27.3 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025
Home Blog Page 7960

Haradinaj uron kryeministrin Rama, dhe popullin shqiptar për statusin e kandidatit

0

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, uron kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe mbarë popullin shqiptar, për arritjen nga Shqipëria të statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Haradinaj ia përcjellë qeverisë dhe popullit shqiptar përgëzimet më të thella, për punën e bërë, angazhimin dhe përkushtimin e mbarë spektrit politik të Shqipërisë në arritjen e kritereve për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.

Haradinaj përcjellë bindjen dhe përkushtimin e tij të plotë se shumë shpejt edhe Kosova do t’i ndërmarrë hapat e duhur dhe t’i plotësojë kriteret në rrugën drejt integrimit të plotë në BE.

Bashkimi Evropian është dhe mbetet qëllimi i përbashkët dhe parësor i shqiptarëve kudo që janë, si rrumbullakësim i punës dhe përpjekjeve tona të vazhdueshme për paqe, siguri, stabilitet e zhvillim, thuhet në urimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Drenoci i Malishevës shumë shpejt me ujësjellës

0

007Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, përfaqësuesin e IRD-së,Azem Kastratin.Begaj e Kastrati kanë biseduar për ecurinë e punimeve në ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Drenoc.

Ata, vlerësuan se punimet po ecin sipas planifikimit dhe shumë shpejt pritet edhe përfundimi i ndërtimit të ujësjellësit.

“Punimet janë duke shkuar shumë mirë, dhe deri më tani është ndërtuar rreth shtatëdhjetë për qind e ujësjellësit në këtë fazë, të shpërndarjes së rrjetit të ujësjellësit brenda fshatit, ndërsa punimet janë zhvilluar sipas planit të paraparë”, tha Kastrati.

Ndërsa kryetari i Komunës, Ragip Begaj, tha se “edhe komuna të gjitha obligimet e saj gjithashtu i ka kryer dhe do të bëj çdo gjë që ka nevojë, për lidhjen sa më të shpejt të fshatit Drenoc, me sistemin e ujësjellësit”.

IRD, është implementuese e programit të USAID-it, në këtë fushë të investimeve dhe në bashkëfinancim me Komunën e Malishevës, janë duke e ndërtuar rrjetin e ujësjellësit në fshatin Drenoc./PrizrenPress.com/

Dulitzky: Për të pagjeturit, drejtësia të jap fjalën e saj

0

Jahjaga-DulitzkyPresidentja e Republikë së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim një delegacion të Grupit Punues të Kombeve të Bashkuara Kundër Zhdukjes me Forcë, të udhëhequr nga Airel Dulitzky, që po qëndron në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit në një mision faktmbledhës për çështjen e personave të pagjetur.

Duke theksuar se që prej 15 vjet nga përfundimi i luftës, Kosova vazhdon të përballet me çështjen më të rëndë të mbi 1700 qytetarëve të saj të pagjetur, Presidentja Jahjaga theksoi domosdoshmërinë që sa më parë të zbardhet fati i të gjithë atyre, me qëllim të përmbylljes së një plage të rëndë në shoqëri dhe që familjet e të pagjeturve të gjejnë paqen e tyre.

Sipas një komunikatë të presidencës, gjatë këtoj takimi, Jahjaga ka thënë se zbardhja e fatit të të pagjeturve do të vendos edhe paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin e Ballkanit dhe do të ndihmojë edhe në krijimin e kushteve për ndërtimin e mirëbesimit dhe pajtimit mes njerëzve.

Ajo tha se Kosova ka treguar konstruktivitet në çështjen e të pagjeturve dhe theksoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të kërkojë nga autoritetet në Serbi që të rrisin shkallën e bashkëpunimit me qëllim të zgjidhjes së fatit të të gjithë të pagjeturve. Presidentja Jahjaga theksoi se krahas zbardhjes së fatit të të pagjeturve, duhet të vendoset edhe drejtësia për të gjitha familjet e të pagjeturve.

