22.9 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025
Home Blog Page 7910

Kurti fton Thaçin në debat publik televiziv për të gjitha çështjet

0

AlbinKurti1205Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka bërë ftesë publike kryeministrit në detyrë Hashim Thaçi për debat publik televiziv për të gjitha problemet e kohës, që i ndajnë ata.

Në ftesën publike, drejtuar përmes medieve, thuhet:
Kryeministri në ikje kishte nisur të shqetësohet për idealet e parimet e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe kishte filluar ta përmend bashkimin kombëtar. I bëj ftesë publike Hashim Thaçit për debat të drejtpërdrejtë në televizionin publik, ku do të kemi mundësinë të diskutojmë mbi parimet, idealin e bashkimit kombëtar, ndërprerjen e dialogut me Serbinë dhe çështje të tjera politike, sociale dhe ekonomike.

Ramadani: Thaçi e futi Kosovën në një tunel!

0

Burim Ramadani AAKEdhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ndonëse në zgjedhjet e fundit nuk ka arritur që të fitojë mjaftueshëm vota që të jetë pjesë e legjislacionit të ardhshëm, ka ironizuar me një postim të kryeministrit në largim, Hashim Thaçi në Facebook.
Lexojeni të plotë shkrimin e tij në Facebook:

Vërtetë ka dritë në fund të tunelit – ndryshimi rrënjësor

Të dashur miq,

Është e vërtetë që të gjithë po shohim dritën në fund të tunelit. Marrëveshja e 10 qershorit është shpresa për forcimin e shtetit dhe demokracisë.

Kryeministri në largim, z. Thaçi paska përmendur dritën në fund të tunelit. Normalisht! Edhe ai tashmë po e sheh se këtij vendi dhe populli mund t’i kthehet shpresa, mund t’i kthehet mundësia për jetë më të mirë dhe për barazi para ligjit. Edhe ai tashmë duket se po bindet se largimi i tij nga Qeveria është çështje e kryer.

Për shtatë vjet me radhë, ishte pikërisht z. Thaçi dhe qeveria e tij që futi Kosovën në një tunel. Dëmtoi dukshëm demokracinë, shkatërroi shpresën e qytetarit, shkeli plotësisht konceptin e barazisë para ligjit, rriti korrupsionin, bashkëjetoi me krimin e organizuar, dekulturalizoi vendin, zhvelftësoi arsimin, infektoi shëndetësinë dhe izoloi Kosovën.

Prandaj, ndryshimi rrënjësor që po vjen është drita në fund të tunelit. Qeveria e duarve të pastra dhe rendit e ligjit. Ky është ndryshimi.

Burim Ramadani
Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së

Vishej si polic dhe vidhte banesat natën

0

pranga 5Policia Shtetit ka arrestuar një person, i cili akuzohet për vjedhje në fshatin Lazarat.

Sipas policisë, shtetasi Azbi Avduli duke përfituar nga situata e krijuar në këtë fshat vishej si polic dhe vidhte banesat natën.

Forcat e policisë janë prezente prej disa javësh në fshatin e Lazaratit, pasi kanë ndërmarrë një aksion antikanabis, duke zbuluar dhe asgjësuar sasitë e drogës.

Arrestimi i tij është kryer nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Çfarë nënshtrimi!

0

Imer MushkolajShkruan: IMER MUSHKOLAJ

Hashim Thaçi është në pozitë vështirë. Aq të vështirë sa ka nisur të përmend parime e ideale. Nga tuneli i errët ku gjendet, shpëtim po kërkon edhe te “antiamerikanët” e Vetëvendosjes. Çfarë nënshtrimi epokal!

Me siguri nuk ju ardhur shpesh ose fare ndërmend se do të vijë një ditë kur Hashim Thaçi do të trokasë në dyert e Lëvizjes Vetëvendosje. Jo për t’i akuzuar zyrtarët e saj si antiamerikanë, por për t’u ofruar bashkëqeverisje. Dhe, jo bashkëqeverisje çkadoqoftë, por për t’i ofruar postin e kryeministrit dhe gjashtë ministri!

