18.7 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 7915

Zmbrapset Thaçi, synon Presidencën

0

Thaci-misioni i ri14Hashim Thaçi është i gatshëm të heqë dorë nga posti i kryeministrit, duke kalkuluar që pas dy vjetësh t’i ofrohet posti i presidentit dhe njëkohësisht partia e tij të mbetet në pushtet në nivel qendror…/zëri/

Humbësi Muharrem Xhemajli nuk rikthehet në krye të OVLUÇK’së

0

MuharremXhemajli-OVLUCKMuharrem Xhemajli, ish-kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), i cili nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për deputet, ka bërë me dije për Epokën e re” se nuk e ka ndërmend të rikthehet në krye të kësaj organizate, të cilën e ka drejtuar për më shumë se pesë vjet.

“Nuk pretendoj të kthehem në krye të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, por gjithherë do të jem pranë bashkëluftëtarëve dhe do ta jap kontributin tim për avancimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së UÇK-së. Normalisht do t’u ndihmoj veteranëve aty ku do të jem në të ardhmen. Faktikisht ende nuk kam vendosur se si do të veproj tash e tutje, por e kam një vend pune të cilën e kam pasur edhe gjatë kohës kur kam qenë në krye të kësaj organizate. Tani jam duke shkuar në punë dhe të shohim se si do të shkojnë gjërat, por në krye të OVLUÇK-së nuk do të rikthehem”, ka thënë Xhemajli.

Në këtë kontekst, Xhemajli ka deklaruar se OVLUÇK-ja ka qenë dhe duhet të mbetet organizatë apolitike. Ai ka thënë se do të vazhdojë ta japë kontributin për veteranët dhe qytetarët brenda strukturave të PDK-së. “OVLUÇK-ja gjithherë ka qenë organizatë jopolitike dhe ka qenë larg politikës. Dhe tani do të ishte e pakuptimtë dhe e pamoralshme që unë të kthehem në krye të OVLUÇK-së përderisa jam i identifikuar me PDK-në. Do të vazhdoj ta jap kontributin tim brenda PDK-së për avancimin e jetës së qytetarëve dhe për të mirën e vendit”, ka deklaruar Xhemajli, duke shtuar se, pas verifikimit të veteranëve, do të mbahen zgjedhjet brenda OVLUÇK-së. “Unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të OVLUÇK-së, por unë jam ende pjesë e strukturave të kësaj organizate, duke përfshirë Këshillin Drejtues dhe Kryesinë e OVLUÇK-së. Dhe derisa të mbahen zgjedhjet, të cilat janë paraparë pas verifikimit të veteranëve, me përvojën time do ta jap kontributin tim. Në momentin që të kryhet verifikimi i veteranëve, thirret mbledhja e Këshillit Drejtues dhe vendoset për fillimin e mbajtjes së zgjedhjeve brenda organizatës, fillimisht nëpër degë, pastaj në nivelin qendror”, është shprehur Xhemajli,transmeton express

Nuk jam i dëshpëruar për rezultatin e treguar në zgjedhje

Pavarësisht se nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Muharrem Xhemajli është ndarë i kënaqur me rezultatin që ka arritur në zgjedhjet e 8 qershorit. “Nuk janë pak mbi 6 mijë vota, sidomos me një buxhet shumë të vogël për të bërë fushatë dhe për të dalë në terren. I falënderoj të gjithë ata që me kanë votuar dhe përkrahur në këto zgjedhje. Realisht për mua ky rezultat është i mirë, sepse mbi 6 mijë vota nuk janë pak për një kandidat i cili për një kohë shumë të shkurtër angazhohet në jetën politike. Ju e dini se sa kam qenë pjesë e OVLUÇK-së, shpeshherë edhe i kam kritikuar institucionet e vendit, edhe qeverinë që është udhëhequr nga PDK-ja. Të gjitha ato kritika janë bërë për të mirën e vendit. Aspak nuk jam i dëshpëruar për rezultatin që kam arritur në zgjedhje”, ka thënë Xhemajli.