Kryesuesi i Grupit Punues të Kombeve të Bashkuara Kundër Zhdukjes me Forcë, AirelDulitzky, e ka njoftuar Presidenten Jahjaga se qëllimi i këtij misioni faktmbledhës është njohja nga afër me çështjen e të pagjeturve në gjithë rajonin e Ballkanit si dhe sfidat me të cilat përballen vendet që kanë qytetarë të tyre të pagjetur, si pasojë e konflikteve të armatosura.

Ai tha se qëndrimi i OKB-së është që sa më parë të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet e tjera të rajonit të cilët kanë kaluar nëpër konflikte të armatosura, drejtësia të jap fjalën e saj dhe viktimat e familjarët e tyre të gëzojnë përkujdesjen e shoqërisë.

Thaçi citon Boletinin: Unë jam mirë, kur është mirë Shypnia

0

Thaci-qeveriaKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Shqipërinë për stutusin e anëtarit të Bashkimit Europian, duke përdorur dy citate, një të Isa Boletinit dhe të Naim Frashërit.

“Shqipëria nga sot është kandidate për anëtarësi në BE. Lajmi më i mirë i mundshëm. Urime motra dhe vëllëzër, nuk ka shqiptar në botë që sot nuk është krenar për arritjet e juaja. Dy citate më bien ndër mend në këtë moment. Isa Boletini i jonë kur ka thënë se “Unë jam mirë kur është mirë Shqypnia” dhe Naim Frashëri kur tha se “për ne shqiptarët, dielli lind nga perëndimi”. Shqiperia fantastike nga A.IbrahimiMe të vërtetë e ardhmja e të gjithë neve është vetëm Bashkimi Europian”, shkroi para pak momentesh Kryeministri Thaçi në Facebook, duke postuar njëkohësisht edhe një foto të cilën ai e quajti fantastike. “Foto e Shqipërisë fantastike nga A.Ibrahimi”, theksoi Thaçi.

Lohan s’i lë prapështitë, del lakuriq në një butik

0

LindsayLohan-topless në The CanyonsArtistja e Hollywoodit, Lindsay Lohan, e njohur për sjelljet e saj problematike, këso here e ka tepruar, shkruajnë mediet britanike.

Në një shitore në Londër ajo, pasi kishte marrë disa palë rroba për t’i provuar në kabinën përkatëse, ka dalë prej aty plotësisht lakuriqe në ambientet e shitores. Siç shkruajnë mediet me këtë sjellje ajo i kishte zemëruar myshterinjtë që ishin brenda, por edhe personelin.

“Lindsay ka marrë disa rroba dhe kishte shkuar në gardërobë për t’i provuar, por pa u vonuar shumë ka dalë prej andej krejtësisht lakuriqe, kishte nisur të vrapojë nëpër shitore, ndërsa personeli ishte vënë pas saj në përpjekje për ta mbuluar”, i ka thënë gazetës ‘Sun’ të Londrës, që i ndjek këto dukuri.

Dihet se kjo artiste në të kaluarën ka pasur telashe me narkotikë, por nuk dihet nëse edhe kjo sjellje është një nga pasojat e konsumimit të substancave psikoterapie, apo që të sillet kështu e kishte shtyrë ndonjë motiv tjetër.

J.Lo dhe Maxim Chmerkovskiy – vetëm miq?!

0

J.Lo-Maxim ChmerkovskiySi ai ashtu edhe ajo kanë mohuar që mes tyre ka më shumë se sa një shoqëri me interes të përbashkët kërcimin.

Por në pamjet e shpërndara nga TMZ, Jennifer Lopez dhe balerini Maxim Chmerkovskiy duken më shumë se kaq. Ata janë fotografuar në një lokal nate në Konektikat në Shtetet e Bashkuara pas një koncerti të 44-vjeçares.

Së fundmi, në një intervistë televizive këngëtarja portorikane e pyetur nëse kishte një dobësi kërcimtarët u përgjigj:

“Kërcimtarët janë më të mirë në shtrat se sa aktorët”, ndoshta duke thumbuar Ben Affleck, aktorin me të cilin ka patur një lidhje nga nëntori i 2002 deri në janar të 2004-ës.

