5.9 C
Prizren
E mërkurë, 24 Nëntor, 2021

Dënohen me 57 vjet burgim tre të dyshuar për vrasjen e 2016-ës në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 57 vjet burgim tre të dyshuarit për vrasjen e rëndë në vitin 2016, në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.

M.A. u dënua me 25 vjet burgim për vrasjen me dashje të bashkëshortit të vajzës së xhaxhait të tij.

R.B., u dënuan me 20 vjet burgim për shtytje në vrasje, pasi që sipas gjykatës, e ka shtyrë djalin e xhaxhait të saj M.A., që ta vrasë bashkëshortin e saj A.B.

Ndërkaq, F.F., u dënua me 12 vjet burgim pasi që i njëjti i kishte ndihmuar M.A., që ta kryejë vrasjen dhe t’i fshehë provat.

JANË FAJTOR

  1. I akuzuari M.A.,

Me datë 06 tetor 2016, rreth orës 15:30 minuta në fshatin Peqan Komuna e Suharekë, i akuzuari me dashje direkte ndërmerr veprime me qëllimit të privimit nga jeta në mënyrë mizore apo dinake e të ndjerit A.B., në atë mënyrë që për shkak të problemeve bashkëshortore që kishte vajza e axhës R.B., (e bashkëakuzuara), me bashkëshortin e saj A.B., duke qenë të shtytur nga e akuzuara R.B., ditën kritike i akuzuari M.A., duke qenë në dijeni si dhe duke shfrytëzuar momentin kur viktima kishte shkuar në shtëpinë e të akuzuarit F.F., në fshatin Peqan i cili ky i fundit ka ftuar rreth kryerjes kinse të disa punimeve të rrymës elektrike, i akuzuari M.A., shfrytëzon situatën dhe shkon në shtëpinë e F.F., i cili nën kërcënimin e armës së zjarrit së pari e kanosë  e më pas ia lidhë duart viktimës A.B., duke e detyruar me dhunë të futet në automjetin e tij “………..” me ngjyrë të bardhë me targa të regjistrimit ………,  ku edhe më pas ia lidhë edhe këmbët të ndjerit A.B., dhe largohet nga shtëpia më pas në mënyrë mizore dhe barbare me qëllim të shkaktimit të dhembjeve të mëdha fizike dhe psikike viktimës, e dërgon viktimën mbi varrezat e fshatit Studencan –në mal, dhe duke shfrytëzuar rrethanat se viktima ishte i lidhur dhe i pa mbrojtur e godet me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit, të cilin më pas e hedh në një gropë dhe e mbulon me dhe, ashtu gjysmë të groposur pastaj ia vën zjarrin, pas së cilës i akuzuari M.A., largohet nga vendi i ngjarjes duke u kthyer në kafenenë ku takohet me të akuzuarin tjetër F.F., dhe së bashku me veturën e tij shkojnë në drejtim të Suharekës dhe kur mbërrijnë në qytet i akuzuari M.A., e gjuan telefonin e viktimës jashtë automjetit me qëllim të zhdukjes së provave.

Këso dore ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.4   të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

II.   E akuzuara R.B.,

Se në kohë të pacaktuar të vitit 2016 në takimet paraprake të cilat i ka pas me të akuzuarin M.A., në Suharekë më konkretisht në njërën prej takimeve të cilat i ka pas në një pastiçeri para lokalit të saj me dashje e shtytë të njëjtin për të kryer vepër penale të vrasjes dhe atë të bashkëshortit të saj të ndjerit – viktimës A.B., duke kërkuar nga i akuzuari M.A., që të kryej këtë akt e cila gjatë bisedave me të akuzuarin M.A., ka deklaruar se viktima A.B., është duke e maltretuar, rrahur dhe keqtrajtuar duke cekur se nëse i njëjti nëse nuk ndërmerr ndonjë veprim do të porosisë ndonjë person tjetër për të vrarë – eliminuar bashkëshortin A.B., ashtu që i akuzuari M.A., i shtytur nga fjalët e saja së me datë 06 tetor 2016 rreth orës 15:30 minuta në fshatin Peqan KK Suharekë, ndërmerr veprime me qëllim të privimit nga jeta të ndjerin A.B., në atë mënyrë që pasi i pandehuri F.F., bisedon me telefon me A.B., dhe takohen në shtëpinë e tij në fshatin Peqan rreth kryerjes së disa punimeve elektrike, në shtëpi vjen i pandehuri M.A., i cili së pari e kanosë me armë e më pas ia lidhë duart viktimës A.B., dhe më pas ia lidhë edhe këmbët duke u larguar nga shtëpia në fjalë duke e dërguar të njëjtin – viktimën  dhe duke shfrytëzuar rrethanat se viktima ishte i lidhur dhe i pa mbrojtur e dërgon viktimën mbi varrezat e fshatit Studencan –në mal, e godet me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit, të cilin më pas e hedh në një gropë dhe e mbulon me dhe, ashtu gjysmë të groposur pastaj ia ven zjarrin, pas së cilës i akuzuari M.A., largohet nga vendi i ngjarjes duke u kthyer në kafenenë ku takohet me të akuzuarin tjetër F.F., dhe së bashku me veturën e tij shkojnë në drejtim të Suharekës dhe kur mbërrijnë në qytet i akuzuari M.A., e gjuan telefonin e viktimës jashtë automjetit me qëllim të zhdukjes së provave.

