33.9 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 8098

Kijeva dëshiron të pavarësohet nga Malisheva

0

MalishevaKijevë me rrethinë edhe zyrtarisht ka dorëzuar kërkesën për themelimin e Komunës së Kijevës, pranë organeve kompetente të Republikës së Kosovës, përkatësisht në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.Sipas Grupit nismëtar për themelimin e Komunës së Kijevës, kjo është një kërkesë serioze që përfaqëson vullnetin e mbi 20.000 banorëve të territorit që kërkon statusin e Komunës.

“Procesi për Themelimin e Komunës së Kijevës ka filluar para 3 muajve, është zhvilluar në saje të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktivitetit të përgjithshëm me fshatra.Përfaqësues dhe aktivist të fshatrave janë angazhuar dhe kanë punuar me vullnetin më të lartë.Fal punës dhe angazhimit të pakursyer të fshatrave është arritur edhe mbledhja e mbi 5.000 nënshkrimeve në formë peticioni, që fuqishëm justifikon vullnetin dhe seriozitetin e kësaj kërkese. Themelimi i Komunës së Kijevës ka si synim afrimin e shërbimeve më afër qytetarëve, zhvillimin ekonomik, si dhe hapjen e mundësive të reja në të gjitha sferat, për komunitetin e kësaj zone. Është kërkesë e interesit qytetar, vullnet i dës hmuar i qytetarëve të kësaj zone, nuk është projekt i nxitur apo motivuar nga asnjë subjekt politik apo grupacion i caktuar”, thuhet në një njoftim të Grupit Nismëtar për Themelimin e Komunës së Kijevës.

Daka: Kushdo që vjedh vota, do të dënohet

0

ValdeteDaka-zgjedhjetValdete Daka thotë se asnjë person i cili do të bëjë shkelje të rregullave në zgjedhje nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Ajo thotë se KQZ në këtë drejtim është syhapur.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka është e bindur se asnjë komisionar në këto zgjedhje nuk do të jetë person i cili dyshohet se ka bërë mashtrime elektorale në të kaluarën.

“Nuk e besoj që do të mundë të emërohet komisionar ndokush që ka vjedhur vota. Ne kemi dërguar shkresën edhe në Prokurori edhe në Këshillin Gjyqësor, nga të cilët presim shumë shpejt emrat e atyre të cilët kanë qenë të përfshirë në keqpërdorimin e votës, apo që janë në cilëndo fazë të procedurës penale dhe ata do të eliminohen edhe nëse na vijnë si emra në KQZ”.

Në një intervistë dhënë për të përditshmen “Zëri”, Daka ka thënë se edhe për këto zgjedhje, askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe se për shkelësit eventual të zgjedhjeve, nuk do të ketë aspak tolerancë.

“Edhe herën e kaluar kemi qenë syçelë. Po apeloj te subjektet politike që të fillojnë të punojnë me komisionarët e tyre që t’ua tërheqin vërejtjen që çdo shkelës i rregullave zgjedhore do të dënohet sipas ligjit dhe se nuk do të ketë tolerancë aspak, ashku sikur që nuk kishte tolerancë në zgjedhjet lokale 2013”, tha Daka.

BE dërgon mision vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve

0

Jahjaga-Zhbogar1Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, i cili e njoftoi Presidenten me vendimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Catherine Ashton, për të dërguar mision vëzhgues të BE-së për të monitoruar zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në vend.

Vendimi i Baroneshës Ashton vjen si përgjigje në letrën e dërguar nga Presidentja me kërkesën që BE-ja të monitorojë zgjedhjet e 8 qershorit, me qëllim të sigurimit të një procesi demokratik dhe korrekt zgjedhor në tërë Kosovën.

Zbogar e njoftoi Presidenten se në përgjigjen e zonjës Ashton theksohet se një mision i BE-së, i ngjashëm me misionin e vëzhguesve që ka përcjellë zgjedhjet komunale të vitit të kaluar, do të dërgohet në Kosovë për të vëzhguar procesin zgjedhor.

“Presidentja Jahjaga e vlerësoi përgjigjen pozitive të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, baroneshës Ashton, në kërkesën për vëzhguesit ndërkombëtarë dhe tha se një proces i rregullt dhe i drejtë zgjedhor do të ndihmojë Kosovën në rrugën e integrimeve”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga presidenca.

