23.4 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 5618

Serbia sfidon sërish rendin kushtetues të Kosovës

0

Republika e Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, duket se po dështon edhe një herë duke mos arritur që ta ushtrojë të drejtën kushtetuese për mbrojtën e sovranitetit dhe integritetit të brendshëm, ngase edhe në këtë vit Serbia do të mbajë zgjedhjet e veta në territorin tonë. Zgjedhjet presidenciale të Serbisë do mbahen më 2 prill, duke përfshirë në këtë proces edhe lokalitetet e banuara me qytetarë serbë në territorin e Republikës së Kosovës. Qeveria dhe Kuvendi nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të ndaluar fillimisht aktivitetet politike në Kosovë të kandidatëve për këto zgjedhje, dhe ato tani do të mbahen pa asnjë pengesë edhe në ditën e caktuar, përfaqësues të partive politike, si nga pozita edhe nga opozita, e shohin këtë heshtje të Qeverisë si një dështim dhe nënshtrim tepër serioz që përcillet madje edhe me shkelje kushtetuese dhe cenim të sovranitetit të shtetit.

Deputeti Adem Salihaj nga LDK-ja thotë se në emër të një tolerance të tepruar politike dhe institucionale ndaj komunitetit serb në Kosovë, shteti po bën devijime dhe shkelje kushtetuese. “Kosova po mundohet të duket tolerante ndaj serbëve,duke i lejuar ata të mbajnë zgjedhje sikur të ishte këtu Serbi, duke cenuar kështu sovranitetin e saj, me shpresë se do t’u hyjë në qejf ndërkombëtarëve dhe ata do ta lavdërojnë Kosovën. Këto veprime të Kosovës janë shumë të dëmshme, nuk do t’i sjellin asgjë të mirë dhe vetëm se do ta inkurajojnë Serbinë që të përzihet edhe më shumë në punët e brendshme të saj”, është shprehur Salihaj.

Cenimi kushtetues për faj të Qeverisë

Edhe deputetja Time Kadrijaj nga AAK-ja thotë se lejimi në heshtje i mbajtjes së këtyre zgjedhjeve tregon më së miri se me sa papërgjegjësi sillen partnerët e koalicionit. “Është e papranueshme dhe nuk ka kurrfarë logjike që në një shtet të pavarur dhe sovran të zhvillohen aktivitete zgjedhore të një shteti tjetër dhe njëkohësisht të organizohen e zhvillohen, të mbahen zgjedhje të po atij shteti, sepse ne konsiderojnë që Kosova është shtet unik”, tha ajo. Sipas saj, nëse lejohet kjo praktikë e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, atëherë le të lejohet edhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës në komunat me shumicë shqiptare në Serbi, në Preshevë, në Medvegjë e në Bujanoc.

“Lejimi i këtyre zgjedhjeve është lejim i ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Serbisë në shtetin tonë dhe cenim i Kushtetutës, sovranitetit dhe integritetit”, tha deputetja Kadrijaj nga AAK-ja. Gjykime të ashpra kundër Ekzekutivit, që lejon këtë ndërhyrje nga shteti serb brenda Republikës së Kosovës, kanë adresuar edhe ekspertët e së drejtës dhe analistët politikë.” Po të ishte një Qeveri efikase dhe efiçiente, çfarë mjerisht nuk është Qeveria e vendit tonë, do të përfillte rendin juridik të shtetit me përkushtim dhe si e tillë ,ndër të tjera, nuk do të lejonte mbajtje të zgjedhjeve të shtetit tjetër, në këtë rast serb përbrenda shtetit tonë! Lejimi i mbajtjes së këtyre zgjedhje është cenim i rëndë i Kushtetutës së shtetit të Kosovës”. tha prof. Riza Smaka./kosova sot/

Prizren: Hapet ekspozita “Sfida e Marsit 1999”

0

Sot në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, hapet ekspozita “Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Sfida e Marsit 1999”.

Ekspozita hapet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, me rastin e 18 vjetorit të fillimit të intervenimit të NATO-së mbi agresorin serb në Kosovë.

Projekti pasqyron Muzeun Historik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe 288 eksponatet që kanë qenë të ekspozuara në Muze deri më 27 mars 1999.

Ky projekt ka për qëllim ndriçimin e djegies të qëllimtë të Muzeut me të gjitha eksponatet që ndodheshin natën kritike të 27 marsit 1999 si dhe shkatërrimin e shtatoreve që kanë qenë të vendosura në oborrin e Kompleksit të LSHP-së. Të gjitha këto fakte do t’i paraqesim përmes fotografive me legjendat përkatëse në shqip dhe anglisht.

Filmi hollivudian me aktorin Val Maloku nuk do të shfaqet në DokuKino në Prizren

0

Para disa javësh, kinemaja DokuKino në Prizren pati njoftuar se në repertorin e tyre do ta shfaqin edhe filmin “The Zookeeper’s Wife” me regji të Niki Caro, ku në mesin e aktorëve performon edhe aktori kosovar Val Maloku.

