27.3 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025
Home Blog Page 7917

Hoxha: Lëreni të qetë Degën e LDK-së në Prizren

0

Ridvan Hoxha LDKAnëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Ridvan Hoxha kërkon nga bashkëpartiakët, që të lënë të qetë Degën e LDK-së në Prizren.
“Dështakët e “misionarët “ duhet ta lënë të qetë Degën e LDK në Prizren edhe ashtu të lënduar rëndë!”.

“Lidershipi lokal i LDK duhet të zgjedhet në zgjedhjet e rregullta që parashihen të mbahen në fund të këtij viti më një proces të rregullt zgjedhor e demokratik”.

Sipas tij, pas dorëheqjes së Eqrem Kryeziut janë shtuar ambiciet për t’u bërë kryetar i Degës së LDK-së në Prizren.

“Kohëve të fundit po vërej se ende pa arritur dorëheqja e shkruar në Prishtinë,kanë nisur ambicjet se kush do te jetë trashëgimtar i LDK-së në Prizren, pa e kontestuar mendimin,vullnetin dhe shprehjen e lire, të dorëheqjes e cila ka hapur rrugë për reforma, edhe pse ky veprim është dashur ta bëhet pas Zgjedhjeve Lokale 2013, ku humbën ata që patën mision të caktuar “shkatërrimin” e LDK-së në Prizren,ata që ia bënë argatin qeverisjes se keqe e te dhunshme në Prizren në periudhën 2008-2013 për të mbijetuar politikisht, për interesa të ngushta-meskine”

“Këta ”zyrtarë” tani më edhe zyrtarisht të dështuar pas zgjedhjeve të fundit parlamentare përmes ca myhytëve të pa djallëzuar politikisht, tentojnë që përmes”propozimeve”nëpërmjet portaleve të ndryshme të bëhen ose mbeten personalitete “të fuqishme”për të vazhduar misionin e sundimit klanor,të cilët po të njëjtët përmes presioneve ishin “faktor” edhe në zgjedhjet lokale e parlamentare”.

“Normalisht përderisa LDK nuk pati fuqi të veprojë në kohën e duhur për t’i blloku,atëherë veproi vetë elektorati i LDK”

“Besoj se një çorbë e tillë nuk do të gëlltitet më nga Kryesia Qendrore e cila definitivisht,pas asaj cka ndodhi sidomos në dy palë zgjedhjet e fundit është bindur se ku qëndron problem, dhe të veproj fuqishëm në Prizren”.

“Përveç lidershipit, përgjegjësi për situatën e krijuar në LDK Prizren ka së paku edhe Kryesia e ngushtë e LDK në Prizren, të cilët moralisht duhet ta ndiejnë veten përgjegjës dhe të lëshojnë rrugë në mënyrë civilizuese,sepse tek e fundit dështimet më të mëdha në zgjedhjet e fundit janë nga nëndegët të cilët janë të deleguar që janë konsiderue bastione të LDK-së-Hasi,Ortakolli dhe Kurilla”.

“Për herë të parë PDK në Prizren fitoi pothuaj në të gjitha nëndegët dhe atë me një diferencë mbi 6 mijë vota…! Nuk jam për “likuidime-linçime politike”por kundër uzurpatorëve të paaftë për të menaxhuar degën,duhet freskime urgjente me kuadro të reja në të gjitha strukturat e LDK ,Forum Rinor të Gruas etj.pa i larguar aktualët,dhe krijimi i një Grupi Punues të përkohshëm-Strukturë e përkohshme për udhëheqjen e Degës së LDK,sipas modelit të Shtabit Zgjedhor 2009-2010,kur LDK pati ngritje të dukshme ,me një kryekoordiantor e përfshirje regjionale dheme kompetenca ekzekutive”.

“Ky është shpëtimi i LDK në Prizren,shpëtim ky, i cili duhet të fuqizohet sa më parë sepse kërcënohet nga individ të dështuar e karrierist të vazhdojnë misionin për shkatërrimin përfundimtar të LDK në Prizren për ambicie meskine-ngushta. Prizreni ka shanse të përmirësoj imazhin e vetë së shpejti në zgjedhjet për Kryetar Komune,që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti,por edhe zgjedhjet në parti t’i zhvilloj në mënyrën më të mundshme demokratike duke zgjedhur një lidership reformist”.

