23.4 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 8099

Ramadani: Të përsëritet tradita me LDK-në

0

Burim Ramadani AAKSekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, ka shprehur optimizëm se kjo parti, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 8 qershor, do ta udhëheq Qeverinë e Kosovës.
Ai, në një intervistë për “Epokën e re” e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me PDK-në, e cila, sipas tij, do të dalë në opozitë.

Në këtë kontekst, Ramadani ka thënë se AAK-ja me LDK-në kanë një traditë të mirë të bashkëpunimit.

“Në bindjen time, me LDK-në kemi traditë të mirë të bashkëpunimit dhe të bashkëqeverisjes. Kjo ka ndodhur saktësisht dhjetë vjet më parë, kur kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë marrëveshjen me presidentin Ibrahim Rugova. Kjo duhet të përsëritet tash pas dhjetë vjetësh”, ka thënë Ramadani.

Ai ka shtuar gjithashtu se platforma e AAK-së “Drejtimi i Ri” është modeli për mposhtjen e së keqes.

Ramadani ka thënë se lista e AAK-së për deputetë është më e mira, më gjithëpërfshirësja dhe më e fuqishmja

LDK prej nesër në ofansivë

0

Isa Mustafa LDKBurime të Gazetës bëjnë të ditur se që nga nesër Lidhja Demokratike e Kosovës do të nisë një fushatë të saj për t’i bashkuar forcat me partitë kryesore opozitare, për t’u përgatitur për pas 8 qershorit

Burime te besueshme te Gazetes Express kane beret e ditur se Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Isa Mustafa, prej neser do te filloje te takohet me partneret e tij nga partite opozitare per t’i koordinuar hapat e tyre per periudhen pas zgjedhjeve te 8 qershorit.

Mustafa pritet te takohet me te gjithe kreret e subjekteve politike qe synim te tyre nuk e kane qe te futen ne cfaredo koalicioni me Partine Demokratike te Kosoves.

Kurti: Premtimet e partive janë bërë bastore të pështira, nuk ka qytetar normal që u beson

0

AlbinKurti1205Ai ka thënë se Thaçi e ka pasur shansin të qeverisë. Tha se i ka dërguar paratë në asfalt.

“Kryeministri Thaçi e ka pasu r shansin. Ka qenë kryeministër e paratë i ka çuar në asfallt. Premtimet e partive politike që i dëgjoni ju, janë koncept i gabuar”, ka thënë Kurti.

Ai madje tha se partitë politike, kanë ndërruar edhe ideologjitë e tyre politike.

“Na i kanë çarë veshët se shpëtimi në ekonomi vjen nga investimi nga jashtë. Tash me para të brendshme. Prej kur ndërroi politika kështu. Këta e braktisën rrugën e tyre. E kanë devijuar vetëm me fjalë në kohën e fushatës. Fondi i Punësimit pa shtet zhvillimor, është shtet i hajnisë”, tha Kurti.

Nexhat Daci: Kjo LDK nuk është e gatshme që ta drejtoj pushtetin

0

Daci-lddGjykata Speciale për gjykimin e krimeve të supozuara të UCK’së duhet të krijohet, por ky është një turp për bashkësinë ndërkombëtare. Kështu thotë Akademik Nexhat Daci.
Daci në emitonin “Antipod” në “1Chanel” ka folur për platformën e koalicionit AAK-LDD, për të cilën thotë se është platforma që duhet ta qeverisë vendin.

Ai thotë se ekipet dy partive më të mëdha në vend janë të cenueshme nga shantazhet, kurs epër ekipin e AAK-LDD thotë që është më pak i cenueshme.

Ai ka thënë po ashtu se LDK’ja, në këtë formacion si është, është e pa gatshme që ta udhëheq vendin.

Akademik Daci ka thënë se ajo çka ndodhi kur ai u largua nga pozita e Kryetarit të Kuvendit ishte një puq.

Duke folur për punën e Qeverisë aktuale, ai ka thënë se kjo qeveri ka edhe punë të mira që ka bërë dhe në këtë rrafsh ka përmendur përfundimin e Pavarësisë së Mbikëqyrur.

