23.8 C
Prizren
E martë, 9 Gusht, 2022

Leotrim Latifi e Ibrahim Qadraku ende në paraburgim për plagosjen e rëndë të pronarit të argjendarisë dhe birin e tij

Në nëntor të vitit të kaluar, qyteti i Prizrenit ishte tronditur nga pamjet si në filma nga përpjekja për grabitjen e një argjendarie.

Me armë në dorë Leotrim Latifi dhe Ibraim Qadraku, kishin plagosur pronarin e argjendarisë dhe djalin e tij, pasi që këta të fundit rezistuan fort në përpjekjen e dy të dyshuarve për grabitjen e biznesit të tyre.

Dy të dyshuarit me të kaluar kriminale u arrestuan nga policia e Kosovës. Të njëjtit ndodhen ende në paraburgim për rastin, këtë e kanë konfirmuar nga Prokuroria në Prizren.

Fitore Mehmeti, zëdhënese e prokurorisë ka thënë për Gazetën Insajderi, se rasti ndaj tyre është ende në hetim.

“Lidhur me rastin e grabitjes së armatosur në njërën nga argjendaritë në Prizren, të dyshuarit L.L., dhe I.Q., gjenden në paraburgim nga data 18.11.2021. Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, është në fazën e zhvillimit të hetimeve”, ka thënë Mehmeti për Gazetën Insajderi.

Kujtojmë se dy të dyshuarit, Leotrim Latifi dhe Ibrahim Qadraku kanë një të kaluar kriminale. Leotrim Latifi është emër i njohur për opinionin publik, pasi i njëjti dyshohet për mbi 15 grabitje të armatosura, Qadraku ka një profil më të ulët publik, ndonëse i njëjti ishte dënuar me gjashtë vjet burgim efektiv për grabitjen në hotelin “Sëiss Diamond.

Si kishte ndodhur grabitja në mbrëmjen e nëntorit të vitit 2021 në argjendarinë në Prizren?

Në një pasdite të nëntorit të vitit 2021, tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një argjendari në Prizren, ku kanë tentuar të grabisin stoli ari.

Të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të pronarit te argjendarisë dhe djalit të tij, të cilët kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave.

Policia në raportin 24 orësh kishte bërë të ditur se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Ndërsa, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, në një konferencë për media kishe thënë se hajnat kanë hasur në rezistencë të pronarëve dhe gjatë arratisjes kanë lënë veturën me të cilën kanë ardhë dhe me forcë kanë arritur të marrin një veturë në qarkullim.

“Kanë hasur në rezistencë nga pronarët e lokalit, gjatë përleshjes mes tyre ka ardhur deri te shkrepja e armës së zjarrit ku si pasojë janë të lënduar edhe pronari i lokalit dhe djali i tij, të cilët gjenden jashtë rrezikut për jetën dhe janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit dhe Qendrën Klinike Universitare. Të dyshuarit gjatë arratisjes kanë arritur që ta lëjnë veturën e tyre për arsye të panjohura dhe ta ndalin një veturë, e cila ishte në qarkullim në ato momente, me forcë e detyrojnë shoferin e automjetit që të largohet. Të njëjtin automjet e marrin dhe shkojnë në drejtim të lagjes Jagllenicë, ku shkojnë deri të një pompë e benzinës, marrin benzinë dhe kthehen e kallin veturën me të cilën kishin ardhur në Prizren. Largohen në drejtim të suharekës, ku policia i është vënë në ndjekje, gjatë ballafaqimit me grabitësit ka pasur edhe shkrepje me armë. Por të njëjtit pasi kanë qenë të armatosur me armë të gjata kanë arritur të largohen në drejtim të autostradës më tej”, ka thënë kryeprokurori Shala./Insajderi.org/

Më Shumë

Austria nis pagesat me 180 euro bonus për çdo fëmijë

Qeveria federale e Austrisë të martën, më 2 gusht, njoftoi të parën nga shumë pagesat e njëhershme për të zbutur efektet e rritjes së...

Federata Franceze nuk e njeh trajnerin e PSG-së

Christophe Galtier u emërua këtë verë në krye të PSG në atë që mund të konsiderohet si aventura më e rëndësishme për trajnerin francez. 55-vjeçari...

Lajmet e Fundit