“Në bazë të kontakteve që kam me,anëtarësi,veprimtar,afaristë e zyrtar të strukturave të degës,shihet disponimi,dhe janë të gatshëm si asnjëher më parë të japin kontributin maksimal për ringjalljen e LDK-së në Prizren,por Jo me teke e simpati të individëve për të mbrojtur folenë e vetë, të cilët kanë dështuar në periudhën e kaluar katër vjeçare…! Apeloj,të mos nguten “hygjymashët”,se LDK ka forcë e potencial intelektual të tejkalojë këtë situatë,ka pasur dhe më të vështira dhe i ka tejkaluar. Kam bindjen se misioni për shkatërrimin e LDK-së në Prizren përfundo,tani hapet një epokë e re”./PrizrenPress.com/

Tifozja Rihanna

0

rihanaa34Rihanna vazhdon të ndjekë me vëmendje të gjitha ndeshjet e Botërorit të Futbollit dhe të “vërë syrin” mbi lojtarët.

Pas vlerësimeve që bëri për Kevin Prince Boateng, gjë që ka sjellë më pas edhe reagimin e Melissa Sata, diva e popit dhe e ishujve Barbados ka pëlqyer këtë herë Karim Benzema e James Rodriguez.

Gjatë ndeshjes mes Gjermanisë dhe Francës, Rihanna ka treguar mërzitjen e saj për humbjen dhe eliminimin nga Botërori i “Gjelave”. Jo vetëm nëpërmjet fjalëve, por edhe nëpërmjet postimeve të herëpashershme në Twitter, Rihanna ka harruar gjithë impenjimet e saj dhe i është kushtuar, një herë “Baby Benze”, siç ajo e ka quajtur dhe një herë “Legjendës”.

Si lindi “Liza në botën e çudirave”

0

liza ne boten e qudirave“Liza në botën e çudirave” u botua më 4 korrik 1865. Kjo ditë nuk ishte zgjedhur rastësisht: ajo shënonte “përvjetorin” që nga momenti i lindjes së historisë pas shëtitjes në lumë

Të premten e datës 4 korrik 1862, Charles Lutwidge Dodgson dhe miku i tij Robinson Duckworth, me një varkë po ngjiteshin lumit Tamiz, në shoqërinë e tri vajzave të nënkancelarit të Universitetit të Oksfordit, Henry Liddell: trembëdhjetëvjeçarja Lorina Sharlota Liddell, dhjetëvjeçarja Alice Plezens Liddell dhe tetëvjeçares Edith Meri Liddell.
Kjo ditë, siç do të thoshte më vonë poeti anglez Auden Wystan Hugh, “po ashtu do të kujtohet në historinë e letërsisë, si 4 korriku në historinë e Amerikës”.

Shëtitja filloi që nga ura Foli, pranë Oksfordit dhe përfundoi pas pesë miljesh duke pirë çaj në fshatin Godstou. Gjatë gjithë rrugës Dodgson u rrëfeu bashkudhëtareve të mërzitura, historinë e vajzës së vogël Alice (Liza), që ishte nisur në kërkim të aventurave. Vajzave u pëlqeu rrëfimi dhe Alisa iu lut Dodgson ta shkruante tregimin për të. Dodgson nisi ta shkruante që të nesërmen e udhëtimit. Vetë Alice Liddell ka shkruar:

“Unë mendoj se historia e Alices e ka zanafillën atë ditë vere, kur dielli të digjte aq fort dhe braktisëm varkën e shkuam në një lëndinë, vetëm të fshiheshim në hije. U shtrimë në mullarët me barin e sapokorrur. Atje e gjithë treshja jonë nisi të këndojë një këngë të vjetër: “Rrëfeje historinë”, kështu filloi kjo përrallë e mahnitshme”.

“Liza në botën e çudirave” u botua më 4 korrik 1865. Kjo ditë nuk ishte zgjedhur rastësisht: ajo shënonte “përvjetorin” që nga momenti i lindjes së historisë pas shëtitjes në lumë. Libri u botua nga «Macmillan and Co» dhe u shtyp në «Oxford University Press». Përralla doli me nëntitulin «Alice’s Adventures in Wonderland by “Lewis Carroll”» me ilustrime nga John Tenniel. Pseudonimi i autorit u formua duke e kthyer emrin e tij Charles Lutwidge” në latinisht. Variantit të përftuar “Carolus Ludovicus”, ai i ndërroi vendet dhe e përktheu përsëri në anglisht. Kështu Dodgson u bë Lewis Carroll, dhe përralla e tij e jashtëzakonshme nisi marshimin e saj triumfal nëpër botë. Në kohën e sotme njihen gjithsej 23 ekzemplarë nga botimi i parë. 18 prej tyre gjenden në biblioteka të ndryshme, 5 në koleksione private. Midis lexuesve të parë të shquar të këtij libri, ishin mbretëresha Viktoria dhe Oskar Uajld. Libri është përkthyer në 125 gjuhë të botës. Në vitin 1931, ky libër u ndalua në provincën kineze Hunan, sepse “kafshët nuk duhej të flisnin me zë njeriu” dhe “nuk mund të tregoheshin të barabarta kafshët me njerëzit”.