Presidentja Jahjaga theksoi se zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në vend duhet të jenë të sigurta, të ndershme, demokratike dhe gjithëpërfshirëse ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë në mënyrë të lirë.

Çka po zihet në LDK

0

opinion 23Shkruan: Qazim Bajgoraliu

Me zhgënjim të madh, por jo edhe befasues për mua, mora lajmin për mospërfshirjen Tuaj në listën e kandidimit për delegat të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila vjen si pasojë e lojrava të pista, që kan fillu të luhen, që, para vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo fatëkeqësisht ndodhi edhe nga lidershipi i vetë LDK-së, duke injoruar, sabotuar deri në përpjekje për denigrim të figurës dhe të punës Tuaj, nga ata të cilët ishin bërë si hija Juaj dhe ishin të gatshëm edhe shtratin ta qonin në zyrën dhe kudo ku mundë të ishte presidenti Sejdiu. Unë po tregoj një shembull, kur në vitin 2011 në zyrën e LDK-së në Prishtinë, nga LDK, dega në Gjermani, u dha çmimi “Ora e Presidentit”. Unë porosita që të ftohet presidenti Sejdiu, por nuk kishte leju Ismet Beqiri. Unë për të gjitha manfestimet e degës sonë, kam ftuar gjithëmonë Isa Mustafën si kryetarë i Partisë dhe edhe presidentin Sejdiu si Ish-President dhe ish-kryetarë i LDK-së e kryetarë Nderi tani. Në një bisedë telefonike, Ismet Beqiri më tha: “Shoki, nuk po bani mirë që po i thirrni do njerzë e nuk po vetni”. I thashë se nuk di nëse kam ftuar dikend që nuk e meriton, më trego, se ndoshta keni informacione të gabuara. Më tha: “Po, po thërret Fatmir Sejdiun dhe nuk po ban mirë”.

I thashë se unë do ta thërras përderisa konsideroj se ai e meriton dhe nuk konsideroj se ai ka punuar kundër LDK-së. Më tha: ani ani shoki bani qysh doni veq pa neve! (Pra edhe ndodhi injorimi! Nga kryetari Mustafa, më, për asnjë figurë që ne përkujtuam dhe për asnjë manifestim, nuk pa të arësyeshme të dergoj qoftë edhe dy rreshta për të përshëndet tubimet tona). Unë i bëra me dije që duhet të kemi parime dhe neser mund të jeshë një Ish-… dhe si të duket nëse nuk të respektojnë. Ka edhe raste të tjera, të cilat i din edhe Isa Mustafa, kurse Ismetit ia thashë në janar të këtij viti, kur ishte në Zvicer dhe ai u tregu shumë i papjekur dhe i pasinqert, deri në gënjeshtarë të pa skrupullt!

Më kanë befasuar shumica e kryetarëve të degëve, të cilët ranë nën këtë ndikim, u treguan frikacakë, u treguan mosmirënjohës ndaj kontributit të madh të presidentit Sejdiu, të cilët u shndërruan në servil për interesa personale e në dëm të LDK-së.

Dje dhe sot, të shumtë janë ata të cilët më telefonuan dhe më shkruan, për zhgënjimet dhe indinjatën e thellë, për këtë listë e cila përfshinë njerzë dhe prurje, të cilët u ranguan në pjesën e lartë të listës, njerzë të cilët jo vetëm që nuk kan dhënë kotributin e tyre për qështjen e Kosovës, por ishin dhe punuan kundër LDK-së dhe presidentit Rugova, shkatërruan LDK-në dhe ndërruan më shumë se dy parti deri tani, kurse u injoruan njerzë që kanë dhënë shumë për Kosovën dhe nëpërmjet LDK-së, të cilët kan kontribut dhe përvojë të madhe në ndërtimin e shtetit dhe të gjitha proqeseve shtetformuese, sikur jeni Ju, ndër më të përgaditurit politikisht dhe diplomatë i madhë që ka sot Kosova.

Mospërfshirja Juaj , është një lehtësim për Ju, për të pushuar dhe për të qenë më i relaksuar, sesa të merresh e të bëshë politikë, me njerzë të pabesë, njerzë të bizneseve të pista, që fatëkeqësisht jan shumica e kësaj liste dhe e spektrit të gjerë politikë të Kosovës, por fatëkeqësia është humbja e madhe për të ardhmen e mirë të Kosovës, e cila me Ju dhe nënlidershipin Tuaj, do të kishte shpresa më të mëdha për të na dërguar drejt synimit të shumicës së Shqiptarëve, drejt BE dhe aleances Veri-Atlantike, me një shtet ligjorë, pa korrupsion, pa grupe të mafias politike e ekonomike. Gjatë qëndrimit tuaj në Gjermani, Juve personalisht iu shtrua edhe kërkesë – apel, që të jeni pjesë aktive e politikës Kosovare, sepse siq u tha, pa Ju në lidership, e ardhmja e mirë për Kosovën do të jetë larg.

