Në fundjavën e shkuar, shtetasit e Turqisë, të regjistruar në listën e votuesve jashtë vendit, kanë ushtruar të drejtën e votës në Kosovë në referendumin për ndryshimet kushtetuese të shtetit euroaziatik.
Me këtë rast procesi i votimit, pos në Ambasadën turke në Prishtinë, është realizuar për herë të parë edhe në Konsullatën e Përgjithshme turke në Prizren, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo e fundit është hapur një vit më parë dhe vazhdon veprimtarinë e ofrimit të shërbimeve konsullore për shtetasit e Turqisë, sikurse që realizon edhe aktivitete sociale e kulturore për pjesëtarët e komunitetit turk në rajonin e Prizrenit.
“Me popullatën vendëse kemi një histori dhe kulturë të përbashkët”, ka deklaruar konsullja e përgjithshme e Turqisë, Selen Evcit, në disa raste, teksa vazhdimisht ka vënë në spikamë edhe marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet shtetit të saj dhe Kosovës.
Aktualisht, Turqia është shteti i vetëm që ka Konsullatë të Përgjithshme në këtë qytet. Sipas autoriteteve komunale, kjo prani diplomatike, determinohet edhe nga fakti se në Prizren ka numër më të madh të pjesëtarëve të komunitetit turk të Kosovës dhe se shteti i Turqisë dëshiron që të jetë më afër tyre.
Mirëpo, në të kaluarën, në qytetin e Lidhjes, disa shtete kishin hapur konsullatat e tyre, të cilat pas zhvillimeve të caktuara në rrjedhën e historisë janë mbyllur.
Trajeri Luis Enrique do të largohet në fund të edicionit, pasi ka vendosur që të mos vazhdojë kontratën e tij.
Drejtuesit e skuadrës katalunase që disa muaj janë në kërkim të një trajneri dhe siç duket tashmë kanë vendosur.
Goal.com shkruan se, trajneri i Athletic Bilbaos, Erneste Valverde do të jetë trajner i ri i skuadrës katalunase, pasi ka vendosur që të mos vazhdojë kontratën me skuadrën baske.
Kujtojmë se në listën e Barcelonës janë po ashtu edhe Jorge Sampaoli i Sevillas dhe Roland Koeman i Evertonit.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez po përgatit një ofertë të jashtëzakonshme për Juevntusin.
Sipas Don Balon, Perez është gati që për shërbimet e argjentinasit, paulo Dybala të ofrojë sulmuesin Alvaro Morata dhe mesfushorin kolumbian, James Rodriguez.
Kujtojmë se po ashtu në listën e Realit janë edhe Eden Hazard dhe Antonie Griezmann.
Masa të sigurisë janë shtuar për zgjedhjet në Francë, pasi Karim Cheurfi, një kriminel i dënuar vrau një polic në Champs Elysees, Paris.
Cheurfi u vra nga forcat e sigurisë, kur më pas pranë trupit iu gjet edhe një shënim që mbronte të ashtuquajturin grupin “Shteti Islamik”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Siguria kombëtare ka qenë një nga pikat kryesore të bisedimeve gjatë fushatës.
Rreth 50,000 policë dhe 7,000 ushtarë po shpërndahen anembanë vendit për të siguruar votimin
Tendenca kinematografike më e rëndësishme e pas luftës së dytë botërore do të zinte vend në Itali në vitet 1945-1951: i quajtur ndryshe dhe neorealizëm. Kjo nuk ishte një lëvizje kompakte dhe e organizuar si gjithë të tjerët që e kishin bërë deri në ato momente, por pa dyshim, besoj se erdhi si një përqasje ndryshe në filmave fiksion dhe do të kishte një influencë shumë të madhe dhe sigurisht kjo do të ndikonte edhe në kinemanë botërore.
Lëvizja neorealiste mund të jetë shquar në dy faza: e para që jep mundësinë e përballjes së termave të së shkuarës së afërt, vitet e luftës, rezistenca… dhe e dyta, duke filluar që nga viti 1948, që përballet në të vërtetë me terma në lidhje me anën sociale, “Roma qyteti i hapur” (1945) nga Roberto Rossellini dhe “Hajdutët e biçikletave” (1948) nga Vittorio De Sica, janë filmat që prezantojnë më së miri këto dy faza. Gjatë regjimit fashist në kinema ashtu si edhe në letërsi, ishte më së shumti i favorizuar një impuls realist, mjafton që të mendosh për filma të tillë si “Një shëtitje nëpër re” (1942) nga Alessandro Blasetti, “Fëmijët janë duke na parë” (1943) nga Vittorio De Sica, “Fiksimi” (1942) nga Luchino Visconti.
Në Italinë që sapo kishte dalë nga lufta dhe diktatura, ishte duke u ndier nevoja për një rilindje politike dhe sociale, kineastë dhe regjisorë dëshironin vepra arti me këtë rinovim që po ndodhte. Ata arritën që të propozonin një kinema që do të rrëmonte në realitetin e asaj kohe dhe të së shkuarës së afërt, duke iu dhënë jetë historive, temave dhe personazheve të asaj bote që ishte e nevojshme të veproje dhe ta bëje të njohur, kinemaja neorelaiste karakterizohet që nga ai moment për përkushtimin e fortë social që ajo kishte.
