25 C
Prizren
E martë, 22 Korrik, 2025
Home Blog Page 8420

Kosovari, mesazh gruas para se të vritej në Siri

0

sirii“Amanet fëmijët, kaq paskam pas ymër, tash po takohem me Allahun” ishte mesazhi i fundit që e mori gruaja e F.S. (42 vjeç) nga Prishtina , i vrarë ditë më parë në Siri. Ky mesazh asaj i erdhi të hënen rreth orës 16:00.

Familja i ka hapur të pamën në një shtëpi maje “Taslixhes” në kryeqytet. Ata po presin ngushëllimet për djalin e tyre të rënë në Siri edhe pse trupi i tij nuk dihet ku është.

Konfirmimin për vdekjen e tij familjarët thonë se e kanë marrë “përmes do lidhjesh”, nga të tjerë që ishin me të në qytetin Alepo të Sirisë ku edhe ishte vrarë. F.S. ka lënë në Kosovë gruan dhe dy fëmijët e tij, vajzën 9 vjeçe dhe djalin 7 vjeç, të cilët vijojnë shkollën në Prishtinë. Sipas familjarëve, babait, vëllait dhe të afërmve tjerë, ai kishte qenë edhe më herët në Siri, shkruan gazeta “Zëri”.

Ishte kthyer, por kishte shkuar prapë, sepse nuk i qetësohej shpirti në këtë dhe. Herën e parë kishte qëndruar në Siri katër muaj, ku fillimisht i kishte kryer disa trajnime ushtarake atje, pastaj ishte futur në luftë.
Ai pas katër muajsh ishte kthyer në Kosovë .Kishte falur edhe një pjesë të shtëpisë së tij dhe tre ari truall që të ndërtohej një xhami për të cilën dëshmonin shtyllat e betonit pasi ndërtimi u ndalua nga inspeksioni ndërtimor.

Në familje kishte qëndruar rreth një muaj por, nuk ishte ndjerë i qetë duke parë vazhdimisht masakrimet e grave dhe fëmijëve që po ndodhnin në Siri. /Zëri/

Haziri: Takimi i qeverive në Prizren, për marketing politik

0

LutfiHaziri5-30Anëtari i kryesisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi se takimi i përbashkët i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë në Prizren, nuk ka asnjë përmbajtje.

Sipas Hazirit një takim i tillë që është vetëm simbolik, po bëhet për marketing politik të dy palëve.

“Definitivisht po bëhet për marketing për agjendë politike. Arsyeja është se dështoi takimi i Vlorës, dështoi 28 nëntori si takim. Kjo po ndodh në janar në Prizren në një simbolikë krejt tjetër. Them ishalla do të gjejnë vend se krijohet qeveria më e madhe në Evropë me ata ministra e zëvendësministra që i kanë”, theksoi anëtari i kryesisë i LDK-së, transmeton Klan Kosova.

Një ditë para takimit në Prizren, Haziri tha se nuk po sheh asgjë serioze në agjendën e shpalosur.

“Do të doja të shoh një format të ri të bashkëpunimit. Jam njëri nga ata që i besojnë bashkimit kombëtar. Nuk po shoh këtu asgjë serioze, sepse po vazhdon agjendat e qeverive që kudo që ndërrohen thonë se nga ne po fillon historia e gjithçka tjetër. Kjo nuk është e vërtetë”, nënvizoi ai

Haziri tha se kjo nuk është agjendë e Kosovës, por e Edi Ramës që e paralajmëroi kur zhvilloi fjalimin në Kuvend.

“Agjenda e këtij takimi është e Shqipërisë. Edi Rama u soll këtu sikur të ishte kryeministër i shqiptarëve”, tha anëtari i kryesisë së LDK-së

Haziri theksoi se ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës ka patur shumë marrëveshje, por ato nuk janë zbatuar.

