21.1 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 8008

Publikohet raporti “Kultura në politkat shtetërore të Kosovës”

0

Forumi Kulturor - logoForumi Kulturor publikoi raportin “Kultura në politikat shtetërore të Kosovës”, i cili fokusohet rreth resurseve dhe limiteve të skenës kulturore të Kosovës. Raporti është pjesë e projektit Forumi për Zhvillim Kulturor, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Olof Palme International Center, ndërsa po zbatohet nga Forumi Kulturor, Teatri ODA dhe DokuFest.

Raporti “Kultura në politikat shtetërore të Kosovës” përqendrohet në katër pika: korniza ligjore dhe e politikave, buxheti shtetëror për kulturën, organizatat e pavarura kulturore dhe komunikimi i kulturës me politikat tjera publike. Në mënyrë të veçant, raporti trajton çështjet si: korniza ligjore dhe politikat të cilat e rregullojnë sektorin e kulturës në Kosovë, sa janë të harmonizuara ligjet e kulturës me nevojat e sektorit, a ka dokumente të zhvillimit strategjik të kulturës të adoptuara në nivelin lokal dhe qendror të qeverisjes, si është ndarja e buxhetit për kulturë në nivelin lokal dhe qendror, çfarë prioriteti ka kultura në agjendën e zhvillimit të vendit dhe cilat janë pengesat kryesore me të cilat përballen institucionet kulturore dhe organizatat e pavarura kulturore sot.

Ky raport ka për qëllim nxitjen e institucioneve shtetërore për të rishikuar qasjen ndaj kulturës dhe rekomandon këto veprime:

-Hartimi i shtrategjisë shtetërore të kulturës, që do të shërbente si bazë për planifikimin kulturor dhe atë të përgjithshëm zhvillimor të Kosovës. Hartimi i strategjisë duhet të zhvillohet si process paralel në të dy nivelet e qeverisjes,
-Rishikimi i kornizës rregulluese për kulturën (ligjet, aktet nënligjore) në mënyrë që të konfirmohet relevanca e tyre për zhvillimin e sektorit dhe kjo të reflektohet në dokumentin strategjik për kulturën për ta përcaktuar modelin më të mirë të kornizës rregulluese për sektorin,
-Trajtim meritor i kulturës së pavarur nga institucionet e shtetit, që duhet të reflektohet në politikat kulturore dhe buxhetin shtetëror për kulturën,
-Vlerësimi i prodhimtarisë artistike dhe financimi të bëhet në baza meritore, për të mos i privilegjuar institucionet publike të kulturës,
-Ndarja e granteve institucionale për organizatat e pavarura kulturore, që do të ndihmonte në qëndrushmërinë e tyre financiare,
-Sferat e tjera të politikave publike të kenë komunikim të duhur me kulturën, në mënyrë që të respektohen parimet e planifikimit të integruar zhvillimor. /PrizrenPress.com/

KK i Malishevës, ndau çmimet tradicionale të 16 Qershorit

0

KK-Malisheve-cmimet tradicionaleKuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e mbajtur sot, vendosi për ndarjen e çmimeve tradicionale, të cilat sipas statutit të Komunës së Malishevës, jepen për trimëri e heroizëm, për kontribut në arsim dhe kontribut në shëndetësi, ndërsa çmimet mbajnë emrat e figurave të njohura nga Malisheva.

Për çmimin për trimëri dhe heroizëm “Imer Krasniqi”, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ja ndanë veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Selman Hoti nga Carralluka dhe Habib Zogaj nga Turjaka.

Çmimin për kontribut në fushën e arsimit “Hamdi Berisha”, KK vendosi ti nderoj mësuesin Qerim Krasniqi-post mortum nga Drenoci dhe profesorin Qemajl Morina nga Astrazupi.

Çmimin për kontribut në shëndetësi, KK i Malishevës e ndau për Sanije Deskun nga Malisheva dhe Milazim Kryeziu nga Bubaveci.

Ndarja solemne e çmimeve bëhet me 16 Qershor, me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës. /PrizrenPress.com/

BD-ja uron Ditën e Çlirimit të Prizrenit

0

Bashkimi Demokratik me rastin e 15 vjetorit të çlirimit të Prizrenit dhe Kosovës të gjithë qytetarëve ia uron festën, duke qenë mirënjohës për gjithë gjeneratat që kanë bërë shumë për vendin tonë.