Rikja e ‘Big Brother’, tifo seksi për Brazilin-

0

90224Një prej konkurrenteve më bukuroshe të reality-showt “Big Brother”, ka treguar hapur dashurinë e saj për skuadrën e zemrës.

Rikja mbështet Brazilin në këtë Botëror, ndërsa futbollisti i saj i preferuar është pikërisht Neymar. Me bluzën e futbollistit, ajo i është bashkuar bukurosheve të tjera të botës që bëjnë foto seksi në mbështetje të skuadrës.

Këto poza të ish konkurrentes së “Big Brother” vijnë nga Ibiza, ku ajo po kalon pushimet e saj. Rikja tha për “Bluetooth” se menjëherë pas pushimeve do të kthehet në Tiranë, ndoshta për ta ndjekur nga kryeqyteti jonë finalen e Kupës së Botës.

Rikthimi i atdhetarit Tahir Mustafa në Budakovë

0

BudakovaaFshati Budakovë i Suharekës historikisht ka qëndruar më plumb e barot përballë armikut. Në këtë fshat historik, pas 40 vitesh është rikthyer në mermer Tahir Mustafa u vrarë në vitin 1956 nga OZNA si “armik i populli” për Serbinë.

Tahir Mustafa nga Budakova njihet si atdhetar i shquar.Ai ishte oficer i karrierës me shkollë akademike të kryer në Itali, dhe ishte oficer i Ballit Kombëtar, ku në vitin 1946 ‘OZNA’ u vra te “Rakitat e Prizrenit” tani në lagjen “Arbanë”.

Ai u vra për faktin se atëbotë e deshi Shqipërinë etnike dhe ishte kundër Serbisë. Riza Mustafa, i biri i Tahirit për të respektuar këtë kontribut të babit ka sjellë atë në pllakë mermeri.
“Tahir Mustfa ,simbolizon rezistencën titanike dhe gjakun e derdhur për bashkim kombëtar”, thotë Halit Elshani.

Figurën e Tahirit e vlerëson lartë edhe komandati i tri luftrave në ish0Jugosllavi Naim Maloku.
“Unë si ushtarak i karrierës kam lexuar mbi historikun e këtij atdhetari që aq shumë bëri për Kosovën. Ai u vra me të vetmin arsyetim, sepse i kishte thënë atëherë Serbisë ‘këtu më s’do të ketë ‘dobar dan”, por do të këtë vetëm tungjatjeta”, thotë Maloku.

“Duke lexuar në arkiva të Serbisë kam gjetur faktin se ai në syrin e hegjemonisë serbe është konsideruar si armiku më i përbetuar i Serbisë”.

Por Maloku lavdëroi edhe figurën e të birit të të tij Riza Budakova i cili për një jetë të plot ishte në shërbim të atdheut dhe në realizim të amanetit të babait të tij.

“Kur isha në krye të shoqatës”Migjeni në Lubjanë e kam takuar Rizain me angazhime të mëdha për Kosovën dhe shqiptar në Bruksel, Londëe , Lubjanë e kudo që ishte nevoja”,tregon Maloku.
Rexhep Kuçi, nënkryetar i komunës së Suharekës thotë se figurat si Tahir Mustafa dhe veprimtaria e kësaj familje ia japin vendin meritor komunës së Suharekës.”Komuna e Suharekës shquhet edhe historikisht për atdhedashuri”.

Djali i Tahirit, Riza tregon për kohën kur babai i tij ishte ballafaquar me OZNA Serbe.
“Unë kam qenë fëmijë i vogël, kur babin tim thuhet në Suharekë e kishin marrë OZNA nga berberi pa e rruar njërën faqe dhe kurrë më nuk e pamë”.

“Nje vit më vonë pushteti na konfiskoi tërë pasurinë. Unë me vëllain dhe dy motra mbetëm të jetonim me nënën Tahire, por na morën gjithë gjënë e gjallë, duke menduar se kështu në do të vdisnin dhe familja jonë të zhdukej”.

