24.9 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 7914

Vriten pesë policë afganë

0

656X37346584AFGSë paku pesë policë afganë janë vrarë gjatë një sulmi të kryengritësve në pjesën perëndimore të Afganistanit.

Shefi i policisë së qarkut, Shir Ahmad, është në mesin e të vrarëve në qarku Herat, kur vetura e viktimave u qëllua nga një raket.Asnjë grup deri më tash nuk e ka marrë përsipër sulmin.Dhuna është rritur pasi talibanët i kanë shtuar sulmet ndaj forcave të sigurisë në Afganistan, pak para shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve presidenciale. Ky rezultat pritet shpallet sot, pak para mesditës. (REL)

BD-ja nuk habitet me shkeljet e gjetura nga Auditori në Komunën e Prizrenit

0

BD.2Bashkimi Demokratik në Prizren nuk është befasuar me të gjatuarat e Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Prizrenit. Zyrtarët e këtij subjekti politik vlerësojnë se Auditori vetëm sa ka vërtetuar qëndrimet e Bashkimit Demokratik.

Zëdhënësi i BD-së,Leart Batusha tha se për Bashkimin Demokratik gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Prizrenit ‘vërtetojnë qëndrimet tona te vazhdueshme, se pushteti lokal në Prizren është pjesë e krimit të organizuar”.

“Gjetiet për keqpërdorime të parasë publike dhe shkeljet ligjori nga Auditori i Përgjithshëm janë të vazhdueshme për vite të tëra dhe ne mendojmë se është momenti fundit që gardianët e zbatimit të ligjit siç janë organet e drejtësisë të merren seriozisht me këtë çështje dhe atyre që po keqpërdorin paranë publike t’i tregojnë vendin e merituar, përndryshe po vazhdon fundosja e shtetit tonë nga njerëz të pa ndërgjegjshëm të cilët për përvetësime personale dhe të grupeve mafioze të partisë në pushtet po dëmtojnë rënd perspektivën e vendit tonë drejt integrimeve evropiane”.

“Bashkimi Demokratik do të jetë i vendosur në luftimin e krimit dhe korrupsionit në të dy nivelet qeverisëse dhe demaskimit para opinionit të atyre qe po keq qeverisin me pushtetin lokal ashtu edhe ne qeverisjen e vendit ne nivel qendrorë”/PrizrenPress.com/

Rrëzohet helikopteri në Hanoi, 16 të vdekur

0

helikopteri i rrezuarSë paku 16 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në një zonë banimi në periferi të kryeqytetit vietnamez, Hanoi.

Raportimet e para flisnin për 10 viktima.
Raportohet se helikopteri është rrëzuar gjatë ushtrimeve të kryera, rreth 30 km prej qendrës së Hanoit.

Mediat shtetërore të këtij vendi kanë thënë se 16 personat që ishin në helikopter, kanë qenë rekrutë parashutistë të forcave ajrore të vendit.
Në bordin e helikopterit kanë qenë edhe dy trajnerë dhe tre pjesëtarë të tjerë të ekipit.
Trupat ushtarake dhe policia e kanë bllokuar zonën ku ka ndodhur aksidenti, që është në afërsi të një aeroporti ushtarak.

Cila i ka të pasmet më të bukura, Zaimina apo motra e saj?

0

zaiminaZaimina Vasjari nuk i zhgënjen fansat e saj me fotot hot që poston herë pas here në rrjetet e saj sociale.

Këngëtarja që sapo ka publikuar hitin e saj të radhës “Shum”, ka postuar në Instagram një foto ku duket me motrën e saj Beliola, në një “belfie” pranë një pishine.

Vajzat të cilat tregojnë një trup me forma të bukura kanë marrë komplimente dhe pëlqime pafund.

Marjana Markaj ia kalon edhe Shkëndija Mujajt

0

marjanaMarjana Markaj mund të jetë shqiptarja më seksi.

Vajza që jeton në SHBA dallohet për super format e saj.

Madje, ajo mund t’ja kalojë edhe Shkëndije Mujajt për të pasmet dhe gjoksin e saj.