Industria kinematografike italiane kishte rënë në gjunjë nga gjithë çfarë kishte pësuar gjatë luftës, tregu kombëtar ishte pushtuar nga filmat amerikanë, studiot e Cinecittà ishin shkatërruar tashmë, për këtë neorealistët zgjedhin që të nxjerrin kamerat jashtë studiove, duke iu rikthyer xhirimeve nëpër rrugë e nëpër fshatra me pajisje të lehta dhe shumë më ekonomike. Pas shumë vitesh dublimi të filmave të huaj, italianët, kishin perfeksionuar tashmë artin e sinkronizimit të tingullit, trupat mundeshin tani të xhironin jashtë dialogët në fazën e post-produksionit. Imazhet e vërteta nga Italia e atyre viteve vendosin në kornizë shumë filma neorealistë të cilët janë kthyer në dokumente të çmuara historike.
Roma, Qyteti i hapur (Roberto Rossellini, Itali 1945)
Ishte kritiku francez André Bazin, që vuri në dukje më shumë se gjithë të tjerët, cila ishte risia e vërtetë në lëvizjen neorealiste, duke e përqendruar analizën kritike të tij në një aspekt tjetër më shumë se sa në aspektin teknik, estetik ose stilistik e përqendroi në përqasjen e re që këta filma shprehnin në mënyrën e tregimit kinematografik. Bazin, rimerrte idetë e Cesare Zavattini, skenografisti i De Sicës është mbrojtësi më i palodhur i estetikës neorealiste: Zavattini dëshironte një kinema që do të prezantonte dramën e fshehur në ngjarjet e përditshme, ashtu si blerja e një palë këpuce ose kërkimi i një apartamenti të ri.
Ideali sintetizohet në këtë barsoletë të treguar nga vetë Zavattini. Një producent i lindur amerikan i thotë: “Tek ne ajo skena e aeroplanit që kalon vjen e konceptuar kështu: kalon një aeroplan… mitraloz që qëllon plumba… aeroplani bie. Ndërsa tek ne ia kthen Zavatti: kalon një aeroplan… aeroplani kalon përsëri… aeroplani kalon edhe një herë tjetër. –Po është e vërtetë. Jemi akoma shumë mbrapa, nuk mjafton që ta bësh aeroplanin të kalojë tre herë, ndodh që ta bësh të kalojë 20 herë…”
Zakonisht thuhet se filmi tipik i neorealizmit është xhiruar jashtë, në natyrë, me aktorë joprofesionistë të sapo dalë, skena të improvizuara, por në realitet filmat me karakteristika të tilla janë vërtet shumë pak: pjesa më e mirë e filmave të xhiruar brenda në sete të ndërtuara në studio të kuruara dhe me një ndriçim shumë të mirë dhe dialogu ka qenë zakonisht i dubluar, duke lejuar kështu një kontroll edhe të dublave të fundit, zëri i protagonistes të filmit “Hajdutët e biçikletave”, për shembull, ishte i një aktoreje tjetër. Edhe pse disa nga interpretimet janë sigurisht joprofesioniste, më së shpeshti ka ndodhur ajo që Bazin e quan teknika amalgamë, në të cilën aktorët joprofesionistë janë të përzier me diva si Anna Magnani e Aldo Fabrizi. Në kompleks, neorealizmi përsërit me mjeshtëri shumë nga stilet e tjerë kinematografikë.
Për më tepër, shumë nga filmat janë shfaqur duke respektuar normat e stilit klasik Hollivudian. Edhe pse pak nga imazhet neorealiste kanë rreptësinë e përbërjes së “Toka dridhet”, pothuajse gjithmonë janë duke prezantuar një saktësi ekuilibri nga elementët e vërtetë në të cilët shfaqen. Edhe kur janë zhvilluar në ambient të jashtëm, skenat përmbajnë lëvizje të rrjedhshme të kamerave, një qartësi e pagabueshme është një veprim i artikuluar në shumë plane. Është tipike për kinemanë neorealiste përdorimi i kolonave zanore të mjeshtrave të mëdhenj të cilat të kujtojnë operat lirike në mënyrë që të theksojnë zhvillimin emocional të një skene.
Inovacionet më të mëdha të neorealizmit qëndrojnë në artikulimin e tregimit: një nga motivet më të përdorura është ajo e rastësisë, ashtu si tek “Hajdutët e biçikletave”, Ricci e Bruno takojnë rastësisht hajdutin afër shtëpisë së gruas së shenjtë të cilën kishin shkuar për ta takuar. Këto zhvillime narrative, që mohojnë logjikën e lidhjes së vetes nga ngjarjet tipike të kinemasë klasike, ngjajnë më shumë objektive dhe realiste madje dhe reflektojnë rastësinë e takimeve të përditshme.