“Nuk ka ministri, nuk ka sektor, nuk ka marrëveshje të nënshkruar nga ndërmarrje që nuk kanë marrëveshje ndërshtetërore të nënshkruar. Energjia, posta, telekomi, rinia, kryeministrat, ministrat kanë ujdi. Ato nuk janë realizuar kanë mbetur të vdekura”, tha Haziri që la të kuptohet se qeveria e re e Kosovës e cila do të udhëhiqej nga LDK nuk do ta përfillte këtë takim.

“Kemi dy qeveri në pyetje, njëra e re, tjetra në ikje. A garanton dikush se qeveria e re e Kosovës do t’i zbatojë ato marrëveshje?”, përfundoi Haziri.

Pacolli: Bashkimi kombëtar me Shqipërinë po fillon nga ekonomia

0

Behxhjet pacolliZëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka komentuar edhe mbledhjen e dy qeverive të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Prizren.

“Kur pata folur kur kam qenë President për Bashkimin Ekomonim Kombëtar. Kjo ide po bëhet realitet”, ka thënë Pacolli në Rubikon të KTV’së.

Ai ka thënë se kjo ide ishte projektuar nga Arbër Xhaferi, i cili kishte dhënë një propozim të tillë.

“Zërat për bashkimin kombëtar ka pasur gjithmonë. Një bashkim kombëtar kualitativ duhet të fillojë nga ekonomia”, ka shtuar Pacolli, citon Express.

Ai ka propozuar krijimin e një kompanie për hekurudhat e Kosovës si dhe për bashkëpunimin energjetik mes dy vendeve.

Ai ka propozuar rritjen e akcizës në duhan dhe raki dhe pastaj këto mjetet të përdoren për sigurime shëndetësore të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

”As Shqipëria, as Kosova sot nuk kanë një sigurim shëndetësor dinjitoz. Ne këtë mund ta bëjmë shumë mirë së bashku”, ka thënë ai.

Histori: Çfarë ka ndodhur më 11 janar?

0

Histori-11janar1922 – Për herë të parë, mjekët në spitalin e Torontos, Kanada, përdorin insulinën për trajtimin e diabetit në njerëz. Para vitit 1922, personat me diabet të tipit 1 nuk jetonin më shumë se 1 deri 2 vjet. Edhe pse nuk kuron diabetin, insulina është një nga zbulimet më të mëdha në mjekësi, e cilësuar si mrekulli – njerëzit me diabet në gjendje të rëndë, me vetëm pak ditë për të jetuar, falë insulinës, shpëtuan dhe u kthyen në jetë normale. Insulina u zhvillua në laboratorin e universitetit të Torontos. Katër mjekë e laborantë u morrën me këtë punë, por në vitin 1923 vetëm dy mjekët u nderuan me çmimin Nobel për mjekësi; dhe mjekët, personalisht, vendosën t’a ndanin shpërblimin Nobel me dy laborantët e tyre.

1927 – Louis B. Mayer, drejtori i studios kinematografike Metro – Goldwyn – Mayer (MGM), shpall krijimin e Akademisë së Filmit, Arteve dhe Shkencave, gjatë një banketi në Los Angeles, Kaliforni. Akademia është e njohur në mbarë botën për Çmimet Oskar, që shpërndan çdo vit për arritjet më të mira në fushën e kinematografisë.

1943 – Anarkisti italiano – amerikan Karlo Treska vritet me atentat në Nju Jork. Ai ishte redaktor gazete, orator, dhe organizator sindikalist gjatë viteve 1910. Treska u bë i njohur si kundërshtar kryesor i hapur i fashizmit, stalinizmit, dhe i shtrirjes së mafias në lëvizjen sindikale. Një teori në atë kohë se kush e kreu atentatin, ishte se Treska u vra nga mafia e Nju Jorkut me urdhër nga Sicilia. Një tjetër teori ishte se Treska u eliminua nga shërbimi sekret sovjetik NKVD si ndëshkim për kritikat e tij ndaj regjimit të Stalinit dhe Bashkimit Sovjetik.

