21.1 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 7541

Sot ndahen çmimet për Gazetari Hulumtuese në Arsim

0

Gazetat-llupaAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me mbështetje financiare nga GIZ-CDBE (Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor), sot ndan çmimet për Gazetari Hulumtuese në Arsim 2014.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do prej orës 13:00 në Bibliotekën Kombëtare e Universitare të Kosovës.

“Këto çmime kanë për qëllim ta promovojnë punën e gazetarëve të arsimit, ngritin përsosmërinë në gazetari dhe të ndërtojnë të kuptuarit publik për gjendjen e arsimit në Kosovë, sfidat dhe reformat”, thuhet në njoftimin për media të AGK-së.

Luanët e Kombëtares Shqiptare!

0

Faik Xh KrasniqiShkruan: Faik KRASNIQI

Ndërsa pinte ujë në krye të një përroi që rridhte, një ujk pa një qengj pak më poshtë rrjedhës. Meqë e ndau mendjen ta sulmonte, egërsira filloi të mendonte një justifikim të besueshëm për ta bërë qengjin pre te vet. – Maskara, – bërtiti, duke iu afruar. – Si guxon të turbullosh ujin që pi unë?- Të lutem, më fal, – ia ktheu qengji me zë të mekur, – po nuk e kuptoj si ta turbulluakam unë ujin, kur ai rrjedh nga ti tek unë dhe jo nga unë tek ti.- Sido që të jetë, – iu kundërpërgjigj bisha. – Mirë, po a nuk të kujtohet vetëm një vit më parë ke folur keq për mua pas kurrizit.- Oh, zotëri, – tha qengji, – unë nuk kisha lindur ende para një viti.- Mirë, – vazhdoi me të vetën ujku, – nëse nuk ke qenë ti, ka qenë nëna jote, njëlloj është për mua. Sidoqoftë, nuk ke pse më kundërshton kot. Prapëseprapë do të ha për darkë. Dhe, pa thënë asnjë fjalë më shumë, u lëshua mbi qengjin e shkretë e të pambrojtur dhe e bëri copë e çikë.

Ata janë Heronjtë e Kombit!

Pas ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e cila edhe eskaloi si rezultat i dhunës së tifozëve, lojtarëve, huliganëve e sigurimit serbë ndaj lojtarëve shqiptarë, reagimet vijnë nga më të ndryshmet. E si duket gjithçka do të mbyllet në tavolinë, duke shpresuar në rezultat pozitiv për kombëtaren shqiptare. Populli serb e konfirmoi edhe atë mbrëmje se ata nuk janë popull demokratik, duke e pohuar edhe në futboll se ata ndër vite ishin dhe kanë mbetur barbarë e injorant. Disa thoshin se serbët janë njerëz të civilizuar! Ne shqiptarët e Kosovës dhe krahinave tjera shqiptare në ish- Jugosllavi, i njohim shumë mirë serbët, pasi për më shumë se një shekull, kemi qenë të okupuar nga këta barbarë. Rasti i asaj nate është edhe një sinjal dhe mësim i qartë se populli serb nuk është një popull i civilizuar, sepse këtë me ato veprime ata konfirmuan fashizmin dhe barbarinë e tyre. Kjo ndeshje ishte mësim për ata që thonë se serbët janë popull i civilizuar. Serbët dhe civilizimi janë larg njëra-tjetrës. Ata janë fashistë dhe barbarë. Djemëve tanë iu lumtë që si luana e mbrojtën Flamurin e Shqipërisë Etnike. Ata janë Heronjtë e Kombit.

Thaçi, Mustafa e Haradinaj të lëshojnë pe

0

Naim MalokuNaim Maloku ka thënë se është pro arritjes së një koalicioni ndërmjet PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Ai ka kërkuar nga liderët e këtyre tri partive politike të heqin dorë nga postet udhëheqëse në mënyrë që vendi të dalë nga kriza.