“Angazhimi i qytetarëve të Kosovës dhe popullit shqiptarë për liri u kurorëzua me luftën e lavdishme të UÇK-së e cila me 12 qershor 1999 në mënyrë triumfale marshoi në qytetin e Prizrenit duke i dhënë fund një herë e përgjithmonë okupimit barbarë serb në toka shqiptare dhe duke i kthyer krenarinë kryeqytetit shpirtërorë të shqiptarisë Prizrenit dhe gjithë Kosovës”, thuhet në urimin e BD-së.

“Institucionet e vendit janë përgjegjës për ndërtimin e shtetit dhe mirëqenies së qytetarëve, një herit ndjejmë edhe obligim para atyre që sakrifikuan gjithçka nga vetvetja për të mirën e përgjithshme dhe është obligim karshi sfidave që kemi përballë, të angazhohemi dhe të punojmë për të mirën e përgjithshme, për atë të mirë për të cilën dhanë jetën shumë Dëshmorë”. /PrizrenPress.com/

NISMA kërkon të mos manipulohet me vullnetin politik të popullit

0

Nisma per kosove1Më 8 qershor 2014 Kosova shënoi një hap të madh në procesin e mbajtjes së zgjedhjeve të lira. Ky proces është shembull se edhe në Ballkanin perëndimor mund të zhvillohen procese në përputhje me standardet perëndimore, thuhet në njoftimin e NISMA-s.

Por, merita për këtë proces i takon, në rend të parë, Sovranit të Kosovës. Sepse nuk ka qenë e lehtë për votuesin e Kosovës të përballojë tërë presionin që rëndonte mbi të dhe me qetësi të shmang dhunën institucionale që u ushtrua ndaj tij.

Që nga fillimi i fushatës parazgjedhore anëtarët, simpatizant dhe mbështetësit e forcave politike që nuk ishin pjesë e Qeverisë së Kosovës u ballafaquat me largime nga puna, me shantazhe për largim nga puna, me presione të jashtëzakonshme të formave të ndryshme të dhunës dhe terrorit psikologjik, të trashëguara nga mentaliteti i vjetër.

Kur këto forma të dhunës nuk patën efektet e dëshiruara, ndaj anëtarëve, simpatizantëve dhe mbështetësve të forcave politike që nuk ishin pjesë e Qeverisë së Kosovës, u përdor një formë tjetër, që nuk është hiq më pak e dhunshme: joshja me privilegje personale nëse mbështetnin koalicionin e pesë partive politike me emrin “Mision i Ri”.

Edhe pse fushatën parazgjedhore e karakterizoi dhuna përmes formave dhe modaliteteve të ndryshme, dita e votimit shkoi në mënyrë të qetë!

Edhe procesi i numërimit të votave vazhdoi në frymë demokratike dhe transparente.

Komisioni Qendror Zgjedhor, përmes faqes zyrtare, njoftonte në vazhdimësi për dinamikën e numërimit të votave dhe rezultatin e tyre. Në këtë frymë vazhdoi transparenca deri në momentin kur u bë publike se Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën krijuan koalicionin pas zgjedhor për qeverisjen e vendit.

Në momentin e publikimit të nënshkrimit të Marrëveshjes sonë, KQZ-ja kishte arritur në numërimin 2370 nga 2374 kutive të votimit dhe publikimin e 99.83 % të rezultatit të votave të numëruara.

Nga publikimi i kësaj Marrëveshje KQZ-ja nuk publikoi asnjë informatë për rezultatin e katër kutive të mbetura, që përbënin 0.17% të votave!

Kur kësaj i shtohen deklaratat se rezultatet mund të ndryshojnë me votat që po i presin nga Kazakistani ne me të drejtë shprehim shqetësimin tonë se Qeveria në Largim e Hashim Thaçit është duke përgatitur manipulimin e rezultateve të zgjedhjeve.

Kërkojmë që të intervenohet urgjentisht që të publikohen rezultatet dhe të pamundësohet manipulimi me vullnetin politik të popullit të Kosovës. /PrizrenPress.com/

UPZ organizon Konferencë Shkencore Ndërkombëtare

0

UPZ-objektiUniversiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, do të organizojë Konferencë Shkencore Ndërkombëtare, me temë: “Një shekull i mbështetjes amerikane për shqiptarët”.

Konferenca mbahet me 26-28 shtator 2014. “Me këtë rast bëjmë thirrje të hapur për të gjithë studiuesit e interesuar që të marrin pjesë në këtë konferencë me kontributet e tyre”,njofton UPZ.

Abstraktet e punimit duhet t’i referohen temës së Konferencës dhe të përmbajnë jo më shumë se 300 fjalë. Ato duhet të dorëzohen më së largu deri më 30 korrik 2014. Bazuar në abstraktet e dërguara brenda afatit të paraparë, do të hartohet agjenda përfundimtare e Konferencës.

