27.3 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025
Home Blog Page 7123

Rrëfehet babai për vrasjet në Prizren: Unë i vrava, jo djali im

0

pz-viktima2Babë e birë ishin të dyshuarit kryesorë për vrasjen e trefishtë në Prizren e cila shokoi gjithë Kosovën. Eshref Shemallari dhe djali i tij Ejup Shemallari deri sot ishin në arrati.

Ndërsa sot para disa orësh në Stacionin Policor në Prishtinë është dorëzuar babai Eshrefi.

Lajmin për “Zërin” e ka konfrimuar drejtori i Policisë për rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi.

Ai ka thënë se dorasi ka dorëzuar edhe një pistoletë, me të cilin ka thënë se ka kryer vrasjen.

Nënkolonel Krasniqi, duke iu referuar deklarimit të parë të të dyshuarit, tha se Shemallari ka thënë se vetëm ai ka kryer vrasjen, ndërsa djali i tij nuk ka qëlluar, përpos që ka qenë në shoqërim me të.

Djali Ejupi vazhdon të mbetet në arrati. /Zeri/

Varroset Haki Thaqi, njëri nga tre të vrarët e para dy ditëve në Prizren (Foto)

0

haki thaci varrosetSot iu dha lamtumira e fundit Haki Thaqit, njërit nga tre të vrarët e para dy ditëve në Prizren.

Familjarë e qytetarë të shumtë janë mbledhur për ta përcjellë varrimin e tij. Varrimi po bëhet në “Varrezat e Myslimanëve”, në Prizren.

Në anën tjetër, dy të vrarët e tjerë do të varrosen sot në orën tre të pasdites.

Eshref Shemallari dhe djali i tij Ejupi, sipas dyshimeve të policisë, i kanë vrarë të dielen në qendër të Prizrenit: Ferdi Shishkon, Haki Thaqin dhe Bilgin Ersojin./zeri/

haki thaci varrim

Dorëzohet i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Prizren

0

vrasje ne prizrenI dyshuari për vrasjen e trefishtë në Prizren është dorëzuar sot në polici.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha konfirmoi për “PizrenPress” se njëri prej të dyshuarve është dorëzuar në polici.

Haki Thaçi, Ferdi Shishko dhe Bilgin Ersoi mbetën të vrarë të dielën pasdite në Prizren./PrizenPress.com.

Gjykata në Prizren: Jemi në grevë

0

gjykata ne grevZëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren,Afërdita Kicaj informon qytetarët se në këto ditë të grevës seancat nuk mbahen, me përjashtim të rasteve urgjente siç janë ato me paraburgim, dhuna në familje.

“Ndërsa sa i përket administratës ajo është funksionale, administrata nuk është në grevë, zyra e pranimit bënë pranimin e të gjitha shkresave, lëshon certifikata që nuk janë nën hetime. Të gjitha punët administrative mund të kryhen pa problem”./PrizrenPress.com/

Prizren: Kërcënoi me vrasje babin e gruas, përfundon në paraburgim

0

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizren, ia ka caktuar një muaj paraburgim Toner Kotle nga Prizreni. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të përdorimit të armës në hotel “Theranda”.

“I pandehuri Taner Kotle do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 08.03.2015,nga ora 14:30 minuta, dhe do të zgjasë deri me datën 08.04.2015.”, njofton zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.
I pandehuri dyshohet se me datën 08.03.2015, rrethe orës 11:45 minuta në rrugën

“ Remzi Ademaj”, pikërisht në restorantin e Hotelit “Theranda” përdorë armën në mënyrë kërcënuese”

“I dyshuari fillimisht e thërret me telefon të dëmtuarin M.V. babanë e gruas së tij me të cilin ishin në procesin e divorcit dhe kërkon të takohet me të në hotelin

“Theranda” lidhur me divorcimin e tij me bashkëshorten E. ,përndryshe vajzën e të dëmtuarit M.V. , i cili pranon të takohet me të pandehurin i shoqëruar nga i dëmtuari A.D.”

