17.6 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 5543

Fillon sot Festivali i Librit

0

Organizata joqeveritare “ETEA” në bashkëpunim me Qendrën Sociale “Termokiss”, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Librit organizon Festivalin e Librit 2017.

“Duke mobilizuar fytyrat publike dhe duke shfrytëzuar artin si metodë, Festivali i Librit 2017 që organizohet për të tretin vit radhazi synon edukimin publik nëpërmjet avokimit, përkatësisht ndërgjegjësimin social rreth rëndësisë së librave dhe leximit të tyre”, thuhet në njoftimin për media.

Akademik Idriz Ajetit Çmimi i Karrierës, Pllumb Xhufit Çmimi “Çabej”

0

 

Pëllumb Xhufi, Niko Pano dhe tre studiues të rinj Rigers Bakiu, Andi Rëmbeci e Sokol Çunga janë fituesit e çmimeve shkencore kombëtare vjetore për vitin 2016.

Kryetari i Akademisë së Shkencave Muzafer Korkuti, pasi çeli ceremoninë e ndarjes së çmimeve, tha se “kjo ishte një garë e vështirë, ku janë prezantuar rreth 49 vepra shkencore”. Korkuti theksoi se “janë mbështetur edhe studiuesit e rinj”.

Ja vlerësimet nga Akademia e Shkencave:

Në fillim u nda çmimi i karrierës për akademikun kosovar, Idriz Ajeti.

Ndërsa çmimi “Çabej” për shkencat albanologjike, i shoqëruar me çekun një milion lekë, iu dha studiuesit të njohur Pëllumb Xhufi, për librin e ri studimor “Arbërit e Jonit”.

Xhufi me këtë libër nxorri në dritë dokumente nga Vatikani që hedhin dritë mbi historinë shqiptare. Veç të tjerave libri i Xhufit zbulon shumë enigma mbi historinë e Çamërisë.

Çmimi Radovicka për shkencat natyrore i shoqëruar me cekun një milionë lekë, iu dha Niko Panos, për librin “Pasuritë ujore të Shqipërisë”.

Çmimi për kërkuesin e ri shkencor i jepet Rigers Bakiut i shoqëruar me cekun 500.000 lekë.

Ndërsa çmimi për kërkuesin e ri shkencor në fushat shoqërore është ndarë mes dy studiuesve Andi Rëmbeci e Sokol Cunga, i shoqërur me çekun 500.000 lekë.

Dy studiuesit e rinj kanë ndjekur gjurmët e kodikut 10-shekullor të Korçës, studimi i të cilit për shumë arsye objektive dhe subjektive ishte lënë në hije.

Rëmbeci e Cunga pasi falënderuan për çmimin, kritikuan Akademinë e Shkencave që nuk mbështet botimet.

Ata thanë se botimi i këtij libri me vlera të veçanta nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do t’i ndihmonte Shoqëria Biblike.

Macron dhe Le Pen shkojnë në balotazh

0

Kandidati centrist Emmanuel Macron dhe udhëheqësja ei ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, dolën i pari dhe e dyta respektivisht në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Francës të dielën, sipas parashikimeve të sondazheve. Ata do të përballen me njëri-tjetrin, në një balotazh më 7 maj.

Balotazhi do të vërë Francën përballë një zgjedhje të vështirë – midis platformës liberale të Macron, pro-BE dhe vizionit nacionalist të Le Pen, e cila do të përfshinte një goditje mbi imigracionin dhe një refuzim të integrimit evropian. Sondazhet e opinionit para raundit të parë parashikonin se Macron do ta mundte me lehtësi Le Penin, në një votim kokë më kokë.

“Sot është e qartë që po kthejmë një faqe në jetën politike të Francës”, tha Macroni në një deklaratë të shkurtër për AFP. “Populli francez ka shprehur dëshirën e tij për rinovim”.

Në një miting në veri të Francës, Le Peni u tha mbështetësve të saj: “Zgjedhja tashmë është mes globalizimit të egër, një bote ku terroristët mund të udhëtojnë të lirë, dhe një France me kufij të fortë”.

Ajo tha: “Është koha për të çliruar popullin francez nga elita arrogante. Unë jam kandidate e popullit. Unë i bëj thirrje të gjithë patriotëve kudo që janë, pavarësisht nga origjina e tyre, për t’u bashkuar me mua. Në rrezik është mbijetesa e Francës”.