1946 – Republika e dytë shqiptare: Të gjitha kishat e Shqipërisë, paralajmërohen t’u bien këmbanave rreth orës 1:30 pasdite kur Asamblea Kushtetuese të shpallte para popullit dhe botës se Shqipëria është Republikë Popullore; shpallja u shoqërua me 101 të shtëna topi dhe dy ditët festime në mbarë vendin. Enver Hoxha, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, u shpall kryetar i shtetit. Mbreti Zog në mërgim, u shpall “tiran brutal dhe tradhtar”. Oborri Mretëror e priti vendimin pa ndonjë habi dhe pa shumë protestë, por deklaroi se për shqiptarët ekziston një çështje shumë më serioze sesa forma e regjimit dhe ajo është çështja e integritetit kombëtar e territorial dhe e të drejtave të sovranitetit të popullit.

1964 – Kirurgu i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Dr Luther Terry, publikon raportin historik “Pirja e duhanit dhe Shëndeti: Raport i Komisionit Këshillues të Kirurgut të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se pirja e duhanit mund të jetë e rrezikshme për shëndetin – raporti shkaktoi brenda e jashtë vendit një valë kundër pirjes së duhanit.

1986 – Authori James Clavell nënshkroi një marrëveshje me shtëpinë botuese Morrow/Avon për 5 milionë dollarë si paradhënie për librin “Wirlwind”. Libri është një roman 2 mijë faqesh dhe sipas përllogaritjes, Klavelli u pagua 2 mijë e 500 dollarë për një faqe të shkruar./VOA/

Qeveria shqiptare udhëton me autobus për Prizren

0

EdiRama-autobusQeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës zhvillojnë nesër mbledhjen e parë të përbashkët. Sipas një njoftimi zyrtar të Kryeministrisë, mbledhja do të zhvillohet në Prizren, në orën 11:00, dhe të gjithë qeveritarët do të udhëtojnë me autobus, përfshirë këtu edhe kryeministrin Rama, raporton Shekulli. Përgjatë kësaj mbledhjeje Shqipëria dhe Kosova pritet të nënshkruajnë deklaratën e Partneritetit Strategjik si dhe disa marrëveshje bashkëpunimi.

Sipas axhendës së publikuar sot, dy kryeministrat do të takohen në hotel “Theranda”, ku mbledhja do të jetë e hapur për mediat, vetëm gjatë fjalës së dy kryeministrave, më pas ajo do të vijojë me dyer të mbyllura, deri në orën 12:30. Pas ceremonisë, mbledhja do të vijojë me shqyrtimin e disa marrëveshjeve ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin në lehtësimin e tregtisë, në fushën e transportit dhe infrastrukturës.

Po ashtu do të shqyrtohet edhe mundësia për bashkëfinancim të pajisjeve mjekësore të Maternitetit të Preshevës, si dhe jetësimin e bashkëpunimit në rrafshin konsullor ndërmjet dy vendeve tona. Mes dy qeverive do të bisedohet për avancimin e axhendave integruese të dy vendeve dhe themelimin e Komisionit të Përbashkët Teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së.

Kryeministrat e të dy vendeve e kanë cilësuar takimin e Prizrenit si çeljen e një kapitulli të ri, në bashkëpunimin mes Tiranës dhe Prishtinës. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin me ministren Kodheli, gjatë ditës së djeshme, tha se mbledhja mes dy qeverive është një hap i madh përpara, i cili nuk do të mund të ndalet nga askush në të ardhmen.

Filmi i Nart Zeqirajt përzgjedhet për Cannes 2014

0

7IBIDI-film“Cinerockom” shpall listën e gjysmëfinalistëve që janë përzgjedhur për tu shfaqur në kuadër të festivalit ndërkombëtar të filmit “Cannes 2014”. Në nje deklaratë për KultPlus, regjisori Nart Zeqiraj thotë se e ka pritur me befasi këtë lajm. Ai deklaroi se prezantimi në Cannes ka rëndësinë më të madhe në karrierën e tij të re të filmbërjes. “Edhe pse filmi nuk është në konkurrencë, shfaqja në kuadër të kësaj ngjarjeje është shumë e rëndësishme, pasi ky është një ndër tri festivalet më të mëdha të filmit në botë”, ka thënë regjisori 19 vjeçar, Zeqiraj.

