Demarkacionit, ashtu siç edhe ka kërkuar publikisht kryeparlamentari Kadri Veseli javën e kaluar, pas bisedës telefonike me zëvendësndihmës sekretarin amerikan Hoyt Yee, ku u tha se me zyrtarin e lartë amerikan janë pajtuar që Demarkacioni të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend javën tjetër.

Kryeministri Mustafa, edhe dje kritikoi PDK’në, por pa i përmendur emrin, kur tha se rrugëdalja nuk është të ikin nga përgjegjësia, “sepse kur i kemi hyrë kësaj pune jemi marrë vesh ta qojmë deri në fund”.

Por, tanimë duket punë e kryer fakti se ky koalicion po përfundon, pa e çuar deri në fund marrëveshjen për koalicion të nënshkruar në mes të ish kryetarit të PDK’së Hashim Thaçi, tani president i vendit, dhe liderit të LDK’së Isa Mustafa. /gazetametro.net

Theranda, qyteti i njerëzve që kanë shumë ëndrra

0

Shkruan: Albiona Hajdari

Theranda është qyteti, ku pothuajse çdo familje e ka së paku një anëtar jashtë vendit. Është qyteti, ku shtëpitë më të bukura janë të mbyllura, për t’u hapur vetëm në sezonën e pushimeve.

A ja vlen tërë kjo sakrificë? Gjykojeni vet.

Theranda është qyteti i njerëzve që kanë shumë ëndrra, por jo rrugë për t’i realizuar ato. Është qytet i izoluar, prandaj përballja me realitetin ndodh të jetë më e vështirë se sa malli për atdhe!

Të përkujtojmë rrugën e një mërgimtari, në mënyrë që të rikthehemi tek dëshira dhe mundësia jonë e humbur, ende pa dalë në dritë.

”Ma mirë me vujtë për Kosovën, se me vujtë n’Kosovë!” – Asnjë fjali nuk e paraqet më shumë e më mirë mërgimtarin, i cili qëndroi këtu, u përball me jetën e vështirë n’vendin e vet. Askush nuk e pati më vështirë se ai, me ikë prej atdheut, me u strehu dikund tjetër, larg prej nanës e babës, vëllait e motrës, shtëpisë e shkollës.

Askush më shumë se mërgimtari nuk e pati të vështirë ambientimin në tokën e huaj. Fat i mirë që pas çdo vështirësie vjen lehtësimi… Ai që vuajti mallin e vendlindjes, filloi të adoptohet me jetën e re, synimet për t’cilat ka shkuar larg. Filloi me punu, se qëllimi kryesor për sakrificë është jeta më e mirë.

Askush më shumë se mërgimtari nuk e kupton peshën e sakrificës, kur braktisë pragun e shtëpisë, e puthjet e nanës. Qëllimi bëhet frymëzim, që sa më shpejt me gjetë rrugë, e kështu, me shumë punë, jeta nisë e bëhet më e lehtë.

Malli fashitet n’memorie thellë, për të ardhë në dritë, veç atëherë kur trupi e shpirti pushojnë pak. Megjithatë, kohë nuk ka, se duhet me ndërtu gjithçka prej zeros.

E sheh, dita ditës, qysh jeta ndërron prej vendit të tij dhe aty ku tashmë jeton. Krahason, e nisë mos me i ardhë fort keq që ka lënë pas gjithçka, se tash duhet me e kriju edhe familjen e vet, e të ardhme më të mirë s’do të kishte gjetur asesi.

Mërgimtarët e lindur viteve 70-80, e dinë mirë, sa e vështirë ka qenë jeta atëherë në Kosovë. E dinë, sa e rëndë ka qenë ‘hjekia’ e tyre ditë e natë. N’punë derisa të terrohet, n’punë para se me u zdritë, me u kthy shpejt me e marrë çantën e me u nisë për shkollë. Sapo janë kthyer nga shkolla, drejt e në punë. E rutina ka vazhduar çdoherë, ndërkaq sukses është dashur të kenë edhe në shkollë, përndryshe, pse me shku?!