Materialet e Konferencës do të publikohen në një libër të veçantë, me numër të ISBN-së.

 

Ekspozita “ngjall” historinë e Kuvendit të Prizrenit

0

der radaZbulohet fotografia e rallë e De Radës. Më ‘78-n përkrahu Lidhjen e Prizrenit. Ngre zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë.

Fotografi të rralla të figurave të ndritura historike, harta të kohës ku kufijtë e Shqipërisë shtriheshin tri herë më të gjerë se sot, si dhe një portret i rrallë i Jeronim De Radës, janë ekspozuar dje në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës. “Shqiptarja” rikujton se ekspozita shënon përkujtimin e datës 10 qershor, kur është mbajtur Kuvendi Shqiptar i Prizrenit.

Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është vlerësuar nga historianët si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare. Për nëndrejtorin e Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, Muzeu Kombëtar është një nga pasqyruesit kryesor të kësaj historie.

“Është një datë, e cila apelon për të gjithë popullsinë shqiptare në rajon për një bashkëpunim më të fortë kulturor dhe ekonomik, ashtu siç menduan edhe ata patriotë dhe ajo elitë politike e kohës për ta realizuar bashkimin në ato ditë të vështira të vitit 1820”, thotë ai në një intervistë për “Shqiptarja”.

Deklarata, vendime, fotografi, letra dhe gazeta të kohës dëshmojnë në stendat e kësaj ekspozite rëndësinë e kuvendit të madh të shqiptarëve që u mblodh në Prizren më 10 qershor 1878. Zbardhet e vërteta e rrudhjes së trojeve shqiptare, shpërnguljet e popullit shqiptar nga vatrat e tyre stërgjyshore dhe tragjeditë që kanë ndodhur. Dorian Koçi hedh dritë përmes ekspozitës në arsyet madhore që mblodhën shqiptarët e të gjitha trojeve në Prizren. Ai rrëfen arsyet se pse janë lënë në hije figura të njohura historike dhe si është trajtuar Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historiografinë shqiptare.

-Dorian, në dritën e kësaj ekspozite kanë dalë detaje, histori, fotografi, që janë më shumë kërkime arkivore sesa të shkruara. Prej kësaj, kuptojmë se kemi një hendek të madh midis historisë së shkruar dhe ekzistencës së arkivave. Pse ka ndodhur kjo?

Është e vërtetë kjo që ju me të drejtë konstatoni. Është një realitet i trishtë i historiografisë shqiptare, që historia fle arkivave më së shumti. Fle jo vetëm arkivave të Shqipërisë, por edhe arkivave në Beograd, në Athinë në Romë apo edhe në Stamboll. Është pjesë e një infrastrukture le të themi të të shkruarit të historisë, e cila për hir të së vërtetës ka një boshllëk shumë të madh, që ka nisur nga ata që ishin në fillim dhe u morën me studime në vitet ’50.

-Vë re, jo vetëm dëshmi arkivore, por edhe shumë figura të mëdha historike, që përfaqësojnë trevat shqiptare matanë kufirit të sotëm. A ka qenë tabu historia e shqiptarëve të përtej kufirit këtu në Shqipëri?

Po të nisemi se çfarë është pasqyruar dhe si është pasqyruar, sigurisht që do të nisemi nga një lloj filtri ideologjik. Për fat të keq përfaqësuesit e familjeve më të mëdha të elitës kulturore dhe politike e kombëtare, shpesh u denigruan. Gjatë asaj kohe përpiqeshin për të mos i përmendur për kontributin e tyre patriotik, për shkak se nipërit, mbesat kishin pasur në atë kohë një aktivitet antikomunist dhe sigurisht kjo lloj politike e ndërmarrë, jo vetëm këtu në Shqipëri, por edhe matanë kufirit, edhe në Kosovë, për hir të së vërtetës ka krijuar disa mangësi në perceptimin e popullsisë përkundrejt Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sepse sot ne e njohim si kontributin e një njeriu, pra të Abdyl Frashërit.

Ai, sigurisht që ka dhënë një kontribut shumë të madh, por nuk mund ta ndërmerrte këtë kontribut pa bashkëpunimin e elitës politike shqiptare të asaj kohe. P.sh. ne kujtojmë se Abdyl Frashëri ishte kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në fakt, nuk ishte kryetar i Lidhjes së Prizrenit, por ka qenë Iliaz Pashë Dibra, kryetar. Ne kujtojmë se ka qenë kryeministri i asaj kohe, por nuk ka qenë kryeministri, ka qenë i ngarkuari me punë për marrëdhëniet me jashtë.

