31.7 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 7772

Integrimi i veriut i pashpresë

0

Mitrovice-VeriuZgjidhja e problemit të Mitrovicës, pretendohet të bëhet përmes vazhdimit të dialogut me Serbinë, me kusht që Kosova të jetë më këmbëngulëse në kërkesat e saj.

Analistët konsiderojnë se cilado palë që do ta formojë qeverinë e re, nëse nuk arrin ta sigurojë shumicën shqiptare, do të jetë e ndikuar nga Lista Serbe, e cila vepron me direktiva të Beogradit.

Rrjedhimisht çështja e veriut do të vazhdojë të mbetet e pazgjidhshme. /Tribuna/

Kuorumi në Kushtetuese, i varur nga ndërkombëtarët

0

GjykataKushtetuese e KosovesGjykata Kushtetuese pritet që para 31 gushtit ta shpall aktgjykimin mbi kushtetutshmërinë e vendimit të Kuvendit të Kosovës, për zgjedhjen e Isa Mustafës kryeparlamentar.

Kjo, sipas burimeve të gazetës Tribuna or faktin se në fund të këtij muaji u skadon mandati tre gjyqtarëve ndërkombëtar.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese është duke funksionuar me tetë gjyqtarë, për sa kohë që vendimet nuk mund t’i marrë pa pasur një kuorum prej së paku shtatë anëtarësh.

32 vjeçari i vrarë në Gjermani, është nga Rahoveci

0

vrasje ne gjermaniPas një zënke mes pesë personave në Hamburg të Gjermanisë, një 32 vjeçar nga Kosova u vra, ndërsa një tjetër u plagos rëndë. Mësohet se të dy viktimat janë nga fshati Brestoc, i komunës së Rahovecit.

Në konfliktin në Harburg të Hamburgut në Gjermani, një 32 vjeçar nga Kosova humbi jetën, ndërsa vëllai u plagos rëndë. Portali lokal, RahovecPress bënë të ditur se të dy viktimat janë nga fshati Brestoc i komunës së Rahovecit.

Mediat gjermane kanë raportuar, se Policia ka parë pesë persona duke u gjuajtur me armë dhe duke u sulmuar thika.

Pas ndërhyrjes së policisë tre prej personave kanë ikur, ndërsa aty kanë mbetur dy kosovarët, njëri 32 vjeç, i vdekur dhe tjetri, 36 vjeç me plagë të rënda dhe në rrezik për jetën. I plagosuri është dërguar në spital dhe i është nënshtruar një operacioni emergjent.

Ndërkohë policia ka kapur në një veturë Mercedes një turk 38 vjeçar të plagosur me thikë, i cili dyshohet si njëri prej dorasëve. Edhe dy të tjerë, të dyshuar për pjesëmarrje në konflikt janë kapur pak më vonë, edhe ata me plagë të lehta./express/

U mbajt sesioni XII shkencor i shoqatës “Trojet e Arbërit”

0

Sesioni XII shkencor-Trojet e ArbëritOrganizuar nga shoqata e intelektualëve mbarëshqiptarë “Trojet e Arbërit”, sot në hotel “Europa” në Gjakovë u mbajt sesioni XII shkencor “Ripushtimimi jugosllav i Kosovës dhe i trojeve tjera etnike prej vitit 1944 dhe qëndresa shqiptare”.

Në këtë sesion shkencor, studiues nga trojet etnike shqiptare dhe diaspora në Evropë, Amerikë dhe Australi përmes fakteve dhe argumentimit të mirëfilltë shkencor kanë hedhur dritë mbi zhvillime të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe pasojat që solli ripushtimi sllav.

Të pranishëm ishin përfaqësues të më se 10 subjekteve politike, shoqatave dhe organizatave të ndryshme, si dhe të ftuar të shumtë, në mesin e tyre anëtarë të familjeve atdhetare që kanë kontribuar për çështjen kombëtare. /PrizrenPress.com/

Haziri: Remit iu ka ngrirë koha, Bukoshi po shet kopalla

0

LutfiHaziri5-30Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se ka përfunduar koha kur LDK ka ndërtuar koalicion me PDK’në. Sipas tij, Rrustem Mustafa i PDK’së ende është në vitin 2007. Sidoqoftë, Haziri thotë secili duhet ta kuptojë se ndërtimi i koalicioni paszgjedhor dhe zgjedhja e Isa Mustafës në krye të Kuvendin kanë krijuar situatë të re politike.