Atëherë, dëshira e fëmijës nuk është konsideruar fort e rëndësishme, nga që puna ka qenë primare, si luftë për mbijetesë!

Ndër vite, mërgimtari vjen në Kosovë për pushime, për të hequr mallin e shtëpisë e të familjes.

Nuk mund të qëndrojë gjatë. Vjen, lë paratë këtu dhe ikën sërish larg që të punojë.

I jep para familjes, blen gjërat e nevojshme për vete, shetitet. Ai e di sa e rëndë është jeta këtu. E di që skamja,më shumë se materiale, ajo shpirtërore e ka përbaltë jetën e secilit njeri. E di që më i mirë është ‘mashtrimi i vetes’ dhe ‘ngushëllimi në sfond’ i familjarëve të tij për një kohë të shkurtër, se sa ballafaqimi me realitetin e trishtë.

Këtu, or mik, njeriu vuan. Sepse ka dëshira të mëdha, por s’ka vesh ta dëgjojë. Edhe po të ketë, s’ka dorë që ta shtyejë përpara, ta përkrahë. Por edhe po të ketë, s’ka ëndërr që mund ta realizojë. Sepse vet vendi është i tillë. I vuajtur. S’është mësuar ndonjëherë ta ketë atë që duhet, atëherë kur duhet, për ata që duhet.

E si mund të rrijë mërgimtari në vendin e tij, e t’i copëtohet zemra, kur sheh se vëllau ose nipi janë të papunë? Se, njeriu këtu duhet të punojë shumë, veç sa për të mbijetuar? E pse të qëndrojë në këtë vend të përvuajtur, kur një jetë më e mirë për të dhe fëmijët e tij është atje larg?

Kuptohet, sakrifica e largimit, përcillet me harrimin nga fëmijët e tij, për vendin e t’et. Duhet forcë e madhe përkujtuese e rrëfyese që me ngjallë dashurinë për vendin e babait. Por, kjo sakrificë, sërish,

sërish dhe sërish, është më e lehtë se përballja me jetën e dikurshme që edhe sot do të përjetohej, veçse në tjetër formë.

E shtëpive të ndërtuara bukur, pa frymë njeriu, muret ju krisen. Por edhe kjo është më e lehtë se përballja me realitetin e vendit tënd. Malli fashitet thellë në memorie, për të ardhë në dritë, veç atëherë kur trupi e shpirti kanë pak kohë të pushojnë…

Mërgimtarët janë larg, prandaj të kthehemi tek vetja jonë, dëshirat dhe mundësitë tona të humbura, ende pa dalë në dritë. Ne që jemi këtu, a nuk duam të jemi më mirë? Zgjidhja, natyrisht se nuk është vazhdimi i krisjes së mureve, por, diçka duhet të ketë, sigurisht…

Rashica: Shpresoj që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen një ditë

0

Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Milot Rashica ka thënë se zgjodhi të ndërrojë përfaqësuesen shqiptare dhe të kalojë tek ajo e Kosovës, për shkak se kishte lindur në Kosovë.

Në një intervistë me mediumin holandez “Metro Nieuws”, sulmuesi i Vitesses ka thënë se kalimi nga Shqipëria tek Kosova, nuk ishte një zgjedhje kundër Shqipërisë, por një zgjedhje për Kosovën.

“Kam lindur atje dhe është shtëpia ime. Po ashtu nuk ishte një zgjedhje kundër Shqipërisë, po ishte një zgjedhje pro Kosovës. Kur FIFA e njohu Kosovën, unë vendosa që të zgjedhë shtetin tim të lindjes”, ka deklaruar Rashica, njofton Insajderi.
Rashica ka shprehur dëshirën për bashkimin e shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Unë shpresoj që ndonjëherë Shqipëria dhe Kosova të bëhen një shtet. Kjo është dëshirë e shumë njerëzve”, ka thënë Rashica.

Prizren: Polici i akuzuar thotë se të gjitha veprimet i ka marrë në koordinim me prokurorin

0

Zyrtari policor Habib Morina, i cili po akuzohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare, në seancën e së hënës, deklaroi se të gjitha veprimet për të cilat akuzohet, i ka marrë në koordinim me prokurorin Beqë Shala.