Aniston-Theroux, shfaqen bashkë në tapetin e kuq pas 9 muajsh

0

Aniston-TherouxKjo pamje nuk gënjen. Jennifer Aniston dhe Justin Theroux parakaluan të hënën në tapetin e kuq pas nëntë muajsh.

Kohët e fundit kishin filluar thashethemet për një ndarje mes çiftit sepse nuk shiheshin bashkë në daljet publike. Hera e fundit kur çifti është fotografuar në tapetin e kuq ka qenë në shtator të vitit 2013 në Festivalin e Filmit në Toronto.

Aniston shoqëronte të fejuarin e saj në premierën e serive të reja “The Leftloves” që do të shfaqet së shpejti në HBO.

Shfaqja shumë e rrallë në publik së bashku kishte krijuar spekulime të vazhdueshme për një krisje në marrëdhënien e tyre, por çifti duket më i lumtur se kurrë teksa shpërndan momente romantike edhe në tapetin e kuq.

Ramadan Muja, përballë qytetarëve

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja,do të mbaje nesër takimin publik me qytetarët. Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha njoftoi se takimi mbahet në në sallën e Kuvendit të Komunës në ora 11:00.

“Me 25 qershor 2014 (e mërkurë ) do të mbahet tubimi publik i Kryetarit të Komunës me qytetarët e Komunës së Prizrenit, në sallën për mbledhje të Kuvendit të Komunës, duke filluar nga ora 11:00”, njoftoi Berisha.

Në këtë takim publik kryetari Ramadan Muja, do të raportojë për punën që është bërë gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti.

“Po ashtu drejtorët e Ekzekutivit do të informojnë rreth aktiviteteve që kanë pasur gjatë kësaj periudhe”, tha Berisha/PrizrenPress.com/

Kujtimi ‘shpërblen’ asamblistët me laptop

0

Kujtim GashiKryesuesi i Asamblesë Komunale në Prizren, Kujtim Gashi ka kërkuar që asamblistët të pajisen me nga një laptop. Ai kërkesën e tij për laptop e ka dërguar edhe në Bord të drejtorëve.

“Bordi ka nxjerrë konkluzion për pajisjen e anëtarëve të Kuvendit me nga një laptop”, njoftoi monitoruesja e OJQ-së, “Ec Ma ndryshe”,Elmedina Baxhaku.

Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha tha ndërkaq se kërkesa e kryesuesit Kujtim Gashit, do të procedohet dhe dërgohet në Asamble.

laptop
“Kryesuesi ka propozuar që t’i pajisen asamblistët me laptop dhe ky propozim do të dërgohet në Asamble”, tha Berisha për “PrizrenPress”. Ai tregoi se lop-topat do të blihen nga linja buxhetore e Asamblesë Komunale. /PrizrenPress.com/

Enver Hasani e ‘harron’ rastin e gjykatësit Kryeziu

0

Enver HasaniGjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë ndonjë vendim për gjyqtarin Kadri Kyeziu. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ditë më parë paralajmëroi se rasti i pjesëmarrjes së gjykatësit në fushatën parazgjedhore të PDK-së, Kadri Kryeziut, do të shqyrtohet më 22 qershor.

Edhe pse ka kaluar kjo datë, Gjykata Kushtetuese ende nuk marrë asnjë vendim ndaj këtij rasti.

“Deklarata me shkrim e Kryeziut është marrë dhe ajo do të shqyrtohet me 22 qershor. Është ngritur Komisioni dhe do të hetohen rrethanat e rastit”, pat thënë Hasani.

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu është parë në fushatë të liderit të PDK-së, Hashim Thaçi në Prizren. Ai ka pranuar se ka marrë pjesë në tubim të PDK-së “si një qytetar i thjeshtë”.

Ndërkaq, partitë opozitare kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shkarkojnë, Kryeziun nga pozita e gjyqtarit./PrizrenPress.com/