“Realiteti në Kosovë ka ndryshuar nga koha që Rrustem Mustafa e mban mend. Kjo është që Kosova përfundimisht ka krijuar një realitet të ri politik. Realitetin e parë politikë e ka krijuar LDK më 9 qershor duke krijuar një bllok politik të ri i ri i emëruar “Blloku i kthimit të Shpresës” në të cilin ka hyrë AAK, NISMA dhe të tjerët. Lidere e këtij koalicioni është LDK’ja me numrin më të madh të votave. Ndërsa, në rastin e zgjedhjes së Isa Mustafës Kryetar i Kuvendit, PDK ka krijuar një situatë të re politike, duke e lëshuar sallën në të cilin grup kanë hyrë PDK’ja dhe disa individë të minoriteteve. Nuk ka rrugë tjetër pos zgjidhjes brenda këtyre dy blloqeve. Përjashtuar çdo lloj mundësie që këto dy blloqe të shkrihen dhe t’i lënë partnerët në pritje”, ka thë Haziri në një intervistë për Express.

Haziri ka folur edhe për zhvillimet brendapartiake, duke thënë se këtë parti s’mund ta udhëheqin ata që vetëm kanë marrë nga LDK e s’i kanë dhënë asgjë partisë së tyre.

“Edhe Bujar Bukoshi edhe të tjerëve LDK u ka dhënë shumë. Është koha që ata t’ia kthejnë borxhin LDK’së, e këtë borxh e ka edhe Nexhat Daci, edhe Fatmir Sejdiu, edhe shumë të tjerë që në kuadër të strukturës politike të LDK’së i kanë marrë aq shumë LDK’së, sa vërtetë ka ardhur koha t’ia kthejnë borxhin partisë së vet duke krijuar unitet në parti”, thotë ai.

Serbia rrezikohet nga plakja

0

Serbia-plakjaShteti fqinj Serbia po plaket shpejt. Plakja e fuqisë punëtore përpos që po e rrezikon ekonominë e këtij vendi, rrezikon edhe vitalitetin dhe përgjysmimin e serbëve.

Serbia është vendi më i plakur në Evropë. Sheshi më i vjetër i Beogradit ‘Mbreti Mihajllo’ është i vetmi vend ndoshta në rajon ku mund të shihni një plakë mbi 70 vjeçe duke shitur akullore, apo të tjerë duke shitur piktura, duke bërë muzikë në rrugë për ta nxjerrë bukën e gojës.

Statistikat shtetërore raportojnë se vetëm gjatë vitit të kaluar në 1500 vendbanime të Serbisë nuk ka lindur asnjë fëmijë. Përderisa një e treta e popullsisë është mbi 60 vjeç. Ndërsa mesatarja e përgjithshme e moshës së serbëve është 45 vjeç.

Plakja e serbëve është e shpejtë dhe nga viti në vit vërehet dëmtim i vitalitetit, që rrezikon seriozisht ekonominë e Serbisë.

Sidomos të Serbisë Jugore ku mosha mesatare atje, është mbi 50 vjeç.

Buxheti i Serbisë është i stërngarkuar me pagat e pensioneve dhe ndihmat sociale që kryesisht shkojnë për të moshuarit, shumica prej të cilëve nuk kanë të as të afërm për t’u kujdesur për ta.

Enti i Statistikave në Beograd, vlerëson se nëse Serbia nuk i importon rreth 40.000 të rinj nga jashtë rrezikon që në vitin 2050… nga rreth 7 milionë sa janë sot të mbesin vetëm në 3 milionë e gjysmë banorë.

Serbia sot është aq e vjetër sa një e treta e buxhetit shkon për pensione. Nëse për 15 vitet e ardhshme nuk gjendet gjak i ri nga jashtë, për ta siguruar forcën punëtore Serbia rrezikon seriozisht jo vetëm ekonominë e saj, por edhe vitalitetin e Kombit Serb./rtk/

Edhe Kosova e Shqipëria të prekura nga tkurrja e popullsisë

0

Popullsia-prishtineShqipëria dhe Kosova, por edhe shtete të tjera të Ballkanit janë prekur nga fenomeni i tkurrjes së popullsisë.

Jo vetëm emigracioni është tregues i kësaj por vitet e fundit si një problem madhor është evidentuar edhe rënia e lindshmërisë.

Sipas një studimi të “Open Data Albania”, rënia e lindjeve ndikohet shumë edhe nga politikat e mbështetjes sociale që ofron secili shtet për nënat më fëmijë.

