31.7 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 7913

Presidentja vendos: Më 17 korrik konstituohet Kuvendi i ri

0

Atifete jahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më tetë qershor, ka vendosur që seanca e parë konstituive të thirret më 17 korrik.

“Bazuar në nenin 84 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend, mora vendim që seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret më 17 Korrik 2014.
Procesi i zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend ka përfunduar me certifikimin zyrtar të rezultatit, duke i hapur rrugën konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës.

Të gjitha veprimet e mia do të jenë të mbështetura në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjet në fuqi. Pas konstituimit të Kuvendit, do ta dërgojë në Kuvend edhe propozimin për mandatarin e ri për kryeministër”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”.

Gruevski: Protestat, jo në interes të shqiptarëve

0

Nikolla Gruevski-maqedoniKryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski kadeklaruar se, nuk do të lejohet që përmes protestave, situata të përshkallëzohet dhe të ndikojë raportet ndëretnike në vend.

Duke komentuar për herë të parë protestat kundër vendimit me burgim të përjetshëm të 6 personave në rastin “Monstra”, ai tha se, është e drejtë e gjithkujt që të shprehë revoltën përmes protestave por tha se nuk mbështet protestat e dhunshme.

“Protesta në të cilat përdoret dhuna është diçka që nuk mund ta mbështesë askush, në asnjë shtet dhe në asnjë mjedis, e as në shtetin tonë. Në këtë aspekt dua të them se MPB-ja në mënyrë profesionale ka kryer detyrën ditëve të kaluara, dhe ne si shtet nuk do të lejojmë që këto protesta të përshkallëzojnë deri në atë shkallë sa të rrezikojnë interesat e qytetarëve apo të institucioneve”, tha Nikolla Gruevski, Kryeministër.

Gruevski tha se persona, grupe apo organizata që shkaktuan dhunë përmbushin agjendën e tyre personale apo të dikujt tjetër. Megjithatë ai u shpreh i prerë se Maqedonia ka kapacitete për t’u përballur me raste të tilla.

“Akoma më shqetësuese është mbështetja që një numër i caktuar individësh dhe disa grupeve, në mënyrë direkte apo indirekte hedhin benzinë në zjarr, për shkak të ndonjë agjende të dikujt apo ndonjë agjendë partiako-politike, ose nuk e di se çfarë, por për çdo rast jo vetëm që kontribuojnë në prishje të klimës në këtë drejtim por qartë dëshmojnë se po zbatojnë ndonjë agjendë e cila nuk është interes as të maqedonasve e as të shqiptarëve”, deklaroi Gruevski.

Edhe kreu i qytetit të Shkupit apeloi për protesta të qeta, sepse sipas tij po dëmtohet qyteti.

“Apelojmë të jetë qetë, gjithsecili që do të protestojë, të protestojë në mënyrë demokratike ku do të mund të tregojë mendimin e tij, pakënaqësinë e tij, të përcjell mesazhin për atë që proteston, qëllimi është që e gjithë kjo të bëhet qetësisht, sepse edhe qyteti i Shkupit po shkatërrohet, po shkatërrohen pajisjet, kontejnerët dhe shumë të mira shoqërore”, u shpreh Koce Trajanovski, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Kjo ishte dalja e parë e Kryeministrit Gruevski lidhur me protestat. Qytetarë shqiptarë u ngritën jo vetëm në Shkup, por edhe qytete të tjera, për të kundërshtuar dënimin me burgim të përjetshëm të 6 personave në rastin ‘Monstra’.

I raportojnë Bagajt

0

Begaj ne EkzekutivinKëshilli i Drejtorëve në Malishevë i kanë raportuar sot kryetarit Ragip Begaj.

Në mbledhjen e rregullt ata kanë trajtuar një varg çështjesh, që lidhen me punët dhe aktivitetet e përditshme të qeverisë komunale, ku dhe u be e ditur, që sot fillon faza e dytë e projektit të ujësjellësit të Drenocit.

Drejtoria për Urbanizëm, përkatësisht drejtori Urim Kastrati bëri të ditur në këtë mbledhje që sot fillon faza e dytë e punimeve në projektin e ujësjellësit të Drenocit, në lagjen e Lacajve, po ashtu është duke u punuar edhe në shkollat si Gollubovc, Goriç, Damanek, Panorc në të cilën tani edhe fusha e futbollit veç pritet të përurohet, dhe në Vermicë ku tani përfundon objekti shkollor, ndërsa me kanalizime janë duke ushtruar fshatrat Drenoc, Jancist dhe Burim.

