27.3 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025
Home Blog Page 8009

Yaya DaCosta në rolin e Whitney Houston

0

Yaya DaCosta-Whitney HoustonYaya DaCosta është përzgjedhur të luajë rolin e këngëtares legjendare të pop-it, Whitney Houston, me regji të Angela Bassett.

Filmi pritet të dalë në vitin 2015 dhe do të sjellë kronologjinë e jetës së Houston që në fillimet e karrierës së saj si dhe martesën plot trazira më bashkëshortin Bobbie Brown.

Shënohet 15 vjetori i KFOR-it

0

KFOR-hilokopteriNë 15 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, misioni i aleancës veri-atlantike ushtarake vlerëson se siguria e vendit është rritur deri në atë pikë që tash Institucionet vendore janë në gjendje ta ruajnë rendin dhe qetësinë e Kosovës.

Sipas një komunikate të dërguar mediave, kjo verëhet te fakti që para 15 vjetësh ishin të nevojshme 55 mijë ushtarë të huaj, ndërsa tani KFOR-i funksion me vetëm 5500 ushtarë.

“Një dëshmi e kohëve të fundit e këtij përmirësimi të dukshëm dhe substancial ishin zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 10 qershor, të organizuara në mënyrë paqësore dhe pa incidente festive: kjo ngjarje shënoi një moment historik në historinë e Kosovës, me pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në procesin demokratik si shenjë e pjekurisë së arritur nga njerëzit dhe nga të gjitha institucionet”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

Në këtë 15 vjetor, KFOR është kujtuar për 136 ushtarët e 16 vendeve që kanë dhënë jetën gjatë misionit të KFOR-it.

Për nder të tyre, KFOR-i ka organizuar një ceremoni solemne për të nderuar ushtarët që siç thotë komunikata, “kanë dhënë jetën e tyre për kauzën e lirisë, paqes për një Kosovë më të mirë, për një Evropë më të mirë, për një botë më të mirë për të gjithë qytetarët të cilët tani mund të jetojnë në një mjedis të sigurt, pa dallim race, gjuhe, etnie apo besimi fetar”.

“Gjeneralmajor Salvatore Farina, Komandant i KFOR-it, me këtë ceremoni të thjeshtë por solemne, së bashku me të gjithë burrat dhe gratë e KFOR-it, donë që të gjithë të kujtojnë turmat e panumërta të ushtarëve të të gjitha kombeve që paraprinë proceset këtu”, përfundon komunikata e KFOR-it.

Bajrami: Marrëveshja e opozitës, anti-kushtetuese

0

arsim bajramiArsim Bajrami, njohësi i çështjeve kushtetuese, dhe njëherit kandidat për deputet nga PDK-ja, ka thënë se marrëveshja e arritur në mes partive opoizitare, konkretisht në mes LDK-së, AAK-së dhe Nismës është anti-kushtetuese. Sipas tij Kushtetuta e përcakton që mundësinë për formimin e qeverisë së re e ka vetëm partia që ka dalë e para në zgjedhje parlamentare.

“Është marrëveshje anti-kushtetuese dhe joinstitucionale sepse nuk ka bazë në Kushtetutën e Kosovës,për shkak se neni 95 në mënyrë shumë të qartë e përcakton që mandatin për ta formuar qeverinë e ka partia politike apo koalicioni parazgjedhor që ka shumicën e ulëseve në parlament dhe kjo është shumë e qartë dhe vetëm nëse brenda 15 dite nuk arrihet të formohet qeveria nga mandatari i parë atëherë ka një afat shtesë prej dhjetë ditëve, por përsëri presidentja do ta nominoj kandidatin për kryeministër nga mazhoranca, kështu që kjo marrëveshje është anti-kushtetuese. Sipas nenit 95 pika 4 thotë se kemi procedurë të njëjtë, pra nominohet kandidati i dytë nga mazhoranca”, ka thënë për RTK-në Bajrami.

Shkrimtarët përçahen në manifestimin “Ditët e Lidhjes”

0

Ditët e LidhjesManifestimet letrare “Ditët e Lidhjes” kanë ndarë krijuesit prizrenas dhe ata të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK), pasi këta të fundit nuk kanë marrë pjesë në Orën Letrare të mbajtur në Prizren. Berat Batiu, në emër të këshillit organizativ të këtij aktiviteti nga krijuesit Prizrenas, tha për “Zërin” se LSHK-ja nuk ka dashur të bashkëpunojë me krijuesit lokal rreth organizimit të manifestimeve.

“Ky është edicioni i 21-të i këtij manifestimi, që ka nisur nga krijuesit prizrenas që në vitin 1992 dhe për këtë kemi video-xhirimet, ndërsa për shkak të rrethanave të luftës nuk është mbajtur vetëm me 1999”, tha ai. Vitet e fundit krijuesit nga LSHK-së, që më parë në kuadër të shënimit të përvjetorëve të LSHP-së mbanin aktivitetin “Drini poetik” kësaj radhe nuk e kanë mbajtur një aktivitet të tillë.