Regjisori i ri kosovar Nart Zeqiraj është duke përjetuar në realitet, ëndrrën e tij të ngjitjes së suksesshme në fushën e kinematografisë.

Një lajm që ka marr sot nga përtej oqeanit, e ka bërë 19 vjeçarin të ndihet si asnjëherë më parë i lumtur me profesionin e ri prej filmbërësi.

Filmi i tij “Zibidi” është kualifikuar për tu shfaqur në kuadër të festivalit të njohur të filmit në Cannes që do të mbahet sivjet prej 18 deri më 20 maj. Përzgjedhja është bërë nga festivali ndërkombëtar i filmit CineRocKom në Hollywood i cili mbledh producentët dhe regjisorët më të talentuar nga mbarë bota për të shfaqur punën e tyre.

Në edicionin e fundit të këtij festivali, filmi i metrazhit të shkurtër i Zeqirajt kishte fituar tri çmime në mesin e të cilave edhe çmimin për filmin më të mirë të shkurtër “Best short film – Gold Award” dhe atë për regjisorin më të mirë, “Best Director– Green Award”.

Kjo ka qenë edhe arsyeja pse “Zibidi” është përzgjedhur për tu shfaqur në Cannes krahas 6 filmave të tjerë të shkurtër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, Kanadaja, India dhe Turqia.

Filmi ndonëse nuk do të jetë në konkurrencë zyrtare, ai do të prezantohet para komunitetit artistik nga mbarë bota, gjë që është një e arritur e madhe për regjisorin e ri kosovar.

Në nje deklaratë për KultPlus, Nart Zeqiraj thotë se e ka pritur me befasi këtë lajm. Ai thekson se ende nuk është duke besuar se filmi i tij është vlerësuar për të qenë pjesë e kësaj ngjarje të madhe të filmit.
“Prezantimi në Cannes për mua ka rëndësinë më të madhe deri tash. Edhe pse filmi nuk është në konkurrencë, shfaqja e tij në kuadër të kësaj ngjarjeje është shumë e rëndësishme, pasi ky është një ndër tri festivalet më të mëdha të filmit në botë”, ka thënë regjisori Zeqiraj.

“Zibidi” flet për realitetin social me të cilin përballen shumica e të rinjve në vendin tonë. Skenari bën fjalë për tre shokë të cilët qëndrojnë me orë të tëra në një lokal me filxhanë të zbraztë përpara duke komentuar lloj-lloj ngjarjesh.

Më pas, ata përpiqen se si t’i bëjnë gati të hollat për t’i paguar kafet, duke i mbledhur cent më cent.E tërë ngjarja rrëfehet në 11 minuta përmes aktorëve Nol Berisha, Afrim Muçaj e Gani Rrahmani.
Nart Zeqiraj me filmin “Zibidi” është prezantuar në në 21 festivale të ndryshme nëpër botë ndërsa ka fituar 7 çmime ndërkombëtare.

Në vijim është lista e filmave të shkurtër që janë përzgjedhur për tu shfaqur në Cannes.
“Liberator” by Aaron pope (USA)
“Grandpa” by Leslie Simpson (Australia)
“Kayip” by Mete sozer (Turkey)
“Zibidi” by Nart Zeqiraj (Kosovo)
“At Last” by Tarun Jain (India)
“Speedwacker” by Alexandre Carriere (Canada)
“Malea Beloved” by Vincent McLean (USA)

Pritjet nga takimi në “Lidhjen e Prizrenit”

0

Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, do të takohen nesër në Prizren në mbledhjen e parë të përbashkët, në të cilën pritet të nënshkruajnë tri marrëveshje bashkëpunimi si dhe dy vendime për mbështetje financiare për Luginën e Preshevës.

Thaci-Rama-lidhja e prizrenitKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e cilësoi mbledhjen e nesërme si nja ngjarje historike të shumëpritur.