Sigurisht që ai është ideologu, pasi ishte njeriu që përfaqësonte komitetin e Stambollit, por karshi tij ishin edhe Ymer Prizreni, por edhe Shuaip Spahiu nga Spahitë, bajraktarët e Kukësit. Ka edhe shumë figura të tjera historike, të cilat nuk kanë arritur që të evidentohen drejt. Ishte Mehmet Ali Vrioni, bashkëshoqëruesi diplomatik i kësaj kohe që përfaqësonte elitën aristokratike të jugut njëlloj si Avdyl Frashëri, në mos edhe më tepër. Ishin përfaqësues të familjes Vlora të asaj kohe.

Në një rast në kërkimet e mia del edhe një përfaqësues, nip i Alli pashë Tepelenës, Hajredin pashë Tepelena. Kanë humbur këto figura në tisin e kohës. Por çfarë ndodh? Kjo krijon në histori një lloj boshllëku se këta njerëz nuk u mblodhën rastësisht në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit, ata përfaqësuan krahinat dhe qëndrimet e ndryshme, që i japin një kolorit.

Për fat të keq në ato vite janë evidentuar më tepër veprimet luftarake të Mic Sokolit, të Zef Koshares apo edhe të Sulejman Vokshit, siç janë përfaqësuar edhe më vonë lëvizjet kaçake e partizane, të cilat ishin vërtetë të rëndësishme, por ajo që vlen ka qenë veprimi politik.

-Gjatë kërkimit në arkiva të këtyre hartave dhe fotove, cilat të kanë befasuar edhe ty si historian?

-Sigurisht këtu janë edhe pjesë të dokumenteve që janë prej kohësh të njohura, por ka edhe shumë surpriza. Është kjo fotografia rinore e De Radës, që përkon me moshën kur duhet të jenë shkruar “Këngët e Milosaos”. Po kështu janë disa pamje të veçanta të qyteteve shqiptare ose të shtresave shoqërore shqiptare, të rrobaqepësve e të rreshterëve, të cilat dëshmojnë për një zhvillim ekonomiko-shoqëror pothuajse në të njëjtat nivele në të gjithë Ballkanin. Nuk është se kishte një zhvillim të jashtëzakonshëm në Serbi, në Greqi, apo edhe në Bullgari, thjesht në Shqipëri ishte momenti politik për të realizuar autonominë siç e kishin bërë edhe vende të tjera.

-Në procesin e shkëputjes së kufijve, cila është pasoja më dramatike që përforcohet me detaje në këtë ekspozitë?
-Më tragjikja është që qendrat kryesore të vilajeteve shqiptare janë tashmë jashtë kufijve. Janë Shkupi, Janina, Manastiri. Këto qytet shqiptare tashmë nuk janë më pjese e etnosit kulturor dhe politik shqiptar. Në Shkup kemi një etni shqiptare, por me keqardhje nuk ka një të tillë në Janinë, përveçse trashëgimisë kulturore të Ali pashë Tepelenës. Edhe Manastiri, ku u bë Kongresi i famshëm ka vetëm 5 për qind të popullsisë shqiptare.

Sipas një raporti të 2004-s, krahina e Epirit në Greqi ishte më e varfra e Bashkimit Europian. Janina ka 40 mijë banorë e sot e kësaj dite, kur 40 mijë banorë ajo kishte edhe në kohën e Ali Pashës. Mbyllja e kufijve kulturalisht, politikisht, ekomonomikisht i ka bërë të rrudhen e varfërohen këto vende.

10 qershori Lidhja Shqiptare e Prizrenit , vula e shiperise etnike

0

opinion 23Shkruan: Kastriot Bushi – Hyzri Salihu

Vetëm koha u jep kuptim problemeve kur problemi nuk kuptohet me kohë ! Lidhja Shqiptare e Prizrenit në kohën kur çështja shqiptare kërcënohej, nga një shpërbërje politike dhe ndikimeve të jashtme , burra të kombit shqiptar me kohë vërejtën me të drejtë rrezikun dhe hartuan projektin politik më unik deri në ditët e sotme. Kjo e dëshmon edhe rrugetimin tonë politik dhe përfaqesues në shumë alternativë që kemi përcjellur , flasim për mekanizmin e përfaqesimit brenda hapsirës etnike . Ajo kohë po të analizohet me detaje, ngelë borxhli me realitetin tone politik, sepse duke e menduar : zhvillimin ekonomik, vetedijen qytetare në çfarë pjekurie ishte,probelemet që e karakterizonin botën , atë kohë , dhe guximi që treguan me vullnetin e tyre e shumë e shumë të tjera . Dhe prapë realizimi i qëllimit fisnik , përputhej me kohën dhe të drejtën njerëzore e historike . Këmbëngulsia e tyre në parimet e shenjta që u vendosen nga të deleguarit e Lidhjes , e bënë atë të gjallë dhe kuptimesor edhe për ne sot.