I akuzuari Morina, gjatë shqyrtimit të dytë, ka kërkuar nga gjykata që të administrohen telefonatat e ditës kritike në mes tij dhe prokurorit Shala, për të vërtetuar pretendimin e tij.

Një propozim të tillë e ka kundërshtuar prokurorja Ervehe Gashi, e cila ka thënë se një gjë e tillë nuk do të vërtetojë asgjë, pasi që në ditën kritike, Beqë Shala nuk ka qenë prokuror kujdestar. Ajo më tutje ka shtuar se ky rast ka të bëj me veprime të cilat i akuzuari ka qenë i autorizuar t’i ndërmarrë edhe pa leje të prokurorit.

Gjykatësi Xheladin Osmani, ka refuzuar kërkesën e të akuzuarit, ndërsa ka thënë se shqyrtimin kryesor do ta caktojë pasi ta kompletojë trupin gjykues.

Pas përfundimit të seancës, i akuzuari ka refuzuar të nënshkruajë procesverbalin me arsye se nuk i janë dorëzuar të gjitha provat që disponon prokuroria.

Ndërsa gjykatësi Osmani tha se në shqyrtimin fillestar vetë i akuzuari ka konfirmuar që është furnizuar me të gjitha shkresat e lëndës, dhe poashtu është udhëzuar që për çdo provë që i mungon duhet ta kërkojë.

Pas shqyrtimit fillestar, më 30 mars 2017, i akuzuari Habib Morina, ka kërkuar nga gjykata që ta hudhë aktakuzën si të pabazuar pasi që veprimet e tij nuk përbëjnë vepër penale dhe se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur aktakuzën. Ai poashtu ka pretenduar se nuk është pajisur me të gjitha faktet që disponon prokuroria në rastin kundër tij.

Kryetari i trupit gjykues, Xheladin Osmani, me Aktvendimin e 31 marsit, e ka refuzuar kërkesën e të akuzuarit për hudhjen e aktakuzës ndërsa i akuzuari ka ushtruar ankesë ndaj aktvendimit në Gjykatën e Apelit.

Gjykata e Apelit më 14 prill 2017, ka marrë Aktvendim me të cilin ia ka refuzuar ankesën të akuzuarit Morina, me arsyetimin se gjykata e shkallës së parë ka vepruar drejtë kur ka refuzuar kërkesën e të akuzuarit për hudhje të aktakuzës.

Ndryshe, ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur ndaj Habib Morinës, të cilin e akuzon se duke vepruar në cilësinë e zyrtarit policor, ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare. Sipas aktakuzës, Morina, me qëllim që t’i shkaktojë përfitim material Miftar Papës, ka lejuar që i njëjti të largohet me 39 thasë çimento të vjedhur, me ç’rast i ka shkaktuar dëm Nuhi Bytyqit.

Aktakuza përshkruan se si pala e dëmtuar Nuhi Bytyqi nga Suhareka, kishte lajmëruar rastin në Stacionin Policor të Suharekës, për vjedhjen e 39 thasëve çimento nga oborri i shtëpisë së tij.

Gjatë një pike kontrolli është ndaluar Miftar Papaj, i cili kishte të ngarkuar në automjet 39 thasë çimento, mirëpo rreshteri Morina nuk kishte lejuar që i njëjti të ndalohej dhe të konfiskohej sasia e çimentos së bashku me automjetin./betimiperdrejtesi/

Katër policë në Prizren, akuzohen për marrje të ryshfetit

0

Zyrtari policor, Binak Bytyqi, të hënën, ka kërkuar hudhjen e aktakuzës që e ngarkon atë me veprën penale “marrja e  ryshfetit”. Ndërsa kolegët e tij Neshat Avdaj, Driton Bajrami dhe Myzafer Sylejmani, të përfshirë në të njëjtën aktakuzë për të njëjtën veprën penale, kanë kërkuar që të arrijnë marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë.