Nga ana tjetër Drejtori për Shëndetësi z.Hajdin Berisha ka njoftuar rreth problemit të etheve hemorragjike në përgjithësi ku tha se” gjendja me ethet hemorragjike është stabile madje shumë më stabile se sa periudhat e njëjta të viteve të kaluara, mobilizimi është në gjendje të njëjtë në QKMF dhe po vazhdon të jetë nën kontroll, ndërsa sot do të fillohet me fazën tjetër të spërkatjes që po bëhet përherë të parë, për rebelimin e kafshëve, ku në vitet e ardhshme pritet të fillojmë me repelim më herët ”.

Nga ana tjetër, të gjithë drejtorët, kanë raportuar për aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe për aktivitetet që i kanë në javën në vazhdim .Po ashtu drejtori për Bujqësi z.Hajrullah Mazreku njoftoi që korrje-shirjet kanë filluar në Komunën e Malishevës edhe pse është paraparë që të fillojnë me 10 korrik, rekomandim ky nga ministria, kështu që qytetarët kanë vepruar pa udhëzimin e drejtorisë.

 

Tahiri: Më garantoi Brukseli se barrikada në veri do të largohet

0

Edita TahiriZëvendëskryeministrja, Edita Tahiri u shpreh sot se ka marr garancione nga Brukselit se barrikadat në veri të vendit do të hiqen.

Ajo tha se zyrtari i Qeverisë serbe, Marko Gjuriq, me deklaratat e tij, është duke shkelur marrëveshjen e Brukselit, parimet evropiane për fqinjësi të mirë.

Ajo tha se Qeveria e Kosovës do t’i qaset Serbisë përmes Brukselit dhe Washingtonit. /rtk/

Vikendi i zjarreve në Prizren

0

ZjarriiDy zjarre janë shënuar gjatë vikendit në rajonin e Prizrenit. Në fshatin Krajk të Hasit një person aksidentalisht ia ka vënë zjarrin fermës së bagëtive.

“Në vend të ngjarjes ka dalë njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar”, njofton Policia e Kosovës.

Një zjarr tjetër po ashtu është shënuar edhe në komunën e Malishevës. Policia njofton se persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin një shtëpie të pabanuar.

“ Si pasojë e zjarrit pjesërisht janë djegur dy dritare të shtëpisë. Në vend të ngjarjes janë gjetur dy shishe të zbrazura dhe të cilat dyshohet se ishin të mbushura me lëndë djegëse dhe janë përdorur në rast”./PrizrenPress.com/

Mustafa: Kemi të drejtë ta formojmë grupin e përbashkët parlamentar

0

Limaj-Mustafa-Haradinaj14Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, pas takimit me Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn, ka thënë se kanë të drejtë ta formojnë një grup të përbashkët parlamentar dhe rrjedhimisht ta marrin edhe pozitën e Kryetarit të Kuvendit.

(E plotësuar) “Kemi të drejtë ta formojmë grupin parlamentar të përbashkët, dhe do ta bëjmë”, ka thënë Mustafa.

Pastaj ka treguar se çka tjetër kanë folur me udhëheqësit AAK’së dhe Nismës.

“Diskutuam poashtu edhe çështjet programore, të cilat e forcojnë bazamentin e qeverisjes sonë, në periudhën e ardhshme katër vjeçare dhe çështje të tjera të cilat vijnë pas certifikimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa, pas takimit.

“Biseduam lidhur me përgatitjen e seancës së Kuvendit, lidhur me qasjen e grupit të përbashkët parlamentar në mbledhjen konstituuese të Kuvendit të Republikës së Kosovës..”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Haradinaj dhe as Limajn nuk kanë folur pas takimit.

Konsultimet e fundit të Bllokut Opozitar – mblidhen në Selinë e LDK’së

Liderët e Bllokut Opozitar, LDK-AAK-Nisma, do të takohen sot në mesditë në Selinë e LDK’së, te Qafa në Prishtinë, për të diskutuar hapat e fundit përpara konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës.
Burime të Gazetës Express thonë se Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj do të disktojnë për konstituimin e Kuvendit të ri, e ku tri partitë do të jenë pjesë një grupi parlamentar.

