21.1 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 7916

Zvogëlohen mundësitë e zhdukjes së analfabetizmit klasik deri më 2015

0

Suhareke-testi maturesVetëm edhe një vit i ka mbetur kohë Kosovës që të zhdukë analfabetizmin klasik, i cili parashihet me rezolutën e nënshkruar qysh në vitin 2008 në Kuvendin e Kosovës.

Përmes saj, institucionet shtetërore janë obliguar që të respektojnë objektivat e Mijëvjeçarit të ri të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), që parashohin zhdukjen e analfabetizmit klasik dhe minimizimin e analfabetizmit funksional.

Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, të publikuara vitin e kaluar kanë treguar se 55 mijë qytetarë të Kosovës janë analfabetë të plotë, që nuk dinë shkrim dhe lexim, derisa analfabetë funksionalë që dinë shkrim dhe lexim, por nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë që e shkruajnë, janë 82 mijë 188 persona

Limaj mohon t’i ketë thënë Ahmetit, “turp të kesh”!

0

Fatmir Limaj 230Në një faqe në Facebook që mban emrin e Fatmir Limajt, është bërë një postim ku Limaj i thotë kreut të BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmetit, “turp të kesh”. Limaj demanton se ky postim është bërë nga ai.

“Gjatë ditës ka qarkulluar një reagim i rremë, të kinse një deklarate të Kryetarit të Kryesisë së Nisma për Kosovën, z. Fatmir Limaj, në lidhje me situatën aktuale në Maqedoni”, thuhet në faqen zyrtare të Limajt në Facebook.

“Kryetari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, z. Fatmir Limaj, demanton këtë reagim qe fillimisht është plasuar në rrjetet sociale nga persona të papërgjegjshëm që kanë hapur faqe të ndryshme jo zyrtare në Facebook, në emër të Kryetarit, z. Fatmir Limaj.

LDK-së në Prizren i duhet një kryetar që i bashkon klanet

0

Dr.Arsim BerishaShkruan:Dr.Arsim Berisha

Pas dorëheqjes së Eqrem Kryeziut nga kryetari i Degës se LDK-së në Prizren, ne shohim reagime të ndryshme nëpërmjet mediave,portaleve e rrjeteve sociale,se ka interesim të madh,të qytetarëve të din se kush do jete kreu i ri kësaj dege.

Duke ditë që Dega LDK-së në Prizren është dega me e madhe në tërë Kosovën, ky interesim veç është pritur.

Ka reagime pro e kundër, për disa të mundshmëve që të drejtojnë degën. Ky interesim na tregon që qytetarët e Prizrenit,shohin shpresën tek LDK-ja,për të kthyer besimin tek shteti ligjore dhe funksional!

Për mos fitoren e LDK-së nga viti 2007 deri me 2014 në Prizren,nuk ka ikje nga përgjegjësia nga asnjëri që ishte pjesë e strukturave gjatë kësaj kohe, pavarësisht shkaqeve që janë largu gjatë kësaj kohe nga struktura udhëheqëse e degës.

LDK është e qytetarëve të Kosovës e në veçanti e anëtarëve,simpatizantëve e dashamirëve të LDK-së.Pra, secili mund të aspiroj,ashtu siç mund të kërkojnë edhe ata që kanë qenë në struktura udhëheqëse të degës, të marrin besimin e delegatëve të kuvendit të degës konform rregullave që parasheh statuti i LDK.

S’duhet të ketë, të përjashtuar nga kjo gare edhe për ata që pavarësisht rezultateve të dobëta të marra nga nëndegët që vinë,s’ka përjashtim as për ata anëtarë që nëndegët e tyre nuk arritën asnjëherë deri më tani të marrin primatin e partisë së parë,LDK nuk duhet të jete përjashtuese për askënd.

Që LDK të jete fituese në të ardhmen e afërt në Prizren,duhet krijuar hapësire për të rijnë,e në LDK ka mjaftë intelektual të gatshëm që të marrin këtë përgjegjësi, e për t’i prirë kësaj fitore, ne do duhej që t’u japim përkrahje,përderisa ekspertët tanë nga Prizreni kanë marrë pjesë në hartimin e politikave të LDK-së,besoj fuqishëm që ata mund ta udhëheqin edhe degën e LDK-së në Prizren.

