33.9 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 7771

Shqipëri: Prokuroria zbardh skemën e grabitjes

0

Euro-qekiqiProkuroria në Tiranë publikoi pistat kryesore të hetimit për zbardhjen e vjedhjes së 713 milionë lekëve në degën e Thesarit të Bankës së Shqipërisë.

Gjithashtu po hetohet për të zbuluar mekanizmin e plotë të vjedhjes së kryer nga 45-vjeçari Ardian Bitraj dhe përfshirja në këtë skemë e personave të tjerë.

Hetuesit po kërkojnë edhe destinacionin e parave të vjedhura. Jo vetëm personat e arrestuar, por edhe të afërmit e tyre janë objekt i hetimeve, siç mësohet nga burime të Prokurorisë, raporton REL.

Dyshohet se Ardian Bitraj, shumën e vjedhur të parave e ka investuar në pasuri të paluajtshme në emër të të afërmve të tij.

Pritet që në Prokurori të dëshmojnë edhe drejtuesit më të lartë të Bankës së Shqipërisë.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës, pas mbledhjeve të zhvilluara gjatë javës, ka deklaruar se depozitat e qytetarëve janë të pacenuara dhe se puna në institucion vazhdon normalisht.

Nga hetimet e deritanishme, tetë persona janë vënë nën akuzë për shpërdorim detyre, njëri prej tyre edhe për moskallëzim krimi.

Në mesin e tyre është edhe ish-drejtori i Thesarit, Dorian Çollaku.

Ardian Bitraj akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe Mimoza Bruzia akuzohet për moskallëzim krimi.

Prokuroria njoftoi se hetimi për këtë ngjarje ka nisur pas kallëzimit të bërë vetë nga Banka e Shqipërisë.

Ndërkohë, shoqëria civile nisi mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve, peticion me të cilin do t’i kërkohet Kuvendit seancë e jashtëzakonshme për shkarkimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Reagimi politik rreth vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë, është mbështetës për Prokurorinë.

Si Qeveria, ashtu edhe opozita, kanë deklaruar se presin përfundimet e hetimit, dhe garantojnë se do të mbështesin vendosjen e cilitdo përgjegjës, përpara drejtësisë.

Ndërkaq, personat e arrestuar për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë janë:

-Ardian Bitra (1969), me detyrë përgjegjës i arkës stok në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal;

– Mimoza Bruzia (1972), me detyrë specialiste e arkës për veprim në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë,e dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 248 dhe 300 i Kodit Penal;

– Dorian Çollaku (1977), me detyrë drejtor i Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

– Bashkim Xhilaga (1951), me detyrë kontrollor mbikëqyrës në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

– Petrit Ramohitaj (1954), përgjegjës i arkës për veprim, në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

– Lavdim Cani (1967), me detyrë specialist i arkës stok në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

– Myzejene Belba (1967), me detyrë specialiste e arkës stok në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, e dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kdoit Penal;

– Liljana Tusha (1968), me detyrë specialiste e arkës për veprim në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë e dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

– Dhimitër Davidhi (1957), vëzhgues operator në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

– Klevis Bejtaj (1987) i dyshuar se ka kryer veprën penale të “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Capital T në shtrat me vajza seksi (Foto)

0

CapitalT ne vaskeReperi i njohur kosovar Capital T siç duket pushimet e tij i bën shumë ndryshe.

I relaksuar në një shtrat të madh, ai ka përreth tij vajza të bukura të cilat duke përkëdhelur reperin kanë marrë edhe poza seksi.

Capital T këtë verë ka qënë në turet e tij muzikore me hitet e suksesshme dhe bashkëpunimet me artistë të tjerë.

CapitalT me femra

Njeriu me tri varre

0

Varri Sari SalltekutNjëri ndër udhëtimet midis misticizmit dhe besimit tanimë në tri pika, si forma të veçanta, është pikërisht pelegrinazhi për te varri i Sari Salltëkut në majën e Pashtrikut në Kosovë, në Teqenë e Sari Salltëkut, që ndodhet në malin mbi Krujë dhe te Qafa e Zhurit, por që nuk e ka këtë emër.