Rezultati i raundit të parë përbën një dështim të madh për partitë tradicionale kryesore franceze, socialistët dhe konservatorët e Les Républicains, pasi asnjë nga kandidatët e tyre nuk u kualifikua për në raundin e dytë. Figura të larta nga të dyja partitë e mëdha u bënë thirrje mbështetësve të tyre të bashkohen pas Macronit, për të siguruar që Fronti Nacional i Le Pen të mposhtet.

Në projektimin e tij më të fundit, televizioni TF1 tha se Macron, i cili formoi lëvizjen e tij të pavarur politike vitin e kaluar, kishte fituar 23 përqind të votave dhe Le Pen kishte 22 përqind, me ish-kryeministrin konservator François Fillon dhe kandidatin e majtë Jean-Luc Mélenchon nga 19 për qind secili.

Televizioni France 2 projektoi se Macroni kishte 23.7 përqind të votave dhe Le Peni 21.7 përqind, me Fillon dhe Melenchon nga 19.5% secili. Në të dy projektimet, kandidati socialist Benoit Hamon doli i pesti, mes 6 dhe 7 përqind.

Rezultatet e sondazheve të opinionit publik, realizuar dy ditë para të dielës, parashikonin pak a shumë këto rezultate. Ndërkohë, edhe pse pritej që atentati terrorist i të enjtes të ndikonte në këtë rezultat, me sa duket kjo nuk ndodhi.

Rezultati i të dielës është nja rritje mbresëlënëse për 39-vjeçarin Macron, një ish nëpunës civil dhe bankier, që ka qenë praktikisht i panjohur për publikun, deri kur u emërua Ministër i Ekonomisë në vitin 2014. Ai hoqi dorë nga posti në gusht të vitit që kaloi dhe formoi lëvizjen e tij politikem “En Marche”. /bota.al

Erebara merr trofeun evropian të letërsisë

0

Shkrimtari Rudi Erebara është fitues i Çmimit Evropian të Letërsisë për vitin 2017 me romanin “Epika e yjeve të mëngjesit”.

Vepra e frymëzuar nga tabloja me të njëjtin titull e piktorit Edison Gjergo, i dënuar për prirjet moderniste në art në vitin 1978, vit kur nisin ngjarjet në roman.

Është fundi i miqësisë shqiptare-kineze, e shoqëruar me një valë të re edhe më të fortë survejimesh, arrestimesh, dënimesh e burgimesh në mesin e njerëzve të zakonshëm dhe të artistëve.

Erebara i shkon deri në fund përshkrimit të dy botëve, turmës dhe individit. Pas “Vezët e thëllëzave”, ky është romani i dytë i Erebarës, ku trajtohet me realizëm të thellë shqetësimi i tij për imoralitetin e diktaturës dhe atë që vetë shqiptarët u bënë shqiptarëve.

Çmimi Evropian i Letërsisë organizohet nga Komisioni Evropian, me partnerë Federatën e Librarëve Evropianë dhe Ndërkombëtarë, Këshillin e Shkrimtarëve Evropianë dhe Federata e Botuesve Evropianë. Çmim i vlefshëm për të gjitha vendet pjesëmarrëse në Evropën Krijuese.

Për herë të dytë, organizatore e çmimit në Shqipëri është Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e cila në vitin 2014 shpalli fitues Ben Blushin me romanin “Otello, Arapi i Vlorës”. Autorit fitues i krijohet mundësia të përkthehet në gjuhë të tjera.

Në Çmimin Evropian të Letërsisë marrin pjesë gjithsej 36 shtete, të ndara në 3 grupe dhe që përzgjidhen një herë në 3 vjet.

Vendet e përzgjedhura për vitin 2017 janë: Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Greqia, Islanda, Letonia, Malta, Mali i Zi, Holanda, Serbia, Turqia dhe Britania e Madhe.

Nga Shqipëria u përzgjodhën disa autorë konkurrues, mes të cilëve Vera Bekteshi e Romeo Çollaku. Por shkrimtari Erebara, i dalluar herazi për një stil të ri dhe tepër dinjitoz, ia doli të triumfojë dhe të çojë letërsinë shqipe në një dimension të ri. / Konica.al

Capello: Messi është gjeni

0

Fabio Capello, traineri i famshëm italian është shprehur i mrekulluar pas ndeshjes së djeshme.

“Një Messi si këtë mbrëmje kishte kohë që nuk e shihja”, ka thënë Capello.