“ Pas një bisede i pandehuri vendos dorën në pjesën e pasme të brezit dhe nga aty nxjerr një pistoletë e të cilën ia drejton të dëmtuarit A.D. dhe i drejtohet me fjalë ,,deri me 21 mars 2015 je i detyruar me ma kthye gruan se ndryshe ju vras me krejt familjen, ta vras djalin që ke me nipa në Austri”./PrizrenPress.com/

Katër persona grushtohen e theren me thika në Dragash

0

thika nxesiKatër persona janë përfshirë në një rrahje në Dragash.Policia e Kosovës njofton se nga kjo rrahje dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore.

“Për shkaqe të panjohura ka ndodhur një rrahje në mes të dy të dyshuarve dhe dy viktimave, ku të dyshuarit kanë përdorur mjete të mprehta–thika”, njofton Policia e Kosovës.

“Si pasojë e rrahjes dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore nga përdorimi i mjetit të mprehtë”.

“ Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor dhe pas tretmanit janë liruar”.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”./PrizrenPress.com/

Arrestohen dhjetë persona në Prizren

0

arrestim-300x225

Dhjetë persona janë arrestuar brenda 24 orësh në rajonin e Prizrenit. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren dhe një nga Gjykata e Tiranës (Republika e Shqipërisë).

Policia e Kosovës njofton se tetë prej të arrestuarve janë liruar, ndërkaq dy të tjerët janë dërguar në burg.

Arrestemet janë bërë në këto vende: Pesë në rrugën “William Woker” në qytetin e Prizrenit, dy në fshatin Gjonaj, një në fshatin Planej, një në fshatin Lubizhdë të Hasit dhe një në fshatin Mushtisht të Suharekës. /PrizrenPress.com/

Ramadan Muja ka qenë i njoftuar për punësimet joligjore të mësimdhënësve (Dokument)

0

Rami Berisha 2Gazetari Rami Berisha ka vazhduar edhe sot t’i publikojë punësimet joligjore që janë bërë nga Drejtoria e Arsimit në Prizren.

Ai në rrjetin social “Facebook’ ka publikuar dy dokumente në të ilat shihet se për punësimet jo ligjore ka qenë i njoftuar edhe kryetari i Komunës Ramadan Muja.

Postimi i plotë në Faebook

Kryetari i Prizrenit është i njoftuar me sistemimin joligjor të punëtorëve me shkolla të mesme, në shkollat e Prizrenit.

Sadete Shala, është njëra nga mësimdhënëset e Prizrenit, e cila është diskriminuar vetëm pse është femër, rrjedhimisht e pafuqishme. Ajo e ka të kryer fakultetin e gjuhës shqipe dhe në Arsim ka punuar që nga vitit 1997, edhe atëherë kur mësimdhënësit punonin me e pa pagë. Në vitet e fundit, sa ka punuar normën, e ka plotësuar me dhjetë orë në shkolëln Lekë Dukagjini dhe me dhjetë orë të tjera në shkollën e fshatit Hoqë e qytetit. Me veprime arbitrare të DKA-së së pari i merren dhjetë orët në Lekë Dukagjin, e pastaj edhe ato në shkollën e fshatit Hoqë e qytetit, (në ndërkohë në Lekë Dukagjin pranohen pa konkurs 4-5, mësimdhdnës të profilit të Sadete Shalës) dhe kjo mësimdhënëse pas 13 vjet pune në Arsim, mbetet pa punë. Ajo e shfrytëzon të drejtën e ankesës dhe DKA merr vendim për sistemimin e kësaj mësimdhënëseje.