“Sot tri partitë përfaqësohen me nga tre anëtarë secila. Nesër, ndërkaq, takimit i bashkohet edhe Albin Kurti me dy përafaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë burimi i Gazetës Express.

Deri më tash, kanë dështuar të gjitha përpjekjet e Hashim Thaçit për ta ndarë Bllokun Opozitar.

Ksamili, nga fshati i Enverit në qytezën që vetëmenaxhohet

0

ksamilThuhet se ishte vizita e ish-Kryeministrit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, në vitin 1960, që i hapi rrugë ndërtimit të rrugës në Butrint e njëkohësisht ngacmoi Enver Hoxhën, udhëheqësin shqiptar, që Ksamilit e kodrat përqark pushtuar nga shkurre e bimësi të egër, t’i jepte jetë. Në vitin 1966 ai vendosi që vendi të banohej dhe kodrat të ktheheshin në tarraca agrumesh e ullinjsh. Kështu nisi historia e formimit të këtij fshati, por që sot ka formën e një qyteze të ngrohtë, buzë Jonit.

Ruajtja
Nuk e di se çfarë ka ndodhur me Sarandën, se si është katandisur në një pazëll masivesh betoni, të cilat bllokojnë edhe çdo kontakt me detin, por sa del nga zallamahia e skeleteve gjigantë që vazhdojnë sërish të ngrihen, shpëton. Në anë është liqeni Butrintit e vetëm pak kilometra më pas shfaqet Ksamili. Djathtas rrugës, plantacione ullinjsh duket sikur s’kanë kufi me bregun shkëmbor dhe përballë shfaqen ndërtesat e para. Në Ksamil ka frymëmarrje. Nuk ka ndërtime të larta mbi 4 kate dhe vilat e ndërtuara nga banorët janë më së shumti strehat verore për pushuesit e shumtë. Situata e gjetur në vitin 2012, ku aksioni për prishjen e mbi 250 ndërtimeve pa leje la si trashëgim pamjen e trishtë të një fshati të madh nën rrënoja, tashmë është zhdukur. Të ruash një perlë të natyrës nga etja e biznesmenëve për ta betonizuar është një meritë e madhe dhe Ksamili ia ka dalë. Besnik Abedini, kryetari i Komunës Ksamil tregon se nuk ka qenë shumë e lehtë të mbahet nën kontroll ndërtimi pa fre. “Patëm një problematikë që u shfaq haptas në vitin 2010, por mes një aksioni të Inspektoratit të Ndërtimit në atë kohë u shembën rreth 250 objekte pa leje. Që nga ai moment ne kemi qenë të vendosur të mos lejojmë betonizimin e Ksamilit dhe arritëm që gjendjen ta mbajmë nën kontroll”, thotë kryetari, i cili prej 4 vitesh është në krye të komunës, që në fakt përngjan më shumë me një qytezë, e cila ia del vetë për zot gjithçkaje.

Vizitorët e parë

Edhe pse është fillimsezoni, autobusë me targa Serbie dhe Maqedonie kanë filluar eksplorimin e Ksamilit, i cili është gati të përballojë fluksin që çdo vit e shtohet. “Numri i turistëve nga 20 korriku në 25 gusht e çon Ksamilin nga 10 mijë në mbi 35 mijë banorë rezidentë. Për këtë sezon krahasuar me vjet numri i shtretërve është 13.500 nga 11 mijë që ishte. E sigurisht, çdo vit ne kemi progres shërbimi përderisa çdo vit ka rritje kërkesash”, sqaron kryetari Besnik Abedini. Në fakt, çmimet janë normale në Ksamil, ndryshe nga çmenduritë e tjera që dëgjojmë në jug, si për shembull një kile domate 6 mijë lekë. E krahas kësaj, pushuesit kanë ujë dhe energji elektrike 24 orë. Komuna ia del vetë në të shumtën e rasteve për të asfaltuar ndonjë rrugë a sistemuar ndonjë plazh, sepse investimet e shtetit kanë munguar. “Po të krahasojmë projektet që kemi paraqitur me investimet që na janë dhënë, thuajse kanë qenë minimale, ose për të thënë fare. Të gjitha investimet i kryejmë me paratë e komunës, si hapjen e rrugëve dytësore, menaxhimin e plazheve, ambientet për pushuesit. Ndërkaq, kemi një qendër të re kulturore në hyrje të Ksamilit, si dhe një kënd lojërash, i cili nga inaktiv që ishte prej vitesh, sot është një nga veprat më të spikatura që i shërben komunitetit”, thotë Besnik Abedini, kryetari i komunës. Por sigurisht që Ksamili ka nevojë edhe për mbështetje nga qeveria qendrore. “Ksamilit i duhet vijimi i shëtitores, pasi një pjesë është bërë, i duhet lidhja e të gjitha lagjeve me detin, pra rikonstruksioni sepse rrugët janë, si dhe një qendër e unifikuar, projekte të cilat kam shpresë se do të gjejnë zgjidhje”, shton Abedini.