“Unë e kam parë në shumë ndeshje. Zakonisht merrte topin, bënte lëvizjet e tij, gjërat e bukura, dhe pastaj relaksohej disi. Sonte jo. Sonte mund të them se mori skuadrën për dore. Një shembull i vërtetë. Për mua, Messi është një gjeni. Shikoni, ka shumë lojtarë të mirë. Ronaldo është goleador. Por Messi është gjeni. Ka shumë lojtarë të mirë, por sot në mbrëmje kemi parë një gjeni”.

70 milionë euro për Marquinhos

0

Braziliani i PSG-së, Marquinhos duket se do të jetë një nga futbollistët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës.
Është Manchester United, klubi i radhës që ka hyrë në garë për mbrojtësin e PSG-së.

Menaxheri i ‘Djajve të Kuq’, tashmë është duke menduar për ndërtimin e një skuadre të fuqishme për edicionin e ardhshëm, edhe pse Unitedi akoma nuk e ka të sigurt nëse do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve.

Tekniku portugez synon t’i përforcojë gjitha repartet e skuadrës së tij, duke nisur nga mbrojtja. Dhe Marquinhos thuhet se është në listën e Mourinhos.Në rast se do të ndodh ky transferim, atëherë klubi nga ‘Old Traffordi’, duhet të shpenzojë 70 milionë euro, në të kundërtën PSG nuk do të heq dorë nga reprezentuesi brazilian.

SuperLeo

0

Përsëri, El Classico nuk zhgënjeu. Spektakli sportiv më i mirë që mund të shihet në botën e futbollit, ka ofruar gjithçka që mund të kërkohet. Mbi gjelbërimin e Santiago Bernabeut u pa një futboll i mrekullueshëm, që përfundoi me një ekip i cili nuk arriti të fitojë dhe një tjetër që, duke marrë tre pikët, rrit shumë shanset për të fituar titullin. Dhe më në fund, Messi u shfaq.

Barcelona ka mposhtur kështu Realin e Madridit në fushën e tij, dhe ka rihapur garën e titull me një “klasike” që duhet të mbahet mirë mend. Ekipi i Enrikes ka arritur të reagojë pas eleminimit në Champions nga Juventusi, duke shpallur sërish ambiciet e veta në kampionat, falë një suksesi të firmosur prej një kryevepre të Leo Messit në minutën e fundit.

SuperLeo

Nuk shënonte në Madrid prej pesë ndeshjes atgjentinasi i Barcelonës, dhe tashmë ngjitet në kuotën e 23 golave në kampionat. Reali ka paguar për gabimet e shumta në fazën shënuese, si dhe ndëshkimin në finale të Sergio Ramosit, protagonist i një faulli shumë të rëndë pikërisht kundër Messit (i cili në pjesën e parë ishte lënduar edhe prej një goditje me bërryl nga Marcelo). E pabesueshme finalja, me fitoren e arritur në minutën ’92 pas barazimit të përkohshëm 2-2 të James në minutën ’86. Tashmë pikët janë të barabarta, edhe pse Reali ka një ndeshje të prapambetur për të zhvilluar me Celta Vigon. Por pesë javët e fundit të kampionatit do të jenë një garë e fortë kokë më kokë.

Tragjedi në Poliçan, bie zjarr në azil, vdesin dy të moshuar

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Poliçanit, ku ka rënë një zjarr në shtëpinë e dy të moshuarve. Për

fat të keq, të dy ata kanë humbur jetën.

Mësohet se dy të moshuarit janë asfiksuar nga tymi. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm.

Viktimat janë dy të moshuar 80-vjeçar.

Fytyrat e Ronaldos e Zidanes pas golit të Messit në sekondat e fundit

0

Ronaldo dhe trajneri i tij Zinedin Zidane e kanë përjetuar rëndë humbjen prej Barcelonës.

Cristiano Ronaldo e ka përjetuar më së shumti humbjen e Real Madridit prej 3:2 nga Barcelona, por edhe ndoshta që humbi betejën me yllin argjentinas, Leo Messi, ky i fundit shkëlqeu duke shënuar dy gola të fitores në fund të sfidës.

Dëshpërimin e portugezit më së miri e tregon fotoja më poshtë, teksa edhe Zinedine Zidane nuk dukej aspak mirë, për faktin se morën gol në sekondat e fundit.

Kujtojmë se tani gara për titull është hapur më shumë se kurrë më parë, pasi Barcelona tani është liderë i La Ligas me pikë të barabarta me Los Blancos, por ekipi i Zidane ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Tri javët dramatike të Kosovës

0

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, të tretat që prej se Kosova është bë shtet i pavarur, në teori së paku do të mund të mbaheshin në harkun kohor 28 maj-18 qershor, ose në katër të dielat që lidhin fundin e majit dhe javën e tretë të qershorit.