Lajmi për shumëkë mund të jetë befasues, kur dihet se çfarë raportesh ka pasur PDK me Vetëvendosjen gjatë gjithë viteve të fundit. Por, i gjendur në panik dhe në përpjekje që me çdo kusht të mbetet në pushtet – me çfarëdo çmimi dhe në çfarëdo forme, Thaçi po e sakrifikon edhe postin e dashur të kryeministrit, duke ia ofruar liderit të subjektit politik që e kishte luftuar më së shumti dhe që e kishte pasur opozitë reale të qeverisjes së tij.

Në Facebook, hapësirë ku herë pas here i shpreh frustrimet e veta prej politikani që s’e do askush në bashkëqeverisje, Thaçi kritikoi Vetëvendosjen duke thënë se “me vrull shkeli të gjitha idealet dhe parimet e saj të proklamuara, vetëm e vetëm që ta forcojë bllokun e inatit”.

“Kështu, kjo parti me shpejtësi rrufeje hoqi dore nga gjithçka që votuesit e saj kishin besuar, duke përfshirë këtu idealin e saj për bashkim kombëtar dhe ndërprerjen e dialogut me Serbinë”, shkroi ai.

Sa do të pajtohesha me të gjitha këto po që se do t’i shkruante dikush tjetër, e jo kryeministri në largim. Teksa kritikon Vetëvendosjen, Thaçi “harron” se nga ideali për bashkim kombëtar së pari ka hequr dorë ai, qysh kur UÇK thoshte se po luftonte për një gjë të tillë. Sa për parime, Thaçi është i fundit që duhet t’i përmend ato. Gjatë gjithë viteve të qeverisjes së tij, ai nuk është udhëhequr nga parimet, por nga lakmia për të mbajtur gjithsesi postin, për të gazuar privilegje që posti ofron, qoftë edhe duke ndërmarrë veprime që në një situatë normale dhe në një vend normal do të konsideroheshin të paktën të padenja për një kryetar qeverie.

I mbetur pa fije shprese se do të mund të vazhdojë edhe për një mandat në krye të Qeverisë, Hashim Thaçi nuk ka ngurruar t’u ofrojë poste e privilegje partive që kanë krijuar bllokun opozitar, që ai po e quan “Beslidhja e Inatit”. Sipas tij, këto parti kanë anashkaluar çdo kriter dhe parim dhe janë bërë bashkë për të formuar një “besëlidhje” të bazuar në interesa të ngushta personale dhe të inatit.

Thaçi na flet për interesa të ngushta, personale e të inatit, ndërkohë që qeverisjen e tij e ka bazuar pikërisht në përmbushjen e interesave të ngushta, personale dhe në inatin karshi partive të tjera.

Thaçi na flet për interesa të ngushta, personale e të inatit, ndërkohë që pushteti i tij ka qenë pikërisht pushtet i interesave të ngushta, personale dhe i inatit.

* * *

Dhe prapë, në postimin e tij në Facebook, hapësirë që po i shërben për t’i ndarë me të tjerët hallet e veta, ndërkohë që partitë politike po ia refuzojnë edhe ofertën që po ua bën për postin e të parit të qeverisë dhe poste të ministrave me bollëk, Hashim Thaçi shprehet se “Blloku i Inatit” u krijua për bllokimin e Misionit të Ri.

Lideri i PDK’së sikur harron se Misionin e Ri e shpiku vetëm sa për t’i mbuluar dështimet e “misioneve të vjetra”. Vazhdimi i qeverisjes së Thaçit me Misionin e Ri do të ishte i dëmshëm dhe do të shërbente pikërisht për vazhdimin e realizimit të interesave të ngushta e personale.

Thaçi thotë se tash është momenti që të gjithë aktorët politikë të bëhen seriozë dhe ta respektojnë votën e qytetarëve dhe vullnetin e tyre. Në zgjedhjet e vitit 2010, ndërkaq, ai nuk mendonte kështu.