E rëndësishme do të duhej të vinte një personalitet që nuk është pjese e fraksioneve brenda degës në Prizren,por i gatshëm që t’i kontribuoj bashkimit të këtyre fraksioneve.

Do ishte përparësia e tij, mund të themi, që duke mos qenë pjese e asnjë fraksioni,do ishte ai person që i nevojitet degës si unifikuesi e të gjithëve përbrenda degës në Prizren,besoj se brenda një kohe të shkurtë do i kthehej elektorati që përkohësisht i kthej kurrizin LDK-së.

Një personalitet i tillë do ishte alternativa më e mirë,jo pse tjert nuk e meritojnë,por një emër i tillë i respektuar përbrenda LDK-së,do jep sinjalin e unifikimit e rikthimit të fuqishëm,në vendin që ka pas para vitit 2007,duke mos vendos apriori që të tjerët nuk e kane dijenin e fuqinë politike,të udhëheqin degën,presim që intelektual të tillë të marrin pjese në garën për kreun e degës!

Zafir Berisha e quan “mangup” Enver Hasanin

0

ZafirBerisha11-14Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha nuk e sheh Enver Hasanin si kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ai thotë se Hasani është një “mangup i dëshmuar”.

Berisha këtë vlerësim për Enver Hasanin e ka bërë pas interpretimit që Gjykata Kushtetuese ia ka bërë kërkesës së Presidentës, Atifete Jahjagës, rreth mandatarit dhe formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

“Presidentja pa kurrfarë arsye dhe kërkese nga askush ju drejtua Gj. Kushtetuese për interpretim të diçkaje që ishte edhe për analfabetet e interpretueshme , ajo tentoi me ja lënë “kopilin te dera” (siç thotë populli) “mangupit” tashmë të dëshmuar E.H.”,ka shkruar Berisha në Facebook.

“Po ky më shumë mjeshtëri “pataten e nxehtë” ja la asaj që kishte dalë nga zarfi i Dellit, duke ja bërë me dije siç thotë populli ” si e ke lypë edhe e gjen” ec tash bjeri ne fije kësaj loje me “guxha” që po ndodhë në Kosovë”./PrizrenPress.com/

Bullgari para drejtësisë, shfrytëzoi si prostitutë gruan shqiptare

0

Prostitution-rrugeNjë shtetas bullgar pritet të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi akuzohet se trafikuar një vajzë shqiptare. Shtetasi bullgar Tomcho Tomov 56 vjeç në vitin 2009 u martua me një vajzë nga Pogradeci, të cilën më pas e ka keqtrajtuar fizikisht e psikologjikisht, duke e detyruar të bënte prostitutën me klientët që ai vetë i siguronte.

Por, gjatë kësaj kohe vajza shqiptare nuk kishte marrë guximin të denonconte bashkëshortin e saj që e shfrytëzonte si prostitutë. Mësohet se, pas disa vitesh V.Tomov, mbeti shtatzënë me një nga ‘dhunuesit’ e saj dhe ka sjellë në jetë fëmijën.

Por, bashkëshorti bullgar gjithmonë e ka parë vajzën shqiptare si mjet fitimi. Ai kishte bërë një marrëveshje që fëmijën e bashkëshortes t’ia jepte për birësimin një çifti, kundrejt një pagese. Por, nëna shqiptare e fëmijës ka mundur ta ndalojë shitjen e vogëlushit të saj.

Pasi është shfrytëzuar në qytetin e Pogradecit, për disa vite, Tomov ka tentuar ta trafikojë gruan drejt Italisë, me ndihmën e mikut të tij, Alesio Cullhaj, edhe ky i fundit tashmë nën akuzë.

Cullhaj dhe V.Tomov, nuk janë lejuar të kalojnë drejt Italisë dhe pikërisht këtë moment ka shfrytëzuar gruaja për të denoncuar keqtrajtimet barbare dhe tentativën për ta trafikuar drejt shtetit fqinj. Pas denoncimit janë vënë në pranga dy të dyshuarit, të cilët tashmë do të gjykohen në nga drejtësia shqiptare.

