Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për mashtrim.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit dhe të lokalizimit të tij lëshon:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët
Personi i panjohur NN
- Personi kërkohet , për veprën penale “Mashtrim” e cila ka ndodhur më 11.01.2024 në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren .
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: - 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren
- E-mail adresa: [email protected]