30 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025
Home Blog Page 8097

Projeksionet buxhetore për UP-në demantojnë kryeministrin Thaçi

0

UP-rektoratiAfro pesë milionë euro më pak të hyra buxhetore do të ketë sivjet UP-ja, si pasojë e vendimit të Qeverisë për zbritjen prej 50 për qind të pagesave për semestër, shkruan sot Koha Ditore.

Këto mjete janë premtuar nga kryeministri Thaçi se do të kompensohen prej buxhetit. Mirëpo në KASH askund nuk figuron ky fond mbështetës për UP-në, as për sivjet, e as në tre vjetët e ardhëm.
Madje aty është paraqitur shkurtim i buxhetit për UP-në, në vlerë prej afro katër milionë eurosh, për tre vjetët e ardhshëm/koha ditore/

Gjysma e PDK-së në Malishevë protestojnë për mospërfshirjen e Isni Kilajt në listë

0

IsniKilaj-malishevaMbi 20 degë të PDK-së në Malishevë nga 45 sosh sa ka kjo komunë e kanë ndërprere aktivitetin si shenjë proteste për mos përfshirjen e Isni Kilajt në listën e kandidatëve për deputet.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar vet Kilaj i cili thotë se nuk ka qenë në këtë mbledhje kur është marrë vendimi për pushimin e aktivitetit, por thotë se është njoftuar për të.

“Unë do ta respektoj vendimin e Kryesisë për mos përfshirjen time në listë por do ta respektoj edhe vullnetin e degëve të cilat kanë pushuar aktivitetin. Unë do t’i këshilloja që ta vazhdojnë aktivitetin”, ka thënë Kilaj për Gazetën Express.

ShISh kishte pë qëllim dezinformimin në Kosovë

0

Thaci xhavit halitiShërbimi Informativ i Shqipërisë (ShISh) kishte hartuar një platformë për ta zbatuar në Kosovë nëpërmjet ShIK-ut, pretendon KFOR-i.
Trupat e NATO-s në Kosovë kishin arritur të siguronin platformën e ShISh-it për dezinformim në Kosovë. Kjo përfshinte një propagandë dhe denigrim të skajshëm të kujtdo që do t’i viheshin pas, shkruan Koha Ditore.

Në dosje thuhet se shef i ShISh-it në Kosovë ka qenë Xhavit Haliti, i cili siç pretendohet kontrollonte edhe Kadri Veselin, ShIK-un dhe Hashim Thaçin.

Në këtë dokument thuhet se qëllimi i dezinformimit është që të udhëheqë zhvillimet politike dhe të nxisë aktivitete antiqeveritare dhe/ose shtetet tjera të veprojnë në kundërshtim me interesat e tyre.

Vizitat politike të bizneseve

0

thaci ne bisneseGati çdo ditë liderët politikë po e vizitojnë nga një prodhues. Secilit po i premtojnë kushte më të mira. Madje në disa raste ka ndodhur që afaristët të jenë befasuar me dy vizita të liderëve të ndryshëm politikë brenda ditës.

“Para dite e përcolla njërin, pas dite erd h tjetri”, thotë me shaka një prodhues kosovar, i cili nuk pranon t’i përmendet emri, me arsyetim se mund t’i hidhërohen partitë politike.

Ai është një përpunues druri që bashkë me familjen prodhon mobile për tregun lokal.
“Të gjithë po na premtojnë kushte më të mira, por nuk po lodhem çfarë thonë. Jemi mësuar me ta dhe nuk pres asgjë më tepër. Prapë duhet vetë t’i bëj të gjitha”, thekson ai.
Të hënën udhëheqësit e tri partive politike në vend; PDK, LDK e AAK zgjodhën të vizitojnë biznese të profilit gati të ngjashëm në qytete të ndryshme të Kosovës.

Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së, zhvilloi takim me përfaqësuesit e bizneseve të përpunimit të drurit në komunën e Ferizajt.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi fabrikën e prodhimit të dyerve dhe dritareve “Kastrioti” dhe firmën “Top-Reklama” në Pejë. Ndërsa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, vizitoi kompaninë “Osa Termosistemi” në Rahovec../tribuna/

Ramadani: Të përsëritet tradita me LDK-në

0

Burim Ramadani AAKSekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, ka shprehur optimizëm se kjo parti, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 8 qershor, do ta udhëheq Qeverinë e Kosovës.
Ai, në një intervistë për “Epokën e re” e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me PDK-në, e cila, sipas tij, do të dalë në opozitë.

Në këtë kontekst, Ramadani ka thënë se AAK-ja me LDK-në kanë një traditë të mirë të bashkëpunimit.

“Në bindjen time, me LDK-në kemi traditë të mirë të bashkëpunimit dhe të bashkëqeverisjes. Kjo ka ndodhur saktësisht dhjetë vjet më parë, kur kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë marrëveshjen me presidentin Ibrahim Rugova. Kjo duhet të përsëritet tash pas dhjetë vjetësh”, ka thënë Ramadani.

Ai ka shtuar gjithashtu se platforma e AAK-së “Drejtimi i Ri” është modeli për mposhtjen e së keqes.

Ramadani ka thënë se lista e AAK-së për deputetë është më e mira, më gjithëpërfshirësja dhe më e fuqishmja

LDK prej nesër në ofansivë

0

Isa Mustafa LDKBurime të Gazetës bëjnë të ditur se që nga nesër Lidhja Demokratike e Kosovës do të nisë një fushatë të saj për t’i bashkuar forcat me partitë kryesore opozitare, për t’u përgatitur për pas 8 qershorit

Burime te besueshme te Gazetes Express kane beret e ditur se Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Isa Mustafa, prej neser do te filloje te takohet me partneret e tij nga partite opozitare per t’i koordinuar hapat e tyre per periudhen pas zgjedhjeve te 8 qershorit.