“Subjekt i gjallë i filmit realist është “ bota që ka”, as historia e as tregimi. Kjo nuk ka asnjë tezë e paraformuluar sepse e fsheh brenda vetes. Nuk dashuron gjërat e tepërta ose ato spektakolare sepse nuk mund t’i pranojë ato: por shkon në bazë, në thellësinë e nocionit të ndjesisë. Nuk ndalet në gjërat sipërfaqësore, por kërkon që të futet deri në fijet më të holla të shpirtit të njeriut. Refuzon me forcë formulat dhe kërkon motivet që janë brenda secilit prej nesh. Filmi realist, shkurtimisht është filmi që hedh dhe lind nga problemet: filmi që dëshiron të të fusë në rrugën e arsyetimit. “
Me këtë tendencë i vjen bashkangjitur përdorimi i eklipsit të madh: filmat neorealist rrjedhin pas kauzave të ngjarjeve në të cilat ne marrim pjesë. Ashtu siç edhe ka vënë re Bazin, masakra e një familjeje nga fshati nga ana e gjermanëve në Paisà (1946) është zbuluar në mënyrë të papritur dhe të panjohur kur partizanët, të vendosur nëpër fusha në pritje të një aeroplani, gjejnë një të porsalindur që qan pranë të trupave të vdekur të prindërve. Lirshmëria e linearitetit të dramës është më së shumti e dukshme në fundin e saj, e cila është lënë qëllimisht e pazgjidhshme: në mes të “Roma qyteti i hapur”, Francesco i arratiset nga duart fashistëve, por më pas nuk dihet më asgjë se çfarë bëhet; tek “Hajdutët e biçikletave”, Ricci dhe Bruno humbasin në turmë pa arritur që të gjejnë biçikletën e tyre: po se si shkon më vonë, filmi nuk na e thotë.
Edhe për të prerë skenat që realizonin në film, neorealistët përdorin një mënyrë shenja pikësimesh e pauzash të tipit hollivudian, të paktën zyrtarisht, por shumë ndryshe nga kjo në përmbajtje: skena B ndjek skenën A thjesht për faktin se ka ardhur më vonë, jo sepse skena A është shkaku për të qenë kështu. Një pjesë e madhe tek “Hajdutët e biçikletave” rrotullohet rreth kërkimit të biçikletës së vjedhur, nga mëngjesi deri në pasdite vonë, duke ndjekur kronologjinë e ngjarjeve të ndodhura gjatë ditës. Edhe në sekuencat përfundimtare të “Gjermania në vitin zero” (1947), filmi i tretë i Rossellinit i bërë pas luftës, janë të karakterizuara nga kjo prirje episodike: vogëlushi Edmund, që mbledh në vetvete ngatërresën morale të Gjermanisë së mposhtur, braktis familjen dhe shkon drejt rrugëve të Berlinit.
Katërmbëdhjetë minutat e fundit të filmit e ndjekin nëpërmjet një nate të vetme deri në agimin e mëngjesit të ardhshëm, duke u përqendruar në ngjarje rastësore. Edmund shikon një prostitutë që është duke u larguar nga një klient i saj, luan me zile të vogla nëpër rrugët e zbrazëta, duke bredhur nëpër rrënojat e ndërtesave, përpiqet të bashkohet me disa djem të tjerë në një ndeshje futbolli, deri në momentin që vetëvritet duke u hedhur nga maja e një ndërtese gjysmë të shkatërruar pasi pa duke u larguar arkivolin e babait të tij. Mendohet se vetëvrasja është një konkluzion narrativ tradicional, por Rossellini na çon për të qenë ndërmjet një filmi të bërë me ngjarje të ndodhura realisht dhe të përhershme, i kapur pothuajse gjithmonë në rastësi.
Në kinemanë klasike i kushtohet një vëmendje shumë e madhe ekonomisë së ngjarjes që je duke treguar, e gjitha është në funksion të narracionit edhe në momentet e kalimit mund të mblidhen elemente të vlefshëm me të cilët mund të lidhen disa fraza. Nuk është kështu në filmat neoralistë, kamera është akoma e papërgatitur për situatat e përhershme, për sjelljet e përditshme, por që shpesh dalin në dritë skenat më të forta të filmit.
Bazin ishte shumë domethënës kur tha se eksplorimi i Romës tek “Hajdutët e biçikletave” lejon që spektatorin të vërejë ndryshimin e ecjes së Brunos nga ajo e Riccit. Tek Umberto D. (1952), një skenë i është dedikuar rizgjimit të kamarjeres e cila fillon punën e saj të përditshme në kuzhinë: Bazin e vlerësoi si vazhdim të kamerës, marrë nga veprimet e vogla të parëndësishme që kinemaja nuk na i tregon asnjëherë. Kjo qasje e cila nuk i përket ortodoksizmit në narrativ i lejonte neorealistëve të tërhiqnin më shumë vëmendjen e spektatorit tek detajet e parëndësishme me të cilat është e përbërë jeta e përditshme. Neorealizmi mundohej shumë për të përshkruar jetesën e zakonshme me të gjitha hijet e saj.
