23.4 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 7911

Harrojeni Afërdita Dreshajn, motra e saj super…

0

dreshajNëse keni menduar se Afërdita Dreshaj është femër e përsosur dhe seksi duhet të mendoheni sërish.

Në këtë fotografi është motra e Afërditës, Jehona Dreshaj e cila ka postuar në llogarinë e saj të rrjetit social në “Instagram” këtë fotografi duke marrë komente të shumta për format fizike.

Ndërkaq, së fundi Afërdita ka qenë në shoqëri të koleges nga Tirana, këngëtares Bleona Qereti.

Ndërroi jetë gjykatësi Hëzër Duja

0

hezer-620x330Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Hëzër Duja ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare.
Duja shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin Juridik e mbaroi në Universitetin e Prishtinës në Prishtinë.

Punën e filloi si arsimtar, ndërkaq vazhdoi si gjykatës në Gjykatën Themelore në Prizren.
Nga pas lufta ka punuar si gjykatës në Gjykatën Komunale në Prizren.

Në vitin 2011 është zgjedhur kryetar i Gjykatës Komunale në Prizren deri më 31.12.2013.
Pas përfundimit të mandatit të kryetarit të Gjykatës Komunale, emërohet gjyqtar në Gjykatën Themelore detyrë të cilën e ushtroi deri në vdekje.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij. Mbledhja Komemorative do të mbahet në ora 11.00 në sallën e Gjykatës Themelore në Prizren. Varrimi i të ndjerit do të mbahet sot më 8 korrik 2014 në ora 13.00 në varrezat e qytetit të Prizrenit/TV Prizreni/

Plani B i PDK-së

0

PDK-keshilli drejtuesPartia Demokratike e Kosovës vazhdon të pretendojë se posti i kryeparlamentarit i takon asaj si partia më e madhe e dalë nga zgjedhjet. Por ajo po bënë gati edhe planin “B” përmes të cilit do t’i kundërpërgjigjet grupit të përbashkët parlamentar të bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma.
Partitë e Bllokut janë pajtuar që të regjistrohen si grup i përbashkët parlamentar, që ta fitojnë të drejtën për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Ndërsa PDK-ja planifikon që në seancën e 17 korrikut të hyjë si grup i përbashkët me partitë e minoriteteve, pa ata të listës “Srpska”.

Kanë mbetur më pak se 10 ditë kur PDK dhe blloku i partive opozitare do t’i thyejnë shtizat në Kuvend për postin e kryeparlamentarit.

PDK-ja po insiston me çdo kusht që ky post t’i takojë kandidatit të tyre, përkatësisht Hajredin Kuçit, përderisa LDK, AAK dhe Nisma kanë vendosur të hyjnë në Kuvend si një grup i përbashkët parlamentar, duke pasur si kandidat për këtë pozitë, Isa Mustafën e LDK-së.

Pas caktimit të seancës së parë konstituive të Kuvendit nga ana e presidentes Atifete Jahjaga, më 17 korrik 2014, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka konfirmuar se partitë e bllokut do të hyjnë në Kuvend si një grup i vetëm, duke u bërë grupi më i madh parlamentar në Kuvend prej 47 deputetëve (LDK-30, AAK-11 dhe Nisma 6 deputetë), apo 10 deputetë më shumë se PDK-ja, me ç’rast atyre do t’i takojë posti i kryeparlamentarit si grupi më i madh në Kuvend.

Mirëpo, sipas gazetës Zëri e cila i referohet disa burimeve të besueshme të saj, PDK-ja e ka gati planin “B” për t’iu kundërpërgjigjur iniciativës së partive të bllokut në seancën e 17 korrikut.

“PDK-ja po planifikon që në seancën e konstituive të hyjë si grup i vetëm me deputetët e minoriteteve, pa ata të Listës Serbe, ku do t’i arrijë t’i ketë 48 deputetë, një më shumë se grupimi i bllokut opozitar. Pra 37 deputetë të PDK-së, 10 nga minoriteti jo serb dhe një serb i cili nuk është pjesë e Listës Serbe”, ka bërë të ditur ky burim. /Zëri/

Kurti: Nuk jemi kundër dialogut në parim, por kundër dialogut pa parime

0

blloku opozitarSot u mbajt takimi i radhës i bllokut opozitar, në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë takim u diskutua për përafrime të mëtutjeshme, për konstituimin e Kuvendit dhe për dialogun me Serbinë.

Pas takimit Kurti ka thënë se bisedimet mes partive opozitare janë mjafte konstruktive.

Ai ka shtuar se janë bërë përafrime të qëndrimeve të Koalicionit LDK-AAK-NISMA, dhe ka shtuar se në takimet e radhës do të flasin për detaje ku do të përfshihen edhe ekspertë të subjekteve të tyre politike.