Për vendbesimin dhe pelegrinazhin në kërkim të gjetjes së qetësisë shpirtërore dhe të një fati më të mirë për trashëgimtar flet edhe dr. Nexhat Çoçaj, ekspert i trashëgimisë për rajonin e Hasit.

Nderimi i figurës së Sari Salltëk Babës

“Pelegrinazhi filloi nga 1 gushti i sivjetmë te vendpushimi i shenjtë i Shkëlqesisë së Tij, Sari Salltëk Babës, në Malin e Pashtrikut, që shënon 400-vjetorin qysh kur ky vend është vendosur nën përkujdesjen (mbikëqyrjen) e Teqesë së Madhe Autoqefale Ballkanike, me seli në Gjakovë e Prizren”, thotë Çoçaj.

Ai thotë se ky pelegrinazh trejavor, që ka nisur më 1 dhe përfundon më 21 gusht të secilit vit, i përkushtohet nderimit të figurës së shenjtorit, Shkëlqesisë së Tij, Sari Salltëk Babës.

“Vend-pelegrinazhi i Pashtrikut kalon nën përkujdesjen e Teqesë së Madhe Autoqefale Ballkanike 400 vjet më parë, pikërisht në gushtin e vitit 1614, nën udhëheqjen e misionarit të parë dhe më të shquar të Tarikatit Saadi në Ballkan dhe Evropë, Postmbajtësit të parë të Teqesë së Madhe Autoqefale Ballkanike, Hirësisë së Tij, Sheh Sulejman Axhiza Babës”, thotë Çoçaj dhe shton se në këtë mision, 400 vjet më parë, në këtë vend dha jetën Shkëlqesia e Tij, flamurmbajtësi i Sheh Sulejman Axhiza Ababës, Baba Ahmet – Sanxhaktari, ndërsa në gusht të vitit 2006, rreth katër shekuj më vonë, po aty ranë edhe dy dervishë të Teqesë së Madhe Autoqefale Ballkanike, Dervish Sadik Luma dhe Dervish Ismet Morina.

“Në prag të jubileut të 400-të të pelegrinazhit të Pashtrikut, Teqja e Madhe Autoqefale Ballkanike i kujton me respekt figurat madhore të saj, dervishët që shërbyen në këtë petk dhe në këtë mision, dhe bën homazh për tre dervishët e rënë, flamurtarin e Hirësisë së Tij, Sheh Sulejman Axhiza Babës, Baba Ahmet-Sanxhaktarin, që ra para katër shekujsh aty, dhe dy dervishët e rënë para tetë vjetësh, të vrarë mizorisht dhe në rrethana të panjohura, në po të njëjtën vend, Dervish Sadik Luma dhe Dervish Ismet Morina”, shpjegon Sheh Musa Shehu, postmbajtës i Teqesë së Madhe Autoqefale Ballkanike, Gjakovë-Prizren.

Teqeja e Sari Salltëkut në Krujë

Eksperti i trashëgimisë dr. Çoçaj, shpjegon se më 1 gusht të këtij viti ka vizituar edhe Teqenë e Sari Salltëkut në Krujë.

“Udhëtimi për në malin e Skënderbeut, ose siç njihet nga vendasit, mali i Krujës, që është i lartë 1176 metra dhe në majë të tij është dhe vendi i shenjtë i Sari Salltëkut. Mali i Krujës përfshin dy komponentë, që ia vlejnë për t’i vizituar, duke nisur me selinë e Sari Salltëkut në majë të malit, po ashtu me teqenë e “Haxhi Shajnit”, një objekt i shenjtë i fesë bektashiane, ose siç quhet ndryshe dhe “gjurma e të shenjtit”, që ndodhet para se të hysh në Krujë”, thotë Çoçaj dhe shton se pas “gjurmës së të shenjtit” shkojnë edhe besimtarë të fesë bektashiane, po ashtu edhe njerëz të tjerë që nuk i përkasin këtij besimi.

Ky objekt është ndërtuar këtu e 500 vjet më parë.

“Në brendësi të teqesë, ndodhet dhe “gjurma e të shenjtit”, pra gjurma e parë e Sari Salltëkut, në ikje e sipër. Është një gjurmë që krutanët e ruajnë me fanatizëm. Sari Salltëku, ky shenjtor i madh, gjurmën e dytë të tij e ka lënë në Korfuz, ku edhe atje ka një teqe të tilla dhe në atë vend është dhe varri i shenjtë. Sari Salltëku ka ardhur në Krujë në mesin e viteve 1300. Ai përhapi bektashizmin e kulluar duke parandier ndoshta vorbullën e mërive etnike në Ballkanin e trazuar”, thotë Çoçaj.