Regjisorët neorealistë nuk janë më shumë se sa Prosperot, nga regjisorët që nuk sjellin asgjë të re në skena dhe që rikrijojnë një botë ndjenjat e së cilës janë krijuar nga prioriteti, hetojnë realitetin e asaj që vendosin në skenë dhe e dokumentojnë si diçka që ka ekzistuar shumë më herët se sa filmi. Një ndjesi mundet nëse rindërton vetën në retrospektivë, njësoj siç edhe ndodh në ngjarjet e jetës sonë të përditshme. Në këtë mënyrë tregimi është edhe sekreti i realizmit në këta filma.
Zgjedhjet narrative dhe stilistikore në neorealizëm kanë pasur një influencë shumë të madhe edhe në kinemanë moderne internacionale e cila do të ndërtohet në një kohë shumë të shkurtër. Xhirimet në ambient të jashtëm me dubla në studio, përzierja mes aktorëve profesionistë dhe atyre që ishin në fillimet e tyre, dramat e formuara mbi rastësinë, fundet e hapura, veprimet e vogla dhe të acaruara e të irrituara me tone të ndryshme dramatike janë të gjitha strategji të cilat kanë qenë të zhvilluara në dyzet vite më vonë nga autorët dhe e gjithë bota. / Konica.al
Zgjedhjet e parakohshme nacionale konsiderohen të jenë të pashmangshme, kjo pas dështimit të koalicionit qeverisës për t’i çuar përpara proceset e mëdha, siç është Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila ishte arritur në gushtin e vitit 2015, por ende nuk është ratifikuar në Kuvend.
Përderisa përfaqësues të PDK-së, partnerit të koalicionit qeverisës, shprehen të gatshëm për zgjedhje, përfaqësues të ekzekutivit (nga LDK-ja) thonë se vendi mund të shkojë në zgjedhje vetëm nëse dy partnerët e koalicionit PDK-LDK arrijnë kompromis për një çështje të tillë.
Nga ana tjetër, partitë opozitare konsiderojnë se Qeveria aktuale nuk do të mundë ta përfundojë mandatin e saj. Ndërkaq, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Përfaqësuesit e partive politike në vend tash e sa kohë kanë nisur fushatën elektorale, duke organizuar takime të shumta me qytetarët e të gjitha kategorive. E analistët këto veprime i shohin si sinjal që tregon se zgjedhjet nuk janë tashmë vetëm opsion, por domosdoshmëri.
Gecaj: Zgjedhje, vetëm nëse koalicioni merret vesh mes vete
Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, njëherësh zëvendësministër i pushtetit lokal, ka thënë se zgjedhje mund të ketë vetëm nëse koalicioni merret vesh mes vete. “Demarkacioni si i tillë nuk do të duhej ta dërgonte vendin në zgjedhje, pos nëse për këtë vendosin partnerët me marrëveshje ose nëse njëri nga partnerët kryesorë vendos që këtë çështje ta përdorë si pretekst për zgjedhje”, ka deklaruar Gecaj.
Për dallim prej tij deputeti i PDK-së, Shukri Buja, është shprehur optimist se zgjedhje do të ketë në maj ose në qershor. “Kam insistuar që nga tetori të mbajmë zgjedhje të parakohshme për t’i zhbllokuar proceset për ecjen përpara të shtetit dhe kohën më të përshtatshme. E kam theksuar në vazhdimësi fundin e majit apo fillimqershorin dhe shpresoj të ndodhë kështu”, ka deklaruar ai për “Zërin”. Buja më tej ka thënë se PDK-ja është e përgatitur që t’i fitojë zgjedhjet kurdo që mbahen ato.
Opozita: S’ka zgjidhje tjetër pos zgjedhjeve
Nga ana tjetër deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka vlerësuar se aktualisht nuk ka mbetur ndonjë zgjidhje tjetër përpos zgjedhjeve. “Në këtë krizë institucionale s’ka mbetur zgjidhje tjetër. Vendi s’po ecën përpara në asnjë drejtim, kemi ngecje. Andaj, Qeveria duhet të reflektojë që mandatin t’ia kthejë qytetarit. Ne po presim kompletimin e nënshkrimeve dhe ta procedojmë në Kuvend nismën për shkarkimin e Qeverisë”, ka deklaruar ajo. Më tej Kadriaj është shprehur optimiste se do të arrihet një konsensus për të shkuar drejt zgjedhjeve.
Kurse deputeti i “Nismës për Kosovën”, Enver Hoti, është shprehur optimist se mocioni për rrëzimin e Qeverisë do të gjejë mbështetje të mjaftueshme te deputetët e Kuvendit. “Sa i përket mocionit, presim përkrahjen e mjaftueshme të deputetëve për ta votuar si e vetmja rrugë për të dalë nga bllokimi institucional i Kosovës, si pasojë e një Qeverie të papërgjegjshme”, ka deklaruar Hoti.