dokument

Në këtë vendim (të cilin e keni më poshtë) me të cilin njoftohet edhe kryetari i komunës së Prizrenit, ai njoftohet se një …”drejtori i shkollës ka bërë shkelje ligjore duke i sistemuar në vendet e punës punëtor me përgatitje joadekuate madje edhe me shkollë të mesme. Një veprim të tillë drejtori i ka bërë edhe vitin e kaluar për çka është i njoftuar kryetari…” thuhet ndër të tjera në këtë vendim me të cilin kjo mësidhdhënëse duhej të sistemohej ndërsa nuk është sistemuar kurrë…Po ky vendim i DKA-së a është vetëm një letër krejt e pavlerë, pasi ai asnjëherë nuk u bë realitet për rastin e Sadete Shalës, ndërsa mësidhënsit tjetër po me këtë vendim sistemohet…A është jo i sinqert vendimi i DKA-së. Jo. Ose së paku lë dyshimin e hapur me një letër tjetër të DKA-së, e cila në rastin e parë ankohet te kryetari se drejtori i shkollës sistemon njerëz me shkollë të mesme ndërsa në rastin tjetër, me shkresën e vete sistemon punëtor me shkollë të mesme…Nëse asgje tjetër këto dy dokuemnte dëshmojnë për degradimin e vlerave në Arsimin prizrenas, dhe për këtë degradim janë të njoftuar edhe kryetari edhe zyrtarët tjerë komunal mësidhdnësja Sadete Shala i përmend me emra e mbiemra. Sadete Shala ka qenë në takim te kryetari dhe rrëfimi i saj se si është pritur nga kryetari është fatnastiko shkencor…

dokument 2

Nexhmi Krasniqi nuk ndalet, akuzon sërish organet e drejtësisë

0

Nexhmi Krasniqi PKDrejtori i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi ka akuzuar sërish organet e drejtësisë për lëshimin e personave me vepra penale. Ai ka thënë se tre të vrarit e fundit kanë qenë recidivist të veprave penale.

“Nuk jam i kënaqur me organet e drejtësisë në trajtimin e këtyre rasteve” ka thënë Krasniqi.

Rasti i vrasjes së trefishtë që ndodhi në qytetin e Prizrenit,ende është i pandriçuar.
Dorasit janë ende në arrati, ndërsa policia ka vënë në aksion të gjithë kontingjentin e oficerëve policorë. Dyshohet se autorët e vrasjes janë familjarë, njëri 48 e tjetri 23 vjeç.

Edhe tre personat e vrarë, janë të njohur për policinë dhe prokurorinë, për shkak të të kaluarës së tyre të dyshimtë.

Të njohur dalin këta persona edhe në prokurorinë themelorë të Prizrenit. Ushtruesi i detyrë së kryeprokurorit në Prizren, Metush Biraj, thotë ndërkaq se procedimet për paraburgim janë masat e fundit që merren për sigurimin e të pandehurit në procedurë.

Jo rrallë rastet e rënda të vrasjeve, rrëmbimeve etj., i bëjnë personat recidivistë, por Kryetari i Gjykatës, Ymer Hoxha thotë se trupi gjykues shpesh ka mungesë të informacionit për raste të tilla.

Sipas zyrtarëve të policisë, për Ferdi Shishkon rëndojnë mbi 15 raste të rënda të precedencës penale, Haki Thaçi kishte gjashtë raste të rënda dhe Belgin Ersoj 11 raste të rënda penale.

“Edhe të dyshuarit për vrasjet e djeshme kanë prapavijë kriminale jashtë vendit. Nëse ata provohet se e kanë kryer këtë rast, dënimi i tyre në bazë të ligjit në fuqi duhet të jetë maksimal”, thotë ud. i kryeprokurorit, Metush Biraj. /PrizrenPress.com/

Ende e dua si dikur …

0

IbrahimiVera Ibrahimi / Një rrëfim për jetën në krah të kompozitorit të njohur Feim Ibrahimi. Kohët e dashurisë dhe vitet e para të martesës në “bodrumin” e famshëm ku rrinin artistët … Kritikat që do të vinin mbi artistin pas Çmimit të Madh të Dekadës së Majit … Procesverbalet që ruhen ende në arkivin e familjes Ibrahimi … Presionet e sistemit ndaj artistit që do ta çonin dalëngadalë drejt vdekjes
“Sa më shumë kritikohej, aq më shumë ngrihej në detyrë”