Ai nuk kundërshtoi vjedhjen industriale të votave dhe erdhi në krye të ekzekutivit edhe me ato vota të keqpërdorura. Tash flet për “momentin” e respektimit të vullnetit të qytetarëve, por nuk bëzante atëherë kur ky vullnet i qytetarëve u përdhos e u shkel pikërisht nga njerëz të partisë së tij. Hipokrizi quhet kjo.

Në postimin në Facebook, Thaçi flet edhe në emër të qytetarëve të Kosovës, kur thotë se beson, sikurse dhe ata se bashkimi ndërmjet spektrit politik kosovar duhet të bëhet për shkak të interesave shtetërore dhe jo tekeve apo inateve personale.

Sa vonë i ka rënë ndërmend për interesat shtetërore, ndërkohë që shquhet për teke dhe inate personale. Sa vonë i ka rënë ndërmend të bëjë thirrje për të dëshmuar pjekuri e aftësi politike, kur për gjithë këto vite, me veprimet që i ka ndërmarrë, ka dëshmuar jo rrallë papjekuri dhe paaftësi politike.

* * *

Hashim Thaçi po përpiqet të gjejë një kashtë ku të kapet, nga përmbytja që po e kërcënon dhe gojën e ka plot parime e ideale. Megjithatë, ai thotë se po e sheh një dritë në fund të tunelit.

Dritë në fund të tunelit edhe mund të shohë, sepse shpresa për qeverisje vdes e fundit. Por, me qeverisjen e tij vendin e ka futur në një tunel pa fund, pa dritë e pa shpresë.

Tash është vënë në aksion për shpëtimin e vetes së tij dhe privilegjeve që ia ka dhënë karriga e kryeministrit. Është vënë në aksion për shpëtimin e rrjetit të tij të krijuar për tetë vjet me radhë, rrjet që ka kapur vendin me hajni, korrupsion e krim të organizuar. Aq i bën për vendin, parimet e idealet. Përralla janë ato./Express/

Dasmë në Kanada, martohet Carlo Ancelotti

0

126102Martesë larg aparateve për Carlo Ancelottin që këtë të dielë që lamë pas la lidhur kurorë në Vancouver me partneren e tij Mariann Varrana McClay.

Tekniku i Real Madrid harron kështu martesën 25-vjeçare me Luisa Gibellini dhe martohet me kanadezen me origjinë spanjolle.

Pak javë më parë u martua edhe vajza e teknikut italian, Katia. /albeu.com/

Letra për Mustafa Krujën: Si u torturuan e më pas u pushkatuan 40 meshtarët

0

mustafa-21Kuvend letrash me miqtë, letërkëmbimi i pasur i Mustafa Merlikës-Kruja e përfshirë në katër vëllime jep dimensionin jo vetëm të këtij personaliteti, por dokumenton e zbardh shumë anë të errëta të historisë sonë në periudhën më delikate, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur pushtetin e morën e komunistët. Gazeta “Standard”, me të drejtat e botimit, nis ciklin e publikimit, çdo ditë, të disa letrave të rralla, së pari me letërkëmbimin e Krujës me familjen Gjonmarkaj dhe kryesisht, siç do ta shohim në këtë vëllim, me kapedanin e Mirditës.Kuvend letrash me miqtë, letërkëmbimi i pasur i Mustafa Merlikës-Kruja e përfshirë në katër vëllime jep dimensionin jo vetëm të këtij personaliteti, por dokumenton e zbardh shumë anë të errëta të historisë sonë në periudhën më delikate, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur pushtetin e morën e komunistët. Gazeta “Standard”, me të drejtat e botimit, nis ciklin e publikimit të disa letrave, së pari me letërkëmbimin e Krujës me familjen Gjonmarkaj dhe kryesisht, siç do ta shohim në këtë vëllim, me kapedanin e Mirditës, Ndue Gjonmarkun, figurë e mirënjohur historikisht e Derës së Gjonmarkajve të Mirditës, që udhëhoqën luftën ma të vendosun antikomuniste të krahinës në fjalë e ma vonë e shtrin në tanë territorin e Shqipnisë.

