Turneu i tretë i Alley Oop do të mbahet në Prizren

Turneu i tretë i Alley Oop në 3×3 do të mbahet në Prizren. Ky event do të mbahet më 9 mars në palestrën “Sezai Surroi” nga ora 11:00, raporton PrizrenPress.

Në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës thuhet se ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3×3 në të gjithë Kosovën.

“Në turne mund të marrin pjesë deri në dhjetë skuadra (4 lojtarë) nga Prizreni, derisa nuk lejohet të marrin pjesë basketbollistët e ProCredit Superligës. Fituesi do të shpërblehet me 300 Euro”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

FBK ka treguar se të interesuarit mund të paraqiten në [email protected], deri më 3 mars në ora 17:00.

Turneu i parë ishte zhvilluar në Prishtinë, derisa i dyti në Gjakovë. Projekti do të vazhdojë me turne në qytetet e Pejës, Mitrovicës dhe Therandës.

Ky udhëtim sportiv përmbyllet me një turne final në Prishtinë, ku do të përballen fituesit e të gjitha qyteteve, të cilët do të përfaqësojnë qytetin e tyre për titullin kampion./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit...

Lajmet e Fundit