IbrahimiAto çfarë e bëjnë tani të lumtur Verën janë kujtimet. Sa herë tingujt e muzikës mbushin apartamentin ku jeton, ajo sjell në mendje atë … Djaloshin që në vitin 1963 u shfaq papritur në ëndrrat e saj studentore, duke i folur për muzikën, artin. Atë, burrin që më pas do t’i kushtonte gjithë përkushtimin e një gruaje pa kushte, ndaj një dashurie që vazhdon ende sot kur ai nuk është më. Ka një histori tjetër në jetën e kompozitorit Feim Ibrahimi, një histori përtej kompozimeve dhe gjithë asaj jete shpesh të trazuar në Shqipërinë e asaj periudhe. Është historia e dashurisë së tij me Verën, këtë grua me flokët e verdhë që ruan ende në portret atë shkëlqim që ai pa gati 50 vjet më parë. Ajo është personazhi që mund të flasë sot gjatë për çdo kompozim apo vepër të mbetur në fondin e artë të Ibrahimit. Çdo gjë ai e komunikonte me të dhe ankthin e heshtur për një ndryshim që duhet të vinte në muzikën shqiptare. Vera i kujton ende sot bisedat nën radiogramafonin “Grunding”, përmes të cilit dëgjonin tingujt që vinin nga RAI 3 dhe dëshirën e Feimit për të qenë i lirë për të ngjizur tinguj të tillë. Këtë vit mbushen 18 vjet prej ndarjes nga jeta të një prej artistëve më të mirë të muzikës sonë klasike, kompozitorit Feim Ibrahimi. Një ikje e beftë që ka lënë një mungesë, të cilën nuk ia mbushin dot as tingujt Verës. Një ikje, të cilën ajo e rrëfen më poshtë, në një rrëfim të gjatë për dashurinë dhe jetën shpesh të trazuar në Shqipërinë e dikurshme …

Si e kujtoni kohën e viteve të para të dashurisë?

Njohja jonë, si çdo njohje në moshën 18-vjeçare, ka qenë e rastësishme. Sapo kisha filluar studimet në Fakultetin Filologjik, në degën e Gjuhë-Letërsisë Shqipe. Kisha ardhur nga Shkodra me dëshirën e ethshme që të mbaroja fakultetin dhe të rikthehesha në qytetin tim, ku isha e sigurt se do të isha kudo e mirëpritur. E ja, shoqja ime e ngushtë, Elvira Muzina Theodhosi, nga Durrësi, më njohu një ditë me ish-profesorin e saj të pianos në Shtëpinë e Pionierit në Durrës, i cili në atë kohë studionte në Konservatorin Shtetëror të Tiranës për kompozicion. Jemi në vitin 1963 dhe as që e mendova se Feim Ibrahimi do të më ndiqte heshturazi … E harrova fare … Ai shfaqej herë pas here për të na dhuruar dy bileta për operat apo baletet. Kaq. Asnjë ndjenjë dashurie, thjesht respekt e mirënjohje. Pranverë 1966 … Feimi filloi të ishte më i pranishëm, ndërsa unë me Elvirën ishim kudo bashkë. E ja, herë pas here, na hyn në mes edhe Feimi për të përshkuar një copë udhë të Rrugës së Elbasanit … Përsëri s’po kuptoja asgjë … Por, sigurisht, më pëlqente përderisa e pranoja si shok. Disa ecejake të tij më të shpeshta andej nga fakulteti ynë, po më mbresonin dhe krejt papritur, e kapa veten që kisha nevojë për praninë e tij. Kisha hyrë në kapitullin e dashurisë … Dhe më 1 prill 1966, një pasdreke plot diell, Feimi kërkoi të dilnim vetëm ne të dy. Elvira e përkrahu daljen time dhe unë fluturova ende e turbulluar. “Sot është 1 prill – tha ai – por unë do të them diçka shumë serioze … unë dua të jem gjithmonë me ty … Unë ulem në piano që të punoj për diplomën e veç kur më shfaqesh ti, vrapoj drejt teje e pastaj vazhdoj deri pas mesnate …” Ai ishte në vitin e fundit të Konservatorit, unë në vitin e tretë të fakultetit. Nuk kam kthyer asnjë përgjigje, kemi folur në përgjithësi, por jam ndier çuditshëm. Si çdo vajzë e asaj moshe kisha pasur propozime, por asnjë s’më kishte ngjitur, me asnjë s’isha dashuruar. Pa perënduar dielli, jam kthyer në konvikt e kam biseduar deri natën vonë me Elvirën. Ndoshta mund të duken jashtëkohore këto fjalët e mia, por kështu kemi qenë unë dhe Elvira, sepse gjithmonë, në çdo hap që hidhnim, na dilnin përpara portretet e prindërve që na kishin lënë krejt të lira, në mirëbesim të plotë, por që mendimi i tyre për raportet që duhet të krijonim për lidhje dashurore, na ndiqte si hije, në mënyrë të tërthortë, na drejtonte. Feimi e dinte se unë pa miratimin e prindërve të mi nuk dëshiroja të bëja asnjë hap para. Jo se s’guxoja, por sepse i respektoja.