“Çfarë përfytyrimi i kthjellët i s’ardhmes, çfarë idili shpirtëror me thelbin e atij përfytyrimi, çfarë besimi në fuqinë e së mirës që strehohet në thellësitë e pafund të shpirtit të popullit që jeton në një letargji të përkohëshme, thellësi të depërtueshme vetëm nga njerëz të mbrujtun me aftësinë për të parë larg, përtej horizontit të një epoke të përflakur nga ngjyra e gjakut! Prej saj burojnë ëndrrat më frymëzuese dhe përkunden shpresat më të guximshme për sendërtimin e s’ardhmes, edhe se errësira mbulon gjithshka”, – shkruhet mbi këto letra në parathënien e vëllimit të parë. Ndërsa vetë Kruja do të shprehej: “…Në pjesën mâ të kulluet, aty ku ndërgjegja ndritë si pasqyrë xhixhilluese, t’a ngrehim Idén e nji Shqipnije e cila për secilin prej nesh të ketë fytyrën e zêmrën e nânavet tona, edhe të jetë ngushllimtare, dashunore e e adhurueshme, por sidomos e drejtë kundrejt të gjithë të Bijve në të dám të hirevet e të miradinavet të veta…”. Ky profil i Shqipërisë, asaj të ëndërruar artikulon në letrat e Krujës jo vetëm mendimin e hapur, pa pasione politike, pa urrejtje e mllefe, por për të zënë vend si një shtet i lirë, e përcjellë vlerat qenësore të kombit. Më poshtë është një nga letrat më rrëqethëse dërguar Mustafa Krujës ku vihet në dijeni të përndjekjes së familjes së tij dhe rastit të rrallë të torturës e pushkatimit të 40 meshtarëve.