Herët në Ksamil

Banorët e parë të Ksamilit, pas vendimit të Enver Hoxhës më 1966 u sollën nga Ndërmarrjet Bujqësore të rrethit të Korçës, mes tyre edhe aksionistë nga rrethe të tjera që u vendosën aty. Vite më vonë nisi popullimi dhe prej zonave të tjera, kryesisht Kukësit, Tepelenës, Përmetit… Dikur kanë qenë vetëm 4 pallate dhe ajo zonë sot quhet te “4 pallatet” e 12 të tjera në lagjen poshtë. Një kinoteatër, turizmi dhe qendrat e brigadave. Gëzim Daci është kuksian dhe një ndër banorët e parë të Ksamilit post-socializëm. Në vitin 1991, duke përfituar nga lëvizja e lirë, ai u zhvendos me familjen në Ksamil për të punuar në Ndërmarrjen Bujqësore, punë të cilën e bëri deri në vitin 1994. “Do të doja të kishim ardhur më herët në Ksamil, por nuk ishte e thjeshtë para viteve ’90. Ne punonim në Ndërmarrjen Bujqësore, e cila menaxhohej nga të huajt. Pagesa ishte e mirë, 2500 lekë në ditë, e jetonim mirë deri sa ferma u mbyll dhe ksamiljotët e ne banorët e rinj mbetëm pa punë. Një pjesë e njerëzve ikën në emigracion, të tjerë punonin në ndërtim”, thotë Gëzimi duke sqaruar se ksamiljotët mbetën pa asnjë përfitim nga ligji 7501 për ndarjen e tokës. “Meqë deri në vitin 1994 funksionoi Ndërmarrja Bujqësore, me pretekstin e kooperativës, ksamiljotëve nuk u dhanë asnjë copë toke me ligjin e ri dhe të gjithë ata që kishin punuar prej 35 vjetësh aty, por dhe të ardhurit e rinj, mbetën pa asgjë. As ndërmarrje, punë pra dhe as tokë”, thotë Gëzimi, i cili i pyetur, na shpjegon që të gjitha tokat u ndanë vetë nga njerëzit e më pas nisën të ndërtonin shtëpitë e para, të cilat janë legalizuar.

Njerëzit
Është mesditë, e kohën që ikën shpejt mes bisedave na e kujton kënga e hoxhës. Në Ksamil ka myslimanë, ortodoksë e katolikë, siç ka dhe banorë me origjinë nga gjithë e Shqipëria dhe minoritarë. Janë të qetë e kanë respekt për njëri-tjetrin, kjo e reflektuar edhe në vitin e mbrapshtë, 1997, ku s’ndodhi asgjë e të gjithë ruajtën njëri-tjetrin. Është zheg e thuajse të gjithë janë shkëputur buzë detit. Ka shumë vende të bukura në Ksamil, por ne qëndrojmë te Mentori, sepse panorama që ofrohet në fakt është mahnitëse, me detin e kristaltë e 3 ishujt e pabanuar, por të pushtuar nga vizitorët. Familja e tij është ndër të parat në Ksamil. Prindërit i sollën nga Kukësi me punë në Ndërmarrjen Bujqësore në vitin 1978, kur kishin vetëm një fëmijë e në Ksamil lindën 5 fëmijët e tjerë. Sot ai ka një lokal e për shkak të vaktit të drekës nuk mund të rrijë gjatë me ne. Kur e pyesim pse Ksamili ka filluar të frekuentohet më shumë vit pas viti, ai na thotë: “Vendin tonë e preferojnë më shumë familjarët, sepse në bazë të investimeve që kemi bërë, kemi krijuar kushte të përshtatshme edhe për fëmijët e vegjël, të cilët lahen pa problem në det. Uji është i pastër e nuk janë shfaqur kurrë njerëz me probleme lëkure, plus që ushqimi është i garantuar, i freskët, sepse Laguna e Butrintit që ne e kemi shumë pranë na ofron peshk e midhje pafund. Ndërkaq, deti është edhe i sigurt sepse kemi vendosur shenjat kufizuese për mjetet motorike, duke shmangur aksidente”. Mentori shton se edhe çmimet i tërheqin njerëzit, çmime të cilat sipas tij janë 30 për qind më të ulëta se në Himarë e Dhërmi. Në plazhin e tij, afro gjysmën ai e ka lënë për përdorim publik duke u ofruar qytetarëve që nuk kanë mundësi të paguajnë shezlongët, vend për të vendosur çadrat.