Tirana e Prishtina t’i mbrojnë shqiptarët në Maqedoni

0

Kim mehmetiPublicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, i ka porositur Tiranën dhe Prishtinën zyrtare ta mbrojnë interesin e shqiptarëve të Maqedonisë, e jo interesin e elitave politike shqiptare.
Kim Mehmeti, duke folur për ngjarjet e fundit në Maqedoni, sidomos pas protestave kundër dënimit me burgim të përjetshëm të 6 shqiptarëve në rastin “Monstra”, i ka ftuar Qeverinë e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, t’i mbrojnë interesat e shqiptarëve në Maqedoni e jo interesat e elitës politike shqiptare në këtë vend.

Në këtë bisedë për “Epokën e re”, ai ka treguar se ky shtet për elitat është parajsë, por popullit shqiptar nuk i jep asgjë.

Sipas tij, bashkëfajtorë për pozitën e rëndë të shqiptarëve në këtë vend janë edhe këto elita.

“Vlerësoj se Tirana dhe Prishtina duhet të bëjnë dallim ndërmjet asaj ç’është mbrojtje e popullit, nga mbrojtja e interesit të elitave të këtushme partiake shqiptare, e për të cilat elita, Maqedonia është parajsë që atyre ua ofron të gjitha, e popullit shqiptar nuk i jep asgjë! Andaj mendoj se Prishtina e Tirana zyrtare nuk duhet të shtiren se nuk e dinë se bashkëfajtorë për këtë pozitë mjerane të shqiptarëve të këtushëm janë edhe kryesuesit e partive shqiptare në Maqedoni”, ka thënë Mehmeti.

Ai ka bërë, me dije se reagimet e tyre zyrtarët e Tiranës dhe Prishtinës duhet t’ua adresojnë edhe miqve të tyre shqiptarë të Maqedonisë me të cilët, sipas tij, hanë dreka e darka dhe kanë biznese të përbashkëta.

“Andaj, mendoj se Tirana e Prishtina duhet më në fund të vendosin se a do të vihen në mbrojtje të popullit, apo në mbrojtje të elitave të këtushme partiake shqiptare, me të cilat shumë nga politikanët në Shqipëri e Kosovë nuk i lidh interesi i popullit, po thellësia e xhepi”, është shprehur Mehemti. Duke folur për protestat e fundit në këtë vend, ai ka thënë se harmonia ndëretnike nuk ka ekzistuar kurrë në Maqedoni.

Mehmeti ka kritikuar shumë faktorin politik shqiptar në Maqedoni, duke thënë se shqiptarëve të këtij vendi u është vrarë shpresa nga ata që ua sollën në vitin 2001.

“Ndonjëherë kam përshtypjen se ne shqiptarët e Maqedonisë nuk zgjedhim përfaqësues tanë politikë, por vëzhgues të cilët kanë për obligim ta monitorojnë situatën e këtushme politike dhe të dalin me deklarata nëpërmjet të cilave do t’u japin këshilla shqiptarëve të mos bien pre e provokimeve, që të jenë të durueshëm!? Por, pa treguar kush janë provokuesit e, mbase, duke harruar se ata i provokon regjimi, pjesë e të cilit është edhe BDI-ja”, ka thënë Mehmeti.

E pabesueshme, këta VIP-a kanë dosje të hapur!

0

vipatNdonëse të adhuruar nga publiku, disa nga fytyrat e njohura publike, nuk ka mundur t’i ikin ligjit. Kjo tregon se pavarësisht famës së tyre, ata paguajnë për gabimet e bëra. Në vazhdim mund të shihni gjashtë nga emrat e njohur në Hollywood të cilët janë në evidencë policore

Jay Z – Rep artisti i njohur, njëkohësisht edhe bashkëshorti i pop yllit Beyonce, Jay z në vitin 1999 është gjendur në një problem në një klub të natës. Kjo përleshje ka përfunduar me problem më të madh, pasi që Jay Z e ka therur një person në bark. Ai e ka pranuar fajin, e për këtë ka marrë tre vjet të mbrohet në liri.