Ja shtëpia e Blerim Xhemailit në fshatin e lindjes

0

shtepia e blerim xhemajlitFutbollisti nga Maqedonia i cili luan për kombëtaren zviceriane, Blerim Xhemaili, pas eliminimit nga Botërori është kthyer në vendlindjen e tij, në fshatin Bogovinë të Tetovës.

Më sipër ju sjellim foto nga shtëpia e Blerim Xhemailit të publikuara nga Portalb.

Shihni fotogalerinë.

Cook dhe Paçarizi përmbyllin Javën e Arkitekturës

0

20140707085408523646 “Jashtëtokësori miqësor” është emri i një prej objekteve që ka projektuar arkitekti anglez Sir Peter Cook.

Bëhet fjalë për një muze që Cook do ta ndërtonte në vitin 2003 në Graz të Austrisë. Ky objekt që ka formën e një flluske gjigante nga qelqi është vepra me të cilin ai do të marrë famë. Zanafilla e idesë për realizimin e këtij objekti, detaje për projektimin dhe ndërtimin e tij, Cook i ka shpjeguar vetë në një ligjëratë të mbajtur në Prishtinë.

Për më shumë se një orë, të shtunën mbrëma, Cook ka folur për projektet e tij në Modelariunim e Fakultetit të Arkitekturës. Ligjërata e tij ka qenë pjesë e agjendës së Javës së Arkitekturës në Prishtinë, që përmbylli edicionin e dytë. Veç Cookut, në ditën përmbyllëse të këtij evenimenti ka ligjëruar edhe arkitekti kosovar, Gëzim Paçarizi, i cili është kuratori i sivjetmë i Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecies.

Veç Muzeut në qytetin austriak, Cook është i njohur edhe për projektimin e Universitetit të Ekonomisë dhe të Biznesit në Vjenë, të cilin e kishte realizuar vitin e kaluar. Po ashtu ka projektuar shkollën e arkitekturës në Australi “Abedian School of Architecture”. Në vitet ’60 të shekullit të kaluar ai do të themelonte kompaninë avangarde të arkitekturës “Archigram”, ndërsa në vitin 2007 u nderua nga Mbretëresha për kontributet e tij në fushën e arkitekturës dhe të mësimdhënies.

Por në ligjëratën e tij në Prishtinë, Cook ka folur edhe për projektet që nuk ka arritur t’i finalizojë. Një prej tyre është dizajnimi i një ure në Shkup që nuk ishte përzgjedhur të realizohej. Por megjithatë, Cook ka thënë se ky është një prej projekteve që për vete i pëlqen.
“Ishte një urë që ka kioskë në të, dhe kioska lëviz nga njëra anë e urës tek tjetra dhe ka një bar që mund të shërbej si një mundësi e mirë për të shikuar lumin që kalon poshtë dhe të relaksohesh. Nuk e fituam por është një projekt që më pëlqen shumë dhe që mund të përdoret. Kam një interesim të veçantë për kioska dhe e vërejta se edhe ju keni shumë”, ka thënë Cook, i cili në vitin 2004 ishte nderuar me Medaljen e artë mbretërore.

Përveç interesit për kioskat, ai ka demonstruar disa shembuj të interesit, duke marrë si protagonist njerëzit. Ai i ka ndarë në gjashtë kategori dhe kështu ka shpjeguar marrëdhëniet e secilit grup me urbanizmin dhe arkitekturën në përgjithësi.
Në edicionin e dytë të Javës së Arkitekturës në Prishtinë, që ka zgjatur 6 ditë, për një orë arkitetki Gëzim Paçarizi mbajti ligjëratë në lidhje me punën e tij që ka bërë për t’u paraqitur në Ekspozitën e Arkitekturës në Bienale.
Sipas Paçarizit, materialet që ka mbledhur për prezantimin në Bienale kanë qenë të shumta.
“Një pjesë e atij materiali është përdorur për ekspozitë, ndërsa një pjesë e madhe ka mbetur pa u përdorur. Jam munduar që ato t’i përmbledh në këtë ligjëratë”, ka thënë Paçarizi, tek ka folur për pjesën e parë të ekspozitës me fotografi.