Frika
Me projektet e reformës së re territoriale Ksamili i kalon Bashkisë së Sarandës, e kjo është një frikë që reflektohet kudo mes ksamiljotëve. Ndonjëherë të jesh pjesë e një qyteti të madh të del mirë, por ata tkurren teksa mendojnë se do mbeten pas dore, të harruar ose dhe më keq, të keqmenaxhuar. Reforma territoriale është padyshim e nevojshme, sepse komuna të tëra janë inaktive dhe jofunksionale, ndërsa i pyetur nga ne, kryetari i Komunës së Ksamilit, Besnik Abedini, rrëfen një situatë pozitive të vetëmenaxhimit. “Siç jua thashë, pjesën më të madhe të investimeve në Ksamil ne e kemi bërë me të ardhurat e komunës. Ksamiljotët gjithmonë kanë paguar jo vetëm taksat vendore, por edhe energjinë e ujin e pijshëm dhe kjo situatë ka sjellë që komuna të bëjë investime për të përmirësuar cilësinë e jetës. Ksamiljotët kanë kulturë në pagimin e taksave vendore dhe kjo është dhe një ndër treguesit kryesor dhe një nga pikat më të forta që kemi, kur i kërkuam qeverisë dhe Komisionit të Reformës Territoriale, që Ksamili meqë është eficient dhe di të jetojë vetë, të mbetet si njësi vendore më vete”, sqaron Abedini. Nuk dihet ende s’e çfarë do të ndodhë me reformën, ndërkaq që Ksamili është gati të presë fluksin e madh të pushuesve, të cilët po e shkelën një herë vendin e magjishëm, do të rikthehen sërish aty./ REZARTA DELISULA/

E fejuara e Balotellit, një bombë e vërtetë!

0

balotelli_9909E përderisa futbolli në Brazil përfundoi më herët për 23 vjeçarin Mario Balotelli, dashuria e tij për Fanny Neguesha duket se nuk po shkon në të njëjtën rrugë, teksa ata të dytë u panë duke u argëtuar në plazhin e Majamit.

Fanny dukej mahnitëse në bikini, e që nuk linte shumë për të imagjinuar, por që ishte një bombë seksi.Mario Balotelli dhe e fejuara e tij, dukeshin shumë të dashuruar në njëri tjetrin.

Pranga 35-vjeçarit, tentoi të përdhunonte një vajzë

0

perdhunim_1Policia e Fierit ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Policia bën të ditur se në pranga ka rënë Fedi Xhulaj me banim në Fier, pasi u denoncua nga 20-vjeçarja M.XH., e cila deklaroi në polici se i sipërpërmenduri i kishte zënë pritë dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Lidhur me këtë ngjarje vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave, ndërsa bëhet e ditur se vajza ka arritur të shpëtojë nga duart e 35-vjeçarit. Në ngarkim të Xhulaj materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, e mbetur në tentativë”.

Rama: Sot duan të na përplasin përtokë gjuhën shqipe

0

Edi rama ne korcËshtë prezantuar konferenca për shpalljen e draftit përfundimtar të reformës në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në këtë konferencë theksoi se reforma e arsimit në Shqipëri është themeltare.

“Reforma në Arsim është themeltare për Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Kemi në dorë një produkt që është realizuar nga njerëz pa dallim bindjesh politike dhe simpatish partiake. Jam i kënaqur që në anëtarët e komisionit ka njerëz që kanë votuar kundër nesh dhe kanë kërkuar votën për kundërshtarët tanë. I ka bashkuar interesi i përbashkët i të ardhmes së arsimit në Shqipëri. E vlerësoj këtë si një moment emancipues që shënon risi, që do të ndiqet më pas edhe në plane të tjera dhe do të kthehet në normalitet politik për çdo qeveri. Besoj te produkti i këtij procesi”, u shpreh Rama.