***

Romë, 28 Maj 1952
I dashtuni Mustafë,

Po vehem me të shkrue, tue shpresue se ké me më falë. Masi e dijë se ké me kenë i butë si gjithmonë, nuk jam tue hi me u zgiatë tepër. N’anë tjetër ti mos kujtò se une jam idhnue per çka me ké shkrue tue më hjekë vrejtjen. Vetëm ate mos e mendò. Si mos të pranoj kshillat e t’ua nuk e dij se këshillat e kuj duhet të pranoj e të ndjeki. Përkundrazi, jo vetëm qi më bahet qefi por krenohem kur marr letra prej teje me të cillat më bërtet e më këshillon si me kenë Bashkimi. Prandej mos u kursè asnjiherë. Edhe une do të mundohem me kenë sa ma i përpikët e kam me të shkrue sa ma shpesh të jetë e mundun. N’at letrën t’ande në të cillën më hiqshe vrejtjen ke kenë gadi gadi tue më qitë vedin në qefë masi në te më lëvdojshe ma tepër se sa më mundshtojshe. Kaq përsa i përket letrës s’ate.
Prej kndej nuk kemi kurrfarë të reje. Gjendja në mes partive politike të këtushme asht po ajo qi din edhe ti e nuk ka ndrrue, bilè më duket se nuk ka me ndrrue fizjonomi aspak. Fjalët e mira e gurët në strajcë…. Megjithate ne as rrehemi prej fjalve të mira të tyne as nuk demoralizohemi prej qëndrimit çi, ik të tyne. Vetëm mjerë Shqipnija qi ra n’at pellg mjerimesh e mjerë ata nacjonalista qi u damtuene dhe dhanë jetën për t’ashtu qujtunin ideal. Të gjitha ato të kqija nuk po ja gëdhenin rradaken t’ashtu qujtunve patrijota të ktushëm….. Paska kenë shkrue kështu. Ani, edhe kjo të shkojë me të tjerat…..
Po të dërgoj kopjen e nji letre qi e kam marrë prej Jugosllavije e qi të përket ty. Ky qi shkruen asht i mirditas, i biri i Gjet Çupit në Pshtjesh. Masi po vjen Aliu po t’a dërgoj me te për mos me i ra në dorë Gjelës sikur ajo qi kishe marrë disa kohë përpara prej nji miku prej Jugosllavije. Letrën po e kopjoj integralisht. Qe teksti:
“Kapidan ktu po të diftoj pak disa ngjarje si mundem me i dijtun. Së parit po të diftoj për familjen e Merlikajve të Krues se i ké miq. Sef Merlika, Mani i Merës Man Merlikës janë vra në mal. Djali i Dinit të Xhiut të Fajës asht vra tue hi në kufinin e Grekis. Shita e Mera janë pushkatue, ndërsa Dalipi ka qenë dënue me vdekje por na gjallë e kemi pasë lanë. Në burg asht Faik Merlika e për tjerë Merlikaj nuk dij. Prap në Kru asht vra Ibrahim Kupi me nji djalë të vetin e me nji të qujtunin Ten Taga, fisi i Xhaferr Tagës dhe kta janë vra në rrethim e nuk janë kapë gjallë. Mandej janë vra nji Hasan Meça e Qamil Emiri. Pushkatue janë: Xheladin Kuqi, Myftar Kuqi, Haki Pengili, Shim Hoxha, Hasan Lef Zani, Sulejman Myrteza Qira e i vllai i Sejfulla Shimës nga Burizanej. Mandej janë pushkatue prej katundesh: Pal Mhill Ndoj me gjithë kushri prej Gallate, Frrok Mhill Rrika e Kolë Tota e Prengë Pirolli me gjithë kushri prej Zheje. Mandej janë vra: Zef Dodë Perjuka prej Mirdite e Fran Miri; kta të dy i ka pré djali i Aliut Dervishit prej Gjonmi të Krujës. I ka pré bashkë me nji farë Lutfi Meçen e Kadri Shanin prej shehrit të Krujës. Mandej asht vra Mark Pirroli, djali i Lok Pirolit prej Zhejet. Ky asht vra me kapitenin e Sigurimit d.m.th. kanë vra njani tjetrin. Mandej asht pushkatueMark Miri me 14 gurzakë prej të cillve 7 Miraj. Asht damtue randë Nikoll Ndré Bardhoku në Mal të bardhë. Janë vra në mal dy djemt e Gjergjit e nji i Gjonit. Mandej asht vra në mal Isuf Taf Veliu prej Miloti. Lajmet e tjera po t’i shkruej me letër tjetër.
Kapidan, në mal prej rrethit të Krujës janë kta: Gjergji i Nikollë Ndré Bardhokut me 4 kushrit e tij d.m.th. 3 djelmt e Marka Gjok Lalës e djali i Ndrec Prengës, Preng Llesh Gjergji, Ndue Pal Gjin Pjetri e Geg Zef Nue Iseni, të tre prej Skurajsh. Djali i Pal Mhill Ndoit e Pjetër Nikollë Mhilli, Pjetër Marka Ndoj te kushrit e shpis Mhill Ndoit nga Kallata janë në mal. Gjon Lok Pirolli prej Zheje, Nikollë Arapi prej Laçi, vllau i jem Marka Gjet Çupi janë në mal e kshtu shuma bahet 13 vetësh qi janë nder male prej Kruje. Kta i kemi lanë në mal, tash nuk dij gja a janë a jo, por besoj se veç janë shtue se edhe disa të tjerë kan qenë me kamë në derë.”
Ky qi na shkruen asht prej Mirdite e e njofim shumë mirë, prandej të gjitha ato qi thotë janë të vërteta sepse nuk asht nji njeri qi rrenë. Lajmet janë aman sa t’idhëta por nuk kemi se shka me ba. Veç Gjelës mos i kallxò. Çdo lajm qi kam marrë prej Jugosllavije kam me t’a trasmetue, por ti mos më ven faj në se vonoj se si e din ata të Jugosllavis nuk na i shkrujnë lajmet të gjitha për nji herë por, herë mbas here. Kështu edhe ky ka me na shkrue prap e sa të marr letra prej tij kam me të lajmue me nji herë. Për familjen t’eme ky na shkruen se ka takue nji mik të tijin, emnin e të cillit nuk na e difton, i cilli i kishte pasë edhe ai familjen e vet t’internueme në Tepelenë e i ka thanë se familja e Kapidanit janë mirë se kam folë me Bardhen. Ma gjatë nuk din gja.