Varri i Salltëk Babës konsiderohet si i shenjtë

Kur jemi te toponimi i malit Pashtrik medoemos duhet të themi se për këtë toponim në popull gjallojnë shumë gojëdhëna, që lidhen me emrin e këtij mali.

Këto gojëdhëna lidhen me emrin Sari Salltëk Babës, varri i të cilit misionar të fesë islame në Evropë, gjendet në pikën më të lartë të Pashtrikut, 1998 metra.

Në popull, te varri i Sari Salltik Babës, që vizitohet për çdo vit më 14 gusht, bëhen nderime dhe homazhe. Pelegrinazhi në Pashtrik ka vazhduar edhe në kohën e komunizmit dhe ka qenë një festë gjithëpopullore.

“Varri i Salltëk Babës që në gjithë Hasin këtej në Kosovë dhe në Shqipëri respektohet si një i shenjtë i nderuar i Dershilerëve. Atje tashmë është vetëm varri i Sari Salltëk Babës dhe që në të gjitha kohët dhe rrethanat ai varr është çmuar e respektuar. Hasjanët atje shkojnë pas martesave të tyre, e kur Zoti nuk i gëzon me fëmijë atje shkohet për pelegrinazh dhe nga atje thuhet se fillon mbarësia dhe në të shumtën e rasteve nuset e reja pastaj mbeten me barrë, siç thuhet, sepse Zoti i ndihmon që pasardhësit të gëzojnë botën”, shpjegon Çoçaj.

Pelegrinazhi për në majën e Pashtrikut, në të vërtetë për hasjanët ka një ndjenjë të lartë shpirtërore, sepse ai pastaj shpjegon se po të mos niseshin për atë pelegrinazh në majën ku është varri i Sari Salltëk Babës, tregojnë se shumë vështirë shihet ose nuk mund të shkohet fare, sidomos nga femrat, por në momentin kur njeriu vendos të bëjë këtë pelegrinazh, atëherë ndien lehtësi trupore dhe shpirtërore.

Çoçaj shpjegon edhe ritin e atjeshëm ku kryesisht prehet ndonjë kurban, qengj, dhe pastaj ndahet më të gjithë pelegrinazhistët e atjeshëm, pastaj zihet hallvë dhe kjo tregon mirëkuptimin njerëzor.

“Kjo bëhet për të lindur nusja që deri atëherë nuk ka lindur”, thotë Çoçaj.

Kurse për figurën e Sari Salltik Babës njësoj flet si në Krujë si në Kospvë dhe kudo që ka shqiptar.

Një varr i tillë është edhe te Qafa e Zhurit që vendasit e quajnë dhe e konsiderojnë si tyrbe të Salltikut, por ekspertë, besimtarë e fetarë për të nuk flasin e nuk dokumentojnë ndonjë dëshmi. /kosovasot/

Motoristi serb në Banjë të Malishevës

0

Motoristi serb ne MalisheveVazhdon patriotizmi i motoristëve serb në Kosovë. Kësaj radhe një i tillë u pa sot në Banjë të Malishevës.

Edhe pse motoristët serb, disa herë kanë ardhur në mënyrë të organizuar në Kosovë, ky u pa i vetëm. Ai nuk dihet nga shkonte, megjithatë shihet se është me targa serbe, kurse në xhaketë i shkruante Serbia.

Njësiti i motoristëve “Night Wolves” nga Serbia, muaj më parë ka filluar riorganizimin e vullnetarëve për të shkuar për luftë në Ukrainë, në pjesën e banuar me rus. Sipas mediave botërore, Putin ka armatosur dhe mobilizuar këtë grup motoristësh dhe ka urdhëruar që ata të kalojnë në krahinën ukrainase pikërisht në Aeroportin Simferopol, shkruan Express.

Ndryshe, motoristët disa herë kanë festuar në veri të Mitrovicës, ku numri i tyre arrinte nga 700 deri në 900. Ata madje këndonin edhe këngë ani-shqiptare.