“Nesër ndodhë ngjarje historike që është pritur padrejtësisht të ndodhë për më tepër se një shekull. Takimi i Prizrenit shënon fillimin e qeverisjes së përbashkët strategjike me një qëllim dhe vizion, vizionin euroatlantik”, tha kryeministri Thaçi.

Por, ekspertët e ekonomisë në të dyja vendet thonë se takimi duhet të tejkalojë karakterin e tij simbolik dhe të hap rrugën për zgjidhjen e probleme konkrete në bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve.

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë për VOA se Kosova dhe Shqipëria duhet të punojnë për zgjidhjen thelbësore të çështjeve të hapura, ndërsa druan se takimi i nesërm do të jetë më shumë një shfaqje për mediet.

“Jemi dy shtete të një populli të ndarë dhe në qoftë se ekonominë nuk e kemi mekanizmin kyç, i cili na ofron edhe më tepër, atëherë do të humbet ardhmëria e dy shteteve të një populli të ndarë. Në këtë mënyrë, nuk kemi arsye të jemi të kënaqur me raportet ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë, në veçanti kur dihet se janë investuar miliarda në infrastrukturë në mes Kosovës dhe Shqipërisë, qoftë nga Shqipëria, qoftë nga Kosova. Dhe në qoftë se kjo infrastrukturë e krijuar e ka qëllimin e vetëm të jetë funksionale në tre muajt e sezonit të verës, atëherë ku është ekspertiza ekonomike dhe studimi i fizibilitetit”, thotë Gërxhaliu.

Zef Preçi, nga Qendra Shqiptare për kërkime ekonomike thotë për VOA se ka një shqetësim të përgjithshëm se në 15 vitet e fundit është shënuar një përparim modest në fushën e ekonomisë.

“Kjo për faktin që ne kemi pasur diferenca si shoqëri, diferenca sa i takon orientimit të tregjeve, e ndoshta diferenca edhe në elitat politike. Ndoshta, këto të fundit janë drejt zbehjes, apo nuk janë me siç kanë qenë më parë, por shohim që Kosova vazhdon të kryej shkëmbime tregtar e ekonomike kryesisht me pjesën e jugo-sferës, pra me atë pjesë që ka qenë përpara shkëputjes, në të njëjtën kohë Shqipëria është një vend i orientuar ekonomikisht drejt Bashkimit Evropian dhe më pak me Kosovën dhe dy fqinjët tjerë, Malin e Zi dhe Maqedoninë”, thotë Preçi.

Ibrahim Rexhepi, nga revista “Ekonomia”, thotë se marrëdhëniet në rrafshin ekonomik janë më shumë në shkallë deklarimesh dhe vullnetit të mirë sesa të veprimeve konkrete.

“Ndërkaq, kur është fjala tek bizneset, ato kanë ndërtuar vijat e veta të bashkëpunimit, ndonëse nuk janë në një vëllim të madh dhe në një vëllim të dëshirueshëm, por megjithatë vëllimi i këmbimit, paraqet potencialin real që kanë ekonomia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë. Ndonëse, ta zëmë eksportet në Shqipëri janë rritur ndoshta në një masë dyfish më shumë sesa para shtatë – tetë vjetësh, njëkohësisht edhe importet, mirëpo, në strukturë ka mbetur një shkëmbim mjaft anemik, ku kryesisht bëhet fjalë për lëndë të parë, meqenëse nuk ka ofertë më të madhe”, tha Rexhepi.

Preçi thotë se kjo shkallë shkëmbimesh nuk u përgjigjet mundësive të të dyja vendeve, ndërsa tërheq vëmendjen edhe në problemet që shfaqen me politikat fiskale të të dyja vendeve.