“Ky takim që u zhvillua sot, u zhvillua në një atmosferë mjaftë konstruktive dhe po vazhdojmë me përafrimin e qëndrimeve tona, me ç’rast u dakorduam që takimet tona tash të jenë edhe më të shumta duke përfshirë edhe ekspertë profesionistë nga subjektet tona, drejt dakordimeve të ardhshme të cilat natyrisht që duhet të ndodhin para se të konstituohet Kuvendi,” ka thënë Kurti.

Sa i përket dialogut, Kurti ka bërë të ditur se në parim nuk janë kundër dialogut me Serbinë, por janë kundër një dialogu pa parime.

“Ne nuk jemi kundër dialogut në parim, por gjithsesi jemi kundër dialogut pa parime. Le të mos harrojmë që çdo dialog ka kushte, edhe dialogu që ka zhvilluar Kryeministri në ikje dhe zv.kryeministrja në ikje është zhvilluar me kushte, por, me kushte të Serbisë. Ne mendojmë që Kosova do të duhej ta ripozicionojë vetën e saj në funksion të subjektivitetit, shtet ndërtimit, dinjitetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës,” ka thënë ai.

Hashim Thaçi në fund të tunelit

0

thaci ne tunelKryetari i PDK’së, Hashim Thaçi, më në fund, është pozicionuar qartë karrshi Bllokut Opozita, LDK-AAK-Nisma. Deri më tash, Kryeministri në Largim duket se ka pasur shpresa se do të mund ta përçante këtë koalicion dhe do të arrinte që me njërin prej tyre ta bëjë Qeverinë e ardhshme. Tani që ka humbur shpresat, ai ka sulmuar fort këtë koalicion, që ai e quan “Beslidhja e Inatit”.

“Ndërsa transformimin rrënjësor, këto zgjedhje e arritën ne fazën e dytë, në momentin kur partitë politike ( e dyta, e treta, e katërta dhe e pesta) duke anashkaluar çdo kriter dhe parim, u bënë bashkë dhe formuan një “besëlidhje” të bazuara në interesa të ngushta personale dhe të inatit. “Besëlidhja” e inatit, u bë faktor i tendencës për bllokimin e implementimit të vullnetit të qytetarëve, shprehur nëpërmjet Misionit të Ri”, shkruan Thaçi në Facebook.

Më pas i gjuhet Vetëvendosjes.

“Ky bllok i përkohshëm ndryshoi dhe tjetërsoi sidomos partinë e tretë politike (shqiptare). Kjo parti me vrull shkeli të gjitha idealet dhe parimet e saj të proklamuara, vetëm e vetëm që ta forcojë bllokun e inatit. Kështu, kjo parti me shpejtësi rrufeje hoqi dore nga gjithçka që votuesit e saj kishin besuar, duke përfshire këtu idealin e saj për bashkim kombëtar dhe ndërprerjen e dialogut me Serbinë”.

Thaçi, shprehet se blloku i inatit për bllokimin e Misionit te Ri, me krijimin e krizës politike dhe institucionale, ka pasur një qellim afatshkurtër, i cili tashmë konsiderohet si i tejkaluar.

“Dje presidentja e Republikës së Kosovës e përcaktoi datën për konstituimin e Kuvendit të ri të Republikës së Kosovës. Tani është momenti që të gjithë aktorët politikë të bëhen serioz dhe ta respektojnë votën e qytetarëve dhe vullnetin e tyre. Nga sot, ora ka filluar të numërojë hapat që duhet të ndërmarrim për t’u siguruar se Kosova do të ketë institucione të qëndrueshme, gjithë përfshirëse dhe të afta për realizimin e Misionit të Ri. Unë besoj, ashtu siç besojnë edhe qytetarët e Kosovës, se bashkimi ndërmjet spektrit politik kosovar, duhet të bëhet për shkak të interesave shtetërore dhe jo tekeve apo inateve personale”.

Çuditërisht, Hashim Thaçi pranon se është në tunel, por thotë se sheh dritë në fund të tij.

“Unë i besoj këtij projekti dhe këtij qëllimi po aq fuqishëm sa i besojnë qytetarët e Kosovës.

Unë që tani e shoh dritën në fund të tunelit!”, shkruan ai.

“Bota” e Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës konkurron për çmim në Çeki

0

bota e shqipersi filmI përzgjedhur për të garuar në seksionin “East of the West” dhe për të prezantuar premierën botërore në festivalin e Karlovy Varyt, filmi “Bota” është debutues i dyshes regjisoriale, në përbërje të shqiptares Iris Elezi dhe regjisorit shqiptaro-amerikan, Thomas Logoreci.

