20.4 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025
Home Blog Page 8100

AAK: PDK po dezinformon

0

AAK-logoAleanca për Ardhmërin e Kosovës(AAK) në Prizren ka demantuar PDK-në. Sipas këtij subjekti politik, asnjë anëtar i AAK-së nuk do të aderojë në PDK.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës- dega në Prizren demanton deklaratat e pabaza të Sekretarit për Marrëdhënie me Publikun të PDK-së në Prizren,Samir Hoxhës, se një numër i madh i anëtarëve të AAK-së pritet të aderojnë në PDK”, thuhet në reagim të AAK-së në Prizren.

“Anëtarësia e AAK-së në Prizren është ashtu siç ka qenë deri më tani dhe asnjë anëtar nuk ka paralajmëruar se do të largohet nga anëtarësia e kësaj partie, përkundrazi në radhët e AAK-së kanë aderuar mjaft anëtarë nga partitë tjera politike, e sidomos nga dega e PDK-së.Andaj kërkojmë nga qytetarët prizrenas që të mos u besojnë këtyre dezinformatave që shërbejnë si propagandë për fushatën zgjedhore, sepse shumë lehtë është të thuhet se një numër i madh i anëtarëve do të kalojnë nga njëra parti në tjetrën, por më mirë të dalin me emra e mbiemra, në mënyrë që të mos ngjallin pakënaqësi tek qytetarët”.

“Dega e AAK-së në Prizrën është në vlugun e punës në përgatitjet për fushatën zgjedhore në zgjedhjet parlamentare, pothuajse çdo ditë ka takime me anëtarë të saj dhe me kryetarë të nëndegëve, të cilët raportojnë se është duke u punuar maksimalisht në të gjtha drejtimet që në këtë fushatë AAK-ja të dalë fituese dhe se kandidatët për deputetë, të kandiduar nga dega e Prizrenit të arrijnë të hynë në Parlamentin e Republikës se Kosovës”./PrizrenPress.com/

 

Thaçi nesër nominohet për Kryeministër

0

Thaci-qeveriaLideri i PDK-së, Hashim Thaçi nesër zyrtarisht do të nominohet nga partia e tij si kandidat për postin e Kryeministrit të vendit.

“Nesër në ora 18:00, para lidershipit dhe anëtarësisë së Partisë Demokratike të Kosovës, para tërë popullit të Kosovës, do ta pranoj nominimin për kryeministër të Republikës. Synimi im është ta përfundojmë me sukses edhe Misionin e Ri – zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, shkruan Thaçi në Facebook.

Banorët e Bubavecit kërkojnë ndihmën e Begajt për mosprivatizim të pronave

0

banoret te begajNjë grup prej disa dhjetëra banorëve të fshatit Bubavec, sot në orët e para të mëngjesit, kanë shkuar në oborrin e Komunës së Malishevës, për të kërkuar ndihmën e kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, për parandalimn e shitjes së pronave të këtij fshati, të uzurpuara nga ish sistemi i atëhershëm, ndërsa tani të futura në procesin e privatizimit nga AKP-ja.

“Unë jam kundër privatizimit të pronave, të cilat janë të qytetarëve dhe u takojnë atyre, dhe jam në mbështetje tuajën dhe jam përkrah juve në çdo mënyrë që ju mendoni se unë mund t’ju ndihmoj”, iu ka thënë Begaj, banorëve të fshatit Bubavec, të cilët pretendojnë se pronat të tyre.

“ E keni në dispozicion të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që gjendet në komunë dhe e keni përkrahjen time në këtë drejtim. Jam i gatshëm të vij me juve, kudo që ju shkoni, deri në AKP”, ju ka thënë Begaj, banorëve të fshatit Bubavec.

Bedri Zyberaj drejtor i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”

0

Bedri ZyberajBedri Zyberaj është zgjedhur drejtor i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, dhe për zgjedhjen e tij në krye të këtij institucioni, për KultPlus e ka konfirmuar edhe anëtari i Këshillit Drejtues, Xhevat Bajrami, ku ky i fundit është përfaqësues i MKRS në këtë këshill.

“Po, është e vërtetë që Bedri Zyberaj është zgjedhur drejtor i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, dhe një vendim i tillë është unanim nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues”, ka thënë për KultPlus, Xhevat Bajrami.
Në anën tjetër, se me çfarë ka dalluar Zyberaj nga kandidatët e tjerë, Bajrami ka thënë se prezantimi i tij përgjatë intervistës ka qenë më bindës në udhëheqjen e këtij institucioni, dhe secili anëtar i Këshillit ka votuar për të.