“Politikat fiskale të ndryshme që janë ndjekur, duke përfshirë edhe ndërhyrjen e fundit të qeverisë shqiptarë, që adopton, nuk mendoj se kanë kontribuuar sa duhet në lehtësimin e investimeve. Këtu ka ndikuar edhe fakti që Shqipëria vazhdon të përdorë monedhën e vet tradicionale kombëtare, lekun, ndërsa Kosova është një hap më përpara, përdorë euron. Por, gjithsesi, shpresoj dhe besoj që me vullnetin e qeverive të të dyja vendeve, jo thjeshtë në konceptin simbolik sepse këto simbolika janë vënë re edhe më herët, por në konceptin e ndërtimit të strategjive zhvillimore që i shfrytëzojnë potencialet, të mund të shënohet një hap përpara”, tha Preçi.

Gërxhaliu thotë se pakoja e re fiskale e qeverisë shqiptare pothuajse e pamundëson depërtimin e prodhimeve të Kosovës në Shqipëri.

“Më pakon e re fiskale, është e pamundur që birra e Pejës të jetë në tregun e Shqipërisë. Me hapat e ri që merr agjencia e shëndetësisë publike në Shqipëri, është e pamundur që produktet e qumështit dhe mishit nga Kosova të jenë në Shqipëri, sepse, paramendojeni, çdo ditë kërkohen analiza laboratorike të reja. Dhe në qoftë se një maune ka një kontratë të vlerës prej tre mijë eurosh, analizat laboratorike për ato produkte janë 4 mijë e 300 euro. Dhe lindë pyetja – a ndihmohet Kosova në këtë mënyrë? A ndihmohet prodhimi kosovar në këtë mënyrë? Apo përmes këtyre barrierave hapet mundësia që prodhimi serb, grek apo italian të jetë më i pranishëm në tregun e Shqipërisë”, thotë Gërxhaliu.

Zoti Rexhepi ndërkaq thotë se puna kryesore e qeverive duhet të orientohet drejt përfarimit dhe harmonizimit të infrastrukturës ligjore dhe sistemeve ekonomike, që do të mundësonte tejkalimin e të gjitha pengesave administrative.

“Ndërkaq, nuk duhet hedhur as ideja e cila në Prishtinë u promovua nga kryeministri Edi Rama rreth unionit doganor, që është një hap shumë i madh, por që kërkon përgatitje shumë më serioze dhe njëkohësisht kërkon edhe një harmonizim të këtij veprimi edhe me spektrin ndërkombëtarë, qoftë në Bruksel, qoftë në kuadër të marrëveshjes së CEFTA-s”, tha Rexhepi.

Takimi i përbashkët i qeverive i paraparë që në nëntor të vitit që lamë pas, u shty për shkak të zgjedhjeve në Kosovë. Marrëveshjet ndërmjet palëve do të nënshkruhen në shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, simbol i Kuvendit të vitit 1878 kur shqiptarët kishin hedhur themelet e lëvizjes për çlirim nga Perandoria Osmane.

Presheva me sytë nga Prizreni

0

EdmondJusufi-bujanocEdmond Jusufi, nga shoqata e veteranëve të luftës në Bujanoc, përdor një kompjuter që është nga ndihmat e rralla nga Shqipëria. Lugina e Preshevës është ndihmuar pak dhe rrallë.

“Normalisht që nuk është e mjaftueshme ajo që është bërë deri tani dhe shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të fokusohet më shumë tek Lugina e Preshevës, me projekte më të mëdha”, thotë Jusufi për Top Channel.

Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës, në takimin që pritet të mbahet të shtunën në Prizren, kanë premtuar një fond të përbashkët për shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë.

Ndihmat nga Shqipëria ngelen në numra tek, kurse nga Kosova kanë ardhur disa libra të cilat janë konfiskuar nga policia serbe. Socialistët kanë qenë më shpesh në Luginën e Preshevës dhe kanë pasur kontakte më të shpeshta.

Tani në qeveri, shqiptarët që janë pa zhvillim ekonomik në Luginë presin shumë prej tyre. Lajmi për fondin e mundshëm ka gëzuar edhe politikanët dhe organizatat e ndryshme. Ato thonë se janë mirënjohës pasi për herë të parë ndihma shihet më seriozisht.