Krijues nga rajoni i Prizrenit, si dhe mysafirë nga Shqipëria e Maqedonia, në kuadër të shënimit të 136 vjetorit të Lidhjes Shqiptare, organizuan aktivitete dy ditore, të cilat i përmbyllën me Orën e Madhe letrare, të mbajtur në oborrin e LSHP-së.

Në manifestimin qendror, në Kompleksin e LSHP-së, që u mbajt menjëherë pas Akademisë Solemne, poezitë e tyre i lexuan poetët Sadik Bejko, Hyqmet B. Hasko, Agim Bajrami nga Shqipëria, pastaj Sheip Hajrullahu, Ekrem Aruli dhe Nesat Memeti nga Maqedonia. Në mesin e kriuesve nga rajoni i Prizrenit para artdashëve të fjalës poetike janë paraqitur Nexhat Çoçaj, Musa Bushrani, Selajdin Krasniqi, Qazim Thaçi dhe të tjerë.

Aktivitetet në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Lidhjes” kanë nisur një ditë më parë me orën letrare për fëmijë të mbajtur në shkollën
“Emin Duraku”.
Poeti Bejko nga PEN qendra e Tiranës, tha se është nder të jesh pjesë e një aktiviteti me përmasa kombëtare sikurse është manifestimi tradicional me rastin e 136 vjetorit të LSHP-së.

Për përkrahjen dhënë organizimit të këtij manifestimi, Batiu ka falënderuar kryetarin e komunës së Prizrenit, Ramadan Muja. Ai tha se shpreson që me një përkrahje më të madhe financiare, ky aktivitet ta rikthejë edhe Konkursin letrar, që mbahej në edicionet e viteve të tjera.

Kush ka 61 vende e më shumë, e dërgon emrin e kryeministrit tek Presidentja

0

RizaSmaka-profesorEksperti i çështjeve juridike – kushtetuese, Riza Smaka thotë për KosovaPress se marrëveshja mes LDK-së, AAK-së dhe Nisma-së nuk është antikushtetuese.

Ai pohon se Presidentja e vendit pas konsultimit me partitë politike apo koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, më saktësisht kush bënë 61 vende dhe më shumë, ata japin emrin e kryeministrit dhe Presidentja e dërgon atë emër në Kuvend.

“Fatmirësisht këtë çështje e rregullon Kushtetuta, sepse ka gjëra që len hapësirë. Aty shkruhet qartë se Presidentja e dërgon emrin pas konsultimeve me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën, e kjo shumicë nënkupton vende/mandate në Kuvend”, thotë Smaka.

Smaka bënë me dije se kjo rregullohet qartë në nenin 95 të Kushtetutës dhe sipas tij, askush nuk ka pse e interpreton sipas qejfit.

Thotë se pavarësisht kush arrin të bëjë më shumë mandate, qoftë PDK-ja si e para e qoftë LDK-ja e dytë, ai që arrin pas konsultimeve të ketë më shumë mandate, ai emër dërgohet në Kuvend.

Ja si e sqaron Enver Hasani formimin e Qeverisë

0

fotophp_2203Marrëveshja e arritur mes LDK-së, AAK-së dhe Nismës nuk i jepte drejtë atyre që të parët të nominojnë kryeministrin.

Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushtetuese ka dhënë përgjigje të saktë se koalicioni nënkupton bashkimin e partive që PARA ZGJEDHJEVE kanë lidhur marrëveshje dhe kanë fituar shumicën e votave.

Ja në foto shpjegimi që është dhënë në komentet e Kushtetutës, që bëhen kohë pas kohe.

kushtetutaa1

 

Nisin në Prizren xhirimet e filmit dokumentar “Vatër | Atdheu”

0

VatërVatër | Atdheu është një film dokumentar i metrazhit të gjatë i cili në formën eksperimentale dhe kinematike tenton të pasqyrojë mallin për atdheun, duke hulumtuar territorin emotiv ndërmjet shqiptarëve nga Kosova dhe popullit shqiptar në tërësi.

Rruga e Kombit, si një arterie që lidh Kosovën me Shqipërinë, është njëra nga metaforat kryesore të filmit e që lidh tregimet nga të dyja anët e kufirit.

Në thelb “Vatër | Atdheu” do të jetë një film rreth tregimit të tregimeve, rreth asaj se çka janë në fakt tregimet, çfarë kuptimi kanë dhe si ndikojnë ato në ne. Njerëz të njohur dhe panjohur, secili me tregimet e tyre, do të parakalojnë në këtë film poetik mbi atdheun dhe ndjenjën e mallit për te.

Regjisorja amerikane e filmit, Pamela Cohn, e cila viteve të fundit jeton ndërmjet Tiranës, Prizrenit dhe Berlinit, sjell një eksperiencë aq të nevojshme të punës profesionale në Kosovë në lëmin e filmit dokumentar, duke angazhuar një ekip mikste nga Irlanda, Kosova dhe Shqipëria.