LIIB: Të gjithë aktorët e teatrit të përgjakur

0

liib-t-euml-gjith-euml-aktor-euml-t-e-teatrit-t-euml-p-euml-rgjakur_hdKush ishin udhëheqësit e fuqive botërore që hodhën miliona njerëz në luftë?
Hitleri, njeriu që e mbajti botën në tmerr për vite me radhë, erdhi në fuqi në vitin 1933, duke përhapur me shpejtësi vizionin e tij totalitar të Rajhut të Tretë. Gjashtë vjet më pas ai pushtoi Poloninë dhe ngjarjet e mëpasme do të çonin në fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Në të njëjtën kohë, në Rusi, Stalini përpiqej të zgjeronte pushtetin e vet si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik.

Dr. Hans Ottomeyer është drejtor i Muzeut Historik Gjerman.

“Hitleri dhe Stalini mund të krahasohen përsa i përket brutalitetit dhe papërgjegjshmërisë edhe për faktin se zbatonin sundimin njëpartiak që përqendrohej në personalitetin e një udhëheqësi, i cili do të vinte në jetë synimet e partisë në mënyrë të dhunshme”, thotë ai.

Në vitin 1939, Stalini nënshkroi një pakt mossulmimi me Gjermaninë naziste. Pastaj ai pushtoi Poloninë, vetëm 16 ditë pas fillimit të invadimit gjerman. Duke marrë pjesë aktive në këtë, Stalini shpesh shihet si njeriu që e nxiti Luftën e Dytë Botërore. Por, Stërnipi i Stalinit, Yakov Dzhugashvili, nuk është dakord me këtë pikëpamje.

“Mendoj se të gjitha akuzat e historianëve dhe qeverive perëndimore kundër Stalinit dhe udhëheqjes së atëhershme sovjetike janë marrëzira fund e krye. Këto akuza janë një formë e re agresioni kundër asaj që mbeti nga Bashkimi Sovjetik, kryesisht kundër Rusisë”, thotë ai.

Më 3 shtator 1939, Britania, Australia dhe Zelanda e Re i shpallën luftë Gjermanisë, të pasuara nga Franca, Afrika e Jugut dhe Kanadaja. Një vit më pas, më 1940, Winston Churchill u bë kryeministër. Churchill ishte jashtëzakonisht popullor dhe i njohur për fjalimet e tij frymëzues. Ai u bë forca që i mbante gjallë shpresat e britanikëve për fitore.

“Nëse përdorim një fjalë për të përshkruar rolin udhëheqës të Churchillit, ajo do të ishte frymëzues. Mendoj se edhe njerëzit që e kritikojnë, nuk mohojnë dot aftësitë që ai kishte për të frymëzuar një komb që të besonte te vetja dhe te fitorja përfundimtare”, thotë Phil Reed, drejtor i Muzeut Churchill.

Churchill u bë shpejt i njohur si një nga udhëheqësit më të mëdhenj të periudhës së luftës. Përpjekjet e tij për të fituar luftën u ndihmuan sidomos nga marrëdhëniet e tij të ngushta me presidentin amerikan Franklin D. Roosevelt. Dy udhëheqësit u takuan në 12 konferenca strategjike.

Një ndër më të rëndësishmet ishte Konferenca e Kazablankës, e cila përcaktoi objektivin e aleatëve për një kapitullim pa kushte të Gjermanisë dhe Japonisë. Reed shpjegon se marrëdhëniet më të ngushta ishin me presidentin amerikan. Churchill e dinte se Britania nuk do të mund ta fitonte kurrë luftën e vetme.

Në Itali, një tjetër diktator përpiqej të zgjerohej përtej kufijve të vendit të tij. Benito Mussolini, themeluesi i fashizmit, i cili më 7 prill 1939 pushtoi Shqipërinë dhe e rreshtoi vendin në anën e Gjermanisë.

Giovanni Orsina, është profesor historie në Universitetin Luiss Guido Carli të Romës.