Do të kisha dëshiruar shumë të dijë, nëse në këtë listë prej 110 kandidatëve, kishte ndonjëri burrëri dhe intelektual, e të ketë treguar gadishmërin për të lëshuar vendë për Ju, pas thënies së arësyes Tuaj, shumë burrërore, se nuk lejon që akëcili prej tyre të largohet nga lista e publikuar.

Kur e mendoj se kend kishte LDK kryetarë, kend kishte LDK sekretarë dhe kend ka tani, LDK ka një devalvim skajmërisht të kundërt nga vlera e madhe që kishte për vite të tëra.
Mjerimi për LDK, fillon nga ata që besojnë, se sot, në lidershipin e LDK-së, ka njerzë më të mirë e më të zot, më të përgaditur e më të aftë se presidenti Sejdiu.

(Autori  është kryetar i LDK-së – dega në Gjermani dhe anëtarë i Këshillit të Përgjithëshëm të LDK-së)

Juliana nuk fle dot pa Arditin

0

ardit-juli-bashke-20.5Të gjithë banorët shtrihen të flenë gjumë.Por duket se Julianën nuk e zë gjumi pa u pajtuar me Arditin. Ajo vjen vërdallë nëpër dhomë dhe më pas fillon të ngacmojë Arditin, i cili është në gjumë. Juliana ulet tek krevati ngjitur me Arditin dhe e shikon teksa fle, por pastaj fillon të bëjë zhurmë për ta zgjuar. Më pas ajo fillon t’i tundë me këmbë krevatin, derisa Arditi zgjohet dhe e pyet se çfarë po bën. “Tërmet”, thotë Juliana, ndërsa Arditi i thotë se të ishte tërmet ajo do ishte duke bërtitur dhe do dilte jashtë. Arditi nuk reagon, por qëndron shtrirë në krevatin e tij.

Juliana nuk ndalet me ngacmimet e saj, edhe pse Arditi po i mban qëndrim. Ajo fillon t’i lëvizë me këmbë dyshekun, kurse Arditi e pyet nëse ka ndonjë gjë më të mirë për të bërë. Juliana e pyet për cigare, Arditi i thotë se për cigare iu afrua. Më pas Juliana fillon dhe hidhet sipër krevatit të Arditit. Ajo hidhet disa herë, derisa thyen dërrasën e krevatit. “Për një cigare po bën kështu?”, e pyet Arditi, teksa Juliana qesh. Arditi rregullon krevatin e tij dhe Juliana shtrihet aty. Ai i kërkon të largohet, por Juliana nuk ikën, prandaj Arditi shtrihet tek krevati ngjitur. “Nevi ca ka pirë kjo?”, pyet Arditi, duke u tallur me mënyrën sesi po sillet Juliana.

Juliana i thotë Arditit se tek krevati ku është shtrirë ka hedhur një buburrec, prandaj ai ngrihet dhe shtrihet tek krevati i tij, edhe pse Juliana nuk largohet. Julianën e zë gjumi tek krevati i Arditit dhe më pas fle edhe ai.

 

 

Projeksionet buxhetore për UP-në demantojnë kryeministrin Thaçi

0

UP-rektoratiAfro pesë milionë euro më pak të hyra buxhetore do të ketë sivjet UP-ja, si pasojë e vendimit të Qeverisë për zbritjen prej 50 për qind të pagesave për semestër, shkruan sot Koha Ditore.

Këto mjete janë premtuar nga kryeministri Thaçi se do të kompensohen prej buxhetit. Mirëpo në KASH askund nuk figuron ky fond mbështetës për UP-në, as për sivjet, e as në tre vjetët e ardhëm.
Madje aty është paraqitur shkurtim i buxhetit për UP-në, në vlerë prej afro katër milionë eurosh, për tre vjetët e ardhshëm/koha ditore/

Gjysma e PDK-së në Malishevë protestojnë për mospërfshirjen e Isni Kilajt në listë

0

IsniKilaj-malishevaMbi 20 degë të PDK-së në Malishevë nga 45 sosh sa ka kjo komunë e kanë ndërprere aktivitetin si shenjë proteste për mos përfshirjen e Isni Kilajt në listën e kandidatëve për deputet.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar vet Kilaj i cili thotë se nuk ka qenë në këtë mbledhje kur është marrë vendimi për pushimin e aktivitetit, por thotë se është njoftuar për të.