Si vazhdoi më pas kjo histori?

Në tri ditët e mëpastajme, Feimi, çdo pasdreke, do të më kërkonte fare natyrshëm, për një shëtitje. Kishte filluar ankthi i pritjeve, i numërimit të minutave, sekondave, shoqëruar me një rrëzëllimë të brendshme që mua më dukej se nuk e lexonte askush. Më tregonte imtësira nga jeta e tij, më përshkruante familjen e tij pa u mburrur për asgjë. Madje, që në ditën e parë më trullosi duke më thënë se kishte dhjetë mijë lekë borxh! M’u duk sikur qielli ra mbi kokën time. Të të thoshin në vitin 1966, këtë shifër borxhi, ishte ndoshta e barasvlefshme me dhjetë milionë sot. Shtanga. Unë kurrë s’kisha marrë hua pesë lekë. Jo se isha e pasur, por ashtu isha … Ai e kuptoi menjëherë tronditjen time dhe më tha: “Verën e kaluar ia mora borxh Lili Tafajt (pianiste e njohur) për të kaluar pushimet në plazh, sepse doja të ishte vera e fundit e beqarisë sime. Por mos u mërzit se unë do të kompozoj e do t’i paguaj …”. Atëherë isha fare e paditur për ato honorarët e krijimtarisë. Heshta dhe buzëqesha sa për të thënë. Kështu ishte ai, i sinqertë që në fillim. Ditën e tretë erdhi më herët se zakonisht dhe më tha se do të më njihte me tre shokë të tij të ngushtë nga Durrësi, shokë gjimnazi dhe që kishin ardhur enkas në Tiranë për të më takuar. U mëdysha dhe ai nxitoi të më shpjegonte se ishin miqtë e tij më të mirë. Kështu, te bar “Rinia”, ish-“Kursal” i Paraçlirimit, diku aty ku është sot selia e Partisë Socialiste, u miqësova menjëherë me Petraq Papain, Petraq Ristanin, Eqrem Bashën dhe me Vasil Andonin, ky nga Tirana, të cilët mbetën deri në fund më të ngushtët e familjes sonë. E nesërmja ishte e shtunë dhe unë jashtë radhës, u nisa për në Shkodër. Feimi me përcolli dhe priti derisa u nis autobusi. Në shtëpi nuk më pritnin. Atëherë nuk ekzistonin mundësitë e telekomunikimit të shpejtë, gjithçka realizohej nëpërmjet postës me letërthirrje që rrallë mund të kryhej brenda ditës, kështu që mora rrugën. Pas darke, di që u kam thënë prindërve të mi: “Njoh një djalë që është 30 vjeç, gjirokastrit, por gati që në lindje, banues në Durrës. Studion për Kompozicion dhe është në vitin e fundit. Mua më pëlqen, e kam më shumë se shok, më shumë se mik …”. Prindërit e mi kanë pasur një besim thuajse të verbër ndaj meje, ndoshta sepse gjithmonë u kisha folur hapur … nuk e di. Më këshilluan që të mos ngutesha dhe më dhanë “lejen” që të dilja për ta njohur më mirë. Shpirti brenda fluturoi. Si nuk mund ta njoftoja Feimin? E kishim lënë që të nesërmen, të dielën në drekë, unë të nisesha për Tiranë dhe ai do të më priste në stacion. Në shtëpinë time thuajse s’kemi fjetur … Zgjuar mamaja ime, zgjuar Dhurata e Rudina, dy motrat e mia. Baçi (babai) na la vetëm. Gjithçka rrotullohej rreth Feimit dhe unë flisja, jashtë natyrës sime, pa pushuar. Isha e dashuruar. Kishte ndodhur ajo mrekullia që as deri më sot nuk është zhdukur. Unë vazhdoj të jem e dashuruar me Feimin …