“Është edhe një rast shumë i mirë për të përmbushur fondet në lidhje me shpenzimet e Komunës së Preshevës, pasi Ministria e Zhvillimit Rajonal e Serbisë nuk ka ndarë fondin sepse qeveria e Beogradit s’ka qenë e interesuar”, deklaron Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës.

“Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës po bëjnë një punë të madhe. Edhe pse është dashur të bëhet më herët, nuk është kurrë vonë dhe Presheva këtë fond e mirëpret pasi do të ndihmojë në infrastrukturë e shoqëri civle”, thotë Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

Qeveria e Serbisë dhe përfaqësuesit e shqiptarëve patën filluar një dialog të brendshëm për kërkesat e shqiptarëve. Por ai u ndërpre. Papunësia në Preshevë e Bujanoc është mjaft e lartë, ndërkohë që arsimin e lartë shqiptarët e bëjnë në Prishtinë, Tetovë e Tiranë.

Për të lindur dhe për çështje shëndetësore shkojnë në Vrajë, një qytet mbi 40 kilometra larg, pasi nuk kanë spital. Zgjidhja e vetme për shumë prej tyre ndër vite ka qenë emigrimi.

EULEX në Kosovë edhe pas 14 qershorit?

0

EULEX-kosoveMisioni i Bashkimit Evropian për Polici dhe Drejtësi EULEX, nuk do të largohet nga Kosova në qershor të këtij viti, ashtu sic ishte thënë më herët. Por, ky mision, përkatësisht strukturat vendimmarrëse të Bashkimit Evropian, në qershor të këtij viti do ta rishikojnë mandatin dhe në kuadër të rishikimit, planifikohet modifikim i përgjegjësive të misionit.

Kështu i tha DW-së, Driton Lajqi, këshilltar politik i ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuci. Kjo ministri tashmë ka hartuar një draft strategji, e cila në radhë të parë ka të bëjë me konfirmimin e gatishmërisë për të zgjeruar kompetencat e institucioneve kosovare.

Institucionet e Kosovës të gatshme të marrin përgjegjësi nga EULEX-i

“Qëllimi i strategjisë sonë ka të bëjë në radhë të parë me gatishmërinë për t’i zgjeruar kompetencat në disa fusha dhe po ashtu për të treguar për një arritje të pjekurisë institucionale të institucioneve të Kosovës, për të marrë përgjegjësi të plota, konform situatave dhe rrethanave në terren”, thotë Driton Lajqi për DW.

Lajqi thotë se rrethanat e reja të krijuara në terren, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes së 19 prillit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq dhe angazhimit që do të ketë misioni EULEX, kanë bërë që misioni EULEX të qëndrojë në Kosovë, ndonëse akoma nuk dihet se me çfarë mandati saktësisht.

Këtë vit nuk ka përfundim të mandatit të EULEX-it

“Nuk bëhet fjalë për përfundim të misionit të EULEX-it në Kosovë, por për rishikim të mandatit, modifikim të disa përgjegjësive të tyre, sepse tash kemi një realitet të ri për shkak të situatës në terren e ky është dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, detyrat që ka marrë misioni EULEX për t’i zbatuar në terren, sidomos në sferën e sigurisë”, thotë Driton Lajqi.

Ai thotë se në këtë kuadër nuk mund të flitet, për përfundim të mandatit të misionit EULEX në qershor të këtij viti, por, shtim të kompetencave për institucionet e Kosovës gjithnjë duke mbetur në një si, të thuhet, bashkëpërgjegjësi.

EULEX ende pa qëndrim të qartë rreth mandatit të vet

Zyrtarë të misionit EULEX, nga ana e tyre akoma nuk kanë dhënë një qendrim të qartë se si do të jetë mandati i misionit pas datës 14 qershor të këtij viti. Zëdhënësi i misionit EULEX, Blerim Krasniqi, i tha DW-së se “Ende nuk ka ndonjë vendim për EULEX-in”.

“Mandati i misionit është deri më 14 qershor të vitit 2014. Bisedimet për të ardhmen e misionit të BE-së janë duke vazhduar dhe çfarëdo vendimi që do të merret për këtë mision, ai do jetë rezultat i bisedimeve të përbashkëta ndërmjet autoriteteve të Kosovës, shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, si strukturave të saj në Bruksel”, thotë zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.