Cheryl Cole – Në fillim të karrierës së saj, Cheryl ka rënë në bela në një klub nate ku është rrahur. E për këtë ajo më vonë ka pasur problem me ligjin. Aktorja ka qenë e gjykuar për shkak të lëndimeve trupore që ia ka shkaktuar personit tjetër. E për këtë ajo ka qenë e dënuar që për 120 orë të punojë në të mirë të shoqërisë.

Tim Allen – Aktori e komiku i njohur nuk ka qenë gjithmonë i pastër me ligjin. Në vitin 1978, kur ka qenë vetëm 25 vjeç, ka qenë i gjykuar dhe burgosur për shkak të posedimit të 650 gramë lëndë narkotike kokainë. Për këtë vepër penale ka qenë i burgosur për dy vjet e gjysmë. E përveç kësaj në vitin 1997 është gjykuar një vit, ku në mbrojtje për liri ka shkuar në rehabilitim, pasi që është kapur duke i grahur makinës nën ndikim të alkoolit.

Hugh Grant – Aktori simpatik e sharmant, është ndër meshkujt më problematikë, edhe pse shumë nuk e kishin besuar. Në vitin 1995 është burgosur për shkak të një aventure me veturë, me një prostitutë hollywoodiane. Ai e ka pranuar fajin, e ka paguar dëmin, ndërsa dy vjet që është dashur të mbrohet në liri, ai ka vijuar kursin për vetëdijesim të AIDS.

Nina Dobrev – Aktorja bukuroshe dhe ylli i serialit ‘Vampire Diaries’ në vitin 2007 është arrestuar bashkë me disa kolegë, për shkak të sjelljes së saj ‘të pahijshme’- ajo dhe kolegët e saj me drita kanë penguar grahësit e veturave nëpër rrugë.
George Michael- Pop ylli, Georg Michael, shpesh ka qenë i arrestuar për posedim të drogës dhe sjelljeve të pahijshme në publik…Për shkak të vetive jo të mira i ka kaluar disa kohë në burg, e mos të përmendim se sa herë ka qenë i turpëruar për shkak të veprimeve të veta.

Nisma s’e do kafen e PDK-së

0

Zafir BerishaZyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë gjithë fushatës zgjedhore kishin planifikuar se fill pas 8 qershorit, një pjesë e ndarë prej tyre në Nisma, do t’i bashkohet sërish.

Marrëveshja e partive që humbën zgjedhjet për një koalicion paszgjedhor i ka befasuar PDK-në. Ata janë befasuar, sidomos nga nënkryetari i deridjeshëm i kësaj partie Fatmir Limaj. Ai tash po preferon që të sakrifikojë, me qëllimin e vetëm që ta heqë PDK-në nga pushteti.

Por pakënaqësi me PDK-në nuk kanë vetëm ish-zyrtarët e saj të lartë në qendër që tash kanë kaluar në Nisma, Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi. Qëllimin që ta heqë nga pushteti PDK-në, i ka vënë vetes edhe dikur numri një i kësaj partie në Prizren, Zafir Berisha.

Politikani prizrenas që udhëheq partinë Bashkimi Demokratik, tash është deputet i Nismës. Ai të dielën ka ironizuar lajmet e fundit se PDK-ja është në gjendje t`ia ofrojë nismës 8 ministri, dhe se këtë ia kanë komunikuar kësaj partie në një takim kafeje./Tribuna/

Mospajtime rreth grupit më të madh parlamentar

0

KuvendiKosoves5-27Përcaktimi i grupeve parlamentare në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës pritet të jetë çështja kryesore në fazën e konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit. Tani kur rezultati i zgjedhjeve është certifikuar, pritet që të hënën dhe të martën të përcaktohen disa hapa vendimtarë që do të çonin deri te thirrja e seancës së parë konstitutive, e cila, sipas afatit kushtetues, duhet thirrur brenda 30 ditëve pas certifikimit.