Si ishte jeta juaj në Shqipërinë e dikurshme?

Ajo mrekullia që na kishte ndodhur na çoi pa asnjë mëdyshje në një lidhje të përjetshme. Them të përjetshme, duke i parë gjendjet tona tashmë nga lartësia e viteve të mia. Gjithmonë bashkë, në të menduar dhe në të vepruar. Feimi, sapo u diplomua shkëlqyeshëm, u emërua pedagog në Institutin e Lartë të Arteve dhe pas një viti, kur u diplomova edhe unë, u martuam. S’kishim shtëpi, s’kishim parà, por përsëri me borxh bëmë pushimet në plazhin e Durrësit. Një ditë, atje në breg të detit, Feimi, duke më shtrënguar pranë vetes, belbëzoi: “Unë do të ta shtroj shtëpinë me parà …”

Shtëpinë? Ne as shtëpi nuk kishim por përkohësisht do të banonim në një dhomë të bodrumeve të pallateve të Shallvareve që na e huazoi miku i Feimit, violonçelisti Luigj Lazri. Në atë bodrum kanë banuar para nesh dhe pas nesh edhe të tjerë artistë dhe sa herë që kaloj andej më vjen vërtet keq që s’ka mbetur asgjë. Ai do të ishte një dëshmi se si kanë jetuar artistët në një dhomë, në një hyrje së bashku me një familje me tetë fëmijë… Megjithatë, ne u rregulluam disi aty…Ishim të rinj…Unë u emërova mësuese në një shkollë 8-vjeçare në Kombinat, nxënësit edhe sot i kujtoj e më kujtojnë me nostalgji. Disa prej tyre mbajnë mend edhe bodrumin, mbajnë mend edhe pianon që e zuri ajo dhomë, më duket 2,5 me 3,5 m…, e zuri te këmbët e krevatit. A ishim të kënaqur? Ishim të lumtur…Prisnim e përcillnim të gjithë njerëzit tanë më të afërt, prisnim artistë…Aty, brenda asaj ngushtice thureshin ëndrrat më të bukura dhe kur e kuptonim se po flisnim për ëndrra, qeshnim me lot. Qeshnim, nuk komentonim sepse rrezikun e kamxhikut diktatorial e dinim se e kishim të gjithë mbi kokë… Unë, e rritur dhe e edukuar në një familje thuajse gjysmë të persekutuar, ku prejardhja dhe burgimi politik i xhaxhait, na e kishte kyçur gojën por jo mendjen dhe veshët, shpeshherë kam heshtur. Por edhe Feimi ishte shumë i kujdesshëm, ai ishte i shfrenuar vetëm kur diskutonim për veprat e kompozitorëve bashkëkohorë, vepra të cilat mund t’i dëgjonim në frekuencat e RAI 3, nga një radio e vogël, dhuratë e shokëve të gjimnazit të Durrësit, me rastin e martesës. Kaq ishte mundësia e informacionit muzikor për autorët perëndimorë. As partitura, as mundësi për t’i ndjekur në ndonjë mënyre tjetër… E Feimi ishte i etur për ato lloje veprash. I babëzitur…

Kujtoni ndonjë kompozim të bërë në ato kushte?