Politikani Naim Maloku ka thënë të dielën se në këtë fazë do të mund të funksiononte edhe një formulë qeverisëse PDK-LDK-AAK.Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se nëse arrihet një formulë e tillë, ajo duhet të bëhet për katër vjetët e ardhshëm sepse Kosovës do t’i sillte stabilitet politik. “Me një koalicion të tillë për katër vjetët e ardhshëm Kosova do ta fitonte stabilitet politik të fuqishëm, një qeveri të fuqishme e cila do ta mbante më lehtë barrën e dialogut me Serbinë dhe proceset të cilat Kosova duhet t’i përfundojë me sukses në raport me integrimet euroatlantike. Prandaj, mendoj se të tre liderët duhet të japin diçka nga vetja dhe pikërisht ky kishte me qenë mossynimi në pozitat udhëheqëse”, ka deklaruar Maloku, duke kërkuar nga liderët kryesorë, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj, të heqin dorë nga postet udhëheqëse në mënyrë që vendi të dalë nga kriza.

“Një marrëveshje më e shpejtë dhe më e qëndrueshme do të arrihej në qoftë se Thaçi, Mustafa dhe Haradinaj pajtohen të mbesin deputetë, por që në pozitat e para udhëheqëse t’i zgjedhin njerëzit nga partitë e tyre. Kjo do të kishte me qenë mënyra më e lehtë për ta tejkaluar krizën aktuale politike”, është shprehur Maloku. Sipas tij, është e nevojshme që ata t’i qesin interesat e Kosovës në rend të parë dhe t’i marrin seriozisht proceset dhe t’i çojnë përpara.

“Nuk shoh zgjidhje tjetër meqë AAK-ja nuk hyn në koalicion me Hashim Thaçin kryeministër dhe anasjelltas PDK-ja e ka vështirë që pas këtyre katër muajve ta pranojë Ramush Haradinajn kryeministër. Prandaj, është problematike që Thaçi ose Haradinaj të jetë kryeministër sepse aq shumë kanë shkuar armiqësitë dhe konfliktet verbale saqë nuk e shoh të realizueshme një gjë të tillë”, ka theksuar Maloku. Ai ka vlerësuar se më e keqja që i ka ndodhur Kosovës është bllokimi i institucioneve dhe moskomunikimi i skenës politike.

“Mendoj se më e keqja që i ka ndodhur Kosovës është bllokimi i institucioneve dhe moskomunikimi i skenës politike. E gjithë kjo mund të jetë më dëme afatgjata, prandaj çdo zgjidhje që e zhbllokon këtë situatë është e mirëseardhur për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka thënë Maloku.

Sulejman Dida ringjall makthin e luftës në Kosovë

0

refugjatet 1998Një kronologji për dëbimin e shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe në luftën e vitit 1999, është përmbledhur në libër. Gazetari Sulejman Dida i ka përmbledhur kujtimet e tij të kohës kur nga qyteti i tij, Kukësi, po përcillte atë që po ndodhte në Kosovë.

Por ai nuk ka dashur që t’i ruajë vetëm në kujtesë ato ngjarje tragjike, për të cilat kishte mbajtur shënime për çdo ditë, për aq sa ka zgjatur lufta. Mes shënimeve kronologjike, ka edhe letra të cilat kishin mbërritur në adresë të “Radio Kukësit”, ku ai punonte asokohe. E një prej tyre shpalos rrëfimin e një nëne nga Skenderaj, që kishte humbur në luftë vajzën e saj 4-vjeçare.

Të gjitha këto, Dida ka vendosur t’i ndajë edhe me të tjerët.
Të gjitha kujtimet e tij për luftën e Kosovës, Dida i ka sjellë në librin me titull “Dëbimi, i shqiptarëve prej Kosovës në vitin 1999”.

Ky libër me përjetime, dëshmi e refleksione, sipas medieve shqiptare është promovuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Bashkë me këtë libër, autori prezantoi dhe romanin “Dymbëdhjetë ditë në Tiba”.