Se kur do të nis punën Zyberaj në krye të këtij institucioni, Bajrami ka thënë se Këshilli tashmë e ka kryer punën e tij me zgjedhjen e Zyberajt në krye të këtij institucioni, ndërkaq pjesa tjetër është punë e MKRS-së, deri në kryerjen e procedurave.

Ndërkohë, vetë Bedri Zyberaj nuk ka pranuar të flas për këtë çështje duke thënë se akoma një gjë e tillë nuk i është konfirmuar zyrtarisht. Ai ka thënë për KultPlus, se ka qenë në intervistë me rreth 10 kandidatë të tjerë, porse akoma nuk ka marrë vendim zyrtarë për vendimin e Këshillit.

Bedri Zyberaj ka lindur më 6 maj të vitit 1963 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në Drenovc të Rahovecit, ndërsa të mesmen në Rahovec. Studimet universitare i përfundoi në Prishtinë,Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe ku më pas ka mbaruar edhe magjistraturën në të njëjtin fakultet./KultPlus.com

Kurti: Vetëvendosje ofron një mundësi për të gjitha shtresat

0

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje prezantoi sot kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës, që do ta përfaqësojnë ketë lëvizje në zgjedhjet e 8 qershorit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke ftuar qytetarët për të drejtën e tyre të votës tha se ky popull meriton më shumë të drejta sesa që gëzon aktualisht.

Duke prezantuar kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjet e 8 qershorit, ai tha se bashkërisht me kandidatët, do t’i shërbejnë popullit duke iu ofruar të drejta, që i’u mungojnë.

Ai tha se 8 qershori do të jetë një sfidë e madhe për Vetëvendosjen dhe popullin e Kosovës.

Kurti tha se qeveria aktuale është e shtrenjtë për popullin e Kosovës, ndërsa Vetëvendosje ofron një mundësi për të gjitha shtresat e shoqërisë, duke filluar nga ulja e tatimit në disa kategori.

Ndërsa edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se “për të gjithë, kjo rrugë do të jetë e vështirë, por është rruga e vetme drejt bërjes së një shtetit të Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/

Këshillon Afërdita Dreshaj

0

AferditaDreshaj5-30Këngëtarja e modelja e njohur me prejardhje nga Tuzi i Malit të Zi, Afërdita Dreshaj, ka tash e sa kohë që nuk po vjen me ndonjë këngë të re në publik.

Mirëpo ajo vazhdimisht është pran fansave të saj përmes rrjeteve sociale ku edhe komunikon e informon ata rreth punës e risive që i ka në jetën e saj.

Së fundmi Afërdita ka këshilluar të gjithë fansat e saj në rrjetin social ‘Twitter’, ku këngëtarja i është drejtuar me mbishkrimin..”Dont let others make ur choices (Mos lejoni që dikush tjetër të bëjë zgjedhjen tuaj)” ishte ky mbishkrimi i këngëtares.

Ndërkaq ky mbishkrim nuk ka kaluar pa u vërejtur nga fansat e saj të cilët në numër të madh mbështetën dhe komentuan të pëlqyerën e tyre.

PDK, godet AAK-në e Ramush Haradinajt në Prizren

0

PDK-dega PrizrenPartia Demokratike e Kosovës(PDK), këtë javë pritet të godasë AAK-në e Ramush Haradinajt në Prizren. Zëdhënësi i PDK-së në Prizren, Samir Hoxha ka paralajmëruar se PDK-së nw kwtw qytet, do t’i bashkangjiten një numër i madh i aktivistëve të partive tjera, kryesisht të AAK-së.

“Gjatë kësaj jave, në degën e PDK-së në Prizren pritet të aderojnë një numër i madh i aktivistëve të partive politike që veprojnë në Prizren, kryesisht nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, tha Hoxhaj.

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës(AAK) është partënere e koalicionit lokal me PDK-në në Prizren. Ky partneritet PDK-së që “t’i kërcei në qafë” AAK-së për t’ia marrë anëtarët e saj.

“Aderimi i anëtarëve të AAK-s në PDK, paraqet dëshminë e zhvillimit të prekshëm të Komunës së Prizrenit dhe besimit në Misionin e ri”.