Megjithatë, diçka e tillë nuk do të ndodhë dhe kosovarët e as ballkanasit nuk do të mund ta shohin filmin, jo në Prizren.
Për KultPlus, lajmin për mos shfaqjen e filmit në DokuKino e konfirmoi menaxherja e kësaj kinemaje, Zana Arapi Xheladini, e cila poashtu tha se filmi i cili sjellë në rolet kryesore Jessica Chastain dhe Daniel Bruhl, nuk do të shfaqet askund në Ballkan.

“Filmi nuk do të prezantohet në kinemanë DokuKino e në asnjë kinema të Ballkanit. Nuk e dimë arsyen, vetëm se distributori “Taramount Film” nga Beogradi e ka larguar nga lista sepse kanë pasur një problem të cilin nuk e dimë. Në fillim të vitit ka qenë në listë por tash nuk është”, tha për KultPlus Arapi Xheladini.

“The Zookeeper’s Wife”, flet për dy individë të cilët në një kopsht zoologjik në Varshavë shpëtojnë shumë jetëra njerëzish përgjatë invazionit nga nazistët. Filmi u shfaq premierë botërore më 7 mars në Poloni, aty ku i pranishëm në mesin e aktorëve më famë botërore ishte edhe Val Maloku. / KultPlus.com

Si zemër

0

Skender Berisha

Si zemër vizatohet portreti yt
nën një re ku depërton ylberi
kam drejtuar shikimin në veri
sa afër më vie një njeri sikur ti

ngjyra bukurie e atje në korie
prap si zemër e ngjyer dashurie
afër e më afër avitet dridhshëm
ma ofron atë çast të dikurshëm

hidhej përpjetë ai shtat i hedhur
rrëmbyer nga ai mall i mbledhur
kur ndien edhe nuk din ç’ndien
flet afshi i zënë në leqe dashurie

hiç nuk ka dert se gjethet bien
tash ta dua atë të moçme hijen
që më fanitet sysh të buhavitur
një fije gaz endet i patronditur

23 mars 2017,Prizren

Ventura: Shqipëria do të tentojë të shkruajë histori

0

Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, ka paralajmëruar skuadrën e tij para ndeshjes me Shqipërinë duke thënë se “nuk do të jetë ndeshje e lehtë”.

“Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë ndaj tyre”, tha fillimisht Ventura.

“Shqipëria do të tentojë të shkruajë histori ndaj nesh. Ata do të jenë të vendosur kështu që ne kemi nevojë që të koncentrohemi maksimalisht. Pres përgjigje për këtë ndeshje”, deklaroi trajneri i Italisë.

“Vetëm kujtoni se çfarë ndodhi në ndeshjen e fundit që u takuam. Besoj se do të kemi mbështetje të madhe nga tifozët dhe pres shumë nga ta në Palermo nesër”, ka thënë më tej ai.

Rashica, pasardhës i Callejon te Napoli

0

Skuadra italiane kërkon Milot Rashicën si zëvendësues të Jose Maria Callejon.

Napoli i ka vënë syrin reprezentuesit të Kosovës, të cilin e sheh si zëvendësuesin ideal të Jose Maria Callejon që në përfundim të këtij stinori mund të largohet nga San Paolo.

20-vjeçari konsiderohet si pasuesi ideal i futbollistit spanjoll, i cili kërkohet nga skuadra të ndryshme jashtë Evropës. Interesimi i Napolit për talentin shqiptar nuk është surprizë, pasi edhe gjatë vitit të kaluar është folur shumë për mundësinë e transferimit të tij në Serinë A.

Afati kalimtar i verës mund të jetë momenti i duhur për një tjetër hap cilësor në karrierën e Rashicës, i cili në dy sezonet e fundit në Eredivisie ka realizuar 10 gola.

De Biasi: Mëkat nesër ndeshja ndaj Italisë

0

Gianni de Biasi shprehet i shqetësuar që përballja me Italinë vjen siç ka thënë ai “në kohën kur ata janë në formë”

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka bërë të ditur se sfida me Italinë vjen në një moment kur kundërshtarët janë në formë dhe kjo që po e shqetëson atë.

“Problemi më i madh është se ne do të luajmë ndaj Italisë në kohën kur shumë lojtarë janë në formë të mirë, nuk është kohë e përshtatshme që të luajmë ndaj tyre”, deklaroi De Biasi në konferencën për media. /Albeu.com/

Prizren: Dënohen me nga 6 muaj burgim me kusht tetë të akuzuarit për lëndime trupore

0

Të akuzuarit Adin Bajra, Almin Bajra, Xhilxhan Rexha, Remis Jusufi, Mirlem Rexha, Ahmet Huduti, Samil Huduti dhe Nedim Huduti, në shqyrtimin e mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren, u deklaruan fajtor për veprën penale “lëndime të lehta trupore”. Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtari Luan Berisha, tetë të akuzuarit u dënuan me nga 6 muaj burgim me kusht. Asnjëri nga ta nuk kishte të angazhuar avokat mbrojtës.