Po të dërgoj edhe nji letër qi më ka dërgue nji prift, Dom Nikollë Kimeza, i cilli ndër tjerat më shkruen…” si edhe Abat (Ipeshkvi i Mirditës) Frano M. Gjini me katër meshtarë: D. Mark Gjani, D. Mark Bicaj, D. Nikollë Laska, Pater Zef Suma, të cillët maruene me gazep. Abatin shum dit para se e kanë pushkatue e kanë lidhë me tel kamësh e duersh e e kanë lnuerë me kërhanë me dy kamët në giu e poshtë, u kan lshue krypë t’imët, ja kanë lidhë me pëlhurë mos t’i kiqej krypa prej gjakut qi kullote; e ky mundim ngiati deri qi e pushkatuenë vetë të gjashtin në Zallë të Kirit. Dom Ndré Simonit mbas nji vjeti burg e kanë lirue sakat se së dy duerësh sa s’mundet me duert e veta as me hangër, as me pi, as me dalë për nevojë. Në Mirditë sot gjinden pa meshtarë 10 famullina, në Diocez të Lezhës 8 e me folë nji fjalë në Shqipni gjinden sot pa meshtarë ma se 60 famullina. Meshtarë të pushkatue e të dekun në burg janë ma se 45: asht i pushkatue Ipeshkvi i Zadrimës (Gjergj Volaj) e Arqipeshkvi i Durrsit (Vinçenc Prendushi) ka dekë në burg prej torturash. Gjinden në burg e n’internim 40 meshtarë. Në çdo famulli qi i asht burgosë meshtari, mallin e ktij e të kishës të tundshme e të patundshme e kan përvehtsue, e çka asht çudë e përçudë, edhe takamet e meshës, të sakramenit e të ltereve; e fuguret i kanë shkye e tretë, e kishat kan metë si hane të shprazta pa kurrni send mrenda e aty bajnë mledhje konferencash. Arkës së Shejtit n’Orosh ja kanë shkatrrue e marrë sermin krejt e i kan lanë vetëm teneçen, se ma kishat e qelat janë ba hane të mdhona ku vetëm banojnë madjarët (njerzit) e Enverit e të Mehmet Shehut. Të gjitha institutet kishtare, Gjakona, Jezuit, Françeskan e Murgesha janë krejtsisht shkatrrue, kanë burgosë e hallakatë personelin, marrë mallin e zaptue konaqe e toka.
Me pak fjalë kjo asht gjendja e vërtetë e kishve e klerit katolik në Shqipni.
Une jam ma i pari prift i zanë e i dënue në Shqipni, e mas gjashtë vjetve burg më kan lirue me 2-VIII-1951. Mbas dy vjetve qi paç ra në burg më diq eme motër Gjela, em vlla Prenga. Mbas lirimit ndeja te shpija e eme në Kimez, se Kalivarja ishte e zaptueme e e përçudnueme prej Ndue Frrok Kolës e prej Postës. Shum herë kam ra e thanë meshën në Kalivare, por kur ja pava gjasën se nuk dojshin me më pa ku kisha e me popull, u mora vesht me do shokë, dava ditën e u bashkova me ta me 10 Nanduer e mbasi për 35 ditë qi u endëm nëpër male, me 15 Dhetuer kalueme qafën e Prushit ku u bashkueme me rojen jugosllave e cilla si ra dielli na pru makinën, e vetë i katërmdheti hina në Gjakovë ku qeveritarët na pritën me qefe e me zemër të mirë.”
Në kto ditë d.m.th. në mbarimin e Majit ka me u ba nji mledhje e përfaqsuesve të gjithë emigracjonit jugosllav, ku parashifet të jenë 300 delegat, për me shqyrtue situatën e ré dhe me riformue Komitetin e atjeshem. Kjo mbledhje nuk ka me u ba ma në Pezrend por në Shkup. Cilli asht qëllimi i ktij ndryshimi të vendit nuk e dijmë, por ndoshta duen me shkue mbas historis s’onë komtare d.m.th. me përkujtue kuvendin e Shkupit të dikurshëm. Qarrahat!… Shkurt janë të zotët e politikës. Janë nxansat e politikës s’Austrisë së dikurshme. A po jo? Të shofim se çka me lé. Po kta të këndejshmit çka po bajnë? Ju rrofshin njata dollarë e mjerë Shqipnija qi u ba gjithmonë si lkurë lope për të knaqë gapzherrin e patrijotvet shqiptarë….
Përsa i përket çashtjes historike të shpisë s’onë në lidhje me Ali Pashë Tepelenën qindron kështu: në fazën e parë Lleshi i Zi ka marrë pjesë aktive në ndihmë luftarake krahas me Ali Pashën. Thonë se i biri i Lleshit të Zi, Marka Lleshi , ka pasë pi gjak me Ali Pashën. Shpijat e vjetra t’onat qi në Mirditë i quejnë Saraje e janë në Grykën e Oroshit e qi ti i njef, ato janë ndërtue me ndihmat e Ali Pashës d.m.th. Thonë se Lleshi i Zi asht kenë ndërmjetsi për me pajtue Ali Pashën me Mustafa Pashën e qi mandej thonë se Mustafa Pasha i dha të bijën për grue Ali Pashës. Në fazën e dytë kur Ali Pasha u lidh me Grek, Mustafa Pasha abstenoi e me te edhe Lleshi i Zi, d.m.th. nuk i shkuen në ndihmë e kshtu Ali Pasha met vetëm. Kaq përsa i përket ksajë. Po pate tjetër me dijtë më shkruej se kam me t’i dërgue me njiherë e nuk kam me t’i vonue sikur tjera heret.
Jam tue përfitue prej ardhjes s’Aliut se përndryshe më kushton nji djall e gjysëm me postë. Për herë tjera nuk kam me u kursye as për postë. Kët herë e kam vue menden në te…..
Me kaq, i dashtuni Mustafë, tue të përqafue me mallë si ty ashtu Gjelën, ju dërgoj të falat e mija ma të përzemërtat, natyrisht edhe ato të babës megjithse ai nuk ka nevojë se të shkruen vetë. I yti gjithmonë e i paharrueshëm.
Ndue Gjomarkaj (firma)
P.S. Gjenealogjin e shpis s’onë po t’a dërgoj me kët shteg e asht ashtu si e dijmë na. Ka me t’a mushë menden? Këte nuk mund t’a dij. (Standard) (FOTO)