Programi kombëtar ishte proejktimi i synimeve strategjike të kombit shqiptar. Pra nisur nga kushtet dhe rrethanat ekzistuese objective dhe njohurive shkencore , ai përfshinte : çlirimin e kombit , pozitën e lirë demokratike të qytetarit , zhvillimin material , social e shpirtëror të kombit . Në qoftë se mund të pajtohemi se ishte kjo shkallë e njerëzve fisnik që teorinë e Kombit e ngriti në shkallën më të lartë të identitetit kolektiv, me vetëdijen , synimet dhe interesin e vet .

10 Qershori është dita ku shqiptarët duhet ta njohin të vetmen Vulë, atë të cilën i bënë ata ta kuptojnë peshën e tyre në Histori . Në Mërgatën shqiptare duke e apostrofuar Ballin e Kombit, Lidhjen Kosovare dhe shoqatën panshqiptare VATRA, ku për sa kohë e kanë ruajtur dhe me përgjegjësi morale njerëzore e kombetare kanë ecur vertikalisht, duke qenë krenarë për Vulën e shqiptareve, atë të 10 Qershorit . Secili shqiptar është përgjegjës , për çdo skaj të tokës Shqiptare .

Do ta citoja me shumë knaqesi Akdamik Esat Stavilecin, ku penda e tij me jetë e ka gëdhendur problemin e çështjes shqiptare në tërësine e saj ku ai thotë :“Më lehtë është të mbash fjalim, sesa të mbash fjalën”.E ardhmja jonë,si popull dhe si komb,nuk do të varet nga fjalime të mëdha, të zjarrta e patriotike,por nga zotime,angazhime e këmbëngulësi të mëdha për t’i bërë ato realitet.Duhet t’i çojmë gjërat “deri në fund” dhe t’i lëmë që ato “të bërtasin vetë”.Nëse do të bëhemi të fortë,forca jonë “do të flasë vetë”.Nëse do të tregohemi të dobët,”fjalët nuk do të ndihmojnë dot”.Sado që “guri ka lëvizur prej vendit”,me hapjen e çështjes së Kosovës,lëvizjet në gjithë hapësirën shqiptare nuk janë në përputhje me realitetin që na rrethon,sepse e vërteta flet se ende nuk është mirë,as në Shqipëri dhe as në Kosovë,as me shqiptarët në Maqedoni dhe as me shqiptarët në Mal të Zi…,as në Preshevë,Bujanoc e Medvegje.Për Çamërinë thuhet ndonjë fjalë,sa “ndërgjegje për të larë

Andaj sot prapë kujtojmë Akademik Gazmend Zajmi (Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës,Vepra I),shkruante me plotë të drejtë “se nëse do të hartohej ndonjë projekt i madh mbi stabilitetin afatgjatë në Ballkan,është e sigurt se problemi i zgjidhjes parimore të çështjes shqiptare me kritere objekive etnike dhe demografike,do të zinte një vend qëndror në të”(2 dhjetor 2002).

Dhe për fund , kur Shqipëria kanosej prapë nga rreziku i konferencës së Ambasadorëve në Londër nga shtetet fqinje, ishte Presidenti W Wlison, bëri atë të ndërgjegjia e tij e pastër prej Lideri shprehu Njerëzoren dhe i dha kuptim kohës . Urojmë që sot miqësia shqipëtare me SHBA-të ta ruaj dhe të jetë më këmbëngulse për ti ruajtur po ato parime të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit sepse , koha do ta dëshmon se pse pritëm deri më sot .
Urime 10 Qershorin Rrnoftë Flamuri e Rrnoftë Demokracia

Krasniqi: Pamundësimi i filozofisë despotike, shpëtim për Kosovë

0

JakupKrasniqi14-29Pas krejt asaj që ka ndodhur në qeverisjen e fundit të Hashim Thaçit, pamundësimi i filozofisë despotike, është shpëtim për Kosovën. Shpëtim edhe për anëtarët e PDK-së, që kanë në zemër të mirën e Kosovës. Kështu ka shkruar në FB, Kryetari i Këshillit Kombëtar iNISMApër Kosovën,Jakup Krasniqi.

Ai ka folur dhe për kritikuesit e Nismës, për koalicionin me LDK-në dhe AAK-në,duke pohuar se mbi bazën e cilës logjikë, ky koalicion është më pak demokratik, se koalicioni që ka bërë PDK-ja me partitë tjera.