Në këto kushte u kompozua muzika e filmit “Ngadhënjim mbi vdekjen”, me regjisorë Pirro Milkani e Gëzim Erebara. Aty, në bodrum… Suksesi i atij filmi ka arritur deri në ditët e sotme. Kënga u bë shumë shpejt, të themi, e famshme e Feimi filloi të konsiderohej si kompozitor me perspektivë. Sa shumë përgëzime kemi pritur, aty në bodrum, në rrugë, kudo…! Por më e bukura skenë ka qenë për mua, kur një ditë sapo hapa derën e dhomës, më fluturuan parà nga dyshemeja… E befasuar, përshkova për një sekondë të gjithë dhomën: kartëmonedha prerjesh të ndryshme mbi piano, mbi tavolinën e bukës dyvendëshe dhe Feimi që po orvatesh të mbulonte edhe krevatin me ato… Shtanga. Ai, duke qeshur, më tha: – “Të pata premtuar se një ditë do ta shtroj shtëpinë me parà??? Janë honoraret e muzikës së filmit…Ia kërkova prerje të vogla por as kështu s’po më dalin…”. Kam qeshur sa s’ka më, ka qeshur edhe ai dhe kemi shkuar për drekë në restorant… Suksesi i muzikës së filmit bëri të mundur që Komiteti Ekzekutiv i Tiranës të na planifikonte dhe të na jepte një apartament me një dhomë e kuzhinë, të sapopërfunduar në rrugën “Myslym Shyri”. Ka qenë 30 dhjetor 1968 kur Feimi hyri në atë dhomë bodrumi me një tortë dhe një shishe verë, duke fluturuar: – “Morëm shtëpi! Morëm shtëpi!” dhe nxori nga portofoli autorizimin. Gjithkush mund ta kuptojë gëzimin tonë, s’ka nevojë për koment….Por unë ende s’i kisha dhënë një lajm tepër, tepër lumturues: gjithçka fliste se unë isha shtatzënë…

Si krijoi ai nën censurë, a e ndiente shtrëngesën e saj për vepra të mira?

Filloi për ne një tjetër jetë, e mbushur me shqetësimet më të bukura që t’i blaton pritja e një fëmije, të gërshetuara bukur mirë edhe me krijesat e Feimit. Atë vit u kompozua Koncerti nr. 1 për Violonçel & Orkestër, i cili, në Dekadën e Majit u vlerësua me Çmimin e Madh. Ishte një provë për të dalë sado pak nga tradicionalizmi, pa rënë dukshëm në sy dhe mund të them se ky koncert ishte i vetmi nga koncertet e tjera të mëvonshme që nuk u gjykua për ndikime të huaja. Vetë Feimi nuk ishte i qetë, ai e dinte fare mirë se si dëshironte të kompozonte, se kishte ikur koha e këtyre metodave krijuese, se duhej, duhej, duhej…Këto mendime m’i shpaloste thuajse çdo mbrëmje duke përshkuar deri vonë Bulevardin e Tiranës. Tingujt e veprave bashkëkohore tani arrinin mp cilësisht, gjithmonë nëpërmjet RAI 3, sepse kishim arritur të blinim një radiogramafon “Grunding”, një luks për ato kohë, nga i cili, deri pas mesnate, vinin jo vetëm klasikët e mëdhenj por edhe ata që nën zë mund të citoheshin: Shostakoviç, Stravinskij, Prokofiev, Ravel, Mahler… pa le pastaj Hindemit, Berio, Shenberg, Ksenaqis … Kështu, vajza jonë, Etri, së bashku me qumështin tim thithte edhe tinguj të gjithfarëlloj rrymash krijuese, që ndoshta jo të gjitha bebeve mund t’u ndodhë…

Dëshirat për të kompozuar në një mënyrë tjetër vrullonin në shpirtin e Feimit dhe sigurisht një herë do të shpërthenin sepse s’do të mund të qëndronin gjithmonë të ndrydhura. Do të provonte sërish por dukshëm tashmë, në vitin 1971, me Koncertin nr.1 për Piano & Orkestër. Ka qenë kthesa e parë në muzikën profesioniste shqiptare që si çdo kthesë ose do të kalohej suksesshëm, ose përplasje… Ndodhën të dyja. Nën interpretimin e pianistes së madhe Margherita Kristidhi Milkani dhe Orkestrës Simfonike të Institutit të Lartë të Arteve, me dirigjent R. Teqja, premiera ishte një magji që i përfshiu të gjithë… Vështirë se përsëritet më ajo mbrëmje kur shpirtrat e tulatura njerëzore u zgjuan me ovacione drithëruese… Përsëri Çmimi i Madh i Dekadës së Majit.