Drejtori i fotografisë në film është kameramani irlandez Chris Kelly ndërsa xhiruesi i zërit William Kelly, poashtu nga Irlanda,transmeton koha.net.

Në fazën e dytë të xhirimeve, ekipi do të plotësohet edhe me bashkëpunëtorë nga Maqedonia dhe Greqia.

Filmi “Vatër | Atdheu” është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është një kooproduksion ndërmjet kompanisë filmike vendore “Punëtoria Filmike” dhe kompanive “Red Helicopter Films” nga Shqipëria dhe “Dream Factory” nga Maqedonia.

Limaj: Kjo Qeveri s’do ta ndëshkojë asnjë rajon, unë s’do jem pjesë e saj

0

foto-kushtrim-ternava-nisma27_3183Kryetari i kryesisë së partisë Nisma, Fatimir Limaj ka treguar për Express se si është arritur marrëveshja mese partive opozitare, LDK-së dhe AAK-së. Ai ka thënë se ky bashkim është bërë për të mirën e Kosovës.
Sipas Limajt, këto tri parti e kanë pasur programin më të mirë dhe të tria do të qeverisinvendi më së miri.

“Kjo ka qenë edhe arsye që kemi ardhur deri te kjo marrëveshje. Për këtë duhet të falënderohet LDK-ja që e ka marr një iniciativë të tillë. Kjo parti e ka kuptuar që është koha që të largohet nga bashkëpunim më paritet që i kanë sjell dem vendit dhe ka vendosur të bashkohet me neve. Ne jemi një koalicion që do t’i përfaqësojë të gjitha interesat e këtij vendi”, ka thënë Limaj në një interevistë për Gazetën Express.

Ai ka dhënë garanca se elektorati i PDK’së nuk ka pse të frikësohet, tash pasi që partia e tyre do të jetë në opozitë.

“Nuk do të lihet anash askush dhe nuk bëhet fjalë për ndarje rajonale apo komunale. Ky bashkim është bërë për të mirën e vendit dhe për ta zhvilluar atë. Nuk ka nevojë të ketë frikë askush se do të lihet anash nga ne. Nisma dhe paritet e koalicionit do të jenë për të gjithë”.

Limaj ka thënë se ai personalisht nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

“Unë personalisht nuk do të jem pjesë e kësaj qeveria. Nisma do të jetë pjesë e saj. Unë punën time në qeveri e kam kryer dhe i kam dhënë kontributet e mia. Tani i kam disa procese që duhet t’i përfundoj dhe me këtë dua të tregoj se në jemi për ndërtimin e një shteti ligjor. Mirëpo, Nisma për Kosovën do ta ketë postin e zëvendëskryeministrit”.

I jepet lamtumira e fundit Hajriz Demakut

0

Hajriz DemakuI është dhënë lamtumira e fundit Hajriz Demakut, njërit prej themeluesve të Nacional Demokrates Shqiptare, dhe njëherësh edhe ushtarit të fundit të Shaban Polluzhës.

Sipas veprimtarit të letërsisë, Mehmet Rukiqit, Hajriz Demaku, ka përdorur stilin më të zgjedhur të një imami dhe stilin më të përsosur të një mësuesi të vërtetë dhe siç pohoi ai traditën kombëtare e qoi paralel me traditën fetare.

“Sot po ndahemi prej njërit nga personalitetet më të shquara të luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar, po ndahemi prej njërit nga personalitetet dhe bashkëluftëtarit më të shquar të Shaban Polluzhës dhe pas luftës së Shabanit me besnikëri vazhdoi amanetin e tij gjithmonë ka shkëlqyer ndër aktivistët më të fortë për t’i grahë përparimit të këtij populli më tutje. Ishte Hoxhë, ishte Imam i Xhamisë por ishte edhe burrë i Odës . I themi hoxhë përparimtar sepse paralel me çështjen fetare gjithmonë e ka radhitur edhe çësht jen kombëtare”, ka thënë ai.

Ndryshe tha se Hajriz Demaku ishte krijuesi dhe bartësi më i shquar i traditës kombëtare.

Kurti: Qeveria “emergjente” nuk do të vazhdojë bisedimet me Serbinë

0

AlbinKurti1205Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka theksuar se marrëveshja ndërmjet tri subjekteve politike për formimin e Qeverisë, është hapi I parë drejt ndryshimit të kursit të zhvillimeve në Kosovë.

Sipas Kurtit, kjo qeveri të cilën ai e ka quajtur “emergjente”, përveç ndërprerjes së bisedimeve me Serbinë, duhët të ketë parasysh edhe mos vazhdimin e implementimit të asociacionit të komunave serbe, si dhe vazhdimin e privatizimit të disa ndërmarrjeve.
“Jemi takuar me përfaqësues të LDK, AAK, si dhe NISMA. Tema boshte ka qenë pa mundësia e formimit të Qeverisë Thaçi 3. Privatizimi e as shitja e disa ndërmarrjeve nuk kanë kontribuar zhvillimin ekonomik andaj ka nevojë për një kurs të ri”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/