Këso dore kryen veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.4 e në lidhje me nenin 33 par. 1 të KP-së.

IV. I akuzuari R.A., në kuptim të nenit 364 par.1 pika 1.3 të KPP.

LIROHET NGA AKTAKUZA

Për veprën penale të përshkruar si nën pikën I të dispozitivit.

Më këtë në bashkëkryerje kishte për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.4 e në lidhje me nenin 31  të KP.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale,  të akuzuarit i GJYKON:

Të akuzuarin M.A., (për veprën penale vrasja e rëndë) me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vjet.

Të akuzuarën R.B., (për veprën penale shtytja në vrasje të rëndë) me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 20 (njëzet) vjet.

Të akuzuarin F.F., (për veprën penale ndihma në vrasje të rëndë) ne DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vjet.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit  ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

SHËNIM: Për rastin e lartcekur në tetor të vitit 2019, Gjykata Themelore në Prizren kishte shpallur aktgjykim dënues dhe kishte shqiptuar dënimet si më poshtë:

Të akuzuarin M.A., me dënim me burg në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vjet

Të akuzuarën R.B., me dënim me burg në kohëzgjatje prej 20 (njëzetë) vjet burgim,

Të pandehurin F.F., me dënim me burg në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Gjykata e Apelit më datë 25.02.2020, kishte marrë aktvendim dhe është anuluar Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren dhe çështja ishte kthyer në rigjykim dhe vendosje./GazetaSinjali/

 

Më Shumë

Arrestohen dy të dyshuar për grabitjen dhe plagosjen e argjendarëve në Prizren

Dy persona të dyshuar për tentim grabitjen dhe plagosjen e pronarit dhe djalit të tij në një argjendari në Prizren janë arrestuar sot. Lajmin e...

Rusia thotë se ShBA-ja këtë muaj ka ushtruar sulm bërthamor kundër saj

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë të martën i akuzoi aeroplanët bombardues amerikanë se kanë kryer një ushtrim për sulm bërthamor ndaj Rusisë nga dy...

Kështu tallej live me Policinë e Kosovës 29-vjeçari që u arrestua për tentim-grabitjen e armatosur në Prizren

Leutrim Latifi, emër i njohur nga autoritetet e rendit për kryerje të grabitjeve të armatosura në vitet 2018-2019, ka përfunduar sërish në pranga të...

Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit: Askush nuk është kundër askujt

Kryetari i zgjedhur i Prizrenit Shaqir Totaj, në një intervistë në rubrikën Sytë 7 në Klan Kosova i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës Albin...

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për 20 komuna, s’përfshihet Dragashi

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për raundin e dytë për kryetar komune, pa përfshirë komunën e Dragashit. Me shumicë votash anëtarët...

LDK në Dragash kundërshton vendimin e PZAP-ës, do t’i drejtohet gjykatës

hefi i Shtabit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash, Qamil Kolloni, e ka kritikuar Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pas anulimit të...

“E qëllova me kazmë, më pas ia kam lidhur duart”/ I dyshuari tregon si e vrau 8-vjeçarin

I dyshuari për vrasjen e 8-vjeçarit ka dhënë dëshminë e tij se si ka ndodhur rasti. Të hënën në mëngjes dyshohet se Klodian Çalamani e...

Rasti i tentim grabitjes në Prizren/ Kapet personi që ua shiti veturën grabitësve

Sot Policia e Kosovës ka arrestuar Leutrim Latifin dhe Ibrahim Çadrakun, dy të dyshuarit për tentim grabitjen në dhe plagosjen e dy pronarëve të...

Këndellet Malisheva, fiton në udhëtim te Feronikeli

Malisheva ka fituar në udhëtim te Feronikeli me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës. Mysafirët e filluan më mirë...

Plagosja e dy personave në argjendarinë në Prizren, thirret konferencë

Prokuroria Themelore në Prizren ka organizuar konferencë për media lidhur me rastin e tentim-grabitjes dhe plagosjes në njërën prej argjendarive në Prizren. “Konferenca do të...

Kopertina e albumit të ‘Radiohead’, e inspiruar nga një fotografi e luftës në Kosovë

Rok-bendi anglez, “Radiohead”, ka mbi 5 vite që nuk ka publikuar asnjë album apo këngë të re, ndonëse ka pasur paraqitje në skenën e...

Kush është Leutrim Latifi, një nga të arrestuarit për grabitjen në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar dy personat e dy shuar për grabitjen e armatosur në Prizren. Lajmin për arrestimin e tyre e ka dhënë...

Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për tentimgrabitjen e argjendarisë në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve Ruzhdi Fejzullahu, Leotrim Latifi dhe Ibrahim...

Rizvanolli: Qytetarët ta kursejnë energjinë elektrike për ngrohje, çmimet janë pesëfishuar

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike për ngrohje. Rizvanolli në diskutimin “Dekarbonizimi i sektorit të ngrohjes në...

Rudigeri si transfer i lirë te Reali?

Mbrojtësi i Chelsea-s, Antonio Rudiger, është i hapur që të kalojë te Real Madridi gjatë verës si transfer i lirë. Kontrata e tij me të...

Rriten edhe çmimet e barnave, 35 mjekë lënë sektorin publik për atë privat

Më rritjen e çmimit të produkteve ushqimore janë rritur edhe çmimet e barnave, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, kryetari i...

Lajmet e Fundit