Gjatë shqyrtimit të dytë, të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, i akuzuari Bytyqi, përmes mbrojtësit të tij, avokatit Rexhep Kabashi, ka kërkuar që provat në të cilat bazohet aktakuza të mos pranohen. Avokati Kabashi ka thënë se në asnjë prej urdhëresave për përgjim, nuk përmendet emri i klientit të tij. Prandaj, i njëjti ka kërkuar që këto prova të përjashtohen si të papranueshme, dhe me këtë rast në mungesë të provave, të hudhet aktakuza

Prokurori i rastit, Metush Biraj, ka kundërshtuar propozimin e mbrojtësit, duke thënë se nuk qëndrojnë pretendimet në fjalë. I njëjti ka kërkuar nga gjykata që propozimi i avokatit Kabashi, për hudhjen e aktakuzës ndaj Bytyqit, të refuzohet.

Ndërkaq, avokati Bashkim Nevzati, në emër të klientit të tij Myzafer Sylejmani, ka kërkuar nga gjykata një afat për të hyrë në negociata me prokurorinë për të arritur marrëveshje mbi pranimin e fajësisë.

Këtë propozim e kanë mbështetur edhe avokatët Esat Gutaj dhe Asman Hoxha, të cilët mbrojnë dy të akuzuarit tjerë, Neshat Avdaj dhe Driton Bajramin.

Gjykatësja Ajser Skenderi, bëri të ditur se rreth kërkesës së mbrojtësit Rexhepi, do të përgjigjet me shkrim. Ndërkaq, shqyrtimin kryesor e ka caktuar për 2 qershor 2017, në ora 9:30.

Me aktakuzën e 24 shkurtit 2017, Prokuroria Themelore në Prizren, i akuzon katër të lartpërmendurit se gjatë periudhës gusht-nëntor 2016, duke vepruar si policë trafiku, drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe marrë ryshfet në të holla.

Sipas aktit akuzues, Bytyqi, Avdaj, Bajrami dhe Sylejmani u kanë marrë para shkelësve të rregullave të trafikut, në shuma të ndryshme, duke filluar prej 10 e deri në 100 euro. Këtë e kanë bërë në mënyrë që të mos u shqiptojnë gjobat kundërvajtëse, sipas shkeljes së rregullave të trafikut.

Së bashku me aktakuzën, prokuroria ka dorëzuar edhe provat e nxjerra nga masat e fshehta, në mesin  e tyre edhe disa DVD, të gjitha këto të mbledhura nga Inspektorati Policor i Kosovës./betimiperdrejtesi/ 

Drejtoria e Kulturës në Rahovec, shënon Ditën Botërore të Librit

0

Në shënim të Ditës Botërore të Librit, në ambientet e bibliotekës komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizoi aktivitet letrar-artistik. Në këtë manifestim të librit morën pjesë nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Rahovecit, mësimdhënës dhe dashamirës të librit.

Duke folur për rëndësinë dhe nevojën e leximit, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport Gardalin Shtavica, potencoi faktin se kjo bibliotekë po pasurohet me tituj të rinj vit pas viti. Po ashtu, Shtavica përmendi faktin se falë punës që është bërë viti i kaluar ishte viti më i begatë me lexues, respektivisht arriti shifrat 1009 lexues, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.

Mirëpo, ky sukses erdhi pas një pune të përkushtuar në terren, bashkëpunimit me qendrën rinore dhe me donatorë të ndryshëm edhe biblioteka është pasuruar edhe numri i lexuesve është shtuar. Aktualisht biblioteka “Sulejman Krasniqi” ka një fond prej 12935 ekzemplarësh dhe 3184 titujsh. Vitin e kaluar kemi arritur të sigurojmë 271 tituj, ndërsa gjatë këtij viti presim që ky numër të rritet, tha ndër të tjera drejtoria Shtavica, duke ju bërë thirrje të rinjve dhe mësimdhënësve që të frekuentojnë sa më shpesh këtë bibliotekë.

Një prezantim të shkurtër e bëri edhe krijuesi Milazim Bajraj, i cili shkëputi fragmente të veprave të ndryshme letrare. Në fund drejtori Gardalin Shtavica ndau dhurata (libra) për disa lexues të rregullt, anëtarë të bibliotekës “Sulejman Krasniqi”.