Por, çështja më kontestuese mbetet ajo e përcaktimit të grupeve parlamentare. Nëse gjatë përgatitjes së seancës së parë grupet parlamentare do të përcaktoheshin sipas rezultatit të zgjedhjeve të 8 qershorit, atëherë pozita e kryetarit të Kuvendit do t`i takonte PDK-së si fituese e zgjedhjeve. Në këtë rast, PDK do ta fitonte këtë të drejtë, por nuk besohet se do të kishte vota për ta fituar këtë post sepse për ta zgjedhur kryetarin duhen 61 sosh.

Kurse, në rastin e dytë, nëse do të njihej si grup parlamentar bashkimi paszgjedhor i LDK-së, AAK-së dhe Nisma-s, atëherë ai do të përbënte shumicën dhe do t’i takonte e drejta e kandidimit të kryetarit

Mbi 119 mijë lëndë të paekzekutuara në gjykata, prinë Prizreni

0

Gjykata-qekiqiFiks 119 mijë e 513 lëndë të paekzekutuara flenë në gjykatat e Kosovës. 104 mijë e 184 janë nga fusha civile, 15 mijë e 329 janë nga ajo penale. Numri më i madh i tyre nuk është në Prishtinë, por në Prizren, i ndjekur nga Gjilani e Peja.

Ky numër lëndësh nuk po e frikëson kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci. 800 mijë të tilla thotë se i ka Maqedonia. Shumicën e këtyre lëndëve, sipas Pecit, e përbëjnë borxhet e qytetarëve ndaj KEK-ut, ujësjellësit e kompanive të pastrimit,shkruan Koha Ditore.

Në mesin e lëndëve të paekzekutuara është edhe ajo e Alinexhat Zeqirit, Abdulxhemi Zeqirit dhe Samet Ramadanit. Pronën e tyre prej 254 metrash katrorë e mban Behxhet Makolli qe 13 vjet. Lokali i tyre gjendet përballë hotelit “Grand” dhe njihet si “Bulevardi”.

Afganistani nuk e bllokon “Facebook-un”

0

facebookQeveria afgane e ka hedhur poshtë propozimin për bllokimin e rrjetit social, “Facebook” derisa të përfundoj kriza rreth zgjedhjeve presidenciale.

Fayeq Wahedi, zyrtar për informim i presidencës afgane, i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve, AFP, se vendimi është marrë gjatë një takimi të djeshëm të Këshillit Kombëtar të Sigurisë. Javën e kaluar, senatorët i kanë kërkuar qeverisë që ta bllokojë “Facebook-un” derisa të betohet presidenti i ri, pasi debatet në këtë rrjet social po nxisin tensione etnike. Rrjetet sociale janë bërë skenë e komenteve me përmbajtje urrejtjeje në mes të përkrahësve të kandidatëve për president, Abdullah Abdullahu dhe Ashraf Ghani. Gjuha nxitëse në këtë rrjet social po ka edhe tone etnike.

Ghani ka përkrahje nga pashtunët në jug dhe lindje të Afganistanit, derisa përkrahësit e Abdullahut janë taxhikët në veri, duke nxjerr në pah kështu ndasitë etnike të luftës civile gjatë të 90-ve. Rezultatet preliminare priten të bëhen publike gjatë ditës së sotme, por Abdullahu ka thënë se ai nuk do i pranojë rezultatet, pasi numërimi i votave është manipuluar në të mirë të kundërkandidatit, Ghani. (REL)

Nuk mund të ketë pezullim të dialogut

0

flamuri i kosoves dhe serbeveAnalistët politikë konsiderojnë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë menjëherë pas formimit të institucioneve të reja dhe që marrëveshjet e arritura të zbatohen.

