27.3 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025
Home Blog Page 5588

Willie Nelson flet për albumin e tij të ri

0

Willie Nelson ka bërë premierën e këngëve kryesore nga albumi i tij God’s Problem Child, që pritet të publikohet së shpejti.

Ai mbrëmë në Nashville, gjatë një sesioni intervistimi për SiriusXM foli për disa detaje dhe karakteristika të këtij albumi.

Nelson në këto kënëgë ishte ballafaquar me tregimet e tij mbi të qenit afër vdekjes (përmes këngës ‘Ende Jo i Vdekur’).

Këngëtari që do t’i mbushë 84 vjet më 29 prill, u mahit se ai kënaqet me thashethemet mbi vdekjen e tij sepse “të gjithë janë shumë të lumtur kur e shohin atë”.

Por këngëtari i ishte qasur vdekshmërisë së tij në një mënyrë më serioze në këngën e tij ‘Old Timer’, të shkruar nga Donnie Fritz dhe Lenny Le Blanc, shkruan Rolling Stone, transmeton Klan Kosova.

Për më shumë art dhe detaje mbi Willie Nelson , prisni albumin e tij më të ri që del në shitje më 28 prill.

Inspektori i SIA-së: Konkursi për mësimdhënës në Suharekë kishte mangësi

0

Inspektori i Sektorit të Inspektimit për Arsim (SIA) në Prizren, Qemajl Bytyqi, gjatë gjykimit të drejtorit në Drejtorinë Komunale për Arsim (DKA) në Suharekë, Sherif Berisha, tha se pas inspektimit që kanë bërë në atë drejtori, kanë gjetur se konkursi për mësimdhënës ka mangësi.

Bytyqi këtë deklaratë e ka dhënë të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ku ishte ftuar të dëshmonte në rastin ndaj Berishës, i cili po akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Dëshmitari Bytyqi deklaroi se DKA-së i kishin dhënë afat për të evituar mangësitë e konkursit, por pas inspektimit të serishëm është vërejtur se ato parregullsi nuk janë evituar.

I njëjti tha se në konkursin për mësimdhënës, nuk ishte përcaktuar lloji i lëndës për të cilën kërkohet mësimdhënësi, por se ishte cekur në përgjithësi që kandidati duhet të posedojë diplomë të fakultetit të bujqësisë. Sipas deklarimit të tij, DKA-ja ka pasur afat të ankesës brenda 8 ditëve por të njëjtën nuk e shfrytëzuar.

Në këtë seancë ka dëshmuar edhe Fatmire Elshani, nga ankesa e të cilës edhe ka filluar ky rast penal. Ajo ka thënë se kishte konkurruar në konkursin për mësimdhënës në shkollën profesionale “Abdyl Rama” në fshatin Shirokë të Suharekës, por megjithëse kishte pasur përgatitjen e duhur profesionale, nuk ishte pranuar në punë. Ajo pastaj kishte bërë padi civile të cilën padi edhe e ka fituar në shkallë të parë, por vendimi është ankimuar nga DKA-ja dhe ende gjendet në Gjykatën e Apelit.

Para dëgjimit të dëshmitarëve, prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka lexuar aktakuzën, për të cilën i akuzuari Berisha është deklaruar edhe një herë i pafajshëm.

Në fjalën hyrëse, prokurorja Gashi deklaroi se pas administrimit të provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, do të vërtetohet se i akuzuari ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Berisha, avokati Brahim Sopa, tha se rasti penal ndaj klientit të tij është i parakohshëm pasi që një procedurë gjyqësore është duke u zhvilluar sa i përket këtij rasti. Ai ka thënë se edhe një shkresë e Ministrisë së Arsimit e mbështet idenë se kallëzimi penal i bërë nga SIA ka qenë i parakohshëm, pasi që nuk janë shterur të gjitha mjetet juridike.

Gjatë kësaj seanca, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Xheladin Osmani ka bërë edhe leximin e shkresave të lëndës. Ndërkaq, seancën për dëgjimin e të akuzuarit, e caktoi për 15 maj 2017, në ora 9:30.

Në dhjetor 2016, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj Sherif Berishës, të cilin e ngarkon me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, Berisha, në cilësinë e drejtorit të DKA-së në Suharekë, nuk ka respektuar një rekomandim të SIA-s në Prizren, për anulimin e konkursit për mësimdhënës.