“A mundet dikush nga kritikuesit e koalicionit LDK-AAK-NISMA të më tregojë se mbi bazën e cilës logjikë ky koalicion është më pak demokratik se koalicioni që PDK-ja, si parti përparimtare qw e konsideron veten, bëri me Partinë Konservatore të Kosovës, me Partinë e Drejtësisë (parti fetare islamike), Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës ( parti fetare e krishterë) dhe Lëvizjen për Bashkim?! Pos filozofisë despotike që këmbëngul në logjikën “Shteti jam UNË!” asnjë parim i demokracisë nuk shkelet nga ky koalicion! A mundet dikush nga kritikuesit e NISMËS që bëri koalicion me LDK-në dhe AAK-në, të më tregojë se pse qenka më pak patriotike ky koalicion, kur dihet se PD K-ja dhe katër partitë tjera politike të koalicionit të tyre, nuk mund të formonin qeveri pa bërë koalicion qoftë me LDK-në qoftë me AAK-në, me të cilat dikur ka qenë në koalicion qeveritar?Pos filozofisë despotike që këmbëngul në logjikën “Pas meje gur mbi gur mos të mbet!” asnjë parim i patriotizmit nuk shkelet nga ky koalicion! A ishte parimor koalicioni paraprak me KKR-në?”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Borchardt: Gjykata Speciale do të merret ekskluzivisht me fajësimet e Dick Martyt

0

BerndBorchardt-EULEXIntervistë me Bernd Borchard, shefi i misionit të BE në Kosovë Eulex. Zgjedhjet kane kaluar shumë mirë në sektorin e sigurisë, ndërsa misioni ynë ndryshon prej 14 qershorit, pohon Borchardt.

DW: Zoti Borchardt, si e vlerësoni ecurinë e zgjedhjeve në Kosovë dhe në veçanti gjendjen e sigurisë për të cilën edhe ju keni pasur një pjesë të përgjegjësisë?

Bernd Borchardt: Gjatë zgjedhjeve ne jemi marrë me çështjen e sigurisë së bashku me Policinë e Kosovës. Dhe mund të them se jam shumë i kënaqur sepse të gjitha kanë kaluar shumë mirë. Nuk kemi pasur asnjë problem serioz, ndërsa imtësitë që janë paraqitur, janë zgjidhur shumë shpejt. Më duket se në ditën e zgjedhjeve nuk kam pasur asnjë thirrje telefonike, që do të thotë se problemet ka qenë lehtë të zgjidhen. Sa i përket ecurisë së zgjedhjeve për këtë do të deklarohen vëzhguesit e Bashkimit Evropian. Kjo nuk është në kuadër të mandatit tonë. Ndërkohë që tani presim me interesim të madh se si do të duket koalicioni i ardhshëm qeveritar.

DW: Koalicioni i ardhshëm qeveritar me siguri që është një çështje shumë e rëndësishme edhe sa i përket bashkëpunimit të ardhshëm me misionin tuaj. Çfarë prsini në këtë drejtim: mendoni se do të vazhdojë politika e tanishme, apo shpresoni se do të ketë ndryshime serioze në qeveri, të cilat do të ndikojnë edhe në bashkëpunimin tuaj?

Bernd Borchardt: Ne kemi pasur me qeverinë e deritanishme një bashkëpunim shumë të mirë. Bashkëbiseduesit tanë kanë qenë ministri i Drejtësisë dhe i Brendshëm dhe në këtë drejtim nuk mund të ankohem për asgjë. Natyrisht kemi bashkëpunuar edhe me kryeministrin dhe as këtu nuk mund të ankohem. Kryeministri mund të mbetet i njëjti, sepse partia e tij ka fituar më së shumti vota. Cilët do të jenë ministrant e ardhshëm nuk dihet, por ne jemi fleksibël dhe do të gjejmë nivelin e duhur të bashkëpunimit me partnerët tanë. Bashkëpunimi ynë varet edhe nga ajo se çfarë pret pala partnere.

DW: Ju jeni në Kosovë prej më shumë se një viti dhe me siguri që jeni njohuar me të gjitha probemet. Cilat janë sfidat dhe problemet më serioze me të cilat do të përbalket qeveria e ardhshme e Kosovës?

Bernd Borchardt: Këtu mund të them vetëm mendimin tim privat. Unë jam në kontakt të përhershëm me miqtë e mi kosovarë të cilët thonë se ekzistojnë tri tema qendrore: ekonomia, ekonomia dhe ekonomia. Pra zhvillimi ekonomik i Kosovës.