Helsinki do të shndërrohet në qytetet pa automobila

0

HelsinkiKryeqyteti i Finlandës planifikon që deri në vitin 2025 të transformojë rrjetin e tashëm të transportit në një sistem inovativ, i cili do t[iu mundësojë qytetarëve një sërë zgjidhjesh fleksibile dhe të bëjë përdorimin e automjeteve nëpër qytet krejtësisht të panevojshëm.

Projektin që para pak kohësh e kanë prezantuar zyrtarët e Helsinkit do të mund të inspironte edhe qytetet e tjera të mëdha që ballafaqohen me probleme të shtuara të trafikut, shkruan londinezja The Guardian.

Me këtë plan parashihet dyzimi i të gjitha llojeve të mjeteve transportuese (autobus, biçikletë, taksi, traget etj).
Qytetarët do të mund të përzgjedhin destincionin, të marrin vesh se si mund të arrijnë më së lehti deri në atë destinacion dhe të paguajnë, të gjitha këto me anë të aplikacionit në smartfon.

Parimi është fare i thjeshtë: nevojitet vetëm të jepet adresa e nisjes dhe ajo e arritjes në destinacion, si dhe të përzgjidhet mjeti transportues. Aplikacioni, për të cilin iniciatorët pohojnë se do të jetë lehet i përdorshëm, do të funksionojë si planifikues i udhëtimit dhe si platformë universale për ndërlidhjen e të gjitha opsioneve të transportit urban.

Sot, zgjedhjet presidenciale në Turqi

0

Flamuri i turqisNë Turqi sot po mbahen zgjedhjet e para direkte presidenciale në historinë e këtij vendi. Prej se është formuar Republika e Turqisë, para më se 90 viteve, presidenti është zgjedhur nga parlamenti.

Kryeministri aktual, Recep Tayyip Erdogan, nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, me rrënjë islamike, pritet të fitoj bindshëm në këto zgjedhje. Erdogan, që është kryeministër prej vitit 2003, thotë se nëse fiton, ai dëshiron ta ndryshojë kushtetutën në mënyrë që posti presidencial, i cili deri tash ishte në masë të madhe ceremonial, të shndërrohet në pozitë të fuqishme ekzekutive në Turqi, raporton REL

Rivalë të tij në këto zgjedhje janë: Ekmeleddin Ihsanoglu, kandidat i përbashkët i partive kryesore të opozitës në parlament, dhe Selahattin Demirtas, me kombësi kurde, që e udhëheq Partinë Demokratike Popullore të krahut të majtë.

Nëse asnjë kandidat nuk i fiton më shumë se 50% të votave, atëherë më 24 gusht mbahet rundi i dytë.

Vizat margjinalizojnë artin

0

Art Liberalization Europe III DiasporaMes natyrës, nuk kishte si të ndodhe ndryshe, veçse, ajo të shkrihej në pëlhurat e tyre. Natyra dhe me bukuritë e saj ka qenë inspirim për shumë nga artistët pjesëmarrës të rezidencës ndërkombëtare “Art Liberalization Europe III Diaspora”, por janë trajtuar edhe tema të tjera, përmes të cilave artistët kanë shprehur revoltën e tyre ndaj vizave.

Sipas artistëve që kanë qenë pjesë e kësaj rezidence, qëllimi është sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar për barrierat që kanë artistët, që të dalin jashtë kufijve të Kosovës, për të prezantuar artin e tyre nëpër botë.

Naim Spahiu, organizator, thotë për “Zërin” se tema e rezidencës ndërkombëtare “Art Liberalization Europe III Diaspora” është ajo e liberalizimit në Evropë, që, sipas tij, “ka të bëjë me sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar që ne si artistë i kemi barrierat, pengesat në arenën ndërkombëtare, duke e ditur që kemi telashe duke filluar nga ato më të thjeshtat, prej vizave”.

Teksa flet për edicionin e tretë të organizimit të kësaj rezidence, Spahiu tregon se është një nunër i konsiderueshëm i artistëve që janë pjesëmarrës dhe që i janë bashkuar qëllimit të kësaj rezidence.

“Ne si artistë jemi të organizuar që sado pak të japim kontributin tonë”, ka thënë Naim Spahiu.