Sipas aktit akuzues, m 12 prill 2014, rreth orës 21:30, në rrugën “Vatrat Shqiptare” në Prizren, në bashkëveprim, të akuzuarit Adin Bajra, Almin Bajra, Xhilxhan Rexha, Remis Jusufi dhe Mirlem Rexha me të akuzuarit tjerë Ahmet Huduti, Samil Huduti dhe Nedim Huduti përleshen mes vete duke i shkaktuar njëri tjetrit lëndime të lehta trupore. Mosmarrëveshja në mes të akuzuarave ishte e më hareshme, ku në një nga lokalet në fshatin Reqan, të akuzuarit kishin përdorur shufra hekuri, duke e lënduar kështu njëri tjetrin.

Prokuroria i ngarkonte të njëjtit me veprën penale “lëndime të lehta trupore” nga neni 188, paragrafi 2, lidhur me paragrafi 1, nën paragrafi 1.4, lidhur me nenin 31 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit./betimiperdrejtesi/

Dorëheqja e prokurorit Morina bëhet shkak i shtyrjes së gjykimit ndaj kryetarit të Dragashit

0

Të enjten ishte paraparë të vazhdonte shqyrtimi gjyqësor ndaj kryetarit të Komunës së Dragashit, Salim Jenuzit dhe dy zyrtarëve tjerë të kësaj komune, Bean Haxhihasani dhe Vetim Hasani, për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Mirëpo një gjë e tille nuk ndodhi pasi që prokurori i rastit Sefer Morina ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Ndërkaq, prokurori tjetër i caktuar për këtë rast, Genc Nixha, ka kërkuar kohë për t’u përgatitur.

Prokurori Nixha ka thënë se duke marrë parasysh rrethanat, ai tani sapo ka pranuar lëndën penale andaj ka kërkuar një afat të arsyeshëm në mënyrë që të përgatitet rreth kësaj aktakuze.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Ajser Skenderi, ka pranuar kërkesën e prokurorit dhe shqyrtimin e ka shtyrë për 18 maj, në ora 09:30.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila e akuzon  Salim Jenizin, se duke qenë kryetar i Komunës së Dragashit, në periudhën 2009-2016, i ka mundësuar Nexhat Selajt, përvetësimin e pronës komunale, të cilën ky e kishte uzurpuar paraprakisht.

Poashtu, Bean Haxhihasani, akuzohet se në cilësinë e drejtorit të urbanizmit në Komunën e Dragashit, ka leshur vendim me të cilin i është lejuar Nexhat Selajt, që të ndërtojë objektin afarist në pronë komunale.

I akuzuari tjetër, Vetim Hasani, akuzohet se duke qenë inspektor i ndërtimit në Komunën e Dragashit, nuk ka vepruar për të ndërprerë ndërtimin e objektit afarist të Nexhat Selajt, me material të përhershëm.

Ndërsa Nexhat Selaj akuzohet se gjatë periudhës 2009-2016, ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme pronën komunale të Komunës së Dragashit, në të cilën ka ndërtuar objekt afarist me karakter të përhershëm, megjithëse kishte leje për shfrytëzim të përkohshëm./betimiperdrejtesi/

Metush Biraj: Hetimet për Deharin afër fundit!

0

Prokurori Metush Biraj që po heton vdekjen e Astrit Deharit tha se këto hetime po shkojnë drejt fundit.Hetimet për vdekjen e Astrit Deharit, sipas prokurorit Metush Biraj që po i kryen ato i janë afruar fundit.“Jemi në fazën e fundit por akoma duhet edhe disa veprime të tjera me i marrë e pastaj me deklaru lidhur me rezultatet e ekspertizës. Ekspertiza e kamerave të sigurisë të qendrës ku ka qenë Dehari është dërguar në Austri”, tha Biraj.

Prokurori tregoi se po presin ardhjen e rezultateve të ekspertizës së këtyre kamerave.“Jemi akoma në pritje se kur do të na sjellin ato rezultate të ekspertizës”, tha Biraj.Disa ditë pas vdekjes së Deharit, pamjet e kamerave të sigurisë të qendrës ku ai po mbahej i paraburgosur u publikuan në medie, ndërsa në to shihej reagimi i të burgosurve në momentin kur Dehari u gjet në gjendje të rëndë, ose tashmë i vdekur qelinë e tij.Aktivisti i Lëvizjes “Vetëvendosje” Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit të kaluar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ku mbahej në paraburgim si i dyshuar për sulmin me granatahedhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës në gushtin e 2016-ës.Më 18 nëntor 2016 atëherë kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha, duke prezantuar raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore për vdekjen e Deharit, këtë vdekje e cilësoi vetëvrasje.

Por në dhjetor të vitit të kaluar disa ekspertë të pavarur të ngarkuar nga familja për autopsinë e Deharit, vdekjen e tij e konsideruan vrasjePër të hequr dilemat rreth kësaj vdekjeje, Kuvendi i Kosovës me një rezolutë obligoi qeverinë që nëse familja Dehari kërkon ekspertizë ndërkombëtare për vdekjen e Astrit Deharit, shpenzimet për të t’i heqë ekzekutivi.Për këtë ekspertizë familja Dehari në shkurt të këtij viti njoftoi se ka zgjedhur ekspertë nga Qendra Universitare e Mjekësise Ligjore në Zvicrën Franceze.