Ai haptazi ka kërkuar votën për të në emision dhe beson që më 9 qershor do të jetë në institucione.

Dhurata e Ray J për dasmën e Kim: Përfitimet e videos së saj porno

0

86706Ray J ka menduar një dhuratë të veçantë për Kim Kardashian dhe Kanye West, me rastin e martesës së tyre. Ai u ka ofruar një pjesë të parave nga përfitimet e sivjetme të videos porno që ai ka bërë me Kim Kardashian.

Videoja e famshme është xhiruar në vitin 2007 kur Ray J dhe Kim ishin të dashuruar, ndërsa këngëtari 33-vjeçar ka fituar miliona dollarë nga shitja e saj.

Ray J i ka ofruar çiftit një çek në vlerë prej 47.000 dollarësh si pjesë e përfitimeve nga muaji janar deri në muajin prill.

Shuma e përgjithshme që Ray ka fituar për këta katër muaj, sipas TMZ, është afro 101.000 euro. Ndërsa shuma totale që ka grumbulluar deri më tani kjo video, sipas Vivid Entertainment, është 50 milionë dollarë.

Të akuzuar për krim e korrupsion dhe – kërkojnë votë!

0

pdk-aak-ldk fletvotimeTë akuzuar për krime lufte, krim të organizuar e korrupsion, megjithatë do të dalin të kërkojnë votën e qytetarëve për zgjedhjet e 8 qershorit, raporton KTV.

Shumë emra nga shumë parti politike do të rikandidojnë për të fituar edhe një mandat tjetër në Kuvendin e Kosovës, megjithëse shumë vepra të tyre bien ndesh me ligjin.

Pavarësisht deklarimeve të fuqishme të të gjitha partive politike në vend para përcaktimit të datës së zgjedhjeve se në listat e tyre për deputetë nuk do të kenë njerëz që janë të akuzuar për vepra të ndryshme penale, megjithatë këta individë jo vetëm që janë në listë, por shumë prej tyre janë në maje të listës.

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim thotë se partitë politike nuk kanë reflektuar seriozitetin dhe tentativën për të ndryshuar diçka. Ai tha se votuesi është ai që duhet t’i ndëshkojë këto subjekte politike, duke dhënë votë kundër tyre.

Albert Krasniqi nga KIPRED-i ka thënë se nëse do të kishte demokraci nëpër parti politike, atëherë këta individë nuk do ta kalonin as filtrin e parë që është votimi nga anëtarësia. Por, ai rikandidimin e tyre e sheh edhe si mungesë të funksionimit të gjyqësorit në Kosovë.

Selatin Kllokoqi nga organizata Demokraci për Zhvillim thotë se nuk mund të ketë imazh të mirë për zgjedhjet kur ka kaq shumë kandidatë që kanë probleme me drejtësinë.

Pacolli: Unë nuk do t’i prijë listës, do të jem i fundit

0

Behxhjet pacolliKreu i AKR-së, Behgjet Pacolli do të renditet i fundit në listën e kësaj partie për deputet të Kuvendit të Kosovës.

“Një qëllim të vjetër po e realizoj sot edhe simbolikisht. Është dëshira që kam për të treguar respektin dhe vlerësimin tim për njerëzit me të cilët veproj, dhe të cilët janë bashkëvizionar në qëllimin për të ndërtuar një Kosovë ku vendi i punës nuk është luks dhe ku mirëqenia e qytetarit është interesi i vetëm i politikës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ai ka thënë se nuk do t’i prij listës së AKR-së.

“Do të renditem i fundit. Le të jete kjo një dëshmi para votuesit se për vizionin tim dhe të AKR-se me të rëndësishëm se sa unë janë bashkëpunëtorët e mi, e më të rëndësishëm se të gjithë ne së bashku, janë votuesit tanë – qytetarët e Kosovës. Vetëm kështu ne jemi më të fuqishëm. Ne, kandidatët për deputetë jemi individë dhe fuqinë tonë e përcaktojnë qytetarët me votën e tyre”, ka përfunduar ai.