“Unë do ta respektoj vendimin e Kryesisë për mos përfshirjen time në listë por do ta respektoj edhe vullnetin e degëve të cilat kanë pushuar aktivitetin. Unë do t’i këshilloja që ta vazhdojnë aktivitetin”, ka thënë Kilaj për Gazetën Express.

ShISh kishte pë qëllim dezinformimin në Kosovë

0

Thaci xhavit halitiShërbimi Informativ i Shqipërisë (ShISh) kishte hartuar një platformë për ta zbatuar në Kosovë nëpërmjet ShIK-ut, pretendon KFOR-i.
Trupat e NATO-s në Kosovë kishin arritur të siguronin platformën e ShISh-it për dezinformim në Kosovë. Kjo përfshinte një propagandë dhe denigrim të skajshëm të kujtdo që do t’i viheshin pas, shkruan Koha Ditore.

Në dosje thuhet se shef i ShISh-it në Kosovë ka qenë Xhavit Haliti, i cili siç pretendohet kontrollonte edhe Kadri Veselin, ShIK-un dhe Hashim Thaçin.

Në këtë dokument thuhet se qëllimi i dezinformimit është që të udhëheqë zhvillimet politike dhe të nxisë aktivitete antiqeveritare dhe/ose shtetet tjera të veprojnë në kundërshtim me interesat e tyre.

Vizitat politike të bizneseve

0

thaci ne bisneseGati çdo ditë liderët politikë po e vizitojnë nga një prodhues. Secilit po i premtojnë kushte më të mira. Madje në disa raste ka ndodhur që afaristët të jenë befasuar me dy vizita të liderëve të ndryshëm politikë brenda ditës.

“Para dite e përcolla njërin, pas dite erd h tjetri”, thotë me shaka një prodhues kosovar, i cili nuk pranon t’i përmendet emri, me arsyetim se mund t’i hidhërohen partitë politike.

Ai është një përpunues druri që bashkë me familjen prodhon mobile për tregun lokal.
“Të gjithë po na premtojnë kushte më të mira, por nuk po lodhem çfarë thonë. Jemi mësuar me ta dhe nuk pres asgjë më tepër. Prapë duhet vetë t’i bëj të gjitha”, thekson ai.
Të hënën udhëheqësit e tri partive politike në vend; PDK, LDK e AAK zgjodhën të vizitojnë biznese të profilit gati të ngjashëm në qytete të ndryshme të Kosovës.

Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së, zhvilloi takim me përfaqësuesit e bizneseve të përpunimit të drurit në komunën e Ferizajt.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi fabrikën e prodhimit të dyerve dhe dritareve “Kastrioti” dhe firmën “Top-Reklama” në Pejë. Ndërsa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, vizitoi kompaninë “Osa Termosistemi” në Rahovec../tribuna/

Ramadani: Të përsëritet tradita me LDK-në

0

Burim Ramadani AAKSekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, ka shprehur optimizëm se kjo parti, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 8 qershor, do ta udhëheq Qeverinë e Kosovës.
Ai, në një intervistë për “Epokën e re” e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me PDK-në, e cila, sipas tij, do të dalë në opozitë.

Në këtë kontekst, Ramadani ka thënë se AAK-ja me LDK-në kanë një traditë të mirë të bashkëpunimit.

“Në bindjen time, me LDK-në kemi traditë të mirë të bashkëpunimit dhe të bashkëqeverisjes. Kjo ka ndodhur saktësisht dhjetë vjet më parë, kur kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë marrëveshjen me presidentin Ibrahim Rugova. Kjo duhet të përsëritet tash pas dhjetë vjetësh”, ka thënë Ramadani.

Ai ka shtuar gjithashtu se platforma e AAK-së “Drejtimi i Ri” është modeli për mposhtjen e së keqes.

Ramadani ka thënë se lista e AAK-së për deputetë është më e mira, më gjithëpërfshirësja dhe më e fuqishmja