”Studim yni është kristalizuar me një ekspozitë ku kanë qenë 365 fotografi dhe plane që e kanë prezantuar arkitekturën kosovare, por në suaza më të gjëra jo vetëm në arkitekturë. Që nga viti 1863 e deri më sot kanë qenë të ndara përafërsisht në dy degë. E para, Kosova para modernitetit dhe, e dyta, Kosova pas modernitetit. Apo, thënë më ndryshe, pjesë e trashëgimisë kosovare dhe ndryshimi i saj pas Luftës së Parë Botërore e deri më sot”, ka shtuar ai.
Teksa Paçarizi po qëndronte në foltoren e vendosur në skenë, në ekranin e madh prapa tij shpaloseshin fotografi, të cilat ai i ka siguruar nga arkiva e Vjenës, Parisi edhe nga Australia. Në këtë mes edhe fotografi të fotografit Jozef Zekiri, i cili ka qenë me Hanin, albanologun e parë gjerman, në Kosovë.

“Ai i ka lënë pesë fotografi të Prizrenit dhe Hani e ka një përshkrim të Prizrenit në atë kohë. Këto foto janë të pastra me kualitet të lartë, të cilat publiku ka pasur rastin t’i shohë për herë të parë. Një panoramë që tregon se si ka qenë Prizreni para 150 vjetësh”, ka thënë Paçarizi, i cili ka studiuar arkitekturën në Prishtinë dhe më pas në Gjenevë ku edhe ka diplomuar në vitin 1993.
Pjesa e dytë e ligjëratës së tij iu dedikua “kullës së shkamit”. Ai ka shpjeguar për inspirimin tij dhe si ka ardhur deri tek ideja për këtë kullë. Zbulimet e rastit që i kemi gjetur gjatë studimit sa i përket ‘shkamit’ si element.

“Fjala ‘shkam’ dy kuptime. Shqipja është e vetmja gjuhë ku ky raport ekziston në mes të ‘shkamit’ si karrige dhe ‘shkamit’ si gur. Kjo dëshmon se ‘shkami’ si element i enterierit tonë ekziston shumë moti”, ka thënë Paçarizi, tek ka vlerësuar organizmin e Javës së Arkitekturës në Prishtinë.

Kjo javë që temë kishte “Qytetin” nis me ekspozitën e “Aga Khan” – çmimi për arkitekturë dhe ligjëratën e kryetarit të Komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ligjërues të tjerë që karakterizuan edicionin e dytë të kësaj jave ishin: Pippo Ciorra, Emre Arolat, Haris Piplas, Syke Duncan, Farrokh Darakhshani, Dijana Vucinic, Ledian dhe Sajmir Kristo./koha ditore/

 

Në Zym të Hasit vetëvarët 21-vjeçari Prend Kajtazi

0

LitariPrend Mark Kajtazi, 21-vjeçar nga fshati Karashëngjergj i Zymit të Hasit i ka dhënë fund jetës. Ai është gjetur në litar nga babai i tij në orët e hershme të mëngjesit të ditës së djeshme.

Zëdhënësi i Policisë  në Prizren, Hazir Berisha ka konfirmuar për PrizrenPress rastin e vetëvarjes.

“Është vetëvarë një person në Zym të Hasit, mirëpo raportin detal do t’ia dërgojmë mediave pak më von”, tha Berisha,/PrizrenPress.com/

Zvarritet lënda e Ramadan Mujës

0

RamadanMuja14-01Po mbushen katër muaj që kur kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Themelore në Prizren dhe lënda ndaj tij akoma nuk ka shkuar në Gjykatë të Apelit, si Gjykatë e Shkallës së dytë../Zëri/

Martohet Nora Istrefi, në shtator dasma me Robertin

0

nora istrefi me burrAjo është një ndër këngëtaret më seksi, ndërsa ai një djalosh shumë simpatik. Është fjala për këngëtaren Nora Istrefi dhe të fejuarin e saj, Robertin.

Çifti për më shumë se pesë vitesh kanë një marrëdhënie, shpesh herë mediat kanë aluduar për një ndarje mes të dyve, megjithatë lidhja për ta vazhdon.

Pas një kohe të gjatë së bashku, Nora dhe Roberti kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë në shtator.

Deri më tani nuk dihen detaje të kësaj dasme, por kur bëhet fjalë për Nora Istrefin, pritet një dasmë madhështore dhe shumë ekstravagante.