Ajeti: Veprimet e liderëve po tregojnë se zgjedhjet po shihen si domosdoshmëri
Kurse Dren Ajeti, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka vlerësuar se që nga paslufta asnjë qeveri nuk ka arritur ta çojë mandatin deri në fund. Sipas tij, edhe Qeveria aktuale duket se do ta ketë fatin e njëjtë.
“Që nga paslufta asnjë legjislaturë dhe qeveri nuk ka arritur ta përfundojë mandatin e tij në kohën e përcaktuar prej 4 vjetëve. Jetëgjatësia e një legjislature dhe rrjedhimisht e qeverive është mesatarisht 2.5 vjet. Kjo ‘praktikë’ e mbrapshtë duket se do ta përcjellë edhe qeverinë ‘Mustafa’. Kjo së paku nga deklaratat e zyrtarëve të lartë të partive në pushtet, të cilët tanimë zgjedhjet nuk po i shohin më si diçka të pamundur.
Edhe nga veprimet e liderëve të PDK-së dhe të LDK-së, që më shumë po u ngjasojnë fushatave politike sesa informimi për hallet e qytetarëve, po jep sinjalin se zgjedhjet më nuk po shihen si opsion, por si domosdoshmëri”, ka deklaruar Ajeti për “Zërin”. Ai më tej ka thënë se moskoordinimi i partnerëve të koalicionit qeverisës ka bërë që proceset e mëdha të mbesin peng tash e sa vite. “Koalicioni aktual PDK-LDK-Lista Serbe-Grupi 6+, pavarësisht që mbajnë 2/3 e ulëseve në Kuvend, shumicë kjo më se e mjaftueshme për të shtyrë përpara çdo proces politik, për shkak të interesave shpesh të kundërta të partnerëve të koalicionit, moskoordinimit ndërmjet PDK-së dhe LDK-së me Listën Serbe, LDK-së dhe PDK-së ndërmjet vete, si dhe gatishmëria e vonshme e treguar e Qeverisë për t’i diskutuar gjërat me opozitën, po bën që vendimet e mëdha të mbesin peng tani e dy vjet”, ka potencuar ai.
Murati: Opsioni i zgjedhjeve nuk përjashtohet assesi
Ndërkaq Artan Murati, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. “Zgjedhjet e parakohshme parlamentare assesi nuk mund të përjashtohen si opsion. Kemi parë tashmë një mobilizim të shtuar të partive politike dhe liderëve të tyre dhe kjo gjithsesi e vërteton edhe hipotezën për zgjedhje të mundshme parlamentare brenda këtij viti”, ka deklaruar ai. Sipas Muratit, mocioni i opozitës për ta rrëzuar Qeverinë mund të ketë sukses vetëm nëse përkrahet edhe nga partitë në pushtet.
Ndërkohë Haki Abazi, nga “Rockfeller Brothers Fund”, ka vlerësuar se Marrëveshja e Demarkacionit është bërë pika e dobët e Qeverisë aktuale. “Çështja e demarkacionit është bërë thembra e Akilit. Në fakt nuk është vetëm demarkacioni, ka shumë faktorë që kanë sjellë në situatën në të cilin gjendet vendi, por mbi të gjitha shtetformimi është peng i interesave politike dhe ekonomike të një grushti njerëzish që për ta siguruar fuqinë e tyre politike dhe sistemin e patronazhit politik janë duke e sabotuar dhe kërcënuar sistemin institucional dhe vetë funksionimin e shtetit”, ka deklaruar ai. /Zeri/
Kampionati i automobilizmit në Kosovë ×llon këtë të diel me garën në diciplinën e sllallomit, e cila zhvillohet në Prizren. Gara e kësaj fundjave, përveç që e shënon ×llimin e kampionatit është interesante edhe për faktin se është hera e parë që zhvillohet në këtë diciplinë.
Gara do të mbahet në tri grupe. Në grupin e parë përfshihen veturat serike dhe ndahen në tri klasa (klasa e parë deri 1200 cc, e dyta nga1200-1600 cc dhe klasa e tretë për veturat me motor mbi 1600 cc).
Në grupin e dytë garojnë veturat sprint dhe po ashtu ndahen në tri klasa, njëjtë sikur ato të grupit të parë, ndërsa grupi i tretë përbëhet nga veturat sportive, derisa ndarja në klasa është e njëjtë me dy grupet tjera. Federata e Auto Sportit e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet që kjo garë, por edhe kampionati në përgjithësi të ketë rrjedhë sa më të mirë.
“Besoj se jemi gati për një kampionattë mirë, por edhe mjaftintensiv”, ka thënë kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, i cili më pas ka shtuar:“Krahas kampionatit vendor sivjet na presin edhe shumë aktivitete në rrafshin ndërkombëtar, qoftë me pjesëmarrjen e automobilistëve tanë në gara, ashtu edhe me organizimin dhe pjesëmarrjen në seminare të ndryshme”.