Mustafa pritet te takohet me te gjithe kreret e subjekteve politike qe synim te tyre nuk e kane qe te futen ne cfaredo koalicioni me Partine Demokratike te Kosoves.

Kurti: Premtimet e partive janë bërë bastore të pështira, nuk ka qytetar normal që u beson

0

AlbinKurti1205Ai ka thënë se Thaçi e ka pasur shansin të qeverisë. Tha se i ka dërguar paratë në asfalt.

“Kryeministri Thaçi e ka pasu r shansin. Ka qenë kryeministër e paratë i ka çuar në asfallt. Premtimet e partive politike që i dëgjoni ju, janë koncept i gabuar”, ka thënë Kurti.

Ai madje tha se partitë politike, kanë ndërruar edhe ideologjitë e tyre politike.

“Na i kanë çarë veshët se shpëtimi në ekonomi vjen nga investimi nga jashtë. Tash me para të brendshme. Prej kur ndërroi politika kështu. Këta e braktisën rrugën e tyre. E kanë devijuar vetëm me fjalë në kohën e fushatës. Fondi i Punësimit pa shtet zhvillimor, është shtet i hajnisë”, tha Kurti.

Nexhat Daci: Kjo LDK nuk është e gatshme që ta drejtoj pushtetin

0

Daci-lddGjykata Speciale për gjykimin e krimeve të supozuara të UCK’së duhet të krijohet, por ky është një turp për bashkësinë ndërkombëtare. Kështu thotë Akademik Nexhat Daci.
Daci në emitonin “Antipod” në “1Chanel” ka folur për platformën e koalicionit AAK-LDD, për të cilën thotë se është platforma që duhet ta qeverisë vendin.

Ai thotë se ekipet dy partive më të mëdha në vend janë të cenueshme nga shantazhet, kurs epër ekipin e AAK-LDD thotë që është më pak i cenueshme.

Ai ka thënë po ashtu se LDK’ja, në këtë formacion si është, është e pa gatshme që ta udhëheq vendin.

Akademik Daci ka thënë se ajo çka ndodhi kur ai u largua nga pozita e Kryetarit të Kuvendit ishte një puq.

Duke folur për punën e Qeverisë aktuale, ai ka thënë se kjo qeveri ka edhe punë të mira që ka bërë dhe në këtë rrafsh ka përmendur përfundimin e Pavarësisë së Mbikëqyrur.

Ai haptazi ka kërkuar votën për të në emision dhe beson që më 9 qershor do të jetë në institucione.

Dhurata e Ray J për dasmën e Kim: Përfitimet e videos së saj porno

0

86706Ray J ka menduar një dhuratë të veçantë për Kim Kardashian dhe Kanye West, me rastin e martesës së tyre. Ai u ka ofruar një pjesë të parave nga përfitimet e sivjetme të videos porno që ai ka bërë me Kim Kardashian.

Videoja e famshme është xhiruar në vitin 2007 kur Ray J dhe Kim ishin të dashuruar, ndërsa këngëtari 33-vjeçar ka fituar miliona dollarë nga shitja e saj.

Ray J i ka ofruar çiftit një çek në vlerë prej 47.000 dollarësh si pjesë e përfitimeve nga muaji janar deri në muajin prill.

Shuma e përgjithshme që Ray ka fituar për këta katër muaj, sipas TMZ, është afro 101.000 euro. Ndërsa shuma totale që ka grumbulluar deri më tani kjo video, sipas Vivid Entertainment, është 50 milionë dollarë.

Të akuzuar për krim e korrupsion dhe – kërkojnë votë!

0

pdk-aak-ldk fletvotimeTë akuzuar për krime lufte, krim të organizuar e korrupsion, megjithatë do të dalin të kërkojnë votën e qytetarëve për zgjedhjet e 8 qershorit, raporton KTV.

Shumë emra nga shumë parti politike do të rikandidojnë për të fituar edhe një mandat tjetër në Kuvendin e Kosovës, megjithëse shumë vepra të tyre bien ndesh me ligjin.

Pavarësisht deklarimeve të fuqishme të të gjitha partive politike në vend para përcaktimit të datës së zgjedhjeve se në listat e tyre për deputetë nuk do të kenë njerëz që janë të akuzuar për vepra të ndryshme penale, megjithatë këta individë jo vetëm që janë në listë, por shumë prej tyre janë në maje të listës.

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim thotë se partitë politike nuk kanë reflektuar seriozitetin dhe tentativën për të ndryshuar diçka. Ai tha se votuesi është ai që duhet t’i ndëshkojë këto subjekte politike, duke dhënë votë kundër tyre.

Albert Krasniqi nga KIPRED-i ka thënë se nëse do të kishte demokraci nëpër parti politike, atëherë këta individë nuk do ta kalonin as filtrin e parë që është votimi nga anëtarësia. Por, ai rikandidimin e tyre e sheh edhe si mungesë të funksionimit të gjyqësorit në Kosovë.

Selatin Kllokoqi nga organizata Demokraci për Zhvillim thotë se nuk mund të ketë imazh të mirë për zgjedhjet kur ka kaq shumë kandidatë që kanë probleme me drejtësinë.