E diela e 25 qershorit nuk vjen në konsideratë për organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë, për dy shkaqe: Në atë ditë festohet fundi i muajit të Ramazanit, ose është Dita e parë e Bajramit, dhe në anën tjetër, dihet që nis sezoni i pushimeve verore.

Korniza ligjore është shumë e qartë se si mund të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme në vend. Në këtë kontekst, tashmë janë shfrytëzuar të dy mundësitë legale, në nëntorin e vitit 2010 dhe në majin e vitit 2014. Herën e parë, zgjedhjet e reja u imponuan pas Mocionit të suksesshëm kundër Qeverisë së Kosovës, ndërsa herën e dytë, me vendimin e Kuvendit të Kosovës për vetë-shpërbërje.

Mocioni i mosbesimit ndaj një Qeverie është i suksesshëm nëse së paku 61 deputetë të Kuvendit të Kosovës votojnë në favor të tij.

Vetë-shpërbërja e Kuvendit të Kosovës, kërkon përkrahjen e së paku 80 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Tashmë dihet se në qarkullim parlamentar është iniciativa e opozitës parlamentare, që të aplikohet mekanizmi i Mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kryeministrit Mustafa. Janë së paku 30 deputetë që e kanë nënshkruar këtë nismë, që e lansoi lideri i Nismës, Fatmir Limaj.

Për ta zyrtarizuar këtë Mocion, duhet që së paku 40 deputetë ta nënshkruajnë atë. Kur të plotësohet ky kriter, mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, dhe jo më parë se dy ditë më pas, ose më së voni pesë ditë pasi që ka marrë këtë Mocion, duhet ta thërrasë Sesionin e veçantë të Kuvendit të Kosovës i cili do të kishte përmbajtjen e debatit parlamentar për Qeverinë e Kosovës dhe do të përfundonte me votën – që është publike dhe elektronike) – për ose kundër Qeverisë.

Në aspektin legal, në fakt, nëse do të binte Qeveria e Kryeministrit Mustafa, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka të drejtë t’ia ofrojë mandatin për bërjen e Qeverisë së re kreut të PDK-së, Kadri Veselit, sepse PDK ka dalë partia e parë në zgjedhjet e qershorit të vitit 2014. Nëse Veseli do ta refuzonte këtë mandat, atëherë Presidenti i Kosovës do të duhej t’i bënte konsultimet me partitë parlamentare për të caktuar datën e zgjedhjeve të reja.

Ato, sipas Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme, mund të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas rënies së Qeverisë/ vetë-shpërbërjes së Kuvendit.

Ky afat përkufizon qartë afatet kur mund të ndodhë Mocioni i mosbesimit ose vendimi i Kuvendit për shpërbërjen e vetvetes, nëse këtu u kthehemi afateve kohore që njohin variantin e parë, të dielën e 28 majit, dhe atë të fundit, të dielën e 18 qershorit, si data eventuale për organizimin e zgjedhjeve.

Për afatin e parë të zgjedhjeve, që do të duhej të mbaheshin me 28 maj, jo më larg se këtë të mërkurë, me 26 prill, do të duhej të ndodhte vetë-shpërbërja e Kuvendit të Kosovës, ndërsa për aplikimin e Mocionit të mosbesimit, jo më larg se këtë të hënë, me 24 prill, do të duhej t’i pretentohej Kryesisë së Kuvendit Lista me 40 nënshkrime, ashtu që të mërkurën të mbahet sesioni i veçantë i Kuvendit të Kosovës.

Në rast të vetë-shpërbërjes, ose Mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë, Presidenti i Kosovës jo më vonë se më 27 prill do të duhej të dakordohej me partitë parlamentare për datën e zgjedhjeve, e cila mund të lëvizë në datat 28 maj-11 qershor.

Data krejt e fundit kur duhet të ndodhë vetë-shpërbërja e Kuvendit, ose Mocioni i suksesshëm i mosbesimit, ashtu që më 18 qershor të mbahen zgjedhjet e reja, është e mërkura e tretë e majit, ose 17 maji.

Nëse, pra, deri më 17 maj nuk ka vendim të Kuvendit që kualifikon nisjen e procedurës së zgjedhjeve të reja në Kosovë, nuk do të ketë mundësi ligjore për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në qershor të këtij viti. / Politiko.net