Paraqitja e garuesve bëhet nga ora 7:30-8:30, ndërsa pas procedurave të rregullta, gara zyrtartisht do të ×llojë në orën 13:00. Interesimi për garë është mjaft i madh, ndërsa përveç FASK-ut në organizimin e saj do të asistojnë edhe institucionet tjera relevante.
Ftohja e kohës që ndodhi kohët e fundit, pas shirave dhe reshjeve të borës, na ktheu ta kujtojmë një mit të vjetër që ka zënë fill që nga koha paganizmit dhe është ruajtur deri në ditët e sotit me emra të ndryshëm si ”Miti i Plakave, Plakat e Prillit, Plakëzat” e ndonjë emër tjetër. Dallon sipas viseve ku është krijuar. Në trojet shqiptare ka variante të ndryshme, madje është e përhapur edhe te popujt tjerë të Ballkanit.
Dallohen për nga koha kur kanë ndodhur (në cilin muaj): në shkurt, në mars a në prill, dallohen edhe për kah numri i plakave(një, tri, shtatë, madje dhe në vend të tyre përmendet edhe zogëla mullizeza). Dallohen edhe arësyet pse këto plaka dalin në mal apo në një lëndinë(për të mbledhuër shkarpa, për të tjerrë bashka leshi me furkë dhe bosht dhe për të bërë muhabet, del një plakë vetëm apo me familje, plaka ose plakat dalin për t’i ruajtur bagëtnë, mullizeza(zogëla që këndon bukur dhe i çel zogjtë e saj herët, që në fund të marsit dhe Plakëzat e ngrinë).
Të gjitha kanë veshje të zezë, madje edhe vetë mullizeza ka pupla të zeza. Dallohen edhe në fjalor mitet e krijuara të kohës pagane prej atyre që janë modifikuar me elemente të krishtera dhe emërtime turke në kohët më të vona. Te të gjitha variantet koha e zgjatjes së tyre është tri ditë. Kush kujt i merr hua tri ditë ? Dikund shkurti ia kërkon tri ditë janarit dhe ia kthen, dikund marsi shkurtit dhe e lë me njëzet e tetë ditë e dikund prilli shkurtit. Ky i fundit nuk ta mbush mendjen sepse prilli s’mund ta anashkalojë marsin dhe t’i kërkojë hua shkurtit kur huaja lypet te fqinji i parw. Koha prishet dhe bie borë edhe në maj, por nuk është për shkak të Plakave.
Të gjitha mallkimet që i bëjnë plakat “Vafsh në djall, o dimër; ma marsh të keqen, ta dhje.s.a dimrin!” nuk përkojnë me besimin në fuqitë mbinatyrore dhe në Zot, prandaj dhe mallkimi ka mallkimin, nama ka namën, fyerja ka fyerjen. Populli shqiptar në traditën e tij ka bërë urime për dimrin dhe motin e lig, ka përdorur rite, yshtje, lutje e therje bagëtish, shpezësh për ta ëmbëlsuar ashpërsinë e motit të lig dhe për ta përkëdhelur atë.
Në urimet shqiptare thuhet “Dimër i butë e ujku larg !”, “Shi e borë raftë e moti i lig mos u bëftë!”, “Bjer borë e mos pusho\ deri në gu të minit mos e qo!” Në Has, më afër në fshatin Shëngjergj, edhe vetë emri Plakëzat ngërthen në vete dy gjëra. Prapashtesa –ëz tregon fizikun e vogël të plakave, tulatjen, përkuljen, zevzekllëkun e tyre ( të vogla por me sherr të madh), si te fjala fletëz, dhe si prapashtesë përkëdheljeje si te fjala çupëz – e ëmbël, e dashur, e përkëdhelur, por e vogël. Koha kur janë Plakëzat shprehet me thëniet: “Plakëzat janë as në shtatë ,as në tetë ( as në shtatë, as në tetë javë para Shën Gjergjit) Kjo thënie le të kuptohet se ato janë enigmatike, nuk dihet se kur vijnë, por koha përcaktohet brënda dy javësh. Vijnë befasisht dhe me ashpërsi. Shkunden Plakat ! E shkundin mllefin. Dhe shkundja është dridhje e njeriut, kur i vijnë mornica, krahnezë.
Krejt kuptimi i tyre është një metaforë e kufirit në mes dimrit dhe pranverës dhe i mundësive atmosferike të tyre.
Para çdo monologu të plakave përdoren fjalëzat onomatopeike “kërr-k !”- s’ta kam frikën, si kur e rrahim shuplakën e dorës së djathtë mbi grushtin e dorës së majtë dhe përdoret si sfidë, si përdhunë, si përçmim. Ose dhe ajo “tërr-t!”- si fyerje. Ja varianti i përdorur në Shëngjergj.
Në fund të muajit shkurt doli mot i mirë. Plaka i mori delet, qentë, trasten me bukë, bashkat me lesh, me furkë, shtizë dhe bosht dhe doli në mal. E ngazëllyer nga moti i mirë, si mendjelehtë që qe tha:
Kërrk kallnuer se dola në fruer!
Dhentë i kam, qentë i kam
Ty s’ta kam… (S’ta kam frikën tha mburracakja zevzeke).