SIA kishte rekomanduar që konkursi për rekrutimin e mësimdhënësve për shkollën e mesme profesionale “Abdyl Rama” në Suharekë, të anulohet dhe të ri-shpallet në afat prej 8 ditësh.

Sipas organit të akuzës, me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe ka shkelur rëndë të drejtat e personave tjerë, konkurrues në konkursin në fjalë.

Berisha poashtu është duke u gjykuar edhe në një rast tjetër penal, në të cilin akuzohet se ka punësuar, pa konkurs, rreth 9 mësimdhënës, në shkollat e Komunës së Suharekës./etimiperdrjtesi/

Basha mbledh urgjent aleatët e PD

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në një mbledhje urgjente aleatët e PD-së në lidhje me krizën politike në vend.

Syri.net mëson se takimi i Bashës me aleatët opozitarë po zhvillohet në selinë blu.

Koalicioni Opozitar deklaroi dje se krijimi i qeverisë teknike është zgjidhja e vetme për organizimin e zgjedhjeve të ndershme.

Edhe Ilir Meta ka folur për një qeveri besimi dhe tha se LSI është e gatshme të dorëzojë mandatet e saj politike.

Dy fshatra të Suharekës përkujtuan dëshmorët dhe martirët e luftës

0

Në fshatin Greikoc dhe Vraniq të Suharekës janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë për lirinë e vendit.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, tha se respekti më i mirë për dëshmorët është respekti për shtetin tonë.

“Nëse ne punojmë, angazhohemi që shteti të jetë funksional, të jetë i mirëfillt social dhe i zhvilluar ekonomikisht, ku buxheti ndahet proporcionalisht për të gjithë, atëherë besoj që kemi përmbushë amanetin e dëshmorëve”, tha Asllanaj.

“Nëse të gjithë angazhohemi në këtë drejtim, atëherë unë besoj që këta vërtetë do të pushojnë qetë në varret e tyre”.

Në të dyja tubimet përkujtimore, janë evokuar kujtime dhe u fol për betejat e lavdishme të UÇK-së./PrizrenPress.com/

Lucia Rubio seksbomba e “Playboy”

0

Lucia Rubio është njëra ndër modelet më të njohura në botë për momentin dhe po i ngjit shkallët e suksesit në mënyrë të shpejtë.
Starti i karrierës së saj u shënua pas disa punëve të vogla, por famën më të madhe ajo e mori me rolin e saj të ri në revistën Playboy.

Lucia ka qenë e fejuara e futbollistit Mauricio Isla.

Tensioni politik kalon në media, Rama, Meta e Basha njëkohësisht në TV

0

Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha, do të jenë njëkohësisht nesër mbrëmë në transmetim live në tre emisione të ndryshme, por në të njëjtën orë.

Rama do të jetë përballë gazetarit Ylli Rakipi në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24”, Ilir Meta te emisioni “Arena” i Dritan Hilës, në “Ora News”, ndërsa Lulzim Basha përballë Blendi Fevziut në “Opinion”.

Daljet e tyre në këto tre emisione vijnë në kulmin e krizës politike, teksa po shtrëngojnë ditët për skadimin e afateve që duhet të përmbushin partitë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 18 qershorit.

Situata është tensionuar më shumë pas qëndrimit të fundit të Ilir Metës, i cili mbështet krijimin e një qeverie teknike, sikundër kërkon edhe opozita prej kohësh.

E përveç të tjerash, kjo është edhe një “betejë” për audiencë mes tre televizioneve.

Nesër, Ismail Kadare laureohet me çmimin “Letërsia Shqipe”

0

Nesër, në ora 11:00, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, mbahet ceremonia e dhënies së Çmimit Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”, i cili i jepet shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Ismail Kadare është njëri nga shkrimtarët më të shquar bashkëkohorë, i nominuar disa herë për çmimin “Nobel” në letërsi.

Ai shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi.

Kadare konsiderohet si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë.

Nesër, ai do të marrë çmimin për “Letërsi Shqipe” në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Mjerim

0

Objekti i shkollës “ Heronjtë e Lumës” në Shkozë të Prizrenit, është në gjendje të mjerueshme.

Kati i parë i kësaj shkolle nuk ka derë e as dritare.