Analisti Halil Matoshi konsideron se dialogu do të vazhdojë sipas agjendës së Bashkimit Evropian, pa marrë parasysh përbërjen e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

“Dialogu do të vazhdojë, pa marrë parasysh se kush do ta ndërtojë qeverinë e re. Madje, liderët e koalicionit opozitar janë deklaruar se do ta vazhdojnë dialogun. Mirëpo, në këtë situatë ndërhyrja e Vetëvendosjes e ka ashpërsuar në një masë retorikën politike”, thotë Matoshi.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga partitë politike opozitare (në rast të formimit të qeverisë nga ana e tyre), që të riformatizojnë dialogun që, siç kanë thënë ata, në radhe të parë të zbatohen marrëveshjet e arritura dhe që ky dialog të mos zgjas në pafundësi.

Matoshi konsideron se janë edhe disa faktorë të tjerë që kanë ndikuar që çështja e dialogut të kuptohet si çështje e pezulluar.

“Në këtë çështje, kanë ndikuar serbët e veriut të Kosovës, po ashtu edhe partitë politike kosovare, posaçërisht Vetëvendosje. Ka ndikuar në zvarritjen e marrëveshjeve po ashtu edhe konstituimi i i komunave të reja në veriun e Kosovës. Por, edhe kjo performancë cinike mbi urën e lumit Ibër ka bërë që dialogu i mëtutjeshëm të shihet me dyshim”, deklaron Matoshi.

Edhe analisti Imer Mushkolaj mendon se vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beogradi është i domosdoshëm. Ai thotë se pas formimit të institucioneve të reja, Qeveria e ardhshme duhet të shkojë tutje me dialogun politik, jo vetën në kuptimin formal, por të arrihen qëllimet e dialogut.

“Brukseli nuk do të lejojë që një gjë e tillë të dështojë. Por, prapë po them se varet shumë nga institucionet e reja, varet shumë nga koha kur këto institucione do të formohen që të vazhdohet dialogu, respektivisht të shihen mbase modalitetet e reja se si ky dialog të vazhdohet. Para se të vazhdohet, normalisht, i rëndësishëm është zbatimi i të gjitha atyre marrëveshjeve që janë arritur më herët”, vlerëson Mushkolaj.

Ndryshe, në këtë javë që po e lëmë pas, zëvendëskryeministrja në detyrë, Edita Tahiri, njëherësh kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit, ka pasur takime bilaterale me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Siç është bërë e ditur nga kabineti i saj, në agjendën e këtyre takimeve ka qenë analizimi i zbatimin të marrëveshjeve të dialogut të Brukselit.

Tahiri në takimin që ka pasur me drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin në Shërbimin për Punë të Jashtme të BE-së, Fernando Gentilini, në mënyrë të veçantë thuhet se ka ngritur çështjen e barrikadave të reja në urën e lumit Ibër dhe ka kërkuar angazhime të shtuara nga Bashkimi Evropian për heqjen e tyre dhe mundësimin e lëvizjes së lirë sa më shpejtë, ashtu siç është premtuar. /REL/

Dama Helen

0

Helen-Mirren-637x424Është cilësuar si një nga aktoret më të mira të gjeneratës së saj. Por, të mendosh për pamjen e kuruar deri në detaj, ndoshta askujt nuk i shkon ndërmend se fituesja e Çmimit Oscar në vitin 2007, Helen Mirren, kujdeset vetë për flokët.

Në një intervistë të fundit, aktorja angleze tregon se i pret flokët vetë dhe se vetëm kështu ndihet rehat.

“Jo gjithmonë, por në pjesën më të madhe të rasteve i pres flokët vetë. Nuk e duroj dot faktin që të shkoj te parukuerja çdo gjashtë javë, kështu që shkoj një herë në vit.”
“Herët e tjera nxjerr gërshërët dhe i rregulloj vetë. Ndodh që t’i presë një mëngjes më pas, nga një event që kam kaluar në tapetin e kuq”.
Po ashtu, Mirren tregon se edhe ngjyrën e flokëve mundohet ta rregullojë vetë.