Arbnor Morina, i cili i është bashkuar me vonesë artistëve të rezidencës, hante drekë dhe pikturonte në të njëjtën kohë.

“Dje kam ardhur me vonesë sepse nuk jam duke jetuar këtu dhe jam duke nxituar”, thotë ai.

Morina punonte dy peizazhe. “Meqë jemi në Gërmi nuk mund t’i ikim inspirimit të natyrës. Ne jetojmë nëpër vende shumë urbane me ngarkesë shumë dhe kjo është një mundësi edhe e relaksimit, edhe e socializmit me natyrën dhe inspirimit direkt nga natyra”, ka treguar Morina. Duke iu referuar organizimit ai thotë se dihet se kemi problem shumë të madh me lirinë e lëvizjes.

“Kjo është edhe një lloj proteste, një lloj pakënaqësie, karshi një sistemi “demokratik”, Bashkimit Evropian”, ka thënë artisti, derisa shprehet se gjithë organizimi e ka mesazhin e vet. “Ne e dimë që ky tentimi ynë është shumë i vogël karshi problemeve të mëdha që i ka shteti ynë me liberalizimin, por sidoqoftë kjo është një mënyrë e shprehjes së revoltës sonë artistike”, ka thënë Arbnor Morina.

Besarta Fetiu, një tjetër artiste pjesëmarrëse e rezidencës, e sheh këtë organizmi si mundësi e bashkimit të artistëve.
“Qëllimi i këtij organizimi është shumë i rëndësishëm, që ne artistët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia të takohemi mes vete”, thotë Fetiu e cila ka punuar dy punime ku ka paraqitur peizazhe.

Bashkim Zabërgja shprehet se mënyra më e mirë për të protestuar artistët është puna e tyre. “Ne artistët nuk kemi tjetër formë, pos mënyrës si punojmë ne, me atë protestojmë, me atë festojmë”, thotë Zabërgja, teksa punonte në një peizazh.

“Pasi është koloni, zakonisht punohen motive të atypëratyshme, dhe natyra më ka motivuar”, ka treguar Bashkim Zabërgja.

Uran Limani tregon se rezidenca ka të bëjë me mosdaljen e artistëve jashtë kufijve të Kosovës. Ai thotë se artistët duhet të jenë të lirë, sepse përfaqësojnë një shtet.

“Artistët janë ambasadorë të shtetit dhe ata nuk është dashur të kenë barriera për ekspozimin dhe prezantimin e punëve të tyre jashtë vendit”, shprehet Limani.

Teksa tregon për punën e tij dyditore, ai thotë se është një ndër protestat më të qeta, më të bukura, më paqësore, që bëhet përmes artit.

“Kam dy punime që janë peizazhe, që janë të realizuara në frymën që unë punoj vazhdimisht, që kanë tregimin e vet. Njëri peizazh përçon një moment të ftohtë, një kohë me borë, tjetri është më i ngrohtë, është peizazh fshati, ku shihet kulla si sinonim i traditës sonë”, ka thënë Uran Limani.

Në edicionin e tretë të rezidencën ndërkombëtare “Art Liberalization Europe III Diaspora”, e mbajtur më 8 dhe 9 gusht, kanë marrë pjesë 18 artistë që kanë trajtuar tema të lira, por që punimet e tyre është dashur t’i përfundojnë brenda dy ditëve aq sa ka zgjatur rezidenca.

Punimet do të grumbullohen, do të krijohet një fond, për të cilin Naim Spahiu, thotë se shpeshherë e përdorin për fonde bamirësie, për ndonjë organizim që ka të bëjë më gjendjen sociale të njerëzve të Kosovës.

Janë ndarë mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit dhe ata që e kanë përkrahur organizimin.

Gjermania kërkon nga Serbia ‘Bruksel 2’ për Kosovën

0

Markel-gjermaniaKonferenca e ardhshme ndërqeveritare Beograd- Bruksel , e cila praktikisht do të hapte negociata për anëtarësim të Serbinë në BE nuk do të mbahet para pranverës së ardhshme.