Kryeministri ka kritikuar mënyrën e arsimimit, duke thënë se universitetet janë mbipopulluar dhe të gjithë janë bërë me diploma, por vendi është mbushur me një ushtri të papunësh. Ai theksin e vuri tek arsimi profesional, duke thënë se kjo është një nga format më të mira për t’u punësuar. “Sot kemi një ushtri të tërë të papunësh që e quajnë veten inxhinierë, ekonomistë, juristë etj. I duket e paimagjinueshme që nuk e gjejnë veten në ndonjë institucion shtetëror. Por, para kësaj duhet aplikuar dhe duhet të bësh 100 ose dhe 1 mijë intervista dhe ka raste që nuk mund ta gjesh veten. Sot mbushet oborri i PS-së me prindër nga 60 vjeç që kërkojnë punë për djalin 30 ose 40 vjeç, për shkak të atyre diplomave”.

Sipas, Ramës sot në vend mungojë inxhinierët në sektorët e naftës. Dhe për këtë arsye duhet arsimi profesional. “Sot ata inxhinierë që janë 70 vjeç janë më të kthjellët se ata që vijnë me diplomat e reja dhe nuk dinë çfarë të thonë”.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit dhe e Sportit Lindita Nikolla, tha se kjo reformë do të shënojë një epokë të re të cilësisë në arsimin e lartë.

“Jemi këtu në prezantimin e draftit të reformës së arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, që pritet të pësojë një ndryshim rrënjësor. Sot jemi të përgjegjshëm për të punuar edhe më shumë, pas vendimit për marrjen e statusit kandidat, në mënyrë që ta bëjmë Shqipërinë të aftë dhe partner të rëndësishëm për përfitimin e fondeve për kërkime shkencore nga Bashkimi Evropian. Kemi nënshkruar dy marrëveshje para pak kohësh, që do të mundësojnë pjesëmarrjen e Shqipërisë për të ofruar materialet e kërkimit shkencor drejt zhvillimeve më të rëndësishme të vendit. Në këtë reformë, politika është munduar të qëndrojë larg dhe janë lënë të flasin të gjithë specialistët dhe profesionistët. Falënderoj të gjithë ata që, ndoshta në nxitim e sipër, vendosën syzet e errëta për të mos parë se çfarë do të ndodhte, e megjithatë besoj se do jenë pjesë e rëndësishme e së ardhmes”, theksoi ministrja e Arsimit.

Duke shprehur mirënjohje për anëtarët e komisionit të reformës, ministrja Nikolla tha se kjo reformë vendos në qendër universitetin, për të cilin thotë se duhet të zgjohet nga gjumi letargjik dhe liria akademike është kryefjala e gjithsecilit.

“Për sot, mirënjohje për profesionalizmin, punën e palodhur, kudo ku ishte interesi, në çdo aulë të universiteteve publike e jopublike, për të reflektuar mbi këtë draft përfundimtar të raportit për reformën në arsimin e lartë. Ia dolët në një kohë të shkurtër falë integritetit të lartë, përmes debateve, këshillave, sugjerimeve.

Kam dëgjuar e shqetësuar kritikat e ardhura në drejtim të reformës, që thonë se cenohet autonomia e universiteteve, por në fakt duam ta zgjojmë universitetin nga gjumi letargjik dhe nga autonomia në letër. Duam që universiteti të jetë strukturë ku talenti përfitohet dhe ku fjala është liria akademike e çdonjërit prej jush. Për ta bërë këtë, synojmë aleancën e vetme e të dobishme, atë student-pedagog. Mbështesim gjithashtu si studentët që duan të vazhdojnë përtej nivelit bachelor, por edhe ata që janë në vështirësi ekonomike. Jemi për një aspekt tepër të gjerë në arsimin e lartë. Nuk duam të ndërpresim aspiratat e të rinjve për arsimim, e megjithatë masiviteti nuk duhet bërë pa pasur parasysh kostot. Po e mbyll këtu këtë moment të parë, duke shprehur mirënjohjen e plotë dhe falënderimin për të gjithë ju që shoqëruat këtë debat konstruktiv, nga më të shëndetshmit, për hartimin e draftit përfundimtar të reformës së arsimit të lartë, veçanërisht komisionin “Gjonçaj” me të gjithë anëtarët”, përfundoi Nikolla.