Këta libra nuk janë të parët në karrierën e Didës. Ai ka nisur të botojë poezi që në vitin 1999. Në vitin 2003 ka botuar librin “Foto, ese mbi etnografinë”. Ai është autor i dy ekspozitave fotografike të hapura në qytetin e Kukësit. Kryeredaktor i Radio Kukësit dhe korrespodent i gazetës “Shqip”, Dida është zëri që vjen nga ky qytet me tradita për vendin.

Murphu “zbut” liderët

0

Christofer Murphy-senator amerikanPas vizitës së senatorit amerikan, Christofer Murphy, në Kosovë, liderët e subjekteve politike i kanë ulur “gjakrat” rreth tejkalimit të ngërçit politik.

Madje, brenda kësaj jave partitë që kanë formuar Bllokun LAN do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të dhënë sqarime shtesë lidhur me konsumimin e PDK-së për bërjen e qeverisë dhe interpretimin e pikës 127.

Bajram Gecaj, nga LDK-ja, ka thënë se koalicioni nuk ka lëvizur aspak nga qëndrimet e tij edhe përkundër vizitës së senatorit amerikan, Christofer Murphy. “Vizita e tij aspak nuk mund të kuptohet si presion mbi klasën politike në vend. Gjatë kësaj jave ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për t’i thënë se vendimin që e ka sjellë nuk po funksionon, atëherë Gjykata duhet ta gjejë zgjidhjen”, ka thënë Gecaj./zeri/

Letra e dekanit Ahmeti për profesorët kapadainj të UP-së

0

letra e upNjë letër që dekani i Fakultetit Ekonomik, Skënder Ahmeti, ia ka drejtuar stafit të tij, me rastin e fillimit të këtij viti akademik, ka nxjerrë në pah disa nga problemet më të mëdha me të cilat po ballafaqohet jo vetëm ky fakultet, por tërë Universiteti i Prishtinës.

Në këtë letër të gjatë, një kopje të së cilës e ka siguruar “Koha Ditore”, dekani Ahmeti shkruan sesi profesorët nuk u përmbahen programit të përcaktuar në syllabus, por ligjërojnë si t’iu teket, pastaj se në dy lëndë të ndryshme profesori ligjëron të njëjtat njësi (profesorët që japin më shumë se një lëndë brenda fakultetit), pastaj se ka asistentë që nuk e përfillin fare profesorin dhe se ka asistentë që veç hijen e kanë në fakultet.

Ai e kishte nisur këtë letër në mbi 90 adresa elektronike të stafit të këtij fakulteti, duke thënë se po e shkruan atë “në pamundësi të bisedimeve veç e veç”. /koha/

Policët po flisnin shqip!

0

tifozet serb shqiperi serbiNë mesin e mbi pesë mijë policëve serbë, prezentë në ndeshjen mes Serbisë e Shqipërisë, kishte edhe policë me prejardhje nga Kosova.
Madje, ata edhe po flisnin shqip me dhjetëra shqiptarë që ishin prezentë në stadiumin e Partizanit.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” gazetari nga Tirana, Blendi Fevziu, i cili ishte pjesë e një grupi prej rreth 50 vetash që kishin shkuar në Beograd për ta shikuar lojën mes serbëve dhe kuqezinjve.

Ky grup i shqiptarëve ishte vendosur në hapësirën VIP të stadiumit të Partizanit, për shkaqe sigurie, teksa për sigurinë e tyre po përkujdeseshin edhe policët nga Kosova, të cilët pas luftës janë zhvendosur në Serbi apo pas shpalljes së pavarësisë në vendin tonë. /zeri/

Jahjaga, analizon shkuarjen në Beograd

0

Atifete jahjagaPankarta e madhe e vendosur në stadiumin e Partizanit më mbishkrimin “Kosova është Serbi”, nuk bën të ndikojë në agjendën shtetërore të Kosovës. Kështu vlerësojnë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare. Sipas tyre, presidentja e Kosovës, nuk duhet të anulojë pjesëmarrjen në konferencën e Beogradit e paraparë të mbahet më 1 nëntor. Ndërkohë, Arbër Vllahu, zëdhënës i presidentes ka thënë se ende nuk kanë vendosur nëse presidentja Jahjaga do të marrë pjesë në konferencën e organizuar në Beograd.