Në raste tjera që i takojnë kohës më të vonë ky mit është modifikuar me fjalor dhe llogaritje turke dhe thuhet:
Tërrt arbain se dola në hamsin,
Dhentë i kam, qentë i kam
Ty s’ta kam (s’ta kam frikën).
Erbain don të thotë dyzet ditësh, periudhë që fillon nga 22 dhjetori dhe mbaron më më 31 janar dhe është periudha me mundësinë më të madhe të acarit, ashtu si ndodhi këtë vit kur temperaturat zbritën në minus 25 shkallë Celsius.
Ndërsa Hamsin don të thotë 50 ditësh. Periudhë që fillon më 1 shkurt dhe përfundon më 21 mars dhe nuk e ka kohën, fuqinë e Arbainit si atëherë kur gjysma e vekshit vlonte e gjysma tjetër ngrinte akull.
Dimri u iritua nga ky provokim, nga kjo fyerje dhe nënçmim dhe veproi. Ishte brënda kuadrit të vet. Dhe Hamsini i kërkoi ndihmë vëllait të tij Arbainit( më tepër i besojmë se ishte marsi se sa prilli, kështu thotë edhe Kadare në një roman, e më pak besojmë se ishte shkurti që ia kërkoi tri ditë hua janarit dhe i bëri 31 ditë, për t’ia kthyer huanë më vonë janarit.
Arbain , o vëlla, ose Kallnuer, o vëlla,
M’i jep tri ditë hua M’i jep tri ditë hua
Ta mbys plakën me shka ka. Ta mbys plakën me shka ka.
Moti u keqësua sa i çel e mbyll sytë dhe nuk i dha afat plakës për t’u kthyer në shtëpi. U ngri vetë, me dele, me qenë dhe sot në malin e Tomorit, të Sokolicës afër Mitrovicës dhe në Pashtrik e dikund tjetër ndodhet një gur në formë plake me furkë në dorë dhe rreth saj delet dhe qentë të metamorfizuar në gurë. I pafuqishmi nuk mundi t’i kundërvihet të fuqishmit në zenitin e fuqisë së tij. Dhe sot në kohën kur mendohet se janë Plakëzat rejat e tyre u gatuajnë vjehrrave ëmbëlsira ose ushqime të mira, u flasin ëmbël, u vijnë për qejfi se ato hidhërohen dhe e prishin motin. Dhe nëse ndonjëra mahitet me vjehrrën në rast se është moti i lig duke i thënë:”Moj vjehërr, po shkunden plakat..” përgjigjja e saj vjen:” Plakat e këqia i ka mbyt dimni atëherë. Po shkundëni ju të rejat që po shkoni hava, se po të shkundem unë, më bijnë eshtnat përtoke”.
Për njeriun bashkëkohor këto duken përralla të kaluara dhe as që do të mbetemi shumë në to, por ishin këto një begati e trashëgimisë sonë kulturore gojore për një periudhë kohore kur njeriu ishte i varur plotësisht nga natyra. Ishte atëherë në mënyren e vet si dhe sot qenie e brishtë, që e frikëson vdekja, që bartë gjatë jetës plot strese, me lakmi të pambuluara me arësye etj.
Më vjen mirë që gazeta “ Bota sot” boton herëpashere në faqet e saj të kulturës shkrime për doke, zakone, legjenda, mite, shkrime për objekte dhe personalitete kulti etj. Nuk pëlqehen rastet kur autorët zgjedhin informatorë të rinj, jo nga ai vend, të shkolluar por që fare nuk i dinë gjërat si duhet. Këshillohet të jenë të vjetër dhe mundësisht të pashkollë.
Të parët i karikojnë gjërat, u shtojnë gjëra nga vetja dhe ato pa vlerë, i hyjnë një vae që s’mund t’i dalin mbanë dhe mbyten në të, i ritushojnë të dhënat dhe lexuesi s’mund t’u besojë shkrimeve naïve dhe injoruese. Le ta përmendi shkrimin e gazetarit lakragji kur shkruan se “Këta ose ata i besojnë lopës.
Ngriten në këmbë kur hyn lopa”. Dhe ai vetë është përtac sa edhe po t’ia hajë lopa lakrat, se ato në kokë ia ka hangër, nuk ngritet për ta trembur, as për ta lidhur. Dhe ky kalemxhi ka dhe shokë të tjerë, aso shokë që thonë “Këta ose ata besojnë në gurë”. Thuase kemi pak gurë dhe u besohet të gjithëve.Poashtu pëlqehet që një plakë apo plakat në foto të mos jenë me duar të kryquara, të ulura si qyqe dhe duke bërë seri, por aktive dhe me furkë në dorë, duke tjerrë.