Ndërkohë, Driton Lajqi, këshilltari politik i ministrit të drejtësisë, që ka punuar në draft-strategjinë e qeverisë për mandatin e emisionit EULEX, thotë se deri tash përshtypja publike ka qenë se institucionet kosovare dhe misioni EULEX, kanë punuar si dy struktura të ndara dhe qëllimi i draft-strategjisë është që të ndryshohet kjo “përshtypje”.

“Deri tash është krijuar përshtypja që institucionet e Kosovës dhe misioni EULEX janë dy struktura paralele dhe sikur ato punojnë në kuadër të ligjeve të ndryshme. Në fakt ky dualizëm në raste të caktuara ka qenë edhe i shprehur edhe pse jo në masë të madhe”, thotë Driton Lajqi.

Ai thotë se “ideja tash është që të rifuzionohemi dhe të punohet në kuadër vetëm të një ligji, vetëm të një sistemi duke i bërë bashkë edhe mjetet e punës, duke e ndarë edhe hapësirën e përbashkët dhe duke marrë kompetenca të përbashkëta për raste të caktuara, do të thotë punë ekipore e përbashkët”.

“Pra një prokuror i Kosovës dhe një prokuror i EULEX-it të punojnë në kuadër të një zyre dhe të marrin detyra të përbashkëta”, thotë Driton Lajqi.

Misioni i BE-së EULEX u vendos në Kosovë në shkurt të vitit 2008, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ky mision vazhdon të ketë kompetenca ekzekutive dhe trajton kryesisht rastet e krimeve të luftës por edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin. Bazuar në raportin e fundit të progresit për Kosovën të Komisionit Evropian, gjyqësori dhe sistemi i drejtësisë në Kosovë mbeten ende të ndikuar nga politika dhe të mbingarkuar me lëndë të pazgjidhura. Po ashtu kërkohet reforma në sistemin e drejtësisë.

Hoxhaj: Numri i qytetarëve të Kosovës në Siri sillet nga 20 deri në 30

0

Enver Hoxha, ministerDuhet të shihet mundësia e marrjes së masave ligjore të ndryshimeve të ligjeve të caktuara, apo të Kodit Penal, se si të parandalohet një pjesëmarrje e tillë, thotë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
“Numri i cili është prezantuar këto ditë në media se gjoja janë 150 (persona), është i pasaktë. Mund të jetë një numër shumë-shumë më i vogël, rreth 20 deri në 30 persona, të cilët aktualisht mund të jenë atje”, ka thënë Hoxhaj për Radio Evropën e Lirë, duke shtuar se nuk ka informata të sakta për këtë. “Numri, i cili është dhënë në mediat tona lokale, është padyshim i fryrë dhe mund të jetë fjala edhe për qytetarë që janë edhe nga Shqipëria, Maqedonia apo edhe nga vendet tjera të rajonit, por nuk janë nga Kosova”.

Ai cek se shpejtë Qeveria e Kosovës do të hartojë një ligj që do t’ua ndalojë qytetarëve të Kosovës pjesëmarrjen në luftëra jashtë vendit, por se kur do të ndodhë, “kjo u takon më shumë ministrive tjera që ta japin fjalën e tyre”.

“Ka vende ku qytetarët e tillë ndiqen penalisht. Ka vende ku qytetarëve të tillë u merret shtetësia. Më së paku i takon ministrit të Jashtëm që të japë solucione dhe zgjidhje për probleme ligjore. Mirëpo, ekziston një vullnet politik dhe një gatishmëri që të jemi pranë institucioneve të tjera. Edhe deklaratat e mia të fundit se Kosova nuk ka nevojë të eksportojë, e as të importojë islam – ne duhet ta kultivojmë dhe ruajmë islamin tradicional dhe duhet të krenohemi me vlerat tona dhe me identitetin tonë – kanë të bëjnë me fenomenin e njëjtë”. /REL/