“Më kujtohet se babai im ishte oficer i karrierës dhe ishte në ” Islihat”, pajtues i gjaqeve. Ishte oficer në detyrë dhe mbi të gjitha ishte njeri që në odë priste çdo natë burra”.

“Pas kësaj ne mbetën nën mëshirën e Zotit.Ne binim e zgjoheshin duke qar me barkun e zbrazur me ndonjë barishte vere apo ndonjë kungull që na falnin të tjerët”.

“Në vitin 1974 ika në Belgjikë , pas pak morra edhe familjen, nëna më vdiq në Bruksel. Nuk më lejuan që eshtrat t’ia varrosi në Kosovë”.

“Ajo mbet në varret e Brukselit, kurse unë për herë të parë u ktheva në Kosovë në vitin 2001”
“Po atje dheu më dukej se çdo ditë më thërriste dhe më thoshte ktheje Tahir Mustafën në vendlindje. Unë vendosa këtë vit ta ngris një lapidar në shenjë kujtimi për atë”.
“Nga Belgjika solla mallin, solla amanetin e familjes”./TV Besa/

Dënim me vdekje për 10 të akuzuar në Egjipt

0

egjipt denimiNjë gjykatë egjiptiane ka dhënë dënim me vdekje për 10 të akuzuar dhe dënime me burgim të përjetshëm për 37 të tjerë, përfshirë tre udhëheqës të lartë të Vëllazërisë Myslimane, të nxjerrë jashtë ligjit, raporton VOA.

Gjykatësi lexoi vendimin me zë të lartë dhe të shtruar, mes kundërshtimeve të të akuzuarve. Ai dënoi 10 vetë me vdekje dhe dha urdhër që 37 të tjerë të dënohen me burgim të përjetshëm. Tre udhëheqës të lartë të Vëllazërisë Myslimane të dënuar me burgim të përjetshëm përfshijnë udhëheqësin shpirtëror, Mohamed Badie.

Të pranishmit në sallë, avokatët e të pandehurve dhe shumë prej të akuzuarve u përpoqën të pengojnë leximin e dënimit nga gjykatësi duke thirrur me zë të lartë. Vendimi i gjykatësit të distriktit Shoubra të Kajros do të apelohet tani në një gjykatë të shkallës më të lartë.
Cështja përfshin akuza për dhunë në një provincë në veri të Kajros gjatë protestave të korrikut kundër ish-presidentit islamik Mohamad Morsi. Disa njerëz gjetën vdekjen dhe shumë u plagosën, përveç vandalizmit gjatë përleshjeve.

Kryegjykatësi Hassan Farid fajësoi të pandehurit për dhunën dhe tha se ata vepruan të nxitur nga motive terroriste. Vetë Vëllazëria Myslimane u nxor jashtë ligjit në fillim të vitit pasi qeveria e shpalli grup terrorist.

Në faqen e saj në arabisht, të titulluar Ikhwan Online, Vëllazëria Myslimane dënoi ndëshkimet dhe tha se “10 të pafajshëm po dënohen me vdekje”.

Sociologu Said Sadek vëren se ndëshkimet u dhanë në një kohë që qeveria ka ngritur çmimet e naftës, një fakt që ka larguar vëmendjen e publikut nga ky proces gjyqsor.
Sadek tha se ky nuk është gjyqi i parë që zhvillohet në këtë formë. Ai thotë për Zërin e Amerikës se “pjesa më e madhe e egjiptianëve janë mësuar me procese të tilla”.

Analisti politik thotë se kritikat e Perëndimit ndaj proceseve të tilla janë të shtrembëruara, veçanërisht kur vetë shumë vende perëndimore kanë marrë masa të forta për të luftuar atë që e konsiderojnë si terrorizëm të brendshëm.

“Eshtë për t’u çuditur se si Perëndimi përdor standarde të ndryshme kur është fjala te terrorizmi. Kur goditen nga terrorizmi ata bëhen gati të veprojnë, qoftë edhe me masa përtej parametrave ligjorë. Kur Egjipti vepron për t’u vetëmbrojtur nga fati i vendeve fqinje si Iraku, Libia, Somalia, Siria, fillojnë kritika ndaj sistemit gjyqësor egjiptian”.
Një numër procesesh gjyqësore në Egjipt gjatë vitit të fundit, përfshirë procesin kur gjykatësi dha dënim me vdekje për qindra të akuzuar, janë përcjellë me reagim të fortë nga Perëndimi. Duket se ekzekutimet janë shtyrë për një kohë të pacaktuar dhe nuk është e qartë nëse dënimet do të zbatohen.
– See more at: http://politiko.net/denim-vdekje-per-10-te-akuzuar-ne-egjipt/#sthash.95j1GU7R.dpuf