Parakushtet për mbajtjen e saj, për të cilat insiston Gjermania janë: Zbatimi i tërësishëm i Marrëveshjes së Brukselit si dhe miratimi i Marrëveshjes tjetër kornizë ndërmjet Serbisë e Kosovës që tashme quhet Brukseli 2, shkruan gazeta e Beogradit Novosti, transmeton Koha.net.

Pritjet në BE e në radhë të parë ato të deputetëve të koalicionit në Gjermani janë që kjo marrëveshje së pari të definojë përmbajtjen e negociatave të kapitulli 35 ( që kanë të bëjnë edhe me Kosovën) i cili pastaj dhe do të mund t hapej për biseda.

E, sipas kërkesave të ditura, të cilat kohë më parë i kanë paraqitur deputetët e Bundestagut në Beograd, kapitujt tjerë nuk mund të hapen para se të mos “piqet” kapitull 35.

Tashmë është paraparë që çdo anëtar i BE-së mund të ndalojë negociata me Serbinë nëse nuk është e kënaqur në përparimin e dialogut me Prishtinën.

Serbia i druan kësaj, pasi parasheh se Kosova mund të ankohet gjithmonë në ngecje marrëdhëniesh e në moszbatim të marrëveshjeve;

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie etnike gjithashtu thotë se bisedimet e Serbisë me Kosovën do të vazhdojnë dhe se ato do të përfundojnë me një marrëveshje të re kornizë.

“Kjo marrëveshje do të hapë çështje të reja:Bashkëpunimin me Kosovën në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe KB-në me ç’rast nuk do të kërkohet njohja e anëtarësimit ë saj, por ‘mos pengimi” i pranisë së Kosovës”, ka thënë Janjiq.

Muzika si biletë udhëtimi nëpër botë

0

Play guitarMbështet biçikletën në pemë, nxjerr kitarën nga çanta dhe e lëshon në tokë me një karton në të cilin shkruan: “Po udhëtoj pa para dhe jam seksi”. Kap kitarën dhe fillon të këndojë këngën “Ice Cream Man”, që për një çast habit kalimtarët, që kthejnë kokën kah ai në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Edhe pse i lodhur nga udhëtimi me biçikletën e tij me dy palë pedale dhe me mbishkrimin: “Say my name” në konstruktin e saj, Wojtek Lewandowskin nuk e pengon që të argëtojë njerëzit me kitarë me të cilën mund të fitojë pak para për udhëtimin e tij të radhës, shkruan Koha Ditore.

“Luaj të gjitha zhanret e muzikës, blues, jazz… Çdo gjë që më bie ndërmend”, thekson Lewandowski derisa thith cigaren, para se t’i lagë buzët me “Fanta Shokata”.

Lewandowski, 30-vjeçar, ka ardhur në Prishtinë nga Nishi i Serbisë me një grup njerëzish si pjesë të projektit “Ecotopia World Tour” që kanë nisur një udhëtim nëpër vendet ballkanike.

“Jemi një grup i shpërndarë prej 20 vetash, të cilët jemi duke udhëtuar me biçikleta deri në Athinë të Greqisë. Grupi është i përbërë nga amerikanë, meksikanë, spanjollë, gjermanë, italianë”, thotë biondi shtatgjatë, përderisa falënderon kalimtarët që i dhurojnë para për performancën e tij.

Vritet edhe një shqiptar nga Kosova në “Kalifat”

0

Patriot Matoshi-xhihadistNë luftimet e ashpra në të ashtu quajturin “Kalifat”, territori i okupuar nga organizata terroriste Shteti Issam i Irakut dhe Shamit (ISIS) është vrarë edhe një shqiptar nga Kosova.

Forumet e xhihadit thonë se ky person është Patriot Matoshi nga Gjilani. Express raporton se faqet e xhihadit e kanë sqaruar edhe mënyrën e vrasjes së tij.

“Para namazit të xhumas vllau ynë patriot matoshi vdiq (ra shehid ishaaAllah) nga plagët e rënda ndrroi (u godit nga një snajper) jetë luani i madhë i kosovë dhë në qastet e fundit të jetës së tij, ishte duke berë tekbir, Allahu subhaneu ue te ala e pranoft shehid dhe e bashkoft me pejgamberin (sala llahu alejhi ve selem) dhe me te gjithë shehidat ne xhennetin firdeus.Allahume amin”, shkruan në në nga këto faqe, raporton Express.