Filmi, siç transmeton ‘Koha Ditore” raportimin e portalit cineuropa, po ashtu përfaqëson përfshirjen e parë të Kosovës si një shtet në bashkëprodhim, në një festival të klasit të parë. Vendit i është bashkuar Shqipëria dhe Italia në këtë prodhim trepalësh që i ngjason shumë “Bagdad Café”, në të cilin shkretëtira e Nevadas është zëvendësuar në një pjesë të harruar në thellësi të Shqipërisë. Në mesin e diçkaje që dikur ishte një kamp i regjimit komunist, ndodhet “Bota”, një kafeteri e izoluar, ekosistem lokal dhe një teatër i shkallës së ulët të gjendjes njerëzore.

Menaxheri, i cili quhet Beni (që luhet nga Artur Gorishti), paraqitet si një burrë që tashmë e ka joshur njërën nga kamerieret që punojnë për të – të bukurën dhe pompozen e quajtur Nora (Fioralba Kryemadhi), është duke bart në trupin e saj fëmijën e tij. Megjithatë, Beni është i martuar me një tjetër zonjë, të cilën, audienca nuk e sheh asnjëherë, sepse skenaristi dhe regjisorët e kanë marrë vendimin që të filmohet vetëm në kafeteri dhe në rrethinën e tij. Por edhe për shkakun se Beni, ndryshe prej kamerieres së tij të varfër, e ka nevojën që të ketë mundësi të jetojë “diku jashtë”.

Nora e dashuron Benin dhe Beni i dashuron paratë. Paratë, të cilat kushërira e tij Juli (Flonja Kodheli), që është njëra prej kameriereve më të rezervuara në “Bota”, ëndërron që një ditë ta ketë dhe kështu të krijojë mundësinë që të ikë nga ky vend për në kryeqytet. E kur fillon ndërtimi i një autostrade jo fort larg “Botës”, biznesi më në fund fillon të këndellet për Benin – derisa ndryshimet bëjnë që të shpërthejë i gjithë biznesi i tij i vogël, i ndërtuar me zgjidhje të improvizuara, intriga dhe sekrete të turpshme…

“Bota”, ka pasur premierën botërore, të dielën mbrëma, në festivalin ndërkombëtar të filmit në Karlovy Vary. Filmi është në garë në seksionin “East of the West”. Ekipi i filmit ka prezantuar “Botën” para audiencës së festivalit, në një ceremoni të mbajtur në kuadër të festivalit çek. Kosova në këtë festival po përfaqësohet nga drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku. Filmi 100-minutësh është produksion i kompanisë “Era Film”, dhe është bashkëfinancuar nga Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë, Ministria e Kulturës në Itali dhe Qendra Kinematografike e Kosovës.

Në këtë film interpretojnë aktorët Flonja Kodheli, Artur Gorishti, Fjoralba Kryemadhi, Tinka Kurti, Erand Sojli, Guljelm Radoja, Alban Ukaj… përderisa bashkëproducent i Kosovës është Burim Berisha. “Karlovy Vary Film Festival”, i cili zgjat deri më 12 korrik, është njëri ndër festivalet më të mira të filmit në botë dhe i takon kategorisë “A/Koha Ditore/

SHBA fillojnë shkatërrimin e armëve kimike siriane

0

shba  detiNjë ekuipazh i marinës amerikane ka filluar shkatërrimin e armëve kimike siriane në bordin e një anije amerikane në Mesdhe.

Pentagoni thotë se shkatërrimi i 600 tonëve të armëve kimike do të marrë rreth dy muaj, transmeton voa njoftimin.
Anija Cape Ray është e pajisur me një sistem që përdor substanca si uji dhe hidroksidi i natriumit për t’i bërë kimikatet të sigurta që të depozitohen në depo komerciale.

Zyrtarët thonë se anija është në ujërat ndërkombëtare, dhe se janë marrë masa për t’u siguruar që operacioni nuk do të përbëjë rrezik serioz për mjedisin. Ata thonë se materiali i përpunuar do të transferohet në Finlandë dhe Gjermani për depozitimin përfundimtar.

Siria ra dakord të dorëzonte armët e saj kimike në bazë të një marrëveshje të vitit të kaluar të arritur me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara.

 

Kapen në Itali 2.2 ton marihuanë, arrestohen 4 shqiptarë dhe 1 italiane

0

DrogaaShkatërrohet banda shqiptare e drogës në Itali. Forcat e policore të ndërhyrjes së shpejtë në Prato, në bashkëpunim me skuadrën ajrore të Romës dhe policinë antitrafik kanë finalizuar dje me sukses një superoperacion antidrogë, duke bërë të mundur sekuestrimin e 2.2 ton marshuanë si dhe arrestimin e 5 personave, mes tyre katër shqiptarë dhe një grua italiane.