Dobrushta, fshat buzë Drinit të Bardhë, fshihet diku thellë në bjeshkë. Fshati sikur ka rënë në heshtje, pasi pjesa më vitale e popullsisë së këtij fshati është larguar në Perëndim. Atje tanimë jetojnë 103 familje ku mbi 50 për qind e tyre e bëjnë jetën herë këtu e më shumë në Slloveni. Ruzhdi Saramati nga ky fshat thotë se shumica e burrave të këtij fshati kanë zejen e muratorit dhe kjo i ka bërë që këta banorë të gjejnë punë në Slloveni dhe në shtetet e tjera të Perëndimit, shkruan gazeta Kosova Sot.
Trimat legjendarë të Dobrushtës
Esat Gutaj njofton se mbi 100 shtëpi shumica janë në kurbet. “Për shkak të kushteve ekonomike dhe të pamundësisë për t’u punësuar edhe kuadrot janë larguar nga këtu. Në fshatin Dobrushtë me sukses punon një biznes me pronar Sami Saramati, ku i ka të punësuar mbi 20 punëtorë. Në fshat është shkolla fillore, ambulanca, xhamia dhe infrastruktura e kënaqshme. Mirëpo të flasësh për fshatin Dobrushtë është mëkat mos të përmenden vëllezërit Saramati, të cilët në luftën e fundit dhanë shumë nga vetja dhe familja e tyre”, shprehet ai. Dobrushta dallohet me veçanti për historikun e lashtë, ku kishte kishte trima dhe legjendarë të kohës, tregon Ruzhdi Saramati. Saramati tregon se në fshatin Dobrushtë në vitin 1912 burrat e këtij fshati u masakruan nga serbët duke e lënë fshatin në fëmijë. “Ajo masakër ishte ndër masakrat më të dhembshme të kohës. Në luftën e vitit 1912 edhe Dobrushta u dallua atëbotë, duke organizuar shumë prita forcave barbare serbe. Trimëritë e qëndresës shqiptare i ndihmuan shumë burra si Mahmut Saramati, pastaj familja e Ramë Saramatit, e cila i fali 13 luftëtarë të armatosur atdheut dhe lirisë së Kosovës. Banorët e fshatit Dobrushtë luftuan me atë çka patën me sëpatë e kosa, por, ata ishin për të dhënë sa më shumë për lirinë e vendit”, është shprehur ai.
Shqiptarja e Dobrushtës u dërgua me dhunë në Kragujevc gjatë Luftës së Parë Botërore
Saramati tregon se si kishte dëgjuar nga një plak një histori interesante. Ai tregon, ato që ka dëgjuar se pas Luftës së Dytë Botërore, kur kishte shkuar ushtarë një banorë i familjes Saramati kishte shërbyer në Kragujevc të Serbisë. “Si ushtar derisa ka dalë në qytetin, duke folur shqip, ju kishte ofruar atëbotë një grua plakë serbe dhe e kishte lutur që ai të shkonte në shtëpi. Atje i kishte shtruar bukë e i kishte ofruar ëmbëlsira. Së fundi me lot në sy i kishte treguar se ajo kur paska qenë vajzë e vogël rreth pesëvjeçare qenka marrë rob nga serbët dhe ishte rritur në një familje serbe. Atje ishte martuar me një oficer serb dhe kishte pasur para të kursyera. E kishte lutur atë ushtarin, duke ia dhënë një grusht para vlerë shumë e madhe që së paku nga Pobreghu prej ku supozohet se ajo ishte t’i sillte një grusht dhe nga vendlindja. Ushtari s’kishte pranuar, por ajo plaka që ishte shqiptare dhe e kishte detyruar që ato para t’i merrte, sepse pohon se i duhet një grusht dhe nga Pobregu. Ai ushtari e kishte mbajtur fjalën dhe në Pobreg ia kishte marrë dy grushte dhe e ia kishte dërguar dhe ajo kishte kërkuar që t’i jepte edhe më shumë para. Por, burri i kësaj familjeje assesi s’kishte pranuar t’i merrte”, është shprehur ai. Gutaj thotë se në ato vite, pra në Pobreg, kufiri kalohej pa ndonjë telashe. Ruzhdi Saramti thotë se në këtë fshat tani ka vetëm 30 nxënës. “Kjo është e dhimbshme. Ngase më shumë fëmijë ka që shkojnë në shkollat e Sllovenisë sesa në Dobrushtë. Kjo vjen për faktin se janë 50 për qind e këtyre banorëve që shkojnë jashtë vendit”, është shprehur ai. Fshati i ka një mijë banorë, po kurrë s’ka banorë rezidentë më shumë se gjysma e këtij numri.
Nëna e Xheneta Gashit, Lirie Gashi thotë se ndihet e irrituar nga deklaratat e zyrtarëve komunalë të Prizrenit të cilët thonë se ajo ka një pjesë të fajit për vdekjen e së bijës së saj.
Nëna e Xheneta Gashit, Lirie Gashi thotë se ndihet e irrituar nga deklaratat e zyrtarëve komunalë të cilët thonë se nëna e katër vjeçares së ndjerë ka një pjesë të fajit.
Ajo thotë se këto deklarata janë të pavërteta dhe tregojnë edhe më tej papërgjegjësinë e komunës e cila nuk i ka ndihmuar asnjëherë.