Merret kontrolli në Sloviansk

0

Sloviansk ushtaretPresidenti Petro Poroshenko urdhëroi ushtrinë për të ngritur flamurin e Ukrainës mbi ndërtesën e këshillit të qytetit të Slovianskit. Shtrirja e kontrollit të forcave të Ukrainës mbi qytet mbetet e paqartë, por disa raporte citojnë se ky rikthim i forcave vendase në Ukrainën lindore po ndodh sepse separatistët po evakuohen.

Ministri i Brendshëm Arsen Avakov, tha në rrjetin social Facebook se një numër i madh kryengritësish u larguan nga Slovianski sepse u dorëzuan përballë forcave të Ukrainës. Ai gjithashtu përmendi dhe largimin e komandantit ushtarak të Republikës së vetëshpallur të Donetskut, Igor Strelkov, por kjo ende pret një konfirmim zyrtar nga policia. Por, nga ana tjetër, separatistët pro-rusë kundërpërgjigjen dhe i mohojnë raportimet se janë larguar nga bastioni i tyre në Sloviansk.

Forcat e Ukrainës filluan një ofensivë kundër separatistëve këtë javë, pas ndërprerjes së armëpushimit 10-ditor. Megjithatë, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, u shpreh i gatshëm të rivendosë armëpushimin me separatistët pro-rusë, nëse ky vendim do të respektohej nga të dyja palët, transmeton TCH. Presidenti ukrainas ka kërkuar gjithashtu lirimin e të gjithëve pengjeve dhe kontroll mbi kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë me monitorim nga ana OSBE-ja. Kjo marrëveshje pret konfirmim dhe nga pala ruse, por më herët në një deklaratë të Vladimir Putinit ai tha se ishte “thellësisht i shqetësuar për rritjen e vdekjeve të pjesës civile dhe rritje të lartë të emigranteve që hyjnë në Rusi nga jug-lindja e Ukrainës”.

Ndërkombëtarët ranë dakord se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) duhet të luajë një rol më aktiv në monitorimin e situatës në zonën e konfliktit. Aksioni i ndërmarrë nga presidenti Poroshenko ka fituar vëmendjen edhe të gjithë medieve nga bota, të cilët pa ndërprerë po raportojnë për më të rejat rreth luftimeve në mes ushtrisë ukrainase dhe forcave separatiste, që gjatë këtyre muajve të fundit kanë krijuar rrëmujë në vend.

Bianca Baliti, femra më seksi në Itali

0

fotoBukuroshja e cila po mahnit botën, manikenia Bianca Balti, ka pozuar për numrin e ri të muajit korrik-gusht të magazinës së njohur ‘Playboy’. E përveç kësaj në tekst për tridhjetë vjeçaren nga Lomabardia janë shkruar 10 faqe, me titull “Supermodeli më seksi në Itali”. Kur shikoni fotografitë e saj e keni të qartë përse pikërisht ky titull, ndërsa arma e saj më e fortë mund të shini që është trupi i saj seksi dhe sytë e kaltër si qiell, të cilët nuk mund të mos vërehen.

E në këtë intervistë thuhet që vetë modelja ka treguar se edhe ajo është e kënaqur me trupin e saj, madje ka theksuar se pëlqen të rrijë më shumë lakuriq. “Trupi lakuriq është diçka e mahnitshme, edhe Zoti mendon ashtu. Unë kur jam lakuriq ndihem si engjëll”, ka deklaruar Bianca e cila gjatë karrierës së saj ka punuar me kreatorët më të famshëm në botë, duke filluar nga Valentino, Ralf Lauren e deri tek ata më pak të njohur. Ndryshe fotografitë e saj të këtij editoriali do të mund t’i shihni gjatë këtij muaji.

Roli i Ambasadave në formimin e Qeverisë

0

Naim Rashiti-analistAnalisti Naim Rashiti thotë se shumica e faktorit ndërkombëtar ka llogaritur në krijimin e një koalicioni të madh pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Në një bisedë me Politiko.net, ai deklaron se një pjesë e Ambasadave janë zënë në befasi nga shpejtësia dhe këmbëngulja e LDK’së, AAK’së dhe Nismës për të refuzuar negociatat me PDK’në .