DW: Më 14 qershor do të ndryshojë roli i Eulexit. Cilat do të jenë ndryshimet e këtij misioni?

Bernd Borchardt: Me qeverinë e Kosovës ne kemi pasur një shkëmbim letrash i cili ka përfunduar në mes të prillit mes presidentes Jahjaga dhe përfaqësueses së lartë të BE Ashton. Elementet më të rëndësishme në këto letra janë që mandati ynë ekzekutiv do të ndryshojë. Ne do t’i çojmë deri në fund rastet që kemi filluar. Por vetë nuk do të hapim asnjë rast të ri. Natyrisht që është e mundur që kosovarët të na kërkojnë që të marrim përsipër ndonjë rast. Ne këtë mund ta kërkojmë prej kosovarëve, që me dëshirë do të trajtonim ndonjë rast. Por dallimi kualitativ është që vendimet merren nga përfaqësuesit e Kosovës. Ndryshimi i dytë i rëndësishëm është që të gjitha institucionet e rëndësishme do të drejtohen prej kosovarëve. Prokuroria e Posaçme për Krimet e Rënda (SPAK) është drejtuar deri tani nga një bashkëpunëtor i Eulexit, ndërsa në të ardhmen do të drejtohet nga një koleg kosovar. Instituti për Mjekësinë Forenzike është bashkëdrejtuar nga një bashkëpunëtor i Eulexit, i cili në të ardhmen do të jetë zëvendësdrejtues. Ne duam që kosovarët të marrin më shumë përgjegjësi. Ndryshimi i tretë i rëndësishëm është që gjykatësit e Eulexit kanë përbërë shumicën në trupat gjykues. Ka pasur raste kur edhe në të kaluarën kemi qenë në pakicë, por në të ardhmen do të jetë rregull që ne jemi në pakicë. Shumicën mund ta kërkojmë vetëm nëse kemi argumentimentet e duhura.

DW: A do të ketë raste ku Eulexi do të ketë fjalën kryesore?

Bernd Borchardt: Përpunimi i rasteve të filluara nga prokurorët tanë do të zhvillohet sipas rregullave të vjetra. Ajo që tregova pak më parë ka të bëjë me rastet e reja qe do të hapen.

DW: Për sa raste bëhet fjalë?

Bernd Borchardt: Fjala është për më shumë se 200 raste të filluara, por këtu ka dhe raste ku që tani mund të thuhet se nuk do të ketë proces gjyqësor, sepse nuk kemi argumente të mjaftueshme.

DW: Kush do ta drejtojë Tribunalin për Krimet e Luftës dhe cili do të jetë roli i Eulexit në këtë gjykatë?

Bernd Borchardt: Kjo gjykatë speciale do të merret me rastet e fajësimeve në raportin e Dick Marty, ku flitet për sulme dhe gjëra të tmerrshme në kohën e luftës. Rastet janë hetuar nga një prokurori speciale, e cila në skemën organizative i përket Eulexit, por punon plotësisht e pavarur. Kështu do të jetë edhe me gjykatën e cila në skemën organizative i përket Eulexit, por si dhe të gjithë gjykatësit e tjerë do të jetë plotësisht e pavarur. Marrëveshja mes BE-së dhe Kosovës përmes shkëmbimit të letrave përmban edhe një pjesë më të gjatë për këtë gjykatë speciale. Esenca është që kjo gjykatë duhet të punojë në bazë të ligjeve të Kosovës, në kohën kur janë bërë këto vepra. Selia e kësaj gjykate nuk do të jetë vetëm në Kosovë, por edhe në një shtet tjetër, për të mbrojtur dëshmitarët.

DW: Zoti Borchardt a mund ta siguroni ju mbrojtjen e dëshmitarëve dhe sa janë të mbrojtur ata?

Bernd Borchardt: Mbrojtja e dëshmitarëve është këtu një problem shumë i madh. Në vendet e tjera mbrojtja e dëshmitarëve nënkupton që të merret një identitet tjetër dhe këta persona të jetojnë në një pjesës tjetër të vendit. Por në një vend të vogël si Kosova kjo do të thoshte se duhet të merret një identitet tjetër dhe të shkojnë në një vend tjetër të jetojnë. Sipas përvojave tona, numri i atyre që janë të gatshëm të bëjnë këtë është shumë, shumë i ulët. Pra gatishmëria e njerëzve që të shkojnë në një vend tjetër dhe të marrin një identitet tjetër, të shkëputen tërësisht nga familjet e tyre, është shumë e vogël.