“PDK-ja paraqet dëshminë e zhvillimit, ndërsa anëtarët e rinj janë një dëshmi e besimit në vizionin e kësaj partie”/PrizrenPress.com/

Sejdiu-Mustafës: Mos ma përmend emrin kurrë

0

FatmirSejdiu-IsaMustafaIsh presidenti i Kosovës dhe ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, sërish ka reaguar lidhur me deklaratat e Isa Mustafës, kryetarit aktual të LDK-së, se këta të dy, janë takuar dhe kanë biseduar vazhdimisht lidhur me listën e LDK-së që do të marr pjesë në zgjedhjet qendrore.
Sejdiu, në një njoftim shkruan, se Mustafa, asnjëherë nuk ka të drejt t’ia përmend emrin e tij, e aq më pak në rastet kur ai i shmanget të vërtetës, ngase sipas Sejdiut, këta dy të fundit nuk janë takuar për një vit e gjysmë.

“Isa Mustafa nuk ka të drejtët përmend emrin tim duke shmangur të vërtetën se ai asnjëherë që nga fillimi i vitit 2013, pra gati një vit e gjysmë, nuk ka pasur asnjë takim dhe as bisedë me mua. Konteksti dhe nënteksti në të cilin e thotë ai këtë, konstatimishtë i pavërtetë, i pasinqertë dhe manipulues. Edhe me këtë rast, sikur në një paraqitje të mëparshme (të shtunën) ku kam sqaruar qëndrimin tim lidhur me zgjedhjet e 8 qershorit, kam kërkuar që emri im të mos përmendet në kontekste manipuluese, aq më pak për të paracaktuar qëndrimet e mia, që janë shumë të njohura për anëtarësinë e gjerë të LDK-së. Këtë qëndrim ma konfirmon edhe komunikimi masiv gjatë këtyre ditëve me shumë anëtarë të LDK-së, brenda e jashtë Kosovës, komunikim që do ta vazhdojë edhe në të ardhmen”, shkruan Sejdiu.

Ndryshe, të dielën Isa Mustafa, ka theksuar se e ka mirëkuptuar vendimin e ish-Presidentit të Kosovës dhe Kryetarit të nderit të LDK-së, Fatmir Sejdiu për të mos u përfshirë në listën e kandidatëve të kësaj partie për deputetë, por ka theksuar se beson në angazhimin e Sejdiut për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 8 qershorit.

“Ju e dini tashmë se ne kemi biseduar vazhdimisht me Sejdiu. Edhe dje kam biseduar dhe e kam kuptuar arsyetimin e tij për të mos qenë pjesë e listës për deputetë të LDK-së. Ne ia kemi rezervuar vendin e 4 në listë, sepse në vendin e parë kam qenë unë si kryetar, në të dytin nënkryetari i parë i LDK-së, ndërsa vendi i tretë është i rezervuar për një grua”, ka thënë Mustafa.

Ndryshe, muaj m ë parë, këshilli i përgjithshëm i LDK-së, me 99 vota pro ka vendosur që për nominimin e Isa Mustafës për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Ndërsa, vota e vetme kundër ishte ajo e ish kreut të LDK-së, Fatmir Sejdiut, i cili pati vlerësuar se ka pasur kandidatura tjera edhe më të mira për të nominuar për kryeministër.

Michael Jackson “rilind” me hologram, triumf në Billboard Music Awards

0

MichaelJackson6-22Pesë vjet pas vdekjes, Michael Jackson elektrizoi publikun e Billboard Music Awards, dje në mbrëmje në Las Vegas, duke ”rilindur” në formën e hologramit për të interpretuar një prej këngëve të albumit të tij të fundit pas vdekjes.

Me një veshje të artë dhe pantallona të kuqe, hologrami i ”mbretit të popit” fizikisht shumë më afër me kohën e tij “Bad” se vitet e tij të fundit, interpretoi “Slave to the rythm”, një prej tetë këngëve të albumit pas vdekjes “Xscape”, publikuar këtë javë në SHBA.

Koreografia, shumë e sofistifikuar dhe gjithashtu e interpretuar nga një trupë kërcimtarësh, përfshinte të gjitha lëvizjet karakteristike të yllit të popit, veçanërisht ”moonwallk-un” e tij të famshëm.

Për ”shfaqjen” e Michael Jackson, mbajtur sekret deri në momentin e fundit, është nevojitur një vit punë dhe kanë konkuruar 104 artistë dhe teknikë, sipas organizatorëve.

Kjo përkon me pesë vjetorin e vdekjes së këngëtarit, i cili vdiq më 25 qershor 2009 nga mbidoza e medikamenteve, në moshën 50-vjeçare.

Shakira shkëmben puthje të nxehta me Pique

0

shakira19Këngëtarja e njohur Shakira entuziazmoi të pranishmit me performancën e saj në Billboard Music Awards.

37- vjeçarja dhuroi një spektakël të nxehtë, ndërsa u fotografua duke i dhuruar një puthje të nxehtë partnerit të saj, yllit të Barcelonës, Gerard Pique.