Geri Rucaj, 34, Shefqet Cenaj, 35, Admir Musara, 37 , Luisen Mamo, 23 vjeç, si dhe një grua italiane, Giuseppina Di Marzio, 42 vjeç, janë 5 personat e arrestuar si korrierë të kësaj sasie të madhe droge, transmetojnë sot mediet shqiptare njoftimin nga Italia.
Sipas policisë italiane, katër shqiptarët kishin hyrë në Itali me një vizë turistike të rregullt.

Policia ka ngritur ndaj shqiptarëve dhe gruas italiane akuzën e trafikimit të drogës, por edhe të armëve dhe municioneve, pasi në furgonin me të cilin po udhëtonin u është gjetur veç drogës dhe një sasi prej 537 copë fishekësh autoamatiku.

Ndërkaq droga prej 2 ton e 200 kg marijuanë nëse do të hidhej në treg sipas policisë do të kapte vlerën e 2.5 mln eurove.

Mësohet se operacioni policor është realizuar në disa faza përgjatë mëngjesit të së premtes dhe mbrëmjes së të shtunës.

Hetimet kishin nisur disa muaj më parë, kur policia ishte vënë në ndjekje të disa të dyshuarve maroken të cilët frekuentonin një bar në Prato, i cili frekuentohej edhe nga Mamo, më i riu i shqiptarëve të arrestuar.

Njëri prej të dyshuarve kishin marrë me qira një furgon “Opel”, të cilin e kishte parkuar në një vend gjysmë të fshehur, me anë të Rigo. Policia përtej dyshimeve, nga kontrollet periodike të mjetit kuptoi se ai nuk ishte përdorur kurrë.

PDK-së i rrezikohen koalicionet me AAK-në dhe LDK-në në Komuna

0

PDK-logo8-07Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shumë shpejtë mund të mbetet pa mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) edhe në nivel lokal.

Kjo pasi që këto dy subjekte politike bashkë me Nismën për Kosovën dhe me mbështetje të “Vetëvendosjes” kanë arritur marrëveshje koalicioni në nivel qendror, me qëllim që ta nxjerrin partinë e Thaçit në opozitë/Zeri/

PDK oferta të “majme” për deputetët!

0

Parat ne xhepE zënë ngushtë nga situata që u krijua pas zgjedhjeve të 8 qershorit nga blloku opozitar me marrëveshjen për moslejimin e qeverisë “Thaçi 3”, PDK-së i është ngatërruar udha në oborr.

Pavarësisht të qenit e para në listën e zgjedhjeve, PDK nuk po mund të krijojë qeverinë, ndërkohë që, opozita e ka siguruar numrin e duhur të deputetëve dhe tashmë e ka proklamuar këmbëngulshëm qeverinë Haradinaj.

E për të mos lëshuar nga dora pushtetin, PDK-ja po mundohet të përdorë lloj-lloj metode me të vetmin qëllim që të jetë edhe për një mandat udhëheqëse e shtetit të Kosovës.

Burime brenda PDK-së bëjnë të ditur se lideri i këtij subjekti politik është i gatshëm që t’ia ofrojë postin e kryeministrit kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, vetëm që ky i fundit t’i bashkohet PDK-së për të formuar qeverinë.

Një metodë tjetër që PDK-ja duket se po e përdor për të marrë rreth vetës deputetë nga partitë e tjera, është “blerja” e deputetëve.

Ofertat e “majme” që është në gjendje t’i ofrojë lideri i PDK-së, kanë futur frikën te liderët e tri partive të bllokut opozitar.

Tre liderët e koalicionit LDK-AAK-Nisma i kanë bërë thirrje PDK-së që të ndalë shantazhet dhe presionet ndaj të përzgjedhurve të popullit, ndërsa shprehin shqetësimin që një presion të drejtpërdrejtë PDK-ja po e ushtron edhe ndaj Presidentes së vendit.

Koalicioni LDK-AAK-Nisma konsideron se retorika e përdorur ditëve të fundit nga PDK-ja është në kundërshtim të plotë me parimet e demokracisë dhe të votës së lirë.

Nga ana tjetër, anëtari i kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, në një deklaratë për gazetën “Botapress” tha se tendencat e PDK-së për të “blerë” deputetë janë joserioze dhe se LDK-ja as që dëshiron të diskutojë për gjëra të kësaj natyre.

Ai mohon edhe zërat se brenda LDK-së ka pakënaqësi sidomos nga deputetët e rajonit të Dukagjinit për shkak të koalicionit me partitë e bllokut opozitar. /Botapress/