Megjithate, Rashiti parasheh një involvim të Ambasadave, nësë vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ose nëse shfaqet ndonjë krizë serioze.

Sipas tij, Vetëvendosje po e zbut shumë qëndrimin e saj në relacion me Dialogun.
Politiko: Si e vlerësoni rolinë e bashkësisë ndërkombëtare sa i përket ?ështjes së koalicionit LDK-AAK-Nisma?

Naim Rashiti: Nuk besoj se faktori ndërkombëtar ka luajtur rol të ve?antë sa i përket formimit të këtij koalicioni. Edhe një pjesë e tyre janë zënë në befasi nga shpejtësia dhe këmbëngulja e këtyre partive për të refuzuar negociatat me PDK’në .

Shumica e faktorit ndërkometar ka llogaritur në një koalicion të madh. Por, faktori ndërkometar e ka pranuar këtë veprim të koalicionit si veprim demokratik i cili ndodh edhe në shumë vende evropiane. Faktori ndërkometar është interesuar të kuptojë më shumë pas përllogaritjeve dhe kur është parë se për të funksionuar ky koalicion nevojitet përkrahja e VV’së dhe fakti se tre liderët, Mustafa-Haradinaj-Limaj kanë provuar të koordinohen me Albin Kurtin. Roli i VV ‘së në koalicion i ka bërë Ambasadat të interesohen më shumë.

VV në mënyre jo shumë të hapur po komunikon me të gjitha Ambasadat, duke provuar t’ua shpjegojë rolin e tyre në mbështetjen për koalicionin. Pra, faktori ndërkometar dhe VV në rrugët e veta kanë provuar të shohin rolin e njëra-tjetrës në funksionimin e koalicionit të partive jo fituese.

Politiko: Në të kaluarën kemi parë se Ambasadat e huaja kanë ndikuar, qoftë në mënyre direkte apo indirekte, në formimin e Qeverive. Por, kësaj here ?ështja është më e ndërlikuar. Sa veshtirë do ta ketë faktori nderkombëtar të ndërhyjë në gjendjen aktuale?

Naim Rashiti: Me opinionin e Gjykatës Kushtetuese, Presidentja e ka të qartë rrugën për formimin e Qeverisë. Ky proces ka minuar rolin e Ambasadave dhe fakti që pozicionet politke nuk kanë ndryshuar flet se Ambasadat nuk janë involvuar shumë, përkunder interesimit të madh të tyre. Ambasadat tani mbeten anash, por me siguri se ato do të vazhdojnë të konsultohen me liderët individualisht.

Megjithatë, unë parashoh se ato do te involvohen shumë nësë vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje, ose shfaqet ndonjë krizë serioze.

Politiko: Sa do të ndikoje ?ështja e bisedimeve me Serbinë në krijimin e Qeverisë së ardhshme?
Naim Rashiti: Po ndikon shumë, dhe keq që po ndikon. Dialogu është kriteri kryesor i bashkësisë ndërkomëtare ndaj Kosoves. Bashkësia ndërkombëtare do me ?do kusht që të gjitha partitë të jenë fuqishëm pro dialogut dhe kjo është arsye dhe dilema kryesore që kanë ndaj Koalicionit të partive jo fituese, të mbështetuara nga VV’ja.

Unë do të doja që dialogu të mos jetë përcaktues për formimin e Qeverisë dhe ?ështja e shtetndërtimit dhe zhvillimit te brendshëm të jetë shtylla kryesore. Tani për tani, faktori ndërkombëtar sheh me skepticizëm ?do Qeveri të mbështetur nga VV’ja, edhe pse shihet qartë se Vetëvendosja po e zbut shumë qëndrimin e saj në relacion me dialogun.

Smaka: Gjyqtarët politikë e zbehin kredibilitetin e Kushtetueses

0

RizaSmaka-profesorPërderisa Gjykata Kushtetuese funksionin me gjyqtarë që paracaktohen nga politika ditore, e jo e Kuvendit, ajo nuk do t’i ketë autoritetin dhe kredibilitetin e nevojshëm, ka thënë eksperti i çështjeve juridike, Riza Smaka.

Ndërkaq pikëpamja e gjykatësit amerikan Robert Carolan, sipas Smakës, e vërteton më së miri besueshmërinë e vendimeve të deritashme të Gjykatës Kushtetuese.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës është shprehur se legjislatura e ardhshme do të duhej të rishikonte pozicionin e Gjykatës Kushtetuese dhe Ligjin për Gjykatën, në mënyrë që t’i definojë saktë kompetencat e saj.