23 prilli është shpallur Ditë Botërore e Librit nga UNESCO më 15 nëntor të 1995, nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor në botë.

Ish-anëtari i PDK-së nga Rahoveci aderon në AAK

0

Ish- kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga radhët e PDK-së, Xhelal Canziba i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Xhelal Canziba, ekspert i gjeodezisë, sot i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njofton kumtesa nga AAK, transmeton Koha.net.

Ai me këtë rast tha se i bashkohet Aleancës së Haradinjat, për të dhënë kontributin e tij për vendin, në këto momente bukur të ndjeshme. Ramush Haradinajn dhe AAK-në, i shoh si adresën më të duhur politike, për të dhënë atë që kam, për të çuar përpara proceset me të cilat sot po përballet Kosova.

Prizren: Dënohet më gjobë për mashtrim

0

Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit pas pranimit të fajësisë në mënyrë vullnetare nga vet i akuzuari me iniciale I.T. nga fshati Gërnçar (Komuna e Prizrenit) dhe e ka shpallur fajtor për veprat penale të mashtrimit në bashkëkryerje nga neni 261 par.1 e 2 të KPK-së dhe i shqiptoi dënim me gjobë: Për veprën penale si në dispozitivin nën 6 të aktakuzës, në shumën prej gjashtëqind (600,00) euro dhe për veprën penale si në dispozitivin nën 8 të aktakuzës në shumën prej shtatëqind (700,00) euro, si dhe i shqiptoi dënimin me burg për veprën penale si në dispozitivin nën 11 të aktakuzës në kohëzgjatje prej një (1) viti si dhe për veprën penale si në dispozitivin nën 14 të aktakuzës në kohëzgjatje prej një (1) viti.

Gjykata në kuptim të nenit 80 par.1 e 2 pika 2.2 të akuzuarit i shqiptoi dënim unik dhe atë me dënim me gjobë në shumën prej njëmijë e treqindë (1.300,00) euro si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej një (1) viti e dhjetë (10) muaj burgim, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Sepse me datën 11.06.2009 dhe 16.12.2009 në bashkëveprim me të tjerët dhe pas marrëveshjes paraprake në mes tyre, me qëllim që ti sjellin vetes dobi pasurore mashtrojnë personin tjetër duke i sjell të njëjtit, në lajthim me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me këtë e shtyjnë të njëjtin të veproj në dëm të pasurisë së tyre – të paraqitet në cilësinë e blerësit, në atë mënyrë që I pandehuri me iniciale Sh.A. dhe I.T.si pasojë e një premtimi që nuk e kishin përmbushur ndaj këtu të dëmtuarit rrethe shitjes së një palujtshmërie, dhe në pamundësi të rregullimit të dokumentacionit për atë pronë, i ofrojnë të pandehurit me iniciale A.V. në cilësi të shitësit si pronar e të drejtë prone në bazë të kontratës Leg.nr.2055/09 të datës 08.04.2009, kontratë kjo e legalizuar në bazë të autorizimit të falsifikuara Vr.nr.121/09 të datës 23.03.2009 dhe me këtë rast objektin e kësaj kontrate ia tjetërson këtu të dëmtuarit në bazë të kontratave të legalizuara pran Gjykatës Komunale-Prizren Leg.nr.3517/09 të datës 11.06.2009 dhe leg.nr.9598/09 të datës 17.12.2009 duke e ditur se e drejta në pronë që ka disponuar i pandehuri A.V. ka ardhur si rrjedhojë e autorizimit të falsifikuar, në raport me të dëmtuarin paraqitet se ka autorizim për shitjen e palujtshmërisë e cila ka qenë objekt i kontratës Leg.nr.5037/09 duke ia prezantuar autorizimin Vr.nr.335/09 të datës 17.07.2009, të dhënë kinse nga pala me iniciale S.T. i cili autorizim ka qenë i falsifikuar.

Shikoni se si policia parkon veturën në Prizren(FotoLajm)

0

Shenjat e komunikacionit nuk po respektohen as nga policia.

Kjo fotografi, tregon më së miri se si policia i parkon veturat në rrugë./TV Prizreni/