Grumbullimi i bankave dhe karrigeve i ngjan një deponi të mbeturinave.

Ndërkaq, në katin tjetër, ku 73 nxënës të kësaj shkolle zhvillojnë procesin mësimor, janë të gozhduara. Dyshemeja më dërrasa lëshon aq shumë pluhur sa që është e pamundur të mbahet mësimi.

Përgjegjësi i kësaj shkolle, Sylejman Gashi, tha se ky objekt nuk ofron kushte për të zhvilluar normalisht procesin mësimorë.
Sipas tij, gjendja më e rëndë ka qenë gjatë dimrit të ftohtë.

Drejtori i Arsimit, Zahadin Shemsidini, premton ndërkaq se do të angazhohet për këtë çështje.

Interesimin e zyrtarëve të kësaj drejtorie e konfirmoi edhe përgjegjësi i kësaj shkolle, i cili pret që të gjendet një zgjidhje për këtë shqetësim të stafit dhe nxënësve të shkollës.
Nxënësja Arianita Islamaj, tregon se mbajtja e mësimit në këtë objekt është e mjerueshme.

“ Përveç pluhurit dhe të ftohtit, edhe kushtet higjienike janë të padurueshme”, tregon ajo.
Objekti i shkollës në këtë fshat është ndërtuar para luftës me buxhet vetanak të komunitetit, ndërsa më pas ai është rinovuar pjesërisht në vitin 2000.

/TV Prizreni/

Prizrenasi dënohet me dy muaj burgim efektiv, për rrahjen e gruas

0

I akuzuari për sulm XH.N, të mërkurën, u dënua me dy  muaj burgim efektiv, nga Gjykata Themelore në Prizren.

Pas leximit të akuzës, nga prokurori i çështjes Zejnullah Gashi, i pandehuri N, i cili nuk kishte të angazhuar avokat mbrojtës, e pranoi fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohej.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, XH.N me 22 mars 2017, në shtëpinë e tij në Prizren, kishte përdorur forcë ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Këtë e kishte bërë pas një mosmarrëveshje në mes të fëmijëve të tyre për një kompjuter.

Më këtë rast i pandehuri kishte kryer veprën penale “sulm” nga neni 187 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, të Kodit të Ri Penal të Republikës së Kosovës, sipas të cilës kryesi dënohet me burgim prej 6 muaj deri në 3 vjet./betimiperdrejtesi/

 

Prizren: Shtyhet gjykimi ndaj dy të akuzuarve për shkaktim të aksidentit me pasoja fatale

0

Të mërkurën ishte paraparë të mbahej shqyrtimi gjyqësor në rastin e të akuzuarve për rrezikim të trafikut publik, Sala Kushaj dhe Artan Krasniqi. Shkak ishte mungesa e dëshmitarëve të thirrur për t’u dëgjuar në këtë seancë.

Ndryshe, prezent në gjykatë ishin prokurori Fatos Ajvazi, dy të akuzuarit të cilët nuk kishin mbrojtës, si dhe përfaqësuesi i të ndjerës L.G, bashkëshorti R.G.

Gjykatësi Refki Piraj, shqyrtimin e radhës e caktoi për 2 qershor 2017 në ora 10:00.

Sipas aktit akuzues, Kushaj dhe Krasniqi, me 21 maj 2015, rreth orës 21:00, në rrugën magjistrale Prizren – Suharekë, nga pakujdesia rrezikojnë trafikun publik. Këtë e bëjnë në atë mënyrë që e akuzuara Kushaj, me automjetin “Opel Astra”, kyçet në rrugë nga parkingu i qendrës tregtare “A-N”, dhe në atë moment kritik, goditet në pjesën e përparme nga i akuzuari i dytë i cili ishte në automjetin “BMË”. Nga goditja, automjeti i të akuzuarës bën lëvizje nëntëdhjetë shkallë, dhe godet automjetin e tipit “Golf 3” i cili ishte në parkingun e qendrës tregtare. Nga lëndimet e marra nga kjo goditje, ndërron jetë tani e ndjera L.G. Lëndime pësojnë edhe bashkudhëtaret tjerë.

Sipas këtij dispozitivi, të akuzuarit kanë kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, nga neni 378 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6, të Kodit Penal të Kosovës, e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vite./betimiperdrejtesi/