Megjithatë ky koncert u vu më pas në qendër të kritikave. Si e kujtoni?

Pa kaluar jehona e çmimit të madh filluan kritikat që si një ortek arritën deri pas Festivalit XI, i famshmi festival, dhe para përsëri “të famshmit” Plenum IV, në fillim të vitit 1973, ky koncert u shënjestrua dhunshëm, me diskutime të ashpra deri në orët e para të mëngjeseve… Në studion e Feimit gjenden procesverbalet origjinale të këtyre diskutimeve dhe tani, pas më tepër se 40 vjetësh, të vjen për të qeshur dhe për të qarë kur i lexon. Unë edhe qaj…Qaj sepse jam dëshmitarja më e afërt e tronditjeve dhe e zhgënjimeve të Feimit…Ndal aspiratave për një rrugë më të re! Netët e pafjetura, shoqëruar me frikë të çdollojshme nuk harrohen kurrë… Dhe përsëri një e papritur tjetër: Në Raportin e Plenumit IV, mbajtur nga diktatori, emri i Feimit rreshtohet pas emrave të kompozitoreve Çesk Zadeja e Tish Daija si kompozitorët më të mirë… Çuditërisht, kishim shpëtuar…

Si e shpjegonte Feimi këtë shpëtim?

Kishim shpëtuar por ishim stepur. Letërsia dhe arti shqiptar ishin strukur. Megjithatë, pasi mbaruan mbledhjet e pafundme dhe dukej se gjithçka ishte gri, rifilluan përsëri rizgjimet…Dhe ja, në vitin 1974, Feimi do të kompozonte Koncertin nr. 2 për Piano & Orkestër, me tri kohë, por që u ekzekutua në Dekadën e Majit të vitit 1975, përsëri nga Margherita Kristidhi Milkani dhe Orkestra Simfonike e Institutit të Lartë të Arteve. Përsëri dirigjent Rifat Teqja. Përsëri kthesë me shumë sukses por edhe me më tepër përplasje: Çmimi i Madh i Dekadës së Majit dhe …. kritika e goditje marramendëse deri në ndalim transmetimi e ekzekutimi të këtij koncerti. Procesverbale të dhimbshme që ruhen në arkivën e Feimit. Historia e jetës së Feimit ka qenë tepër e çuditshme: sa më shumë kritikohej për veprat e tij, aq më shumë merrte çmime dhe emërohej në poste të rëndësishme. (Pas Plenumit IV -nëndrejtor i Institutit të Lartë e Arteve…Pas Koncertit nr.2 – sekretar për muzikën në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe të Artistëve). Dhe në vitin 1982, kur ishte madje sekretar për muzikën, historia përsëritet me Koncertin për Oboe & Orkestër: Çmimi i Madh në Dekadën e Majit dhe… dhe diskutime të stërzgjatura aty, në Lidhje por edhe deri në Komitetin e Partisë së Tiranës… Nuk dua të zgjatem më shumë, u ndala vetëm në fatin e tri veprave madhore që sot konsiderohen si maja të muzikës shqiptare.

Si e kujtoni humbjen e tij?

Mjerisht, të gjitha këto presione e bënë punën e tyre … Në vitin 1978, filluan rrahjet jonormale të zemrës dhe pastaj një përparim i menjëhershëm deri në angina pectoris që do të thotë dhimbje të forta kraharori, nganjëherë pamundësi për të bërë edhe 2 metra rrugë se gjoksi i çahej…Dhe ishte vetëm 43 vjeç.