“Ftesa e grupit evropian të Komisionit Trilateral për pjesëmarrje në konferencën e organizuar në Beograd, është duke u analizuar dhe vlerësuar. Opinioni publik në Kosovë do të njoftohet me përgjigjën e Zyrës së presidentes, brenda ditësh”, ka thënë Vllahiu. Për profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, zhvillimet e fundit në Serbi nuk janë arsye që presidentja Jahjaga të mos jetë e pranishme në konferencë në Beograd. Sipas tij, këto zhvillime nuk do të duhej të ndikonin në agjendën e të parës së shtetit.

“Mendoj se pavarësisht zhvillimeve ditore, presidentja Jahjaga, duhet me ndjekë agjendë dhe mandat të qeverisjes shtetformuese dhe në këtë drejtim për aq kohë sa ftesat t’i vijnë nga çfarëdo mekanizmi serioz ndërkombëtar, ajo duhet t’u përgjigjet pozitivisht. E kuptoj edhe frustrimin dhe tensionet e krijuara kohëve të fundit, sidomos pas zhvillimit të ndeshjes mes përfaqësueses së Shqipërisë me atë serbe, megjithatë nëse duhet dikush të izolohet, ajo duhet të jetë Serbia dhe në asnjë mënyrë Kosova e Shqipëria”, ka thënë Hoti./tribuna/

Kushtetuesja s’merret me veten

0

GjykataKushtetuese-e-KosovesGjykata Kushtetuese nuk pritet ta marrë në shqyrtim kërkesën e Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, për çështjen e vazhdimit të mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë nga ana e presidentes, Atifete Jahjaga. Burime të gazetës pranë Gjykatës Kushtetuese kanë bërë të ditur se refuzimi do të bëhet me arsyetimin se gjyqtarët ndërkombëtarë, të cilët janë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, janë palë në këtë proces dhe nuk mund të japin opinion për veten e tyre.

Kësisoj kjo gjykatë do t’i kërkojë Avokatit të Popullit, që lëndën ta dërgojë në Komisionin e Venecias për shqyrtim. Sipas këtyre burimeve, gjykata gjithashtu do të refuzojë edhe kërkesën e mundshme të LDK-së, për sqarim shtesë rreth opinionit për çështjen e kryeparlamentarit. Për Gjykatën Kushtetuese është totalisht e papranueshme kërkesa eventuale për sqarime shtesë rreth opinionit të tyre, pasi një kërkese e tillë vë në dyshim edhe vet profesionalizmin e gjykatës.

Ndërsa kohë më parë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një postim në rrjetin social facebook, kishte kërkuar nga presidentja e vendit që ta shohë më qartë se kujt i takon mandatimi i gjyqtarëve të jashtëm me kushtetutë dhe ta tërheq vendimin e saj. Kosovës, sipas tij, nuk i nevojitet një Gjykatë Kushtetuese e cila është e kontestueshme në pikëpamje kushtetuese./tribuna/

Më ka më ka…

0

Skender Berisha
Më ka më ka marrë malli
për sheshin tim vjeshtëverdhë
ku prehet shpirti im drithërues
ku qesh mëngjesit mali
më ka më ka marrë malli
Cylen e Marash i zhurmshëm
ku plepat më panë turpshëm
kur ndejtëm aty te zalli
më ka më ka marrë malli
se vetëm aty isha i pari i pari
kur vjeshtës i zverdhte sipari
kur më joshe moj për së pari
më ka më ka marrë malli
krejt moj krejt prej halli
se isha e di edhe ti më i pari
e dije ti e dinte krejt pazari.

/Skender Berisha/