“Si të gjithë diktatorët, në një moment ai u shkëput nga realiteti. Në gjysmën e dytë të viteve 30, kur në Gjermani erdhi në fuqi Hitleri, Mussolini filloi të humbte kontakt me realitetin dhe nisi të mendojë se ai dhe Italia mund të bënin gjëra që në fakt ata nuk i arrinin dot. Dhe, kjo ishte ndër arsyer kryesore që e hodhi Italinë në luftë”, thotë ai.

Në vitin 1945 kur po afrohej disfata, Mussolini u përpoq të arratiset në Zvicër. Por, diktatori dhe e dashura e tij u kapën dhe u ekzekutuan në publik. Njerëzit e festuan vdekjen e tiranit nëpër rrugë në të gjithë Italinë.

Figura e gjatë dhe krenare e Charles de Gaulle u bë simbol shprese për bashkatdhetarët e tij pas pushtimit të Francës në vitin 1940. Refuzimi i tij për të njohur qeverinë e Vishisë të kontrolluar nga nazistët bëri që ai të dënohej me vdekje nga një gjykatë ushtarake franceze. Ai u largua për në Londër ku shpalli formimin e një qeverie franceze në mërgim.

Gjeneral Pierre-Marie Gallois, strateg ushtarak, tregon se de Gaulle ishte në pozitë të vështirë, sepse nuk kishte asgjë. Si rrjedhojë, ai pati disa mosmarrëveshje me Churchillin, i cili herë-herë e admironte dhe herë të tjera e shihte si një barrë. Edhe Shtetet e Bashkuara nuk e kishin qejf de Gaullen.

Por, kur aleatët e rimorën Parisin në vitin 1944, ishte figura shtatlartë e tij, kreut të forcave të lira franceze që udhëhoqi paradën e fitores. Gjatë pritjes prej heroi që iu bë nga qytetarët, de Gaulle u shpreh me këto fjalë: “Paris, Paris i zemëruar, Paris i shkatërruar, i martirizuar, por një Paris i çliruar”. /bota.al/

Po na vijnë Pink Floyd

0

Pink FloydPink Floyd do ta publikojnë albumin e tyre më të ri, të quajtur “The Endless River”, në tetorin e këtij viti.

Lajmi ka ardhur përmes një cicërime në Twitter të gruas së këngëtarit dhe kitaristit David Gilmour, Polly Samson, e cila është zëdhënëse e bendit.

Samson ka treguar se LP do të quhet “The Endless River” dhe në të do të shfaqen punimet e instrumentalistit Richard Wright, i cili në shtator të vitit 2008 kishte vdekur, pasi e kishte humbur betejën me kancerin, në moshën 65 vjeçare.

Modelja zvicerane, që u zhvesh për Shaqirin(Foto)

0

foto1_9488Një nga yjet e Botërorit këtë vit ishte edhe shqiptari Xherdan Shaqiri, ndërsa femrat e njohura dhe jo të famshme bëjnë çmos që të bien në sy në këtë Botëror.

Kështu ka ndodhur edhe me modelen e njohur zvicerane, Desiree Schermesserm.

Ajo kishte premtuar se do të zhvishej nëse Zvicra kalon në fazën e një të tetave, e në fakt e mbajti fjalën, i hoqi gati të gjitha, siç shihet edhe në foto.

shaqiri 2

Ministri Gashi paralajmëron aksion të ri për ndërtimet pa leje në Prevallë

0

DardanGashi-MMPHPronarët e villave në fshatin turistik në Prevallë që kanë leje por nuk u janë mbajtur asaj, këto ditë do të marrin vendimet nga Ministria e Mjedisit.

Ata do të obligohen të ndërmarrin vetë masat e parapara, ose do të detyrojnë Ministrinë që t’i rrënojë ato.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë ministri në detyrë i Mjedisit, Dardan Gashi.

“Ditëve në vijim do të fillojmë t’ua shpërndajmë vendimet. Këta që kanë tejkalime duhet që në një afat të caktuar të fillojnë të ndërhyjnë”, ka thënë Gashi, duke sqaruar se edhe ku janë bërë tejkalime më të mëdha.

