6.2 C
Prizren
E mërkurë, 11 Dhjetor, 2024

Aktakuzë për turkun dhe kosovarin që therën për vdekje dhe lanë në rrugë të riun në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren sot ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve të cilët dyshohet se e kanë therur për vdekje dhe e kanë lënë në rrugë një 26-vjeçar në korrik të këtij viti në Prizren.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve E.A., (shtetas turk), dhe H.B., (shtetas kosovar), të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale ‘Lëndimi i rëndë trupor’ nga neni 186, par.5 lidhur me par.3, pika 3.2 lidhur me par.2, pika 2.1, ’Mosdhënia e ndihmës’ nga neni 188, par.4 lidhur me par.1 si dhe veprën penale ‘Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’ nga neni 378, par.1, pika 1.3 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri E.A., me datë 06.07.2024, rreth orës 23:50 min, në Prizren, me anë të mjetit të rrezikshëm, i shkakton lëndim trupor personit tjetër dhe për pasojë shkakton vdekjen e tij, në atë mënyrë që paraprakisht takohen me viktimën A.Th., nga Prizreni në lagjen ‘Kurillë’, me ç’rast viktima ia kërkon telefonin të pandehurit me qëllim që ta njoftojë shokun e tij – të pandehurin tjetër H.B., dhe pasi që ky i fundit vjen me veturën e tij në lokacionin në fjalë, i pandehuri ulet në ulësen e pasme të automjetit, derisa viktima në ulësen e përparme dhe pas një konfrontimi verbal me njëri – tjetrin, dalin nga vetura, me ç’rast  i pandehuri me përdorimin e një mjeti të mprehtë, e godet viktimën në pjesën e përparme të këmbës, duke i shkaktuar plagë therëse, të konstatuara si në Raportin e Autopsisë – të datës 31.10.2024, dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ku për pasojë, viktima nga plagët e pësuara, pasi fillimisht pranon ndihmën mjekësore pranë Qendrës Emergjente në Prizren, dërgohet më pas pranë QKUK-së në Prishtinë, ku si pasojë e shokut hemorragjik edhe ndërron jetë”.

“Me këto veprime, i pandehuri E.A., ka kryer veprën penale ‘Lëndimi i rëndë trupor’” sipas KPRK-së.

“Ndërsa, i pandehuri H.B., me datë 06.07.2024, rreth orës 23:55 min, në Prizren, nuk i ofron ndihmë personit, jeta e të cilit ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë, edhe pse këtë ka mundur ta bëjë pa rrezik të madh për veten, në atë mënyrë që pasi ishte duke e bartur viktimën A.Th., në veturën e tij, duke e ditur se ky i fundit ishte plagosur rëndë me mjet të rrezikshëm nga i pandehuri E.A., nuk e dërgon të njejtin pranë ndonjë institucioni të kujdesit shëndetësor, e lejon të dalë nga vetura dhe e lë në rrugë – në afërsi të rrethit të lagjes “Bazhdërhane” në Prizren dhe vazhdon rrugën me veturën e tij në drejtim të lagjes “Ortakoll”, ku si pasojë e plagëve të pësuara, përkatësisht  si pasojë e shokut hemorragjik viktima edhe ndërron jetë pranë QKUK-së në Prishtinë”.

“Po ashtu, i njëjti duke qenë në dijeni për identitetin e kryesit të veprës penale të lëndimit të rëndë trupor, nuk e njofton organin kompetent për një fakt të tillë, në atë mënyrë që pasi ka qenë në dijeni si dëshmitar okular në kryerjen e veprës penale nga E.A., megjithatë refuzon që ta njoftojë policinë apo organin tjetër kompetent lidhur kryerjen e veprës penale dhe identitetin e kryesit të saj. Në këtë mënyrë, i pandehuri H.B., ka kryer veprat penale ‘Mosdhënia e ndihmës’ dhe ‘Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’ sipas KPRK-së”.

Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës që pas shqyrtimit gjyqësor, t’i shpallë të akuzuarit fajtorë, dhe që ata të dënohen sipas ligjit.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Gjendet një bombë në oborrin e një kompanie në Prizren, dyshohet se i përket luftës së fundit

Një bomb kaset është gjetur në oborrin e një kompanie në Krushë të Vogël të Prizrenit. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Shaqir...

Suhareka dhe Llapi luftojnë për dalje nga kriza

Xhiro e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll do të përfundojë ditën e sotme. Ndeshja e vetme e mbetur e kësaj xhiro...

Lajmet e Fundit