Në këtë drejtim Kosova dhe Shqipëria kanë shumë mangësi pasi nuk e favorizojnë një nënë të punësuar, si për sa i përket sigurisë në punë ashtu edhe lejes së lindjes. Aranita Brahaj drejtoreshë ekzekutive e “Open Data Albania” thotë se në këtë drejtim gratë shqiptare kanë shumë pak përfitime nga leja e lindjes, si për sa i përket ditëqëndrimit ashtu edhe masës së përfitimit në lekë nga paga.

Për më tepër punëdhënësit i ”diskriminojnë” gratë me fëmijë, duke mos preferuar t’i punësojnë për shkak se mendojnë se kostoja është e lartë, bie rendimenti i punës, ndaj dhe biznesi i tyre nuk ka përfitime.

“Shqipëria dhe Kosova janë në një nivel pak më negativ se vende të tjera si Maqedonia, Mali i Zi apo Kroacia të cilat gjatë periudhës së leje lindjes gruan e paguajnë në sasinë 100 % të pagës që ka pasur në momentin që ka marrë këtë leje lindje, ndërkohë që Serbia është ajo që e paguan me 106 % të pagës. Në rastin e Shqipërisë kjo masë është në vlerën 65 % ndërsa Kosova e ka më të ulët, 63 %. Në rastin e Kosovës kjo pagesë ndahet mes punëdhënësit dhe shtetit, ku më shumë paguan punëdhënësi. Kosova është rast unik në këtë drejtim pasi këtë lloj skeme e aplikojnë vetëm vende të fuqishme si Gjermania dhe Britania e Madhe. Ky parashikim ligjor krijon defekte, për shkak se punëdhënës të cilët nuk janë ende shumë të konsoliduar, nuk mund të përballojnë kosto të larta të mbajtjes në punë të një individi (nënë me fëmijë) dhe do të preferojnë të punësojnë gra që nuk marrin leje lindje, ose vajza të reja që nuk janë të martuara apo persona të gjinisë tjetër, pra meshkuj,” analizon situatën Aranita Brahaj, drejtoreshë e “Open Data Albania”.

Sipas “Open Data Albania” mbrojtja ligjore që është dhënë nga Kodi i Punës i Kosovës, është jo cilësore pasi nuk jep siguri në punë për gratë, të cilat detyrohen nga ana tjetër të lindin më pak fëmijë, gjë që ndikon më tej në uljen e numrit të popullsisë të secilit shtet.

“Shtete të vogla të Ballkanit qoftë Shqipëria, Kosova, Bosnja apo Mali i Zi janë vende që vitet e fundit kanë filluar të preken nga ajo që quhet tkurrje e popullsisë apo pakësimi i numrit të lindjeve. Duhet pasur parasysh se ne jemi të prekur nga emigracioni, pra një pjesë e popullsisë është ndarë nga shteti amë, qoftë ky Kosova apo Shqipëria dhe është larguar drejt emigracionit. Rasti i Shqipërisë ne kemi pasur një tkurrje rreth 30 % të popullsisë, pretendohej që popullsia e Shqipërisë kishte shkuar rreth 4 milionë banorë, ndërkohë që censusi i fundit tregoi që ne ishim më pak se 3 milionë, ishim 2.8 milionë. Të njëjtën gjë shohim pas 2009-ës edhe në Republikën e Kosovës. Duket sikur numri i fëmijëve për çdo nënë në moshë riprodhuese është ulur dhe nuk është më numri i dikurshëm, çka në njëfarë mënyrë bashkë me emigracionin, do të jap efekte negative në demografinë e këtyre shteteve në të ardhmen,” tha Aranita Brahaj.

Referuar studimeve të ndryshme demografike nëse më parë çiftet e reja lindnin më shumë se dy fëmijë, sot preferojnë të kenë vetëm një fëmijë apo maksimumi dy fëmijë. Pikërisht kushtet ekonomike dhe ndryshimi i stilit të jetesës janë arsye sipas sociologëve që kanë ndikuar në uljen e lindshmërisë, dhe tkurrjen e numrit të popullsisë.

Megjithatë “Open Data Albania” me studimin e saj kërkon të përcjellë mesazhin se qeveria në këtë drejtim duhet të ndjek politika favorizuese dhe jo diskriminuese për gratë, siç është për shembull rasti i Serbisë e cila e paguan një grua gjatë lejes së lindjes me 106 % të pagës së saj. Sipas statistikave zyrtare, censusit të fundit Shqipëria ka 2.8 milionë banorë, ndërsa Kosova më pak se 2 milionë, rreth 1 milionë e 739 mijë banorë.