PDK zëvendëson një emër, LDK një, AAK lëviz renditjen

0

pdk-aak-ldk fletvotimePo vazhdon ndryshimi i listave të kandidatëve për deputetë, të dërguara nga subjektet politike në KQZ.
Ata kanë të drejtë ligjore të bëjnë ende ndryshime, e deri më tani, sipas burimeve të KosovaPress, PDK-ja ka zëvendësuar një kandidat dhe e ka lëvizë renditjen, LDK-ja ka zëvendësuar një por nuk ka ndryshuar renditjen, ndërsa AAK-ja ka ndryshuar vetëm renditjen.

Pamela shfaqet seksi pas atij rrëfimi tronditës

0

Pamela AndersonAktorja Pamela Anderson ka mbizotëruar mediat këto dy ditë me rrëfimin e saj tronditës në ditën e lançimit të fondacionit të bamirësisë me emrin e saj.

Aktorja është këto ditë në Kanë dhe u fotografua sërish me nje dekolte të hapur.

Në fjalimin që mbajti në ceremoninë për fondacionin, që do u kushtohet kryesisht kafshëve, ajo tha se këto të fundit e kanë ndihmuar që të mbijetojë pas viteve të tëra abuzim.

“Nuk kam pasur një fëmijëri të lehtë. Pavarësisht se kisha prindër që më donin, më ka ngacmuar nga mosha 6 deri në 10 vjeç dadoja ime,” tha aktorja.

Ajo rrëfeu edhe se e kanë përdhunuar kur ishte 12 vjeç.

“Eksperienca ime e parë hetero ishte kur isha 12 dhe ai 25 vjeç”.

Por sulmet nuk ndaluan këtu.

“I dashuri im i parë në klasën e nëntë vendosi se do ishte më mirë nëse do më përdhunonte me gjashtë shokët e tij. E kot të them që kam pasur një kohë kur e kisha të vështirë të vesoja tek njerëzit dhe thjesht doja të zhdukesha nga kjo botë”.

AAK: PDK po dezinformon

0

AAK-logoAleanca për Ardhmërin e Kosovës(AAK) në Prizren ka demantuar PDK-në. Sipas këtij subjekti politik, asnjë anëtar i AAK-së nuk do të aderojë në PDK.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës- dega në Prizren demanton deklaratat e pabaza të Sekretarit për Marrëdhënie me Publikun të PDK-së në Prizren,Samir Hoxhës, se një numër i madh i anëtarëve të AAK-së pritet të aderojnë në PDK”, thuhet në reagim të AAK-së në Prizren.

“Anëtarësia e AAK-së në Prizren është ashtu siç ka qenë deri më tani dhe asnjë anëtar nuk ka paralajmëruar se do të largohet nga anëtarësia e kësaj partie, përkundrazi në radhët e AAK-së kanë aderuar mjaft anëtarë nga partitë tjera politike, e sidomos nga dega e PDK-së.Andaj kërkojmë nga qytetarët prizrenas që të mos u besojnë këtyre dezinformatave që shërbejnë si propagandë për fushatën zgjedhore, sepse shumë lehtë është të thuhet se një numër i madh i anëtarëve do të kalojnë nga njëra parti në tjetrën, por më mirë të dalin me emra e mbiemra, në mënyrë që të mos ngjallin pakënaqësi tek qytetarët”.

“Dega e AAK-së në Prizrën është në vlugun e punës në përgatitjet për fushatën zgjedhore në zgjedhjet parlamentare, pothuajse çdo ditë ka takime me anëtarë të saj dhe me kryetarë të nëndegëve, të cilët raportojnë se është duke u punuar maksimalisht në të gjtha drejtimet që në këtë fushatë AAK-ja të dalë fituese dhe se kandidatët për deputetë, të kandiduar nga dega e Prizrenit të arrijnë të hynë në Parlamentin e Republikës se Kosovës”./PrizrenPress.com/