Rudina Xhunga: Rexhep Qosja dhe testamenti i tij për shqiptarinë!

Akademiku shqiptar Rexhep Qosja fitoi sot çmimin Lumo Skëndo. Pjesë e jurisë që dha këtë çmim ishte gazetarja Rudina Xhunga.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, gazetarja dhe shkrimtarja e njohur u shpreh se:

“Çmimi Lumo Skëndo shkon për akademikun dhe shqiptarin e madh Rexhep Qosja. Letërsia, arti dhe kultura na bëjnë bashkë, na çojnë përpara, na qytetërojnë dhe frymëzojnë. Na mësojmë të besojmë e vlerësojmë njëri-tjetrin pavarësisht çfarë bindjesh, feje apo gjinie kemi.

Ndjehem krenare që isha pjesë e jurisë që vlerësoi me çmimin Lumo Skëndo, një vepër testament, të një njeriu shqiptar mbi shqiptarët, që nuk ka hequr dorë asnjëherë së na dashuri, pavarësisht se sa pak ne e duam veten.

Gjithmonë mirënjohëse profesor Rexhep Qosjes, për veprën e artë.

Rexhep qosja është thesar, është burim i dashurisë për shqipen dhe shqiptarët. Faleminderit profesor Rexhep Qosja”, u shpreh gazetarja Rudina Xhunga./dritare.net

Më Shumë

Incident afër mesnatës në Prizren – 15-vjeçarja pështyn dhe godet me shqelm zyrtarin policor

Një 15-vjeçare është dërguar për 24 orë në mbajtje pasi dyshohet për sulm ndaj një zyrtari policor në Prizren. E dyshuara është arrestuar pak para...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Lajmet e Fundit