Super të pasmet e Albana Osmanit

0

albanaAlbana Osmani është një nga prezantueset e njohura të Top Channel.

Por, përveç kësaj, ajo është edhe një femër shumë seksi.

Dhe, këtë e tregon shpesh herë duke postuar foto nëpër rrjetet sociale.

Këtë radhë ajo ka bërë një “belfie” shumë seksi, duke ekspozuar të pasmet e saj.

Që, duhet thënë se janë super.

UPZ hapë konkursin për studentët e rinj

0

UPZ 45Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka hapur sot konkursin për studentët e rinj. Në këtë konkurs do të pranohen 2419 studentë, prej tyre 285 nga radhët e minoriteteve.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me shkollën e mesme në Kosovë./PrizrenPress.com/

Të kujt janë këto të pasme kaq seksi?

0

michAjo ka mbushur 37 vjeç dhe trupi i saj është në formë të shkëlqyer.

Falë dietës dhe stërvitjes, nuk ka asnjë gram dhjamë më shumë dhe kjo mund të shihet edhe në këto foto të realizuara në zonën e Ligurias në Itali.

Moderatorja Michelle Hunziker po pushon me mikun e saj, Tomaso Trussardi, 31 vjeç, dhe vajzën e vogël, Sole, vetëm 9 muajsh.

Jennifer Lawrence ‘harron’ të veshë reçipeta

0

jennyAjo është një nga femrat më të bukura në planet dhe një aktore e talentuar njëkohësisht.

Jennifer Lawrence ishte në Paris, e ftuar në javën e modës së Dior.

Bukuroshja amerikane kishte veshur një fustan të bardhë, por nuk mbante reçipeta.