Gostivar, “Skënderbeu” hidhet në plehra

0

Skënderbeu hidhet në plehraNjë bust i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është parë të shtunën në një grumbull mbeturinash në qytetin e Gostivarit.

Alarmin për një gjë të tillë e ka bërë Aleanca Kuq e Zi, që nuk ka vonuar për ta shpërndarë një fotografi në faqen e saj në rrjetin social facebook.

“Sapo ka ndodhur: Skandal i radhës në Gostivar, ku persona të pa identifikuar kanë shkatërruar bustin e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe e kanë hedhur në një grumbull mbetje inertesh (mbeturina)”, thuhet reagimin e këas Aleance, transmeton koha.net. “Kini kujdes, ashtu si Serbia, Greqia edhe Maqedonasit kanë filluar të përdorin teorinë e ‘Perca dhe Sundo’. Kjo me siguri është një veprim maqedonas për ta futur përçarjen mes shqiptareve. Trp”, thuhet aty më tej.

Mërgimtarët interesohen për zhvillimin e Prizrenit

0

ura e gurit ne prizrenSkender Morina ka vite që bashkë me familje jeton në Gjermani. Ai çdo vit pushimet verore i kalon në vendlindje-Prizren.

Morina thotë pavarësisht se punojnë e jetojnë në Gjermani, mërgimtarët janë të interesuar të investojnë në qytetin e Prizrenit.

“Kërkoj që të gjendet një formë që edhe mërgimtarët të kenë mundësi që të participojnë financiarisht në realizimin e projekteve në Prizren”, tha Morina.

Qendra për Promovim Demokratizim dhe Integrim, ka organizuar të shtunën një takim me mërgimtarët e Prizrenit. Në këtë takim mërgimtarët kanë shprehur gadishmërin që të japin kontributin e tyre për zhvillimin e Prizrenit.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Kujtim Gashi dhe drejtori i Qendrës për Ruajtjen e Trashëgimisë, Samir Hoxha,kanë mirëpritur interesimin e mërgimtarëve për të kontribuar në zhvillimin e Prizrenit.

Gashi e Hoxha po ashtu informuan mërgimtarët për punën që qeveria komunale është duke e bërë në zhvillimin e këtij qyteti. Ata kanë ftuar mërgimtarët që të mos hezitojnë të kontribuojnë në zhvillimin e qytetit të tyre./TV Besa/

VV ia humb shpresat PDK-së: Në kurrfarë koalicioni me ta

0

Thaci kurtiLëvizja vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti ka ripërsëritur se në asnjë mënyrë nuk do të hyjnë në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit.

Zëdhënësi i Lëvizjes vetëvendosje, Erzen Vraniqi ka thënë për Gazetën Blic se pikërisht ishte subjekti politik, VV që menjëherë pas zgjedhjeve ka ndërmarrë iniciativën që të bëjë bashkë LDK-në- AAK-në e Nismën vetëm e vetëm që të mos formohet edhe qeveria Thaçi 3.

“Më 9 qershor, një ditë pas zgjedhjeve nacionale, ne kemi marrë iniciativë që ti takojmë përfaqësuesit e LDK, AAK dhe Nisma, me qëllim që t’i bindim që të mos i bashkëngjiten PDK-së dhe Thaçit në një qeveri Thaçi 3”, ka thënë Vraniqi.

Sipas tij, kjo iniciativë është bërë duke e marrë në konsideratë dëmin që ja ka shkaktuar Kosovës qeverisja e dy mandateve qeveritare: Thaçi 1 dhe 2.

“Andaj, duke u nisur nga kjo Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk futet në kurrfarë koalicioni me PDK-në, sepse ne duam që qeveria e ardhshme të ketë një kurs tjetër shtetëror, me bazë shtetndërtimin dhe zhvillimin ekonomik, duke e shpëtuar Kosovën nga kapja që ja ka bërë korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi, shitja e pasurive publike e natyrore si dhe varësia prej pazareve me Serbinë”, ka thënë Vraniqi.

Ndryshe, gjatë ditës televizioni publik i Kosovës ka raportuar se mund të ndodh një koalicion i mundshëm ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Pro kësaj ideje është shprehur edhe analisti politik Armend Muja.

Mirëpo, pesimist për një koalicion ndërmjet PDK-së dhe VV-së është shprehur edhe Rrustem Mustafa i PDK-së.