Familjarët e të zhdukurve akuzojnë Jacobson-in dhe Zhbogar-in

0

faMIljaret e te zhdukerveSerbia po luan një lojë që fyen familjet e të pagjeturve, por edhe vetë viktimat e krimeve dhe masakrave të cilat i kreu në Kosovë, ndërsa ndërprerja e punimeve në gjurmimin e varrezës në Rudnicë, paraqet edhe një krim tjetër të shtetit të Serbisë.
Kështu u tha gjatë takimit të Këshillit Koordinues të shoqatave të të pagjeturve të Kosovës, të dielën në Skenderaj.

Përveç kësaj, përfaqësuesi special i BE-së në Kosovës, Samuel Zhgobar dhe ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, janë cilësuar si fajtorët kryesorë për ngecjen e procesit të zbardhjes së të pagjeturve dhe ndërprerjen e gjurmimeve në Rudnicë.

Bajram Çerkini, nënkryetar i këshillit dhe kryetar i shoqatës së të pagjeturve në Mitrovicë, “Zëri i prindërve”, tha se institucionet e Kosovës nuk kanë mundur të bëjnë më shumë, por ata që nuk kanë punuar fare për të zhdukurit janë BE-ja, përkatësisht përfaqësuesi special në Kosovës, Zhgobar dhe ambasadorja amerikane Jacobson.

“Ata nuk kanë bërë asgjë. Zhbogar i ka në tavolinë të gjitha të dhënat për të pagjeturit, për varrezat e dyshuara, dhe të gjitha hollësitë e tjera, por nuk është i interesuar ta shtyjë procesin. Ai nuk dëshiron të bëjë asgjë në këtë drejtim. Edhe ambasadorja Jacobson nuk ka bërë asgjë. Te dy këta janë adresa ku ne do të bëjmë trysni, sepse këta e kanë ngecur procesin. As Serbia nuk do të guxonte t’i ndërprente punimet në gjurmimin e varrezës së dyshuar në lokacionin 3, sikur këta të bënin trysni, por siç duket, për ta të pagjeturit nuk kanë rëndësi”, ka thënë Çerkini.

Ai ka kritikuar edhe Arsim Gërxhaliun, për siç tha “fshehjen e të vërtetave përkitazi me gjurmimet në Rudnicë”.

Haki Kosumi, kryetar i Këshillit Koordinues, bëri të ditur se deri tani Kosovën në rajon e ka përfaqësuar një serbe, Ollgica Bozhdaniq, nga Rahoveci.

“Ne kemi bërë gjithçka që vetë ne të jemi ata që përfaqësojmë Kosovën në të gjitha nivelet, e jo ata që kryen krime ndaj nesh”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i komisionit qeveri tar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, pranoi se nuk është bërë shumë për të pagjeturit dhe se misioni nuk është kryer.

Ai ripërseriti, se ndërprerja e gjurmimeve në lokacionin nr. 3 në Rudnicë të Rashkës, është e vrazhdë, e rëndë dhe e dhembshme.

“Ndërprerja e punimeve është edhe një krim i Serbisë, ata duan që të përfitojnë në emër të fatkeqësisë se të tjerëve, sepse thirrren kinse nuk kanë mjete. Ne kemi bërë aq sa kemi mundur, janë dalluar 45 trupa, por janë gjetur edhe pjesë kockore, që mund të jenë të 87 trupave, por që nuk mund të themi asgjë derisa të përfundojnë analizat”, theksoi Gjetaj.

Këshilli Koordinues i shoqatave të të pagjeturve të Kosovës, ka formuar grupin të përbërë nga Hakim Kosumi, Metë Thaçi, Sevdije Franku, Halit Berisha dhe Bajram Çerkini, i cili do t’i bëjë kërkesë Zhbogarit të hënën, për t’u takuar me të, pasi që kanë vlerësuar se pik ërisht Zhbogar, por edhe Jacobson, janë njerëzit kyç, të cilët mund të ndikojnë për t’i çuar këto procese përpara.