DW: Po si do të zgjidhet problemi me mbrojtjen e dëshmitarëve në rastin e Gjykatës speciale për krime lufte?

Bernd Borchardt: Numri më i madh i dëshmitarëve, me sa jam i informuar, vjen nga vende të tjera. Ndaj situata është ndryshe. Ndërkohë që edhe Policia e Kosovës është në fazën e krijimit të një programi për dëshmitarët e mbrojtur. Përvojat e tona nga rastet e fundit dëshmojnë se dëshmitarët nuk janë në gjendje të bindin gjykatësit për fajin e të akuzuarve. Pra nuk është fjala vetëm për mbrojtjen e dëshmitarëve, por edhe për besueshmërinë e dëshmitarëve. Në muajt e fundit në dy raste, një kundër serbëve dhe një kundër shqiptarëve, sipas akuzave për dhunime si krime lufte, kemi pasur dy vendime për lirim, sepse dëshmitarët nuk kanë mundur t’i bindin gjykatësit.

DW: Si qëndron puna me personelin e Eulexit, a do të ketë shkurtime dhe ndryshime?

Bernd Borchardt: Ne do ta zvoglojmë misionin, në tetor por deri tani nuk dihen numrat e saktë. Vendimi duhet të merret këtë të mërkurë. Shpresojmë se kështu do të jetë.

DW: Kur priten aktakuzat e para në këtë gjykatë dhe sa do të zgjatë ajo?

Bernd Borchardt: Për të ngritur aktakuzë duhet të ngrihet gjykata, e ajo ende nuk ekziston. Para hapjes duhet të arrihet një marrëveshje me vendin fqinjë të selisë tjetër, ndaj është shumë vështirë të thuash tani se kur do të bëhet hapja.

DW: Domethënë rastet do të trajtohen nga Eulexi, por me mbështetjen e qeverisë së Kosovës?

Bernd Borchardt: Parlamenti i Kosovës ka marrë një qëndrim shumë të mirë me mbështetjen e gjërë të vendimit për krijimin e gjykatës. Ky vendim ka qenë shumë i mirë, sepse këto kritikat janë si një re e madhe mbi Kosovën, e cila duhet të spastrohet një herë e përgjithmonë, përmes lirimeve apo dënimeve. Gjykata teknikisht do t’i takojë Eulexit, por si të gjitha gjyatat e tjera do të jetë plotësisht e pavarur. Gjykatësit do të jenë ndërkombëtarë.

DW: A janë të pjekura sa duhet gjykatat e Kosovës dhe sistemi juridik për të trajtuar rastet më të rënda të korrupsionit dhe kriminalitetit, pa mbështetjen e Eulexit?

Bernd Borchardt: Sikur vendet e BE të mendonin se institucionet e Kosovës janë të pjekura plotësisht për të zgjidhur të gjitha problemet me siguri që ky mision do të kthehej në shtëpi. Vendet e BE mendojnë se Kosova ende duhet të ketë mbështetje. Ne kemi bërë përparime të mëdha në sektorin e policisë, Policia e Kosovës konsiderohet prej qytetarëve si policia më e pakurruptuar në të gjitha vendet e rajonit. Por në sektorin juridik ka nevojë për më shumë mbështetje.

DW: Cili do të jetë roli i Eulexit në veri të Kosovës?

Bernd Borchardt: Misioni ynë në veri do të jetë më i ngjashmi për misionin e tanishëm. Ne do të mbetemi edhe më tej të pranishëm në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, për të mbështetur doganat dhe policinë. Çështja tjetër ku po ndihmojmë është integrimi i strukturave policore serbe në Policinë e Kosovës. Edhe këtu në masë të madhe jemi të kënaqur me rezultatet e arritura. Kemi pasur disa përvoja të mira, por edhe disa dështime. Në përgjithësi mund të themi se po shkojmë në drejtimin e duhur. Sektori i tretë është integrimi i sektorit juridik, por këtu duhet të arrihet marrëveshja përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit, në dialogun që duhet të vazhdojë në Bruksel.

DW: Në bazë të përvojave të deritanishme dhe marrëveshjeve, deri kur vlerësoni se Eulexi do të mbetet në Kosovë?

Bernd Borchardt: Ne kemi rënë dakord që misioni i Eulexit të vazhdojë deri në qershor të vitit 2016.

Nora Istrefi, gati për Botërorin (Foto)

0

Nora-botrori1 Nora Istrefi e ka nisur shumë nxehtë këtë verë. Së fundi ajo publikoi videoklipin në të cilin duket krejtësisht e zhveshur. E tani ka treguar dashurinë për futbollin, duke treguar se është gati për Botëror.

Nora-botrori